“El Clasico” i buzëqesh përsëri Barcelonës, ndonëse këtë radhë katalanasit nuk kanë qenë dominues dhe i ka mjaftuar një barazim me fat 2-2 përballë Realit të Madridit për të kaluar në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.
Kanë qenë madrilenët që kanë regjistruar raste të njëpasnjëshme para portës kundërshtare në minutat e para duke vënë në vështirësi Pinto me anë të Higuain e Ronaldo. Skuadra e Murinjos dominon edhe me lojë, ndërsa godet edhe traversën me anë të Ozil. Por ndërsa madrilenët dukeshin shumë pranë golit, janë katalanasit që shënojnë në rastin e parë që i shfaqet. Mesi dhuron një tjetër nga pasimet e tij të pagabueshme, duke gjetur në zonë Pedron, i cili nuk gabon dhe kalon në avantazh skuadrën e tij në minutën e 43-të. Në minutën e 3-të të shtesës së pjesës së parë, Reali merr edhe goditjen e dytë, kur Dani Alves shënon me një diagonale të pakapshme nga jashtë zonës.
Me kthimin e skuadrave në fushë është Barcelona që tashmë luan më qetë dhe mundohet që të shtyjë minutat e mbetura. Por Murinjo gjen zëvendësimin e duhur, duke larguar Higuain e aktivizuar Benzema. Reali ngjallet dhe brenda pak minutash gjen dy herë rrugën e rrjetës, fillimisht me Kristiano Ronaldo, e pastaj me Benzema, kur kanë mbetur edhe 20 minuta deri në përfundimin e takimit.
Por 20 minutat e mbetura kthehen në të zakonshmen luftë nervash ku palët nuk kursejnë goditje të palejuara ndaj njëra-tjetrës, të cilat sjellin edhe largimin me karton të kuq të Serxho Ramos. Edhe pse në inferioritet numerik, Reali provon në të gjitha mënyrat të gjejë golin e fitores, po në fund është Barcelona që buzëqesh me këtë barazim 2-2.
Si zakonisht, kjo ndeshje do të shoqërohet nga polemika të shumta në ditët në vazhdim, pasi të dy palët kanë çfarë të thonë për gjyqtarin Tekseira. Madrilenët pretendojnë për dy 11-metërsha të padhënë, ndërsa katalanasve u është mohuar një 11-metërsh si dhe pretendojnë se Diarra duhej ndëshkuar me karton të kuq që në fundin e pjesës së parë.
http://youtu.be/ePKZfkc4qWM
Faleminderit Digitalb, per mundesine qe na jep, kur shikon keto ndeshje fantastike, harrojme per nje cast, katrahuren dhe mallkimin qe na ka zon.
Kur shikon ne HD, shikon te paimagjinueshmen.
Loje fantastike.
Barcelona me Mesin s’njeh te ndalur, jane te pamposhtur!
kur iken macja lozin minjte. harroi barcelona qe ne kohen e zizouse, raulit, figos dhe ronaldos sngriti nje here koke. sa per mesin do thoja qe eshte lojtari me i super-mbivleresuar. ma shpif fare kur e shoh tek luan futboll.
mesi i super-mbivleresuar!?!?!? DESHTAK
o barcelona ma e mira *****************************************************************************messi