Murinjo, 20 milionë euro “gjobë” nëse largohet

25 Janar 2012, 12:20Sport TEMA

Hoze Murinjo duhet t’i paguajë Realit të Madridit 20 milionë euro nëse vendos të largohet në përfundim të këtij sezoni. Kjo shumë i korrespondon asaj që sipas kontratës duhet të përfitojë trajneri portugez në dy vitet e mbetura në kontratën e tij, pasi aktualisht përfiton 10 milionë euro neto në vit.

Në rastin e kundërt, nëse është Reali që do të shkarkojë Murinjon, atëherë kjo shumë duhet t’i paguhet teknikut nga Setubal.

Këto ishin kushtet të cilat u vunë në kontratë që në firmosjen e saj, pasi Florentino Perez dëshironte që të ishte i mbrojtur nga “arratisjet” e zakonshme të Murinjos ashtu si në eksperiencat e tij të mëparshme me Porton, Çelsin dhe Interin.

Gazeta “AS” bën të ditur se ditët e fundit ka patur një takim mes trajnerit dhe drejtuesve të klubit, të cilët i kanë kujtuar atij kushtet e kontratës së nënshkruar, ndaj ky i fundit për momentin ka deklaruar se nuk largohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje