Radio Shkupi në shqip ndërpret ndeshjet e kombëtareve të Maqedonisë

25 Janar 2012, 13:20Sport TEMA

Radio Shkupi, kanali në gjuhën shqipe pranë Radiotelevizionit të Maqedonisë ka vendosur ndërprerjen dhe mos emetimin e programeve të çfarëdo lloj aktiviteti të kombëtareve sportive të Maqedonisë.

“Duke u nisur nga fakti se në vazhdimësi tifozët e kombëtares së Maqedonisë, pavarësisht se për cilin sport bëhet fjalë, qoftë hendboll, futboll, basketboll apo ndonjë sport tjetër, ofendojnë shqiptarët në baza etnike, Radio Shkupi, programi në gjuhën shqipe ka sjellë vendim të mos informojë opinionin për çfarëdo lloj aktiviteti  që  kryen kombëtarja maqedonase. Me  këtë u  drejtohemi  edhe mediave të tjera  shqiptare të bëjnë të njëjtën  gjë, duke shpresuar kështu në senzibilizimin e opinionit, sidomos të atij vendimmarrës  në shtet, për të marrë masa të nevojshme duke dënuar ata të cilët përdorin fjalorin e urrejtjes sepse vetëm kështu mund të eliminohen këto dukuri negative, të cilat pa dyshim se po reflektojnë negativisht në marrëdhëniet ndëretnike”, thuhet në njoftimin e radio Shkupi. (INA)

 

3 komente në “Radio Shkupi në shqip ndërpret ndeshjet e kombëtareve të Maqedonisë”

  1. armand says:

    Bravo,vendim i sakte,i drejte dhe jo i dhunshem.

  2. bobi says:

    Bravo nje vendim i drejte

  3. Glauk Dodaj says:

    bravo.. ju falt zoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje