Një vit e gjysëm nga largimi, Juventusi ka rikthyer në ekip mbrojtësin uruguajan Martin Kaseres. Mediat italiane bëjnë me dije se tashmë është arritur marrëveshja mes Juventusit dhe Sevijas, për transferimin e Kaseres tek bardhezinjtë, që në total do të paguajnë 9.5 milionë euro për uruguajanin.
Transferimi është konfirmuar edhe nga ana e menaxherit të Sevijas, Victor Orta, që tha se Juventusi bëri një ofertë që nuk mund të refuzohej, duke qenë se Sevija e bleu nga Barcelona Kaseres për rreth tre milionë euro.
Martin Kaseres luajti për një sezon tek Juvja në formë huazimi ngaBarcelona, por bardhezinjtë nuk e blenë, për shkak të çmimit të lartë dhe paqartësive për gjendjen e tij fizike, pas disa dëmtimeve.
Por, një vit e e gjysëm më pas, me këmbënguljen e trajnerin Antonio Konte, Juventusi ka vendosur ta rikthejë Kaseres, kësaj herë përfundimisht, duke parë edhe formën e shkëlqyer që po kalon 24-vjeçari.