Pele: Unë jam unik, Bethoveni i futbollit

25 Janar 2012, 18:05Sport TEMA

Legjenda braziliane e futbollit, Pele, edhe në një intervistë më të re nuk ka reshtur së lëvduari veten duke bërë njëkohësisht krahasime mes Santosit të tij dhe Barcelonës.

“Po të kishte Santosi im në vitet e gjashtëdhjeta kushtet në të cilat ekziston Barcelona aktuale, ne do të dominonim në të njëjtën mënyrë.

Para 15 ose 20 vitesh është luajtur lojë shumë defensive. Mirëpo, teknika është e njëjtë. Tash të gjithë flasim për Barcelonën, por unë kujtoj Santosin tim. Kemi qenë skuadër fantastike, të gatshëm për ta dominuar botën me futbollin tonë, sikurse Barcelona e sotme”.

Unë kam qenë në futboll ajo që ka qenë Ludwig van Bethoven në muzikë, ose Michelangelo në art.

Të krahasohem me Messin? Kjo është gjithmonë e vështirë. Sido që të jetë, Lionelin e respektoj shumë. Njësoj sikur e kam respektuar Cruyffin, Beckenbauerin ose Platinin. Secili futbollist i madh ka personalitetin e vet.

Ajo që mund të them me siguri është se nuk do të ketë Pele tjetër.

Messi ose Ronaldo? Messi është lojtar fantastik. Është kënaqësi e vërtetë ta shohësh në fushë.

A është më i miri i të gjitha kohërave? Këtë nuk e di. Po ashtu nuk mund ta krahasoj me Ronaldon, sepse stilet e tyre të lojës janë krejtësisht të ndryshme”, ka deklaruar Pele në një intervistë për France Football.

6 komente në “Pele: Unë jam unik, Bethoveni i futbollit”

  1. Qerimi says:

    Ky ka ik per lesh fare. Nejse, futbollist hesapi. Per nga injoranca ketyre ja kalon veten turkobytheshqyerfagosi.

  2. Zigur Qarri says:

    Sido që të jetë, Lionelin e respektoj shumë. Njësoj sikur e kam respektuar Cruyffin, Beckenbauerin ose Platinin.Pele.

    I permend keto emra thjesht per te injoruar Maradonen?
    Me Maradonen filloi spektakli i futbollit,prandaj dhe eshte me i madhi i te gjitha kohrave.

  3. albani says:

    une e respektoj shume pele-n, eshte mbreti i futbollit

    por, diego ka nje rrezatim te veçante qe askush tjeter nuk e ka,

    kurse per momentin messi eshte shume i paarritshem

    tung

    1. nje sportdashes says:

      Mesi padyshim me i miri i te gjitha koherave. E keni pare edhe kure behen faule mjaft te renda ndaj tij, çohet menjeher ne kembe dhe vazhdon lojen,kjo eshte nje dhunti tjeter e ketij futbollisti te madh.

  4. ALTIN says:

    Mbase Pele me te vertete eshte Beethoven , por , Maradona , eshte nje Gustav Mahler i futbollit .
    Kishte nje difekt ky i fundit.(Maradona) Ishte alabaak dhe drogaxhi , megjithate ishte nje Gjigand qe s vjen me kurre

  5. bujar toli says:

    Padyshim dhe me kopetence lojtari,futbollisti me i mire i kohrave eshte Pele….mos e diskutoni fare,ai eshte Mbreti i futbollit……dhe do te mbetet sinonim i fjales futboll….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje