Emeri: Barcelonën e mundim ne

27 Janar 2012, 12:41Sport TEMA

Shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit ka vënë përballë Barcelonën dhe Valencian, por trajneri i këtyre të fundit, Unai Emeri, është i bindur se ekipi i tij mund të kalojë katalanasit.

Ndonëse Barcelona cilësohet si skuadra më e fortë në botë për momentin, Emeri beson se shanset e skuadrës së tij janë shumë të mëdha, sidomos pas suksesit të thjeshtë në çerekfinale përballë Levantes, ku në dy ndeshje shënuan 7 gola e pësuan vetëm 1.

“Po, do të jetë e vështirë. Por ne mund t’ia dalim mbanë. Ne do të përpiqemi. Përsa i përket motivimit për këtë ndeshje, ne jemi padyshim favoritë”.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave do të luhet me datë 2 shkurt në Mestaja, ndërsa ndeshja e kthimit do të jetë në Barcelonë një javë më vonë.

2 komente në “Emeri: Barcelonën e mundim ne”

  1. Nuk mundet ne as njeren ndeshje te mundi barcen,kete ekip fantastik

  2. A T Z says:

    Po enderron me sy hapur ky miku dhe po humbi do te thote qe u munduam por nuk ia dolem dot mbane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje