Hapet një kapitull i ri për skandalin e trukimeve në Itali. Ish-kapiteni i Barit, aktualisht te Atalanta, Andrea Masielo, ka pranuar se ka marrë para për të trukuar një ndeshje (Palermo-Bari 2-1), por e ka bërë këtë për shkak se përreth tij ishte krijuar një klimë terrori nga mafia lokale dhe “ciganët”.
Sipas asaj që është botuar në mediat italiane, problemet kanë filluar që në vitin 2008, pasi që atëherë ka marrë kërcënime nga klani mafioz “Parisi” dhe më pas nga “ciganët” që kërkonin vazhdimisht trukimin e ndeshjeve nga kapiteni i Barit.
Sipas burimeve pranë hetuesve të çështjes, lojtarit i janë ofruar 80 mijë euro për të trukuar katër ndeshje (Bari-Kievo 1-2, Bari-Sampdoria 0-1, Palermo-Bari 2-1 dhe Bari-Roma 2-3). Emrat që ai ka thënë janë ata të portierit Padeli, mbrojtësit Belmonte dhe sulmuesit Almiron.
“Kishte ditë në të cilat kisha frikë edhe të ndizja makinën, pasi mund të ndodhte si në filma që hidhesh në erë”, ka qenë komenti i Masielos para hetuesve që e kanë marrë në pyetje. /lajmeshqip
Tani eshte i qete,nje gje e tille,pas ketij refimi,nuk do ti ndodhe.