Portugezi i Realit të Madridit, Pepe, tha se nuk u jep fare rëndësi vërshëllimave dhe fyerjeve karshi personit të tij në “Camp Nou”. Pepe nuk deshi të fokusohej te vetja e tij, teksa dhe tha se preferon të përqëndrohet në gjërat pozitive, që Reali i Maridit demonstroi ndaj Barcelonës, pavarësisht se u eliminuar nga Kupa e Mbretit.
“Për vërshëllimat nuk dua të flas, pasi dua të merrem vetëm me futbollin që u luajt në fushën e blertë, aty ku ne kemi qenë më lart se Barcelona, – tha mbrojtësi qendror portugez, që shtoi se ishte shumë i kënaqur me performancën e vet në prapavijën e Real Madridit.
“Unë dua ta ndihmoj ekipin tim gjithmonë, s’ka rëndësi ku më aktivizon trajneri. Gjithnjë mendoj si të jap më të mirën për ekipin tim. Në “CamP Nou” kam treguar, së bashku me kolegët e mi, se jemi një familje dhe kjo është më e rëndësishme se gjithcka. Tifozët duhet të jenë krenarë për ne, sepse kemi luajtur një ndeshje të madhe në fushën e Barcelonës.
Gjatë nëntëdhjetë minutave kemi qenë më të lart se kundërshtari. Reali ka treguar pikërisht këtu, në shtëpinë e kundërshtarit më të madh, të Barcelonës, tërë frymën, shpirtin e një klubi të madh,” – shtoi Pepe.
bjer edhe nje here pa te shikosh
ky pepe do zlatan ibramovicin ta zhdepi njehere ne dru.
futbollisti me i peshtir qe ka ruzlli
pepe prejardhja jote eshte prej nje familje skllave , kur do fitoni me barcen? kuuuuur?
hahahaha nuk e kuptoj se per cfar futbolli flet ky shemtira pepe ? se vetem futboll nuk luan ky kasap e simulant i felliqur…Real Madrid ka 4 vjet qe nuk sheh diell me sy nga Barcelona,dhe lojtar si ky idioti pepe thone se ishin me lart se Barcelona…kur ishin me lart se Barcelona perse nuk fituan ne Madrid….nje gje nuk e kuptoj si ka mundesi qe komisioni i disiplines fali pepe kasapin pas gjithe asaj qe beri ne madrid….