Xherdan Shaqiri do të veshë fanellën e Bajernit të Mynihut duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Lajmi është publikuar nga mediat gjermane të cilat kanë bërë të ditur se bavarezët po bëjnë gati ofertën e parefuzueshme për futbollistin kosovar që aktivizohet me Bazelin.
Mesfushori i talentuar ishte mjaft aktiv gjatë merkatos së janarit, pas fillimisht mendohej se do të përfundonte në radhët e Gallatasarajt, por më pas klubi turk nuk ishte në gjendje të përballonte çmimin e kartonit të tij.
Sipas gazetës gjermane “Bild”, Bajerni ka filluar që tani bisedimet me Bazelin, duke menduar që të mbyllë para kohe marrëveshjen dhe t’i japë kohë futbollistit që të mësohet me idenë e transferimit te një klub i madh.
Megjithatë, mendohet se Shaqiri do të jetë një blerje e kushtueshme për këtë skuadër, duke parë se kontrata e tij me Bazel përfundon në vitin 2014 dhe se klubi zviceran nuk ka ndër mend të ulë çmimin e tij. Drejtuesit e kësaj skuadre kanë refuzuar deri tani 8 milionë euro nga Gallatasaraj dhe 12 milionë euro nga Zenit.
Si rrjedhojë, pritet që Bajern Mynih të investojë 15 milionë euro për të siguruar shërbimet e mesfushorit kosovar, i cili shihet si një nga talentet më të mëdha të futbollit evropian dhe deri tani ka veshur 17 herë fanellën e përfaqësueses zvicerane.
Xherdani eshte zvicerian me origjin shqiptare ?. apo futbollist shqiptar qe ka lind ne zvicer ??? pse s’po del nanje futbollist shqiptar qe stervitet ne shqiperi qe te mburremi sa te zot jemi per te nxjerr futbolliste ???????
@nga deti kuq e zi!
Nuk kemi prespektive ne futboll ne, sa te jen kriminelet edhe hajdutet ne qeveri gjithmon fundosje do te kemi ne c’do aspekt, une nuk dua ta fus futbollin ne politik, por ashtu eshte, ne jemi berrnut ne futboll, kur nuk mund te kalon nje faz amatore ne champion league , vari lesht ne gjera tjera… Vetem mendjen per korrupsjon e kemi…..