“El Clasico” mund t’i buzëqeshë gjithmonë Barcelonës, por në kampionat është Reali i Madridit që buzëqesh pasi i është shkëputur katalanasve dhe ecën i qetë drejt titullit kampion. Madrilenët kanë mundur 3-1 Saragozën në ndeshjen e javës së 20-të, në një takim që ka qenë më i komplikuar se ç’pritej.
Në pjesën e dytë, në fushë është vetëm Reali që dominon e krijon raste. Si rrjedhojë, vijnë edhe dy gola të tjerë me autorë Kristiano Ronaldon e Mesut Ozil, duke siguruar përfundimisht rezultatin e takimit dhe tre pikët e rëndësishme për klasifikimin.
Ndërkohë, Barcelona nuk ka arritur të mbajë hapin e kryesuesve dhe është ndalur në një barazim pa gola përballë Vijarealit. Katalanasit janë paraqitur në “El Madrigal” me një formacion të improvizuar për shkak të mungesave shumta për dëmtime. Si rrjedhojë, vendasit kanë arritur t’i bëjnë ballë sulmeve të tyre dhe t’i ndalin ata në luftën për titullin kampion.
Tashmë Reali i Madridit është shkëputur me 7 pikë para katalanasve dhe duket se ka krijuar një distancë sigurie përsa i përket luftës për titull.
Barcelona eshte ne fund te ciklit, ne nje ndeshje te vetma apo ndeshje kupe mund te mundi Realin, po ne kampionat Reali eshte ekip i ri qe ka etje per fitore, keshtu qe Barca po jeton funsin e nje cikli.
shyqyrrrrrrrrrrrrrrrrr se na i cane veshet mesi mesi mesi, barca barca barca. para skenderbeu!!!
Më në fund nëndetësja doli mbi ujë!
Murinjo është kapiten i madh!.