Hendbollisti serb Zharko Seshum është dërguar mbrëmë urgjentisht në spital, pasi një fishekzjarr nga tribuna e ka goditur në fytyrë. Raportohet se mjekët po bëjnë përpjekje për t’ia shpëtuar njërin sy që e ka në rrezik ta humbë.
Serbët tentuan vazhdimisht të sulmojnë lojtarët kroatë gjatë ndeshjes së mbrëmshme gjysmëfinale, kurse gjatë ditës së djeshme policia serbe ka ndaluar në kufi dy autobusë me tifozë kroatë që të shkojnë në Beograd për të ndjekur ndeshjen e kombëtares së tyre kundër Serbisë.
Serbia e mundi në gjysmëfinale të Evropianit Kroacinë 26:22 dhe u kualifikua për në finale, ku do të luajë kundër Danimarkës.
Mirëpo, ekseset e shumta të tifozëve serbë dhe mungesa e gatishmërisë së policisë për të penguar huliganët, do të duhej t’iu shërbejë si shembull federatave evropiane e botërore të sporteve të ndryshme që të mos i japin Serbisë organizimin e garave të tilla.
Serbia ne finale te Evropianit te nje sporti tjeter…
Te ben pershtypje si Albanistani nuk eshte kurrkund per asnje sport per asgje. Qenkemi tamam fis shpellaresh.
Serbet jane si puna grekerve mos gabohem…
kur e perjetojn vete ata maskren heqeje syreve eshte mir ,se kto operacione shqipetaret ikan perjetu qe 100 vite prej tyre bile edhe tjeterin tja kishin bere njejt.
ne jemi te paret ne gjith boten me u vra me njoni tjetrin pse me shef shtrremet pse sme hape rrugen pse me shajte…per te tjerat shqipetaret te rrujn trapin….zbor i bon politika gjith urte si pula,,buk me honger skane zjarr me u ngrof skane e ardhja eshte e zeze sterre,prap se prap ska problem,,,AMA PO E PE SHTRREMET IKE MER KALLASHIN…
onni, i ke rene pikes ! Ashtu eshte ! Tregon se sa poshte kane rene shqiptaret !
keta nacinalistet serb jane per vete dhe shtetin e tyre imagjino ne paslester ishin 20.000 tifoz te gjithe cetnik ,edhe ato pak bileta qe ju kishin ndar tifozeve nuk i kan lan te hyj ne palester dhe sa u kendu himni kroat ata i kan fishkellu gjat gjithe ndeshjes ka pas fyre kunder shqiptareve kroateve dhe gjithe kete atmosfer e ka ndihmu prezenca e Tadiqit ne ndeshje.
shyqur qe ne vendin tone te dashur nuk ndodhin gjera te tilla