Shqiptari Alban Meha, “Bekam” i Paderborn (VIDEO)

28 Janar 2012, 13:21Sport TEMA

Katër muaj i kanë mjaftuar mesfushorit kosovar Alban Meha që të afirmohet në Bundesliga 2 dhe të marrë vlerësimet e specialistëve të futbollit gjerman. 25 vjeçari shihet si një nga zbulimet e këtij sezoni dhe po ndihmon skuadrën e Paderborn të zhvillojë një sezon të suksesshëm në kërkim të ngjitjes në elitën e futbollit gjerman falë goditjeve të dënimit që realizon në mënyrë të shkëlqyer.

Vetë trajneri i kësaj skuadre, Roxher Shmidt, ka vlerësuar atë që po bën futbollisti kosovar, i cili ka realizuar 4 gola në 16 ndeshjet ku është aktivizuar, 3 prej të cilëve me goditje dënimi.

“As në Bundesligë nuk ka lojtarë që mund të godasin topin me aq saktësi”, janë fjalët e trajnerit i cili i besoi lojtarit duke e marrë nga Ligat Rajonale.

Vetë Meha tregon për gazetën gjermane “Bild” edhe arsyen e këtij suksesi: “Kur aktivizohesha me ekipin e të rinjve, pas çdo stërvitje unë gjuaja vetëm goditje dënimi. Në disa raste, aq shumë sa më dhembnin këmbët. Edhe tani e bëj një gjë të tillë, por në mënyrë më të kontrolluar”.

Futbollist i lindur në Mitrovicë ka patur një ngritje të jashtëzakonshme në karrierën e tij. Në sezonet 2008-2009 dhe 2009-2010, ai ishte pjesë e Rojtlingen në Regionalliga, duke shënuar 15 gola në 42 ndeshje.

Sezoni 2010-2011 është për t’u vënë në kornizë, pasi shpallet golashënuesi më i mirë i Regionalligës Perëndimore me 15 gola dhe 16 pasime për gol, duke u aktivizuar gjithmonë si mesfushor i djathtë me ekipin e Eintraht Trier. Ndërkohë, gazeta prestigjioze gjermane “Kicker” e shpall atë futbollistin më të mirë të këtij kampionati për sezonin 2010-2011.

Që nga ai moment, për Mehën hapen dyert e futbollit të rëndësishëm, ndërsa ai nënshkruan një kontratë dyvjeçare me Paderborn. Por vështirë se ai do ta çojë këtë kontratë deri në fund, pasi që tani ka filluar interesimi i klubeve të mëdha gjermane për “Bekamin” kosovar i cili është kthyer në makthin e portierëve të Bundesligës 2.

4 komente në “Shqiptari Alban Meha, “Bekam” i Paderborn (VIDEO)”

  1. Fatos says:

    Mos ka ndonje gabim ne moshen e tij,se po ishte 25vjec ai….

  2. joni says:

    Vetem bekam eshte, mesi me siguri do behet neser ose pasneser, po ci keni keto tituj sikur shqiperia eshte argjentina e prodhon vetem futbolliste, me thoni nje lojtar shqiptar me kariere ne klubet e evropes.

  3. raimondi says:

    WOW !! Ca goli Albani! Sa bukur e ka goditur topin ,Me inteligjence

    Hej ,urgjent ta marin ne kombetare Albanian

    I thoni atij Dukes te marri Albanin ne Kombetare….

  4. artiles says:

    Pse sthoni Sul Mema, Cim Muca, Ledio Pano etj futbolliste shqiptare qe e kane patur cilesi te vecante goditjen e denimit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje