Barça, 5 arsye për të besuar tek përmbysja ndaj Realit dhe fitimi i titullit

30 Janar 2012, 20:05Sport TEMA

Shtatë pikë diferencë me Realin e Madridit nuk janë asgjë për Barcelonën, e cila vazhdon të shpresojë te përmbysja dhe te fitimi i titullit kampion. Në vetë faqen zyrtare të klubit katalanas janë publikuar 5 arsyet pse tifozët e ekipit duhet të besojnë se titulli kampion mund të arrihet…

-Skuadra është në gjendje të përballojë çdo lloj situate. Barça e Guardolës nuk njihet për ekip që dorëzohet dhe rikuperimi është ndoshta një nga sfidat më entuziazmuese deri tani. Klubi ka fituar 13 nga 16 turnetë ku ka marrë pjesë në 3 vite e gjysmë dhe në secilin prej sezoneve duhej të udhëtonte në “Santiago Bernabeu” për të marrë titullin. Diferenca nuk ka qenë asnjëherë kaq e madhe, por këtë radhë, Reali duhet të udhëtojë për në “Kamp Nou”.

-Forma në shtëpi. Barça ka qenë e jashtëzakonshme ne “Kamp Nou” ku ka 9 fitore dhe një barazim, duke shënuar 43 gola dhe pësuar vetëm 2 ndaj Betis. Ky është sezoni i parë ku arrihet të ruhet e paprekur rrjeta në 9 ndeshjet e para në shtëpi.

-Përmirësim në ndeshjet jashtë. Skuadra ka barazuar 5 ndeshje dhe ka humbur 1 jashtë fushës së saj (17 nga 30 pikët e mundshme). Ky vazhdon të jetë rekordi i dytë më i mirë në kampionat deri tani për ndeshjet jashtë, por për Barcelonën është një rendiment më i dobët se në sezonet e fundit. Por nëse Barça fiton të 9 ndeshjet e mbetura jashtë, mund të barazojë rekordin e 13 sukseseve jashtë, ashtu si në 3 sezonet e mëparshme.

-Riaftësimi i të dëmtuarve. Skuadrës i kanë munguar lojtarë kyç në ndeshjet e fundit. Dëmtime afatshkurtra kanë ndikuar te Iniesta dhe Pedro, ndërsa Keita është në Kupën e Afrikës. Shumë shpejt, këta lojtarë do të kthehen ndërsa Vija dhe Afellai mund të jenë vendimtarë në fundin e sezonit.

-Historia flet vetë. Barça ka arritur gjëra të shkëlqyera nën drejtimin e Guardiolës, por edhe para mbërritjes së tij, klubi i është gëzuar një historie të jashtëzakonshme përmbysjesh. Dy shembuj të famshëm janë përmbysjet në dy sezone radhazi me ndihmën e Tenerifes në vitet 1991/92 dhe 1992/93. Ashtu ishte edhe kampionati i vitit 1993/94, që u zgjidh në sekondat e fundit, në të njëjtën mënyrë si sezoni 2003/04, për të cilin mund të thuhet se ishte pika e kthesës për Barçën e mrekullueshme që kemi sot./lajmeshqip

15 komente në “Barça, 5 arsye për të besuar tek përmbysja ndaj Realit dhe fitimi i titullit”

  1. Argita_B says:

    Keto qe shkruhen me siper jane per te ngritur moralin e tifozeve te Barcelones, pra nuk shkruhen ne menyre objektive, pasi nese diçka e tille do behej, duhej shtuar:
    1 – Mourinhio ka fituar kampionatin ne çdo skuader qe ka shkuar qe prej Portos ne sezonin e dyte te tij.
    2 – Reali kete vit ka thyer rekordin e pikeve dhe te golave te shenuar.
    3 – Barcelona po fillon nje fund cikli, ndersa Reali nje fillim cikli.
    4 – Reali e ka fatin e tij ne dore, Barcelona jo.
    5 – Ndeshja e fundit per kupen e mbretit ne Bercelona, tregoi se niveli ndermjet te dyja e kipeve eshte reduktuar se tepermi, pra moralisht Reali mund te luaj per rezultat ne Bercelone.
    6 – Vitete e fundit Barcelona ka fituar thuajse çdo trofe ku ka marre pjese, Reali thuajse asnje, keshtu qe ata qe jane te urituj per tituj, jane madrilenet.

    Po e mbyll me kaq pasi lista mund te shkoje e gjate, pra kur kerkon te manipulosh, mund te provosh diçka dhe te kunderten e saj pa problem fare e te gjithe te besojne, ose me mire te themi pjesa me e madhe.

    1. alban says:

      Nuk eshte e vertete qe Murinjo fiton kampionatin sezoni e dyte.Me te gjitha skuadrat i ka fituar qe sezonin e pare.Me porton fitoi 2 kampionate per dy sezone.Me Chelsean fitoi kampionate 2 sezonet e para,ndersa deshtoi ne 2 tjeret.Me Interin fitoi 2 kampionate per 2 sezone qe qendroi aty.Perkundrazi,Reali eshte skuadra e vetme ku nuk ftion titullin qe sezonin e pare.
      Jam tifoz i Barces,porse titulli eshte i veshtire.

    2. Shkelzen_B says:

      Argita, nuk dua te te kundershtoj po e kam te pamundur!
      1- Mourinhio e para duhet te behet njeri dhe pastaj te fitoj, dhe kudo qe ka shkuar i jane derdhur leket lume per merkato dhe ka blere lojtare sa ka dash dhe ke ka dash, (komoditet qe rralle e ka pase trainer)!
      2- Rekordin e kujt ka thyer?!?!
      3- Barcelona eshte ne vazhdim te ciklit, sepse eshte nje akademi futbolli dhe vazhdimisht nxjerr yje, ndersa realit i rrofte mbreti dhe parate!
      4- Fatin secila e ka ne doren e saj!!!
      5- Eshte e vetrtete qe ne ndeshjen e fundit reali eshte permiresuar, sidomos PEPE, diarra, coentrao, RRAMOS……
      6- Vitet e fundit Barcelona ka fituar gjithcka, dhe do vazhdoje te fitoje sepse eshte nje super ekip ne cdo aspekt!

      1. Argita_B says:

        Po i marim me pika nje nga nje Shkelzen_B:

        1 – Se pari nuk pa flisja a eshte njeri i mire apo jo Mourinhio, po per sportin (gjithesesi futbollistet qe drejton apo ka drejtuar te gjitha kane folur me respekt, dhe me problematiku Ibraimoviç deklaronte se per Mourinhio jap dhe jeten ne fushe).
        Se dyti Te Porto Mourinhio nuk kishte parate lume, te Chelsea eshte e vertete, po ne te njeten kohe Manchester, Arsenal e Liverpool kishin te njetat bugete vjetore, ekipe qe egzistonin prej vitesh, dhe po te shikosh blerjet, me e madhja ishte 37 milion €uro ne ate kohe, pra jo ndonje shiger astronomike. Te Inter perveç nderrimit Eto – Ibraimoviç dhe blerjes se nje lojtari si Schneider qe nuk luante te Reali nuk bleu ndonje lojtare tjeter, pra me ekipin e Mancinit fitoi Lige kampionesh, kampionat e kupe!

        2- Ka thyer rekordin e golave te shenuar ne fazen e pare te kapionatit spanjoll (rekord qe mbahej nga Barcelona) dhe per nje ekip qe luan ne “mbrojtje” e nuk ben futboll, nuk eshte pak.

        3- Barcelona eshte ne fund te ciklit, pasi simbioze e tille ndodh nje here ne shekull. Lojtaret aktuale i kane fituar te gjitha, pra nga ana humane eshte teper e veshtire te luajne me te njeten deshire si me pare.
        Akademia e Barcelones eshte nga me te mirat ne bote, po futbolli nuk eshte shkence egzakte, dhe asnje nuk mund te thote se ça niveli do kene futbollistet e rinj.

        4- Fatin Reali e ka ne doren e vet, pasi nese fiton te gjitha ndeshjet shpallet kampion, nese Bercelona fiton te gjitha ndeshjet, nuk shpallet kampion.

        5- Neshjen e fundit nuk jam une qe e them, po dhe vete shtypi katalanas, Reali ishte siper Barcelones.

        6- Dhe Manchester, Real, Milan kane patur periudhat e tyre qe i kishin fituar te gjitha, po kjo nuk perben garanci per te ardhmen.

  2. albani says:

    edhe une dakort jam, ka te gjitha arsyet reali te fitoj titullin, jam tifoz i relait por, shpresoj qe barca te bej remuntada te ike murinjo

  3. maradona says:

    pavaresisht respektit te madh qe kam per ty Argita, me duket se ne disa pika nuk jam dakort. une i kam ndjekur te gjitha ndeshjet e barcelones kete vit edhe kam mendimin se:
    ata duan champions edhe kupen e mbretit edhe ne kampjonat eshte me mire reali natyrisht. oersa i perket nivelit midis tyre reali eshte 65 % e barcelones edhe sikur 100 ndeshje te behen reali mund te barazoje 5 here vetem . reali ka momente ne loje reth 20-25 min qe nuk dihet se ku luajne, ose coroditen, pastaj ata nuk kane psikologji edhe jane inferjore ne aspektin moral me barcelonen.
    kampionatin e meritojne por edhe barcelona ska pasur fat.
    me seviljen penalltija e humbur e mesit, me espanjolin ne fund barazuan , u munden me getafen ne fund , ne bilbao ishte shiu 15 inch etc etc

  4. A.GJ...NEW YORK says:

    Valle nuk po kuptoje nje gje Barcelona sivjet paska thyer gjith keto rrekorde pse eshte ne vend te 2 minus 7 pike,,, keta qe shkruajne mediat katalanese jane sa per te rritur moralin Barcelona vertet eshte nje super skuader por mos te harrojme se gjysmen e kupave i ka fituar me ndihmen e uefes edhe catar fodinacion te gjithe e mbajme mend chelsi Barcelona ne 4 te champions leges padrejtesite qe ju bene chelsit,,,, te gjithe e mbajme mend ndeshjen e vjetshme te champions leges barca real and real barca ne te dyja ndeshjet albitri ndihmoje barcelonen,,,, po ashtu edhe kete vit ne ndeshjen e kupes brenda ne kamp nou reali demoralizoje barcelonen me loje edhe me gola por albitri ne fund nxorri te kualifikuar barcelonen,,, per sa i perket kampjonatit cdo gje eshte mbyllur reali eshte kampjon do zoti edhe takohen ne champions lige edhe kete vit por kesaje here ne finale,,,, me pak fjale Barcelona eshte ne fund te ciklit te vet xavi po dorezohet iniesta nuk din te luaje pa te edhe keshtu Barcelona perfundon dominimin ndersa reali eshte ne fillim te ciklit ozil shume shpejte do jet numri 1 ne bot benzema Di Maria ronaldo edhe kaka i gatshem edhe sahin ,,, mjere ajo skuader qe do perballet me realin ne ditet ne vazhdim sa per statistika kete vit i kujtojme katalanasve vetem 20 ndeshje 70 gola 3.3 gola per cdo ndeshje si askush tjeter,,, te jeni te bindur se ne fund te kampjonatit do jet afro 115 gola te shenuar edhe gjith kjo merite do ket vetem nje emer,,,,, mou

  5. gysi says:

    Argita_B , ne rradhe te pare pershendetje , me ka pelqyer shume arsyetimi juaj , megjithate deshiroj te shtoj…

    Po ta lexosh edhe ketu ne gazeta Tema ke nje artikull ku mourinjo thote se 7 pike kunder Barcelones nuk jane shume dhe mendoj se ai di per cfare flet. E para jane kryer 20 ndeshje,ka edhe 18 ndeshje d.m.th afersisht gjysma e kampionatit , e dyta une mendoj se kto 7 pike Barcelona i llogarit 4 sepse esht nje El Classico per tu luajtur ne “Camp Nou” dhe kshu sic po sjkon situata ma mer mendja Barca nuk do fali pike. Se di ndoshta ke te drejte por 4 pike ne 17 ndeshje per mendimin tim jane shume pak, pastaj fundi i sezonit mund te dhuroje edhe ndonje perballje ne champions midis Barcelones dhe Realit e n.q.s Reali do te thyhet atehere une mendoj se psikollogjikisht ata do jene gjunjezuar , e pastaj menoj mund te influencoj kjo humbje edhe ne kampionat. Me pak fale esht shume shpet per te folur per kampionat 7 pike para kunder nje Barcelone , ate e thote edhe mourinjo , ai kesajt i druhet me shume “Remuntada”. Pastaj kjo do te ishte katastrofa me e madhe per Realin, gje qe une besoj se edhe mund te ndodhe nqs do te kene perplasje direkte edhe ne champions ku mund te influencoj shume edhe ne drejtim te kampionatit. Respekte

    1. Argita_B says:

      Gysi,

      Une nuk them se Barcelona e ka te pamundur te fitoje kampionatin, pasi asnje prej nesh nuk mund te pretendoj te njohi te ardhmen, perndryshe nuk do ishim ketu!
      Ajo qe them eshte se arsyet e dhena me siper nga media katalanase me duken boshe, ndaj dhe dhashe disa arsye qe mund te provojme te kunderten.

  6. gysi says:

    Argita_B

    3- Barcelona eshte ne fund te ciklit, pasi simbioze e tille ndodh nje here ne shekull. Lojtaret aktuale i kane fituar te gjitha, pra nga ana humane eshte teper e veshtire te luajne me te njeten deshire si me pare.

    E dashur Argita i lexova me vemendje te gjitha pikat qe ti ke permendur ,ne te gjitha bashkohem me mendimin tend pervec njeres kesaj ketu siper. Te githe mendojne se Barcelones do ti perfundoje cikli kur xavi dhe iniesta te largohen ose kur mosha te filloj te bej efektin e saj , te jap nje shembull Thiago Alkantara 19 vjec sic therritet ndryshe .Ne moshe te re thojne as Xavi Hernandes nuk ka qene aq i sukseshem , per tipin e lojes e therrasin Thiago Alkantara (half Xavi half Iniesta) ka dhunti organizmin e lojes te Xavit dhe befasin e Iniestes pra barcelona eshte e afte per mendimin tim qe ta mbaj kte ecuri edhe te pakten 5 vjet po normal kjo nuk do te thote qe te fitoj 5 tituj cdo vit te kuptohemi. Pra deshiroj te them se Barcelona eshte akademia sportive me e mire ne bote per momentin dhe frytet e punes se saj ajo do ti shof edhe te pakten 10-15vjet nga statistikat qe japin analistet.Kryesorja eshte disiplina qe i jep lojtareve , dhe edukata sportive po ta shohesh tre me te miret messi xavi iniesta jane te paret qe shkojne dhe te fundit qe dalin nga stervitja sidhe te paret ne regjimin sportiv pra keto jane frytet e klubit si i rrit lojtaret. Pastaj un jam me mendimin se futbolli nuk eshte shkence ekzakte te blehet me para sic ka bere reali gjith keto vite ai pastaj kthehet ne biznes e jo ne sport.

  7. une nuk mendoj se BARCA e ja mbyllur ciklin packa se besoj qe sivjet do fitoje vetem kupen.ku r bazoj kete te ciklit ne gjithe ekupet e moshave te spanjes u 19 ,u 21 kampuone te europes dhe tek u 20 qe ushte ne kuprn e botes luanin 13 lojtare te barces ndaj e ardhmja eshte e sigurte mdersa kampionati do e marre REALI dhe MU do largohet per ne angli se po vazhdoi serisht ANZHI e merr vitin tjeter ose AL HILAL.

  8. une nuk mendoj se BARCA e ja mbyllur ciklin packa se besoj qe sivjet do fitoje vetem kupen.ku r bazoj kete te ciklit ne gjithe ekupet e moshave te spanjes u 19 ,u 21 kampuone te europes dhe tek u 20 qe ushte ne kuprn e botes luanin 13 lojtare te barces ndaj e ardhmja eshte e sigurte mdersa kampionati do e marre REALI dhe MU do largohet per ne angli se po vazhdoi serisht ANZHI e merr vitin tjeter ose AL HILAL.dhe do vazhdoje te jete me i paguari ndersa ne te vertete do te jete i dhjere por krenar

  9. tini says:

    murinjo eshte tranjnier profesionist me karakter te forte dhe strateg i padiskutushem.me tere presionin qe ka nuk e humbet gjakftohtesine dhe ka gjithmone gati nje pergjigje per kedo ne cdo moment.iteligjent strateg fisnik.ka fituar gjithcka kudo.i frikshem ne loje dhe inteligjent ne konferencat e shtypit.po fillon epok e re ne spanje.epoka murinjo.

  10. Special Boy says:

    Barcelona eshte nje ekip qe eshte ma e mira tani per tani, une jam tifoz i real madritit e rrespketoj c’do skuader…. Ka 2-3 vjet po i ben zbor realit edhe c’do ekipit qe esht , barcelona ka mbrojten e fort edhe me te mir, ka mesfushen me te fort edhe me te mir, ka sulumin me te fort edhe me te mir…. Per ate ja leshojn pak perin barcelones albiterat… Gjithmon me i mir merr avantazh… Real madriti duhet te rikuperohet shum per te arritur qellimin e vet…Nuk dua te ofendoj asnje se jam vet ne tifoz i zjarrt i realit…. Gjithesi me kaq do ta mbyllja , barcelona tani per tani eshte kampjone….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje