Skuadra e Antonio Kontes vazhdon të mahnisë me faktin se pas 20 ndeshjesh mbetet ende e pamposhtur dhe ruan me meritë kryesimin e Serisë A.
Këtë fakt e konfirmojnë edhe statistikat sezonale, ku më kryesorja është ajo e zotërimit të topit. Bardhezinjtë janë skuadra që deri tani kanë administruar më shumë sferën.
Kundër Udinezes ato e mbyllën takimin me 63 për qind të zotërimit të topit, ndërkohë që mesatarja e 20 javëve të para është 60 për qind. Me shifra të tilla ecën vetëm Barcelona e Guardiolës, duke u bazuar edhe tek një tjetër statistikë.
Deri tani, 87 për qind e pasimeve të kryera nga futbollistët juventinë kanë qenë të sakta.
Bravo Juve