Inter ka qenë skuadra më aktive e ditës së fundit të merkatos, duke zyrtarizuar afrimin e tre lojtarëve të rinj. I pari është mesfushori Fredi Guarin, i cili ka ardhur në formë huazimi nga Porto me të drejtë blerje në fund të sezonit. Më pas është zyrtarizuar edhe blerja e mbrojtësit 20 vjeçar brazilian Huan, i cili ka nënshkruar një kontratë deri në qershorin e viti 2016. I fundit në listën e blerjeve ishte kapiteni i Sampdorias, Anxhelo Palombo, për të cilin zikaltërit paguan 1 milionë tani për huazimin dhe 3 në fund të sezonit për blerjen. Të gjitha të ardhurat u siguruan nga shitja e Tiago Mota te PSZH, pasi mesfushori italian u pagua 9.5 milionë euro nga klubi francez.
Ndërkohë, zikaltërit kanë huazuar te kushërinjtë e Milanit deri në fundin e sezonit mesfushorin Sullei Muntari. Ky i fundit do të bëhet pjesë kuqezinjve sapo të kthehet nga pjesëmarrja në Kupën e Afrikës me kombëtaren e Ganës. Te Milan është kthyer edhe mbrojtësi 21 vjeçar, Mikelanxhelo Albertaci, i cili ka qenë që në shtator i huazuar te Getafe. Një tjetër lojtar që kthehet nga huazimi është Kingslei Umunegbu, i cli ka qenë te Kiaso. Kthimi i tij mbylli përfundimisht derën për Karlos Tevez pas nigeriani zuri vendin e fundit që i rezervohet ekstrakomunitarëve. Për të shtuar numrin e sulmuesve, Galiani ka blerë 18 vjeçarin austriak Filip Prosenik dhe 21 vjeçarin brazilian Lukas Roxhia.
Juventusi ka bërë një merkato me kosto të ulët, duke blerë Simone Padoin nga Atalanta. Kryesuesit ë kampionatit italian kanë marrë edhe mesfushorin holandez 19 vjeçar Ouasim Bouy nga akademia e Ajaks. Ndërkohë, janë huazuar dy lojtarë, Vinçenco Jakuinta të Çezena dhe Mikele Pacienca te Udineze.
Çelsi ka siguruar shërbimet e Kevin de Bruyn, të blerë nga Genk për 5.5 milionë euro. Megjithatë, sipas marrëveshjes, ai do të qëndrojë te klubi belg deri në përfundimin e sezonit.
Bajer Leverkusen ka huazuar deri në fundin e sezonit mbrojtësin kroat Vedran Çorluka nga Totehnem.
Mançester Siti ka marrë në huazim nga Roma mesfushorin Klaudio Pizarro, ndërsa në fund të sezonit mund të zyrtarizojë blerjen përfundimtare të tij. Skuadra e drejtuar nga Roberto Mançini ka zyrtarizuar edhe huazimin deri në fund të sezoni të Uejn Brixh te Sandërlend.
Ekipi më aktiv në merkaton e janarit ka qenë QPR që fillimisht ka zyrtarizuar huazimin me të drejtë blerje të Xhibril Size nga Lacio. Më pas, ky klub ka blerë nga Fullhem për 4 milionë sterlina, sulmuesin e kombëtares angleze Bobi Zamora. Në vend të tij, Fullhem ka transferuar nga Shtutgarti rusin Pavel Pogrebnjak.
Merkato e dobet me emra paksa te venitur.