Igli Tare, sherr me Miroslav Klosen. Tifozët janë me gjermanin

2 Shkurt 2012, 12:27Sport TEMA

Parandeshjes së djeshme mes Lacios dhe Milanit, sipas mediave italiane, ka pasur një përplasje të ashpër mes Igli Tares, drejtor sportiv i Lacios dhe sulmuesit gjerman të kryeqytetasve, Miroslav Klose.

Mësohet se Tare kishte zbritur në dhomat e zhveshjes së ekipit dhe kishëe kërkuar nga ana e Kloses që të zbriste në fushën e lojës, edhe pse ky i fundit kishte një dëmtim. Tare ka këmbëngulur që Klose të shtrëngojë dhëmbët dhe të zbresë në fushë, ndërkohë që gjermani ka kundërshtuar.

Përveç kësaj, Tare është tërbuar edhe nga deklaratat e Kloses në lidhje me merkaton e janarit, që sipas gjermanit është shumë e varfër dhe mund të ndikojë negativisht në ecurinë e ekipit në kampionat.

Me Klosen duket se janë edhe trajneri Reja dhe tifozët, që kanë kundërshtuar ashpër drejtuesit e Lacios për merkaton e bërë.

Por, në përfundim të ndeshjes, Tare i ka hedhur poshtë zërat për një përplasje mes tij dhe Kloses, duke thënë se këto janë fantazi të mediave.

1 komente në “Igli Tare, sherr me Miroslav Klosen. Tifozët janë me gjermanin”

  1. Eagle says:

    Le tè flasin çfarè tè duan nè mediat dhe nè mes tifozève, rezultatet flasin ndryshe. Lacio duke fituar kundèr pretendentes pèr titull me rezultatin 2-0 i jep tè drejtè drejtorit sportivè Igli Tare. Kjo skuadèr èshtè e katèrta nè rradhitje, duke lènè pas Romèn dhe Interin……Com’on Igli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje