Ronaldo rrezikoi që të vdiste

2 Shkurt 2012, 18:07Sport TEMA

Braziliani Ronaldo, një prej futbollistëve më të mëdhenj që ka nxjerrë Brazili, rrezikoi që të vdiste më 12 korrik 1998, ditën e finales së Kupës së Botës me Francën. Kjo gjë është bërë e ditur nga ana e kardiologut Bruno Carù.

Atë ditë, Ronaldo pësoi një shqetësim shëndetësor dhe ka luajtur vetëm në momentet e fundit, duke bërë një paraqitje të dobët. Deri më sot, versioni se çfarë ndodhi me Ronaldon atë ditë, ishte se braziliani pësoi një krizë epileptike, për shkak të stresit.

Por, Caru shprehet se Ronaldo ka qenë rëndë, pasi ka pësuar një atak kardiak dhe është rrëzuar përdhe. Ai ka rrezikuar që të vdiste atë ditë, por për fat, situata u normalizua dhe madje, ai pati mundësinë që të zbriste në fushë dhe të luante finalen e botërorit, e cila u fitua nga Franca 3-0.

5 komente në “Ronaldo rrezikoi që të vdiste”

  1. zhaku i pamposhtur says:

    ik ore mbushu….kujt ia shisni keto perralla?? brazili e shiti ate ndeshje….pastaj ai brazil nuk kishte vetem ronaldon….me sa me kujtohet ai ishte nje ekip shum i forte dhe kishte bere vetem fitore te thella e te pastra ne ate kampionat…shqiptare mos luani lojra fati pasi asgje nuk eshte ne dore te fatit…cdo gje kontrollohet dhe fatkeqesisht kalon nga duart e hajnave…

  2. Ola says:

    Awwww my favorite footballists of all time!! Much love Ronaldo :)))

  3. ryan says:

    Po eshte e vertet u fol shum mirepo gjeja me e bukur ishte se brazili luajti prap me francen dhe prap humbi . une mendoj se jane vetem spekullime

  4. Nuk ka qene loje e shitur. Jane marre vesh Presidentet e te dy vendeve. Per kete Presidenti Brazilian nuk pranoi te ishte ne tribunen e stadiumit ku u zhvillua ndeshja.
    Ju faleminderit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje