Prokuroria verifikon prokurorët e gjyqtarët për dekonspirimin e hetimit për Gani Dizdarin

8 Shkurt 2012, 11:02Politika TEMA

Reagon Dizdari: Merruni me Ina Ramën që nxjerr dosjet. Emri im nuk del askund

Prokuroria e Fierit ka nisur verifikimet për personat që kishin dijeni për hetimin për aferën në Gjykatën e Lartë. Mësohet se në listën e të verifikuarve nga Prokuroria janë prokurorë dhe gjykatës, të cilët kishin dijeni për ngjarjen. Ndërkohë Policia e Fierit nuk kishte dijeni për këtë hetim. Siç raporton Shqip, gjykatësit kishin dijeni pasi kishin firmosur lejet e përgjimit.

Ndërkohë vetë gjykatësi Gani Dizdari ka reaguar për GSH në lidhje me këtë hetim, duke thënë se ‘gazetarët duhet të merren me Prokuroren e Përgjithshme, që u ka vënë në dispozicion dosjen në kundërshtim me ligjin’. Ai ka thënë se emri i tij nuk përmendet në dosje dhe nuk ka asnjë lidhje me atë çështje. Vetë nipi i Dizdarit, Agron Lumneshi, mësohet se është shprehur në prokurori se kishte dijeni për çështjen e Vilson Mellarajt. Siç shkruan Shqip, ai ka deklaruar se nuk i ka thënë asnjëherë dajës për këtë çështje, edhe pse u ka premtuar personave të tjerë në hetim se mund t’i ndihmonte me dajën. Lumneshi thotë se takohej shpesh me dajën. I pyetur për dijeninë e tij për zhvillimin e seancave, ai ka thënë se e kishte mësuar rastësisht, kur daja fliste në telefon, ose kur i bënte ndonjë pyetje pa e prekur thelbin e çështjes.

7 komente në “Prokuroria verifikon prokurorët e gjyqtarët për dekonspirimin e hetimit për Gani Dizdarin”

  1. “Siç shkruan Shqip, ai ka deklaruar se nuk i ka thënë asnjëherë dajës për këtë çështje, edhe pse u ka premtuar personave të tjerë në hetim se mund t’i ndihmonte me dajën. Lumneshi thotë se takohej shpesh me dajën. I pyetur për dijeninë e tij për zhvillimin e seancave, ai ka thënë se e kishte mësuar rastësisht, kur daja fliste në telefon, ose kur i bënte ndonjë pyetje pa e prekur thelbin e çështjes.”

    Hahahaha! Sa qesharak qe jane keta njerez.

    1. fule says:

      Nuk jane vetem qesharake keta funderrina jo.

      Bejne dhe militantizem horrash. Ky te pergjigjet si zedhenesi Saliut – Merruni me Ina Ramen. Me nje fjale e fton Saliun ti dale perkrah tani qe ja ka pak nevojen.

    2. fule says:

      Ah se harrova.

      Keta vete firmosin lejet per tu pergjuar??? Po kesaj ca ti themi kesaj ?

      Te pakten Z. Arvizu, per racen e ketyre Gjyqtarve foli pa doreza kesaj radhe. Ju desh pak kohe, po e kuptoi se ku calon problemi.

  2. brigada8s says:

    Gani! O bajge e gjykates

  3. tomori i beratit says:

    Keta tip Dizdaresh qe po mbysin drejtesin ne Shqiperi DO TE PERGJIGJEN PARA POPULLIT

  4. Lomi pri Baldushku says:

    A ka plçk syni o Dizdaro? Ti mund tja fusish kujt t’dush ene ligjit, ene kryeprokurores, ene Berishës, ene Ed Romës po deshe por jo miletit. Veç ti ke i shons se mileti nuk ka gjo m’dor me t’rras mren. Ligjin ti e shokt e tu e boni si ju do bytha. E keni bo llastik. Hajt tyrqeta jer për i jer prej meje.

    1. zana says:

      po gani dizdari eshte socialist o n jere te trashe ai ka punuar qe ne kohen e enverit ne drejtesi na dolet ju morracaket ta mirni per goj.eshte njeriu me i ndershem qe ka shqiperia ai eshte njeri me karakter dhe jo lekist po te ishte puna per lek do kishte bo ne fillimin e demokracis dhe jo tani qe eshte ne prag te pencionit ai as nuk e ka humbur dhe kurr sdo e humbi imazhin e tij si njeriu qe ben vetem drejtesi dhe jo maskaralliqe respekte per drejtuesin e ligjin doktor gani dizdari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje