Një foshnjë vetëm 5 muajshe ka gjetur vdekjen gjatë pasdites së sotme në Korçë, si pasojë e temperaturave shumë të ulëta. Fëmija 5 muajshe është çuar në spital mbrëmjen e djeshme, por sipas mjekëve, prindërit e saj nuk kanë pranuar që ta shtrojnë atë.
Sipas mjekëve, fëmija e familjes Kërcelli, nga komuniteti rom, kishte bronkopneumoni dhe nuk mundi dot që të mbijetonte. Prindërit e e saj e kanë neglizhuar situatën, duke u përpjekur ta mjekojnë atë në shtëpi, pavarësisht temperaturave tepër të ulëta. Pritet që për këtë rast të nisin hetimet, në mënyrë që të zbardhen më shumë rrethanat e vdekjes së foshnjës.
duhashin para per ta shtruar ne spital foshnjen e pafajshme
ngushellime
Kjo kohe ka nevoje per penen e MIGJENIT. Ai do ta propozonte kete vogelushe,qe humbi jeten pa e filluar, si PERMENDORE PER sALINE DHE GJITHE SOJ E SOROLLOPIN QE E PASOJNE.
T’u plotesu deshira, Shefqet:
Migjeni – Poema e Mjerimit
Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta
që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tanë jetën e vet derisa të vdesin.
E mbi ta n’ajri, si në qesëndi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë.
E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
Mjerimi s’ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
të shkyme dhe të coptuem me të dalun bese.
Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nëpër skaje t’errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e
ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n’epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.
Mjerimi në dritzën e synit te kërthini
dridhet posi flaka e mekun qirini
nën tavan të tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smueme qan si shpirt’ i keq
tu’ ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj’ e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s’e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lott edhe të fshamit!
Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t’u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis….
Shume aktuale kjo poeme.
Vetem se une kam alergji nga fjala zhele, qekur e ka perdorur Zhozi ne parlement.
kjo eshte shqiperia e Saliut
bravo o ramy qe pranove njehere realitetin qe duhen para per te vizituar foshnjen dhe qe keto para i ka vjedhur krye lyrashi yt i ngushte seli ramy birisha.
ku jane ata legenet qe shajne Z. Totozani se mbrojti njerzit,nje pune per te cilen saliu flinte gjum. ?