Alibeaj: Komisionet nuk janë përdorur për të trembur harabelkat delikate të prokurorisë, presidencës, medias apo opozitës

9 Shkurt 2012, 12:57Politika TEMA

Flet kryetari i Komisionit hetimor parlamentar për veprimtarinë e nënkryetarit të KLD-së dhe anëtari i komisionit hetimor për 21 Janarin. “Kundërshtimi i opozitës për të hetuar Spahiun nuk mallëngjen askënd. Komisioni është i vonuar, por vetëm tani u kuptua përmasa e shkeljes së ligjit”, thotë ish-ministri i drejtësisë Alibeaj. Deputeti demokrat që është antar i komisionit të hetimit të 21 Janarit thotë se deputetët e tij nuk janë përdorur për të trembur “harabelkat delikate të prokurorisë, presidencës, medias apo opozitës”. Berisha President? “Ka vetëm një pengesë për të kapërcyer. Veten e tij. Kushtetuta nuk e ndalon zgjedhjen e tij në krye të shtetit”, thotë Alibeaj 

Nga Lorenc Vangjeli

Komisioni parlamentar hetimor për nënkryetarin e KLD-së u ngrit me gjithë kundërshtimin e opozitës që akuzon për mungesë morali në këtë nismë dhe mbi të gjitha, për mospërputhje me ligjin. Si e komentoni ju aktin tuaj?
Përgjigjen po e jap në dy plane, qoftë juridik, qoftë politik. Juridikisht ky komision e gjen mbështetjen e tij në Kushtetutën e Republikës, në ligjin për komisionet hetimore, në rregulloren e Kuvendit, në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese dhe në ligjin për KLD. I gjithë ky shtrat normativ parasheh mundësinë që Kuvendi, si organ emërtese, ka të drejtë jo vetëm të zgjedhë “të deleguarin” e tij pranë KLD-së, porse, me të njëjtin moral, ka të drejtë që, nëse ekzistojnë strikt rastet ligjore të respektimit të pozitës juridike, edhe ta revokojë këtë përfaqësim. Mundësia e shkarkimit të një funksionari kushtetues, qoftë ky edhe anëtar i KLD-së, është mëse evident në Kushtetutë. Nga analiza formulës së kompozimit të KLD-së, vërehet se pushteti ekzekutiv ka një përfaqësues, pushteti legjislativ ka tre përfaqësues dhe pushteti gjyqësor ka dhjetë përfaqësues. Kjo formulë dëshmon qartë qëllimin e Kushtetutës që të konfigurojë KLD-në si një organ kolegjial, i cili sintetizon, bashkëveprimin dhe ndërveprimin e tre pushteteve. Kjo është edhe ratio e kompozimit të KLD-së. Secili nga pushtetet të ketë mundësinë të përçojë frymën, zërin, shqetësimet, problematikën dhe sensibilitetet respektive në këtë organ. Duke respektuar ndarjen e pushteteve, (ruhet predominanca e pushtetit gjyqësor), por edhe balancimin e tyre.

Eshtë fare lehtë e kuptueshme se anëtari i KLD-së (i zgjedhshëm), teksa votohet dhe përzgjidhet nga organi i emërtesës, vlerësohet dhe mandatohet për marrjen përsipër të barrës, për të përcjellë, frymën, sensibilitetin dhe “porosinë” ligjore të organit të emërtesës. Ministri i Drejtësisë, padyshim paraqet atë çfarë pushteti ekzekutiv ndjen se duhet ndryshuar apo përmirësuar në sistemin e drejtësisë. Te zgjedhurit e Kuvendit janë ata që përçojnë sensibilitetet se çfarë Kuvendi duhet të përmirësojë në veprimtarinë e sistemit gjyqësor nëpërmjet funksionit ligjvënës. Dhjetë përfaqësuesit e sistemit gjyqësor, duhet të tregohen deri edhe fanatikë në mbrojtjen e vlerave të pavarësisë, paanësisë, meritokracisë, dhe asaj çfarë ata kanë premtuar tek zgjedhësit e tyre gjyqtarë në konferencën gjyqësore. Pra mandati i të zgjedhurve në KLD është qartësisht një mandat përfaqesues, që i nënshtrohet vlerësimit dhe testimit të ditëpërditshëm të trupës që i ka zgjedhur. Pavarësia dhe paanësia e vetë KLD-së si organ kolegjial, arrihet nëpërmjet dialektikës së brendëshme të këtyre tre rrymave apo flukseve që përfaqësojnë ekzekutivin, legjislativin dhe gjyqësorin. Secili nga pushtetet ka të drejtën të kontrollojë nëse përfaqësuesie e tyre pranë KLD-së, po mbrojnë apo jo interesat e tyre. Nëse jo, atëhere ka të drejtë të revokojë këtë mandat përfaqësimi. Kjo është ajo çfarë thotë Kushtetuta.

Politikisht, do të sqaroja se mosmarrja pjesë në këtë komision është mungesë e moralit politik. Është mungesë e marrjes përsipër të përgjegjësive politike që një grupim partiak ka ndaj qytetarëve. Të marrësh pjesë në komision nuk do të thotë të bëhesh pjesë e ndonjë “loje të ndyrë, të vogël, të pamoralshme politike”. Jo! Të marrësh pjesë në komision është përmbushje e detyrës institucionale në Kuvend, është funksionim normal i mekanizmit të kontrollit parlamentar, është normalitet i veprimtarisë kushtetuese. Funksionari, nëse gjendet se duhet shkarkuar, nuk e pëson këtë fat për shkak të komisionit hetimor, por për shkak të fakteve, sjelljeve dhe rrethanave të shkaktuara nga ky funksionar dhe të verifikuara nga komisioni.
Gjithsesi, pak rëndësi ka çfarë thotë opozita. Më vjen keq që arrij në këtë përfundim, porse sjellja e opozitës ka bëre që të zhvlerësohet dhe të mos merret seriozisht qëndrimi i grupimit opozitar tashmë në arenën politike, për shkak të mungesës së arsyes politike në sjelljen e saj. Tashmë qëndrimet opozitare, nuk mallëngjejnë asnjë dhe nuk përbëjnë temë diskutimi.

Aktiviteti i nënkryetarit të KLD-së ka nisur që prej pothuaj një viti, pse vetëm tani vendosët ngritjen e këtij komisioni?
Më duhet t’ju jap ndoshta pakëz të drejtë. Jo për t’u justifikuar, porse vetëm tash, është kristalizuar qartë, se çfarë dimensionesh i ka dhënë aktivitetit të tij ky funksionar, çfarë orientimi publik, sa intensiv e ka, dhe çfarë është më kryesorja, se tashmë, përkundrejt përkushtimit total ndaj kësaj veprimtarie, është lënë totalisht pas dore detyra kushtetuese që ka. Duhet pakëz kohë gjithsesi derisa të krijohet kjo masë kritike e kësaj psikoze masive mbi padyshueshmërinë e natyrës së veprimtarisë së tij. Gjithsesi, përsëris që pakëz vonesë edhe ka, porse u gjykua që ndonjë hap i shpejtuar, do të mund të krijonte ndonjë gjurmë sado të vogël për cenim dhe ndërhyrje në pushtetin gjyqësor. Tashmë jo, tashmë nuk ka asnjë dyshim që ngelet veçse të shpëtohet pushteti gjyqësor nga rrënimi moral që po i kanoset me fenomenin e mësipërm.

Ka një përplasje mes dy aktorësh politikë, Presidentit të Republikës dhe një anëtari të kabinetit qeveritar për “hartë çmimesh” në emërimet në gjyqësor. Sa normale, sa politike është një gjë e tillë, sepse ndër këto dy qëndrime të kundërta, me siguri mund të thuhet që një nga palët ka konsumuar vepër penale?
Është tërësisht normale që të ketë këndvështrime të ndryshme në demokraci. Është normale që të ketë pikëpamje deri edhe antietike. Eshtë normale që edhe përplasje të ketë. Është tërësisht anormale që të ketë fenomene të tilla si ai i pagimit të parave përkundrejt emërimeve apo promovimeve në sistemin gjyqësor dhe jo vetëm. Nëse një anëtar kabineti e ka thënë këtë besoj se ka pasur edhe faktet e nevojshme për këtë, ashtu si edhe një sërë dokumentesh të ekspertizës monitoruese europiane kanë treguar. Është nevojë imediate të mos heshtet për të tilla fenomene. Është sjellja e duhur politike që duhet instaluar si frymë. Heshtja në këto raste do ishte vrastare. Është e nevojshme të gjendet kurajoja civile për ta deklaruar së paku. Ju thoni se me siguri njëri nga dy qëndrimet ka konsumuar vepër penale? Ndaj të njëjtin qëndrim me ju, porse ju siguroj se anëtari i kabinetit është bazuar në vërtetësinë e raporteve të ndërkombëtarëve. Ata nuk gënjejnë së paku.

Jeni anëtar i komisionit hetimor për 21 Janarin. Kur ka qenë aktiviteti i fundit që ka kryer ky komision që me largimin e kryetarit të tij në postin e ministrit të drejtësisë?
Ka qenë rreth kohës kur Prokuroja e përgjithëshme e shqiptarëve, plot sharm dhe elegancë, u largua triumfaliste, por edhe me shkelje ligji ndërkohë, duke sfiduar Kuvendin e Shqipërisë në mbrojtje të “pavarësisë” së institucionit. Ka qenë koha kur Presidenti i Republikës, teksa ishte betuar për respektim të Kushtetutës, nuk iu bind asaj pjese të saj, që e urdhëronte të përulej ndaj Kuvendit. Ka qenë koha kur këta funksionarë, me veprime apo mosveprime, me heshtje apo telefonata të drejtëpërdrejta, së paku u bënë pjesë e një lëvizjeje anarkiste me qëllim përmbysje me dhunë të legjitimitetit të pushtetit. Nëse po më pyesni me qellim që të tregoni se ka shumë kohë që nuk mblidhet, mund t’ju them që po. Është e vërtetë që ka kaluar disi kohë, porse përpos kësaj, ky komision prioritet ka, tashmë si detyrim politik, por edhe moral dhe historik, të zbulojë dhe shqyrtojë fakte, për të nxjerrë të vërtetën mbi masën e përfshirjes apo të reagimit ligjor të këtyre institucioneve, ndaj ngjarjeve të dhunëshme të 21 janarit. Mund të ketë kaluar kohë vërtet, porse duhet të dini se një komision hetimor, lind si një moment politik, porse duhet të përfundojë absolutisht si një moment juridik. Mbase nuk e keni kuptuar, porse njërin qellim, ai komision e arriti. Pikërisht rivendosjen e ligjit ndaj dhunës në atë periudhë. Tashmë ka për të përmbushur qëllimin tjetër, atë të nxjerrjes së të vërtetës. Koha në këtë rast nuk dëmton asgjë. Zgjatja e kohës, nuk bën gjë tjetër veçse, ul emocionet politike dhe i lë vend arsyes juridike dhe ftohtësisë së objektivitetit të fakteve. Së fundmi, më duhet të them edhe se aktiviteti i komisionit nuk ka lidhje organike me emrin e kryetarit apo anëtarësisë së tij dhe veprimtaria e tij është e pavarur prej tyre.

Pse u riaktivizua pikërisht tani kur Prokuroria ka hedhur dy hapa vendimtarë në hetimin e 21 Janarit, arrestet në gjykatë për komandantin e gardës dhe kërkesa për heqjen e imunitetit të tre deputetëve të PS-së?
Nuk kuptoj se çfarë kuptoni ju me riaktivizim. Nuk di të jetë mbledhur. Nëse është mbledhur, atëherë dikush nuk më ka njoftuar ose unë kam bërë një mungesë pa arsye aty!! Duke lënë humorin mënjanë, e kuptoj qëllimin e pyetjes suaj. Po ju përgjigjem drejtpërdrejtë. Ky komision nuk është përdorur dhe nuk do përdoret për të “trembur” apo për të “frikësuar” dikë për diçka. As për të bërë presion. Sepse nuk e ka as mundësinë e as qëllimin. Ky komision nuk është “një dordolec i shëmtuar” arash që përdoret për të trembur “harabelkat delikate” të prokurorisë, presidencës, medias apo opozitës. Megjithëse ndoshta ka ardhur koha të riaktivizohet për të dokumentuar veprimtarinë dhe sjelljen e institucioneve që ka në fokus, tashmë nën dritën e pasnjëviti. Tek e fundit, sjellja institucionale duhet të analizohet edhe në dimensionin kohor. Në këtë mënyrë, analizohen më qetë, në mënyrë më të pjekur dhe më të plotë sjellja e institucioneve kushtetuese. Gjithsesi, e drejta e thirrjes së komisionit i takon kryetarit të tij.

Cila është sipas jush pesha negative që zë gjendja në sistemin e drejtësisë në integrimin e vendit në BE?
Eshtë ajo peshë dhe dimension që vetë BE i ka dhënë në opinionet e veta vjetore teksa analizon gjendjen e progresit të Shqipërisë në ecurinë e saj për marrjen e statusit të vendit kandidat. Eshtë ajo peshë e cila i korrespondon, asaj pjese të 12 rekomandimeve që BE ka vendosur si kushte për t’u plotësuar. Realisht më duhet të pranoj që është vetëm një e dymbëdhjeta e peshës që duhet të suportojmë në gjendjen aktuale të procesit të integrimit. Gjendja nuk është ndoshta fort e lumtur në disa segmente të sistemit, porse nuk është dramatike në tërësinë e tij.

Ka nisur të nxehet fort çështja e Presidentit të ardhshëm të Republikës, çfarë kuorumi mendoni se kërkon Kushtetuta në tre raundet e para të votimit. A shihni pengesë kushtetuese nëse zoti Berisha do të kërkojë ta marrë vetë atë post dhe a keni ju vetë një ide se kush mund të jetë kreu i nesërm i shtetit?
Kam ide të qarta dhe afër bindjes absolute në këtë pikë (deri në provë të së kundërtës). Kuorumi i nevojshëm në tre raundet e para të votimit, dhe jo vetëm në ato tre raunde, porse në çdo raund të mëpasshëm, e madje në çdo seancë plenare të Kuvendit është një dhe i palëvizshëm. Në sallë duhet të jenë të pranishëm së paku 71 deputetë që një seancë të quhet e çelur, pra raundi të quhet i vlefshëm në këtë pikëpamje.

Në lidhje me mundësinë e zotit Berisha për të kandiduar dhe, eventualisht për tu zgjedhur, ju sqaroj se zoti Berisha nuk ka asnjë pengesë për të kandiduar (nuk besoj të ketë vështirësi të mbledhë 20 nënshkrime deputetësh!!), asnjë pengesë për t’u zgjedhur (si kryeministër ka marrë më shumë se 71 vota, sa ç’duhen për president!!), dhe asnjë pengesë e tipit papajtueshmëri kushtetuese (2 mandatet e presidencës Berisha nuk do ishin konsekutive me një tjetër eventual!! Ka vetëm një pengesë për Berishën! Ai vetë! Kush do të jetë? Nuk shquhem për fuqi paranormale të parashikimit të së ardhmes. Në lidhje me emrin e presidentit të ardhshëm di t’ju them vetëm se vota determinuese për të do të jetë ajo e grupimit të mazhorancës. Siç edhe Kushtetuta thotë. Nuk me bren kërshëria për të ditur emrin paskëtaj.

Revista JAVA

36 komente në “Alibeaj: Komisionet nuk janë përdorur për të trembur harabelkat delikate të prokurorisë, presidencës, medias apo opozitës”

  1. 1 says:

    foli prostituta e saliut..pusht i qelbur

    1. Argita_B says:

      Ne thelb ky nuk ka gabim, pasi u be kohe apo le te themi qe Spahiu njihet si kryetar i Aleances Kuq e Zi e jo si nenkryetar i keshillit le talrte te drejtesise, pune per te cilen merr rrogen nga parate e taksapaguesit shqiptar.
      Nese Spahiu ka nje kontrate ku duhet te punoje 8 ore/dite e 5 dite te javes ne KLD, nuk mund te jete 5 here ne muaj neper shtete te ndryshme.
      Flas llogjikisht, pastaj juridikisht nuk kam kopetencat per te interpretuar ligjin.
      Ps. Kjo qe shkruaj me siper nuk ka lidhje me faktin qe jam pro apo kundra Alibeajt, servilet jan te demshem per çdo lloj sistemi.

      1. fule says:

        PO se te tjeret me kontrate qe ti nuk i shikon ne TV, cfare kujton se jane 8 ore ne dite / 5 dite ne jave, ne pune?

        Nuk e di per juridikisht por llogjikisht e ke kot.

        1. armand says:

          “Berisha president” O trap po u be president na sollet perseri 97-en.Ne hale te gomares do me fshihesh se kane per te bere tabele qitje si na bete me 21 janar.

      2. NjeQytetarOptimist says:

        Argita…Analizoje kthjellet sa e rrezikshme eshte kjo kuote:

        “Mund të ketë kaluar kohë vërtet, porse duhet të dini se një komision hetimor, lind si një moment politik, porse duhet të përfundojë absolutisht si një moment juridik”..

        Komente te tilla i leshon goja e lepurit i kapur nga gjahtari…

        1. Shefqet Cela says:

          Sakte fole Argita! Eshte tamam lepur i kapur nga gjahtari. Me fal qe ta plotesoj pak: LEPURUSHI KAPET PER VESHESH. TUND KEMBET POR ME KOT, NUK SHPETON DOT KOLLAJ.
          Kur gjahtari te na lere shendene ( jo si kokalle, por si politikan),
          te gjithe lepujt do te fshihen gemushave, duke na lene veshet rehat.

    2. hasan says:

      Harabeli i Saliut…..ciu ciu…ciuu.Po ciceron avazin e adhamudhit.

    3. albaniafirst says:

      Kur ka surrat e flet edhe ky kalamani pede.

  2. hugo says:

    pune kacidhiaresh si alibeja me shoke

  3. dritani says:

    Berisha President? “Ka vetëm një pengesë për të kapërcyer.

    Bie dakort pasi ju te gjitheve ju ka neper breke dhe as
    “n’pordhe nuk ia u fut” si thojn’ tironsit.

  4. Br8 says:

    Mos u merzit Dritan,do ja shkepim sumen sic thoni ju nga anet tuaja. Te rekomandoj te shohesh foton e fundit te Musolinit

  5. harabeli says:

    ke te drejt o alibeu.po deshe ngri dhe nje komision edhe per gerdecin.nje komision per gjykaten qe shfajsoi ilir hajdutin,nje tjeter per detin.per vjedhjet e shumave te me dha ne rrugen e kombit.pyet edhe sali berishen se ti tregon ai.ajt o alibe.

  6. paskuqani says:

    Pse ky zhulci qe i qu te gjith harabela,e man veten per Luan ky lloj debili apo me qe osht ne kra te Saliut te tjeret i duken harabela,po qen kta harabela ti nuk e meriton as me qen glasa harabelit mor viktim.

  7. santa says:

    keta kujtojne se me komisionet dhe me presionet do te arrijne te vendosin diktaturen e re plurariste nuk po shikojne dhe sirine ne kete moment se cfare po ndodh po u ngrit populli dhe e keni parasysh vitet 90 demokracia nuk e kerkoi alileshi se i kishte buzet me qumesht por populli po ta beri bene populli gjej vend dhe futu me salin dhe me komissonet rksionare tipit diktatur.

  8. Albert says:

    Ky eshte nje asker-taleban fanatik,i bindur deri ne perulje-pervuajtje!
    Imagjinoni neser,kur Berisha te flase fjale te mira per Spahiun,sic ka lepire kilometra-jarget me Nanon e te tjere,ky mbushesi i topit do e ndjeke i pari,pa pike turpi.Nderkohe qe turpi me i madh qendron mbi ne qe mbajme mbi kurriz kesi servilesh,me mandat deputeti ne xhep! Ke perfaqeson ky lloj zvarraniku?!…

  9. Horri i bulevardit says:

    Laj laj inallah
    Alibeaj me nizam
    trunin si koker oriz
    tobestrafullah edhe zotni

    O Enkelejd harrakat
    na e qelbe gjith dynjan
    po leri pordhet o derbardh
    lerja Saliu se shperthen si gaz

    Ore djal mustaqe dal
    u burrerove si okatar
    po do tbehet ves o trap
    dhe do mbetesh pensionist qesharak

    Po sa here Saliu pjerdh
    ai mund te bej nje Enkeled
    prandaj ik sa nuk esht von
    lere Saliun se esht si bomb

    Kur tshperthej ska pushtet
    Saliu do ju lej ne benevrek
    se atij bytha do i dhembi vet
    sdo ti bjerr nermen per ju te shkret.

  10. tirona says:

    sa here qe shikoj apo degjoj kete njeri, pyes veten save ja ka lepire apo thithur per te arritur deri ketu ky lloj robi

  11. brace says:

    O mi nevojtoresh,shikoje veten ne pasqyre e atehere del e leh sic te thote komandanti diktatori tropojane,ti je nji hic,bythelepires e asgje me shume,hike ore palaco je turpi i botes,po Z KRESHNIK SPAHIUT,ju laperat e grupit fame keqe te kombit i merrni te keqen.Kta 2 burra do te bejne te harrohet emri i ndyre i grupit tuaj,komuniste e spiuje flliqesirat e kombit,ju jeni atishqiptaret e vertete me diktatorin e vicidolit.

  12. ky palopolitikani alibelaja te nxit vjelljen e ushqimit bashke me a.hoxhen, jane te kllonuar ne tru.

  13. Shtogu says:

    Alibej – ky islamik, arrogant fashist, tradhetar i Shqiperise, bastard i bandes se Sali Berishes !

  14. Shqiptar says:

    O funderinat e Shqiperise, mbeti Shqiperia ne doren tuaj!
    Me Saliun ne krye 20 vite shkaterrim, kujt i thoni Ju dremokraci mor funderina!

  15. arbeni nga tepelena says:

    alibeaj,nje lapanjos taleban.

  16. onni says:

    Ky fashatar nga cakrani i fierit,na ben si filozof se ka ate dajon e tij ish ballist qe vidhte pulat ne kohen e luftes,tani u be minister legeni qe per nje ceshtje kerkon 25 mij euro me fakte per keto qe them.ben me i zgjut se INA RAMA qe ka qene dhe do jete shume shkalle siper atij miu halesh..komisioni hetimor i alibeajt dhe rusmailit nuk eshte gje tjeter vecse nje farse per ti mbyll gojen SPAHIUT..e harroje shpejt rusmajli vellain qe ber gjithe ate korrupsion me paraburgimin e durresit,por ne jemi popull dhe nuk harrojme…

  17. tomori i beratit says:

    The po flet ky MAJMUNI qe deri dje ishte si ajo gozhda qe ngulej ne mur .Fytyr e poshter si gjithe pd

  18. Aen says:

    Harabeli E. nul tremb shqiponjat

  19. BRISKU says:

    MOS U MERZISNI! DO VIJE DITA QE ALIBEAJ TE KRYESOJE HETIMIN PARLAMENTAR PER FUTJEN E BERISHES NE BURG. KY NUK ESHTE KURVE E NJE PADRONI. ESHTE KURVE DHE KAQ. ESHTE TIPIKU I NJERIUT PA KARAKTER, PA DINJITET, IDIOT DHE SERVIL, INJORANT DHE I PESHTIRE. E VETMJA GJE QE KA DHENE PROVE DERI TANI ESHTE QE DI TE MBIJETOJE SI NJE MI PARAZIT. PER ALIBEAJN KA NJE MOMENT KUR E SHEH TE ARSYESHME TE SHESI NANEN, KA NJE MOMENT PER MOTREN DHE NJE TJETER PER GRUAN, PASTAJ MENDEREN DHE ATA QE KA PJELLE. MENDONI SE PAS BERISHES ATA TE TJERET QE DO VIJNE SDO KENE NEVOJE PER ALIBEAJN? ALIBEAJ DUHET TE JETE NGA KY MOMEN SIMBOLI I QELBESIRES QE NA PERKET, QE E KEMI NE SHTEPI, NE FAMILJE, NE GJAK. PJESE E PANTEONIT TE BOLLANOVE

  20. sherifi says:

    Sa bukur e thote dhe vete ky;po ky eshte vete nje dordolec per ta vene ne kopeshtin e hudhrave,ky eshte nje macok restorantesh,nje mi haleje shiheni edhe koken e ka qebap per te pjekur kafe.

  21. Xhaxhai says:

    nje nga urithat e PD-se, nga dolen gjith kta dreqer sikur i ka mbjell sala me kubik.
    Per kte te shkretin thone qe ref gruaja ha ha ha ………..

  22. Lomi pri Baldushku says:

    I kom thon Hoxh Enverit(verit),hoxhës t’katunit ton:-Dil n’pension se nuk ke mo fqi. Fërite ate Alibeun me t’zon venin se osht çun i qut, ne mer vesht nga zanoti i hoxhës, sa pa e mor noi katun qetër. Nuk m’nigjo. Shifni kur t’a përlajn t’qerët. Hajt tyrqeta pri Lomit.

  23. Mesila says:

    ky eshte nje pederast i peshtire qe te ngjall kupen .xhanem si gjithe ata qe ka maloku rrotull vetes

  24. Albert says:

    Kriteri me te cilin Berisha ka pergatitur listen e rekruteve ne banden e tij eshte qe rekrutet te jene te markes “S-H-S” !!! Ka ndonje qe nuk e di kuptimin e ketij akronimi?! …Nuk po e le te vuaj,edhe pse eshte e thjeshte per tu deshifruar: ‘Spiun-Hipokrit-Servil’

  25. inf says:

    siç shifet dhe duket moderatori qe eshte ne ket turn qe po kalon e paska kushuri alibeaj islamistin dhe ka dy dite qe nuk mi poston komentet PER TE. .por
    ne nuk merzitena se ate e njef gjithe lushnja dhe tirana qe eshte dhe do mbetet nji KOPUK I POSHTERR
    MODERATOR ti po deshe vendosi po deshe mos i vendos ket qe them une e thote gjith bota SHQIPTARE PER KET PALO BUR NJERI I NEVERISTSHEM.
    PO E KE NJERIUN TEND IK PREJ ATY DHE LEJA VENDIN NJI TJTERI.
    PER DIJENI DO NJOFTOJ PRONARIN E TEMES ZOTRINE E TIJ BRILANTIN MERO BAZE SE KAM 21 VJET QE E NJOF QYSH NE ORET E PARA TE FILLIMIT TE TRAZIRAVE.
    KAQE KISHA UNE PER TY O MODERATOR CENSURE .

  26. onni says:

    Eshte nipi agron musarait ky o popull,nuk ka ardhur te pd rastesht…eshte copace ne duart e saliut..po do e mare saliu me vete miun e haleve…ne buzmadh te cakranit do perfundoje perseri pushti…atje ne breg te vjoses pa uje e pa drita…

  27. bushi says:

    Perseri ne skene “pionieri” i Salienverit, turpi i familjes se mire e te shtypur nga rregjimi komunist. Edhe pse i lindur ne internim, kopuku i vogel vazhdon te recitoje vjershat e xhaxhi Saliut qe e ka gojen me sheqer, etj.

  28. Atdhetar says:

    Z. AlIBEBUSI. TI SIKUR JE FAMILJE ANTIKOMUNISTE, FAMILJE E PERSEKUTUAR, SI MUNDET QE TI JE NJE VEGEL E VERBER E BERISHES, BERISHA U GRABITI EDHE PRONAT ATYRE TE PERSEKUTUARVE QE VUAJTEN 50 VJET DIKTATUREN E EGER, VUAJTEN BURGJET E INTERNIMET, U GRABITI PRONAT DHE NUK U JEP AS DEMSHPERBLIMIN PER ATE VUAJTJE QE U SHKAKTOI PARTIA E TIJ (E BERISHES), DHE TANI PAS 50 VJET DIKTATURE, VUAJNE NEODIKTATUREN KOMUNISTE TE SALIUT, CFARE DJALLI JE TI, QE DESHIRON TE INKRIMINOSH NJE TE RI, PATRIOT E KURAJOZ, QE ME MISH E SHPIRT, PUNON E LUFTON ME KURAJE E AFTESI, PER TE BERE DICKA PER SHQIPERINE, PER POPULLIN E ATDHEUN, PER TA SHPETUAR NGA NEODIKTATURA KOMUNISTE E SALIUT TEND?!

  29. toni says:

    A thua nuk e ka merituar internimin ky qen,pse eshte i persekutuar kjo nuk do te thote qe eshte demokrat,shume nga keta kane spiunuar njeri tjetrin,fundja nuk paska pas faj Enveri,cudi si i ka lene gjalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje