Spahiu: Hyrje-daljet e mia në Kosovë, Strugë, Tetovë e Ulqin? Nuk kam dalë jashtë Shqipërisë

8 Shkurt 2012, 17:58Politika TEMA

Zëvëndëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, ka reaguar në lidhje me deklaratat e deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj, që është dhe në krye të komisionit të ngritur për shkarkimin e tij. Albibeaji pretendoi se Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka refuzuar dhënien e dokumentacionit të kërkuar si dhe publikoi të dhëna se Kreshnik Spahiu, sipas raporteve të policisë, ka 39 hyrje-dalje të regjistruara jashtë Shqipërisë.

Spahiu është shprehur se “prej datës 1 shkurt 2012 në Këshillin e Lartë të Drejtësisë ka filluar zbatimi i programit të auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për periudhën kohore 01/09/2008 deri me 13/12/2011. Në këto kushte Këshilli i Lartë i Drejtësisë është në respektim të plotë të detyrimit kushtetues ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit si i vetmi organ kushtetues për të kryer kontrollin ekonomik, financiar dhe ligjor të institucioneve të pavarura, si dhe të vetmit autoritet që dorëzon dhe raporton në Kuvendin e Shqipërisë për këto kontrolle”.

Përsa i përket pretendimit të Alibeajt për 39 hyrje-daljet në tre vjet e gjysmë, Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, deklaroi se:

“Aleanca Kuq e Zi ka dhjetë muaj që është krijuar dhe jo tre vjet e gjysëm, por dëshira për të shtuar numrin e hyrje-daljeve i detyron të shtrihen në kohë. Një pjesë e madhe e hyrje-daljeve janë në Kosovë, Struge, Tetovë, Ulqin, gjë të cilat nuk i konsideroj udhëtime jashtë Shqipërisë, ndryshe nga z.Alibeaj. Asnjë hyrje-dalje nuk është në konflikt interesi me detyrën. Ftoj për interes të publikut dhe respekt të transparencës ndaj tij të publikohet çdo hyrje-dalje e ministrave, deputetëve, dhe zyrtarëve të lartë të vendit tonë në referencë krahasuese me hyrje-daljet e mia”.

47 komente në “Spahiu: Hyrje-daljet e mia në Kosovë, Strugë, Tetovë e Ulqin? Nuk kam dalë jashtë Shqipërisë”

  1. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

    Nuk eshte demokratoke te mos njohesh Maqedonine, Malin e Zi, dhe Kosoven si shtete te pavarura. Politika e Kreshnik Spahiut eshte konfliktuale dhe e rrezikshme per te gjith shqiptaret!

    1. Geg Toskani says:

      Kam bindjen se jeni konfuz nè atè qè shprehni, ose mè mirè mund tè thuhet se po ‘shurosni jashtè vatrès’. Duhet ta kuptoni si njè kritikè miqèsore pèrshèndetje nga jashtè.

      1. Edi Detroni says:

        Gegtoskani,po e ke llafin per kete tocin siper, mos ia vir re se si ka pire ilacet sot.

        1. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

          Edi Detroni, je i babzitur!

        2. Geg Toskani says:

          Mund tè shpreh se nè atè qè kam dègjuar A.K-Z kèrkon bashkimin e shqipètarève me mirèkuptin, pa luftè , pa ofenduar tè tjerèt, pa nacionalizèm etj. Pèrderisa èshtè njè moviment paqesorè mbi baza atdhetare, nèse nuk mund ta pèrkrahni por jeni shqipètarè, nuk e kuptoj se pèrse jeni kundèr. Nèse kthehet nè Parti politike dhe do tè kèrkojè votat tona mund tè shikohet nè drejtim tjetèr. Nè shqipèri ka parti politike e grupime qè janè kundèr shqipèrisè dhe shqipètarève dhe mbi jetojnè pèr ‘mrekulli’, ndaj jam i mendimit lèreni tè ‘luaj’ tè shpresojmè tè sjelli mirè se pèr keq mjafton Berisha e nuk tè lè vend pèr tjerèt. Pèrshèndetje.

      2. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

        Geg Toskani, c’far thua?

        1. tourkofagos says:

          file mou[bl] leri korraket,po me thuaj a di gje se sa here turkoshaku Spahiu ka shkuar ne Tyrkie…!!!????

          1. Epirioti II says:

            Grekofil, nuk te kam komentuar ndonjehere se je nje palaco qe nuk meriton vemendje, por sot e meriton nje kompliment sepse ke bere nje koment super inteligjent.
            Do zoti nuk behet ndonjehere gje e rendesishme ky Kreshniku, se kur ti dali tymi i te keqes qe fshihet ne thellesi te tij, dhe lojes per te cilen po punon njerezve do tu vije per te vjelle dhe do zhgenjehen po aq keq sa cu zhgenjyen me Berishen pasi e votuan ne 1992.

            Megjithate une mendoj se ketij demagogu do ti dale boja dalngadale dhe Turqia do behet pishman per kalin (e gabuar) qe zgjodhi per te bere gjeopolitiken e saj ne Tirane.

            1. tourkofagos says:

              hahahaha,nuk do shume mend te kuptoj dikush se c’loje luan turkoshaku Spahiu,por ne nje popull injorant ky moster mund te behet hero.
              Ne nje shtet evropian ky vesh llapush,do te mblidhte kanoce e jo te bente superpatriotin……..

          2. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

            tourkofagos, po ta kthej pergjigjen, me duket se ka lindur ne turqine osmane Spahiu.

            1. tourkofagos says:

              hahahahaha,duket se ka gjetur stergjyshin turk,qe la faren e keqe ne truallin shqiptar…….

            2. salistalin says:

              Nga “Politika konfliktuale per shqiptaret” u hodhe ne Turqi me Kreshnikun. Geg_Toskani ka te drejte, vertete po “shurros jashte vatres”. Kjo vlen nqs nuk ben pjese te renegatet si Torkoarxidifagos apo molaret e tjere teologo-grekofile ketu. Nqs fshihesh, atehere vazhdo me Hapa-Dollapa.

      3. trim says:

        hallall qumshti nones kreshnik spahiu. ti i vje hakut sali vicidolit dhe talebanve te pd

    2. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

      C’far do te thot Spahiu me kete, nuk kam dale jashte Shqiperise kur Kosova, Maqedonia, e Mali i Zi jane te pavarur????

    3. elio says:

      E kuptojme nacionalizmin e ketij zoterise por qe ketu e te thuash se tetova apo ulqini jane Shqiperi me duket paksa teper. Mund te thoshte qe kam qene tek shqiptaret por keshtu me duket sikur po ben ceshte e mundur qe perendimoret ta skualifikojne si nacionalist toc. Nejse pune e tij, te shikojme kush do jene iniciativat e mepasshme…parti apo organizate??? dhe me ke do shkoje ne zgjedhje…

  2. saimir says:

    Kreshnik po te them disa gjera. Qe gjithe ky sulm ndaj teje nuk ka lidhje fare me respektimin e shtetit ligjor por ehst ethjehst inat personal dhe partiak kjo eshte e sigurt. Qe dhe ti duke qene nenkryetar i KLD e ke dhjere me daljet publike per AK e ke dhjere. Per mua ti duhet te ndjehesh bashke me presidentin per te gjitha tmerret dhe krimet qe ben sistemi i drejtesise ne Shqiperi qe nga lirimi i krimineleve nga burgu, mosdhenia e drejtesise, transaperncat e zgjedhjeve shqiptare, shtimi i mandatit tej kompetencave dhe kufijeve ligjore te sashenkave per tu dhene mundesi te vjedhin ende si shperblim per demet qe i kane bere vendit tone te dashur, per tu degjuar per keta gjykates se gjykates se larte qe terhoqen per hunde nje popull te tere dhe i tahen qe ti nuk pe gje se nuk ishte e vertete duke renduar situatat ne shqiperi e deri tek vendimet e fundit skandaloze per lenien ne shtepi apo gjendje te lire njerezve me pushtet qe kane vrare apo kane fshehur krime dhe duke denuar me burg mjeke apo profesore. Keto jane turpe dhe me keto merru e ngrije zerin apo tunde kemboren sa e ke. Per te na treguar sesi e quan ti Strugen apo Tetoven apo Ulqinin tregojua familjareve te tu. Bej detyren per te cilen paguhesh dhe beje mire dhe ky do te ishte nje ndihmese edhe me e madhe per te arritur ate qe ti pretendon se ben me AK. edhe une shqiptar jam dhe jam patriot mbase me shuem se ty por kam frike se gjithmone nga ne shqiptaret eshte luajtur karta e atdhetarise dhe nacionalizmit kur nuk duam te bejme gjerat qe duhen por per te krijuar alibira qe po merremi me pune te medha. Po pate ndonje kudnershti per sa te kam thene mund te me ktehsh pergjigje online

    1. Horri i bulevardit says:

      E keqja eshte se edhe ti Sajmir, por dhe shume te tjere, akoma se keni kuptuar se presidenti dhe K. Spahiu, kane celsat e kashtes.
      Se ne Gjykaten Kushtetuese, ne qofte se ju kujtohet, propozimet e presidentit, u hodhen poshte dhe cudia me e madhe ndodhi qe nje gjyqtar, qe vinte nga ish te persekutuarit mori me pak vota, as 40 dhe nje qe vinte nga ish nje familje kryekeput komuniste, Poda mori me shume vota, mbi 65, por qe per arsye se dolen bllof se ishte votim i fshehte, se quajten, se vete demokratet me Berishen ne krye, dolen haptazi kunder te persekutuarve dhe mbeshteten nje qe vinte nga komunizmi.
      Te gjitha propozimet qe vijne nga presidenti dhe qe duhet parlamenti ti beje te vlefshme, kur jane jo koherent me Berishen ato rrezohen dhe ne fund kur kryhet ky proces dhe nuk ka nje pike te perbashket, atehere mazhoranca ka te drejten e vetpropozimit dhe te vendimit.
      Dmth. qe nga presidenti dhe deri ne organe te tjera shteterore, qe kane te drejte propozimi, po nuk u mbeshteten nga mazhoranca, ose nga Berisha, dalin jashte loje, per tu zevendesuar me bythlepires te Berishes.
      Prandaj kemi kete gjendje katastrofike ne drejtesi, se eshte partija qe vendos dhe vulos, Presidenti Topi, ka rolin e ish presidentit Haxhi LLeshi.
      Desha ta jap kete sqarim se po shoh shume replika qe godasin thjesht KLD dhe drejtuesit e tyre, pa ditur arsyet e mirfillta te kesaj katrahure.

      1. saimir says:

        Kam pershtypjen qe nuk e ke kuptuar mire komentin tim. Une them qe ai si nenkryetar i KLD apo Presidenti is kryetar i KLD nuk kane marre asnje inisiative per te ndryshuar apo kontrolluar kete sistem te dhjere drejtesie. Nuk eshte mbajtur asnje qendrim nga keta persona, perkundrazi ne rastin e Sashenkes ky nenkryatr tha qe ka abstenuar nderkohe qe nga interpretimet qe i bene ligjit disa juriste te njohur ai nuk e paska kete te drejte. Mora nje rast por po them qe nisur edhe nga vendimi i fundit i gjykates se apelit, apo rastit te gjykates se larte me sekseret e ndryshem lart e poshte nuk kane mbajtur asnje qendrim. Kete po them dhe kete duhet te bejne. Nese nuk ka asnje gje ne dore sic thua ti me me moral do te ishte qe publikisht te jepte doreheqjen duke dhene dhe arsyet perse sesa te filloj jo e lagu jo se lagu.

        1. Horri i bulevardit says:

          E lagu se lagu, jemi ne nje linje por spo e kuptojme njeri tjetrin, esht tjeter ajo qe duket ne publik dhe eshte tjeter ajo qe ndodh.
          Me ndryshimet kushtetuese, qe u bene dhe me okej-in e PS-se, i dhane nje shkelm sidomos rolit te presidentit dhe nuk ka se si te prononcohet nje president apo nje nenkryetar i KLD-se, kur keto jane ne kushtetute, se i bie qe po te dali ne publik dhe te denoncoje nje problem, qe eshte ne fakt i drejte, del se po shkel kushtetuten.
          Drejtesia eshte nje problem i madh qe vetem me heqjen e Saliut nga pushteti, duhet te riorganizohet dhe njehere nga e para.
          Nuk jam ne kundershtim me ty ne ceshtje parimore, por thjesht teknike.

        2. çlirimi says:

          Me dukeni shume i paditur edhe foshnjarak or saimir(edhe me vjen sa keq), por nuk je i vetemti…, jeni me qindra edhe ju çiliminjte e rritur ne moshe po me mendje foshnjash edhe mbase te martuar e me femije ne Shqiperi (mjere femijte…ç’i mesoni??) Thua>-Bej detyren per te cilen “paguhesh” dhe beje mire – edhe si ty me qindra te tjere te rritur ne kotesi qe > çdokush duhet te beje mire punen e tij, d m th qe: hajduti, i korruptuari, servili, ata qe kane pushtetin nga vota e vjedhur, mjeket qe marrin para nen dore, dikush apo gjithkush qe blen dipllomat e shkolles, te gjithe!!! te bejne mire punen e tyre!!! –>Per te na treguar sesi e quan ti Strugen apo Tetoven apo Ulqinin tregojua familjareve te tu >– Po ti o Saimir(Sa keq) me familjaret e tu flet ndonjehere per Strugen apo Tetoven apo Ulqinin???
          –>edhe une shqiptar jam dhe jam patriot mbase me shuem se ty–< Une pyes… SA ME SHUME??? nje meter e dy kilogram e dhjete litra…??? Sa??? me shume???
          Eshte e veshtire te flasesh me ju çiliminjte e rritur, duket kohe e humbur, por njeriun ose do ta edukosh ose do ta vuash, jetojme te gjithe bashke edhe qe te jetoj une duhet te te edukoj edhe ty, dhe nepermjet teje te permiresohem edhe une. D m th sipas diturise tuaj o Saimir dikush duhet te rregulloje çatine edhe kur shikon qe themelet po ja vjedhin, po ja hajne hajnat, po i vjedhin guret e themelit edhe shtepia po i degediset kush e di se ku. Ti thua qe meqe jane çmendur te tjeret te bejme te çmendurin te gjithe, edhe jo te ndaloje korrupsionin, hajdutllikun, edukaten mafiose ne themel, ne strofkull, atje ku ka fuqine pushtetin. Te denoje cironkat neper gjyqe edhe jo tu heqe pushtetin matrapazeve. Me ç'gjyqtare o zotni, me ç'police, me ç'ushtri do ti denoje neper gjyqe. Ne cilat gjyqe…??? Kane me dhjetra vite qe shkaterrojne çdo gje te mire shqiptare. Nje edukate e re Duhet. Miresi e vertete shqiptare qe do Shqiperine te gjithe dhe shqiptaret bashke, jo te perçare. Duhet tju heqim pushtetin edhe me voten tende, e vetmja zgjidhje. Kur do rriteni o çiliminj edhe te hapni syte te shihni(nuk ju mjaftuan gjithe keto dhjetra vite) qe edhe me ndihmen dhe mosperfilljen tuaj Shqiperia po na iken per lesh. Po e vjedhin. O ZOT i madh ç'tmerr i kall Shqiperia hajnave brenda e jashte. Mos mbase ju e doni Shqiperine keshtu te ndare, te perçare, te zhubrosur, me dinjitet te fyer, ku shqiptareve u hedhin balte kur duan e sa duan. Ku e vetmja shprese ne Shqiperine tone eshte te ikim nga syte kembet, te therrasim rrofte armiku e rrofte maskarai, te ç'varrosim varret tona…??? Po kuptojme me ne fund se kush jane miqte e mafies ne vendin tone, se kush i mban dhe i paguan ata qe Shqiperine e duan te share e te ç'perfillur ne sherbim te horrave, ne sherbim te sllaverise, te zhubrosur nga kuajt e trojes, e duan balance per simbole hajdutesh. Po kuptojme se kush jane keta qe vazhdojne te vjedhin Shqiperine edhe shqiptarine si dikur. Ja, po kuptojme se cilat jane forcat qe perkrahin dhe mbajne korrupsionit ne vendin tone.
          Une jam Kreshnik. Aleanca KUQ E ZI eshte Shqiperia. O Kreshnik ZOTI te mbrofte per te miren e Shqiperise. Te dhensha jete nga jeta ime. çoje deri në fund këtë vepër madhore…!Për këtë i duhet ndihma e gjithë atyre që kane Shqiperine mbi çdo gje. Kush do Shqiperine eshte përkrah tij sot e gjithë jetën me njeriun që zemra i rreh shqiptarisht… Kuq e Zi…

    2. aliko says:

      Je pike fare Saimir. Eshte e vertete qe problemet me te mprehta jane ato te perdhunimit te drejtesise. Ky Spahiu nuk kap keto probleme qe i ka per detyre dhe qe po na lendojne por merret me tundje flamuri dhe rrahje gjoksi per patriotizem.

      Je i respektuar.

      Aliko

  3. Geri says:

    O sajmir ia ke thane taman,nuk i luaj asnje presje komentit tan.ky njeri e pati rastin e arte me bo dicka dhe nuk e beri.

  4. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

    Meqense Spahiu i do kaq shume shqiptaret, c’fa beri per drejtesine e korroptuar Berishjane????

    1. fule says:

      Me duket se KLD nuk merr vendime vetem me vullnet kryetari dhe nenkryetari, po me shumice, qe perseri e anon nga Saliu. Edhe ato qe propozon Topi ai ja ka kthyer 80%.
      Shumica parlamentare pra Sala e ka realisht ne dore drejtesine

    2. emi says:

      spahiut i jemi lutur te na ndihmoje ne nje krim te rende qe na eshte bere me pronen hapur fare. spati fare vemendje per ne.tha po, do tju ndihmoj dhe asgje. une per vete skam asnje besim tek nje person i politikes kur ai nuk respekton me te shenjten gje te personit :Pronen.per vete i kane shtepite sa ne det e sa ne mal.dh ejo vetem per kete [por ne se nje n/kryetar merret me nje tjeter aktivitet aq te gjwre ..po punen e tij kush do e beje apo marika?
      se di …po sjam ne gjendje te them ne se ka te drejte pavaresisht qellimit qe ai ka ne koke.

  5. Sem Luma says:

    Si pergjigje ndaj akuzave te ketij deputetit Alibej keto fjale te zotit Spahiu per hyrje-daljet (ne Kosove, Tetove, Ulqin) jane politikisht me vend dhe te pranueshme. Ndersa, po te thuheshin e perseriteshinme fjale te tilla vend e pa vend dhe pa nevoje, nje gje e tille do te ishte aspak patriotike, perkundrazi do te konsideroheshin si fjale dhe veprime feminore e bajate…

  6. une says:

    Mire e ke, edhe Nju Jorku edhe Londra, s’konsiderohen jashte shtetit. Jane pjese e Shqiperise. Pikaaaaaaa ketij menxyre! Po keta monstra vertete kujtojne se ne Shqiperi njerezit hane bar?

  7. jani says:

    mjere kombi po ka ngelur ne duart e kreshnik spahiut, nje KLD i dhane dhe e katandisi si ska me keq. edhe sikur asnje here te mos kishte dale jashte gjate mandatit ky njeri perseri nuk do kryente ndonje pune pasi ne ate pozicion duhet te jesh njeri me vizione , me deshira per te ndryshuar dicka ne kete sistem drejtesie te DEGJENERUAR. mos e gjykoni per hyrje daljet por gjykojeni per punen qe nuk ka kryer , per pazaret me gjyqtaret per presionet per te mbaruar punet e tij dhe jam i sigurt per milionat e EUR-ve qe ka nxjerre nga detyra si nen kryetar.nese ngelen fatet e kombit ne duart e tij lumi te na marre.por ky njeri duke pare ndjeshmerine e shqiptareve ne ceshtjen kombetare e shfrytezon per te qene ne loje kur ne nje moment te ndahet ajo torta e madhe qe quhet pushtet dhe ky plere te marre nje cope . Ndryshe nese nuk do jete ne ndonje post pas disa kohesh nuk do i bjere asnjeriu ne mendje se ekziston apo ka qene ndonjehere kreshnik spahiu.

  8. PrapambetjetOsmane says:

    Yxhym Spahi, shfrytezoje kompleksin-deshiren e shtypur te shqiponjave per te treguar se jane “dikushi”. Nuk je as i pari as i fundit. Kush njeh historine e ka pare se ajo eshte e mbushur plot e per plot me “figura” qe fal atyre, vetem shqiponjat nuk e kuptojne qe jane ekspozita e shallvareve ne muzeun e evropes. Sa per ligjin dhe etiken ato jane panjohura nga ty dhe jo vetem, si ne aspekrin praktiko-profesional po aq edhe ne aspektin filozofiko-intelektual.

  9. dritani says:

    Shume patetike dhe idiote si deklarate nese ka ndermend te merret me politike!
    Le shume per te desheruar…

  10. muhoci says:

    More Kreshnike,mose u merre shume me ket njeri antikombetare,do i thyeje hundet nje dite ky deputeti i PD,mose asekundi ne ndonje prapanice gomari.

  11. bobi says:

    Shume e drejte nuk ka udhtuar jashte Shqiprise

  12. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

    Udhtimet e Spahiut ishin jashte Shqiperise. Kurse per shkarkimin e Spahiut, jam kunder shkarkimit nga nji komision Berishjan. Spahiu te mos konsideroje Shqiperine si te bashkuar sepse Kosova, Mali i Zi, dhe Maqedonia nuk bejne pjse ne teritorin e Shqiperise.

  13. onni says:

    ore po ju njerez nuk doni te kuptoni apo cfare..?? po pse mer kosovaret e shqipetaret e maqedonise e malit te zi duhet me i qujt te huaj…flasin gjuhen tone kane zakonet tona jane shqipetare si ne… per me teper qe spahiu eshte me origjine kosovar e ka shpi tveten..bashkim per trojet shqipetare nuk do kete kurre,sta lejon njeri te behen 6-7 milion trafikante neper evrope e amerike..harrojeni…ne do vazhdojme te vuajme nen zgjedhen Berishjane apo te bashes te argites te olldashit rames rucit dades dokles…keta jane llumi i shqiperise…

    1. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

      onni, edhe amerikanet, kanadezet, australiane,anglezet e te tjeret flasin nji gjuhe, por kane shtetet te pavarura sic eshte Kosova, Mali i Zi, Maqedonia qe nuk i perkasin teritorit se Shqiperise.

  14. Tonny says:

    Qe te jesh patriot ne radhe te pare s’duhet te jesh genjeshtar. Ju zoti Spahiu, ishit nje jave ne SHBA dhe jo vetem, por me 6 kengetare nga Shqiperia. Koston edhe mund te ta bej, por per transparence, do ishte mire te na i thoje se sa u shpenzuan per kete udhetim dhe se kush i pagoi. Mos me thuaj shqiptaret e diaspores, sepse ka me shume udheheqes karizmatike qe mund te financoheshin prej tyre, dhe nuk e kane bere.

  15. Shkupi says:

    Ky Spahiu qenka,lole,,pergjesia eshte te Topi.

  16. beso says:

    Nuk mbahen dot dy kunguj ne nje sqetull.Ose Ak,ose detyra ne KLSH.Edhe une dua te bej nje parti,po duhen shume para,shume njerez dhe kohe e lire.Po te ishte ashtu,kaq veresie,te gjithe kishim bere nga nje parti apo Levizje.Per mua,Kreshnik Spahiu duhej te dorehiqej pa disktutim,dhe pastaj do kishte kohen e plote per te organizuar levizjen e vet.Nuk jemi aq infantile qe te mos kuptojme sesi funksionojne keto gjera.Une nuk jam ithtar i AK,por gjithsesi e mbeshtes si rryme panshqiptare.Kreshniku,meqe s’u dorehoq ne kohen e duhur,tani te pakten te beje betejen e tij finale;te demaskoje komplet sistemin karagjoz te ketyre lesh komisioneve me kryetare halim-bejet,e sa te mundet ti injoroje publikisht.Meqe nuk u dorehoq me pare,tani te luftoje qe te mos kene dot arsye per ta hequr!

  17. Xhevdet says:

    kreshnik spahiu faqeziu, sipas logjikes qe perdor, edhe kur ka ikur ne SHBA, mund ta konsideroje se nuk ka dale nga Shqiperia. Zonja Klinton duhet te pergatitet per keto bemat e ketushme …
    cfare eshte keshtu ky sharlatan kreshnik spahiu faqeziu !
    Pse eshte lejuar ky faqezi te qendronte deri tani ne KLD kur nuk bente detyren por linte gjykatat te zhytyra ne korrupsion?
    Imagjinoni se ke mbronte ky faqezi per te vene ne krye te gjykates se Tiranes: avokatin e krimineleve artan zeneli, mikun e drejtorit hajdut, mashtrues, maskara dhe jashtezakonisht te paafte ne profesion te bankes raiffesien canacaris, qe punon bashke me gruan e avokatit te krimineleve valbona zeneli, e perfolur per flirtet e saj te dashurise ne banke.

  18. latifi says:

    Kreshnik spahiu eshte nje shqiptare i vertete. Eshte totalisht kunder interesave te sali-ilir-nano-rames. Nuk eshte konjuktural, por i hapur me popull. Si mjere ju qe jetoni aty dhe jani kaq miope. Jeni ndare ne dy grupa tifozesh roz-blu. Si do qe te ktheheni Salen e keni ne pamje ballore. prandaj duht me urgjence nje lider tejrer si Trimi Spahhiu, pa cka se nuk i pelqene amerikes.

    1. Bazarxhevap says:

      Ik o Latif, bli ndonje kile presh se nuk ka me Shqiptare budallenj, te pakten ketu ne Shqiperi!

  19. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

    Ky Spahiu me kujton ate muslim brother’s qe luftuan per nje demokraci me te futur.

    1. Edi Detroit says:

      BL, ti me kujton mua Tomin dhe Xherin, je nje budall qe se ke shokun, shiko sa here ke komentuar ne nje artikull gati 10, dhe sa here del K. Spahiu fillon e shkumezon, na ben edhe kristianin tani, ik shko bej ndonje pune me te sakte, mos na bej gam gam ketu si ato goret.

  20. ai says:

    ore bandite. po ju te tere jeni palaco. po kreshnik spahiu eshte i vetmi personalitet , pamvaresisht se c’fshiet mbas kesaj, qe thote ballkani ka me shume se 10 milione shqiptare. ju te pa punet e internet kafeve ku do qe ndhodheni jeni vertet per te qare hallin. ore injorante ju eksitoheni kur grekte ju therrasin derra. kur maqedonasit ju kerkojne dhoma gazi. bahhh ne cfare niveli eshte shqoqeria e kombit shqiptar. o ju vrafte zoti me karabine…

    1. Bazarxhevap says:

      E ke blere kilen e preshit??

  21. Horri i bulevardit says:

    Bej cudi me disa teveqela qe komentojne ketu dhe i them, kaq te trashe jeni me te vertet, sa te bini ne gracken e Saliut, ka kollaj.
    Se pikerisht Sali Berisha, cilin ka perppara qe mundohet ti zere rrugen, fillon me shpifjet dhe ka sukses, se jane ca tarallake, qe bejne ketu dhe komentusin edhe i marrin theniet e Saliut si te verteta, Bravo Sali, kur gjen kaq debila, ke te drejte ti perdoresh si te doje suma ty, se aq mbajne.
    Sot po na del Fatos Nano burr i mire se nuk ja ka zen rrugen Berishes dhe biles Berisha e ka bere mik, sot ai nuk permendet nga debilet, por permendet dhe futen ne nje linje me Saliun vete Edi Rama, dhe Kreshnik Spahiu, qe po thone me te madhe, shikoni o debila, se po ju terheq saleshi per hunde dhe ju po ju duket se po ju perkedhel.

  22. ALBAN says:

    o berisha largohu,ti je kreten,o antishqiptare,ato jane troje shqiptare dhe nje dite prej dite do te bashkohen,ato jane shtete artificiale te formuara mbi kurrizin tone(tokave tona) ne si shtet tani per tani jemi gjysmak,pa krahe,pa kembe,prandaj nuk munde te levizim keshtu sic jemi,nuk jetohet vetem duke marre kredi nga jashte,cdo kush qe investon me nje vend shikon tregun,pr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje