Katër vjet e gjysëm pas zgjedhjes, kreu i shtetit e gjen veten më të izoluar se kurrë. Kompetenca të bllokuara, konflikt i ndezur me qeverinë, pamundësi për të influencuar proceset politike në vend. Bilanci dëshpërues i një mandati dhe dorëheqja e munguar e një politikani të lartë
Nga Skender Minxhozi
Gazetarët që mbulojnë aktivitetin e organeve të drejtësisë në Tiranë, kanë mbetur të habitur paraditen e 30 janarit, kur kanë parë eskortën e presidentit Bamir Topi të mos ndalet në derën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në Bulevardin Zogu i Parë. Sipas një rituali të konsoliduar prej vitesh, kreu i shtetit hynte nga dera qendrore e institucionit, i pritur në hyrje nga zëvendëskryetari i KLD Kreshnik Spahiu. Atë ditë presidenti përdori një hyrje të prapme të godinës së madhe me fasadë prej xhami, duke iu fshehur me kujdes syrit të kamerave që e prisnin tek dera kryesore. Ky detaj i parëndësishëm nuk shqetësoi shumë nga mediat, të cilat janë mësuar me situata edhe më të rënda, që kanë ndodhur rregullisht në institucionin më të lartë të drejtësisë shqiptare.
Por për vëzhguesit e kujdesshëm, nuk kaloi pa u vënë re fakti se presidenti ia doli mbanë, me anë të kësaj rrëshqitjeje të vogël protokollare, që të mos shfaqej para kamerave me njeriun që në ato orë ishte i kryqëzuari i preferuar i shtetit: Kreshnik Spahiun. Situata ishte e rëndë, edhe pa hetimin parlamentar të shefit të ri të Aleancës Kuq e Zi. Më mirë të evitohej ky shtrëngim duarsh “puçistësh”!
Bilanci i vështirë i një Presidence
Cili është sot, pas më shumë se tre vjetësh e gjysmë, bilanci i presidencës së Bamir Topit? Ja një pyetje që ndoshta ia vlen të shtrohet qysh tani, kur nga mandati i tij presidencial kanë mbetur edhe rreth pesë muaj. Topi u zgjodh në krye të shtetit në një klimë politike e cila premtonte një presidencë të qetë dhe pa shumë andralla. Pak a shumë si mandati i Rexhep Meidanit pas vitit 1997, i cili kishte pasur mbështetjen, qoftë edhe formale, të mazhorancës rozë që drejtonte asokohe vendin. Në 20 korrik, kur përqafonte ata që e kishin votuar, Bamir Topi zor se e imagjinonte se fati i tij presidencial s’do t’i ngjante asfare atij të Meidanit, por do të ishte thuajse i njëjtë me atë të presidentit tjetër në radhë: Alfred Moisiut.
Në thuajse katër vjet, distanca graduale që u krijua mes Presidentit Topi dhe kryeministrit Berisha, përcaktoi edhe përmasat e humnerës që do ta ndanin atë përgjithmonë nga partia e tij. Sot ai është një lloj “apatridi” politik, i përzënë nga forca e tij politike në mënyrën më klasore dhe të padrejtë të mundshme. Me kalimin e viteve, ai është rrethuar e tkurrur brenda kangjellave të institucionit të tij, duke humbur rrugës kompetenca, tagër ligjor, miq e aleatë. E gjitha kjo atmosferë nuk e shkarkon megjithatë nga përgjegjësitë e tij edhe vetë kreun e shtetit, që ka kaluar mes “miqësish dhe armiqësish” politike nga më të pabesueshmet në këtë pesë vjeçar. Dhe ja pse!
Ndryshimet Kushtetuese
Presidenti Topi reagoi vakët, kur në vitin 2008 Berisha dhe Rama flirtuan mes tyre, për të mënyrën e zgjedhjes së Presidentit, i cili papritur, shikonte se do të zgjidhej me më pak vota sesa duhen për Avokatin e Popullit. Edhe pse kjo formulë e re kushtetuese shërbente për Pasardhësin, Topit i nuk i pëlqeu aspak, sepse mendonte dhe vetë një mandat të dytë. Që ngjante i pamundur për shkak të marrëdhënies që kishte krijuar atëherë me dy të fortët e politikës, Berisha dhe Rama në atë kohë.
Pak javë më parë ai u shpreh për mediat se “momenti i ndryshimeve kushtetuese 2008, është momenti kur filloi ftohja (me Berishën). Deputetët iu futën lloj-lloj ndryshimesh në Kushtetutë pa konsultimin e Kreut të Shtetit, duke u atakuar me institucionin e Presidentit”. Ky qe fillimi i fundit të marrëdhënies së Bamir Topit me partinë e tij. Reagimi i tij në atë kohë ishte amorf. Ai i hapi rrugë të keqes, e cila e vuri poshtë edhe atë vetë.
Sistemi i drejtësisë
Kreu aktual i shtetit është i vetmi në erën postkomuniste, të cilit i janë rrëzuar më shumë dekrete, sesa i janë miratuar. Në pesë vjet ai ka parë sesi është mahisur marrëdhënia e tij me Kuvendin, duke sjellë rrëzimin e përsëritur të kandidaturave të tij. Kujtohet ende beteja publike që ambasadori amerikan i atëhershëm Uithers, bëri në vitin 2010 me mazhorancën, për shkak të asaj që ai e quante “rrëzim politik i kandidaturave” për anëtarët e gjykatave. Ka qenë i njëjti diplomat, i cili ka vënë re gjithashtu, siç na e tregon Uikiliks, se kreu i shtetit ka pranuar të hyjë edhe në pazare aspak elegante me kryeministrin, për të kaluar kandidaturat e tij. Kjo e drejtësisë, është një përplasje që Bamir Topi po e përjeton në përmasa gjithnjë e më të rënda. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që u la për shumë kohë në mëshirën e fatit, pa anëtarë të zgjedhur dhe i sulmuar rregullisht nga qeveria, është shprehja më e fortë e konfliktit Topi-Berisha në drejtësi. Rrëzimi i pritshëm, gjatë këtij muaji, i Kreshnik Spahiut, në kokën e KLD-së, do të jetë goditja e fundit që kreu i shtetit do të marrë në këtë segment shumë të rëndësishëm të drejtësisë. Ikja e Spahiut e lë praktikisht zbuluar Topin, në një organ që ka qenë deri më sot jetik për atë vetë, por edhe për ruajtjen e ekuilibrave në sistemin e drejtësisë, përballë sulmit frontal të kryeministrit. Ndërkohë, tre dekrete gjyqtarësh kushtetues janë bllokuar nga Kuvendi, duke lënë në detyrë 3 anëtarë të vjetër, me më shumë se 13 vjet në detyrë, ndërkohë që Kushtetuta parashikon se mandati nuk duhet t’i kalojë 9 vjetët.
Konflikti i tejzgjatur me qeverinë për sistemin e drejtësisë, e ka lënë praktikisht Presidentin pa njërën nga kompetencat e tij themelore.
Diplomacia
Nëse ka një rrëmujë institucionale e ligjore, diku në ngrehinën e sotme shtetërore, kjo është diplomacia. Dhe sa më larg Tiranës, aq më rrëmujë dhe kundravajtje ligjore. Përfaqësitë tona, të cilat drejtohen nga ata që ligjërisht quhen “përfaqësuesit e Presidentit”, pra ambasadorët, janë faktikisht shprehja e pafuqisë së kreut të shtetit për të vënë rregull dhe ligj në këtë sektor jetik, për imazhin e shtetit dhe funksionimin e tij. Konflikti i tejzgjatur me Berishën, i ka imponuar Bamir Topit pamundësinë totale të ndryshimit të ambasadorëve, konform afateve ligjore të shërbimit, kritereve të emërimit dhe të funksionimit të trupit tonë diplomatik. Ambasada e jonë në Londër qëndron pa ambasador prej më shumë se një viti, për shkak se Topi dhe Berisha nuk bien dakord për emrin e ambasadorit të ri. Aktualisht marrëdhëniet tona më Britaninë janë të ulura në gradën e të ngarkuarit me punë, një skandal i vërtetë ky. E njëjta situatë është edhe në Pragë. Nga ana tjetër, sherri mes presidentit dhe kreut të ekzekutivit ka sjellë që titullarët e përfaqësive në Romë, Bernë, Gjenevë, Paris, Strasburg, Berlin, Buenos Aires, Podgoricë, Shkup, Stokholm, etj. të tejkalojnë afatin e shërbimit, duke qëndruar në post edhe përtej limitit ligjor. Një trupë diplomatike e bllokuar, është rezultati i pamundësisë së kreut të shtetit për të imponuar respektimin e ligjit në politikën tonë të jashtme. Një tjetër kompetencë bazë kjo e një kryetari shteti.
Faljet, dekorimet
E drejta monopol për faljen i është mohuar presidentit të Republikës dy vjet më parë nga një ligj antikushtetues, që i jep të drejtën ministrit të drejtësisë të propozojë faljen. Kreu i shtetit e dekretoi edhe vetë atë ligj, megjithëse ishte në kundërshtim me kushtetutën dhe megjithëse kështu i kufizoheshin më tej kompetencat. Një shembull tipik ky i sjelljes së tij, e cila është prirur gjithnjë drejt evitimit të përplasjes, megjithë kostot që kjo përmbante. Një ndër kompetencat reale që i kanë mbetur kreut të shtetit, e kjo vetëm sa e shton melankolinë në zyrën e kreut të shtetit, janë dekorimet.
Këto të fundit kanë qenë të shumta këto vite, por edhe këtu incidentet s’kanë munguar. Rasti i prokurorit Breca, të cilit iu tërhoq dekorata pas presioneve të mazhorancës, ilustron qartë imazhin e një kryetari shteti të “markuar” fort në çdo hap të aktivitetit të tij.
Buxheti
Një nga gjestet më cinike të mazhorancës ndaj presidentit, ka qenë ulja e buxhetit të institucionit të tij. Për vitin 2012, qeveria Berisha i shkurton buxhetin Presidencës, krahasuar me buxhetin fillestar të këtij institucioni për vitin 2011. Për vitin 2012, qeveria ka parashikuar për institucionin e Presidentit, 158 750 lekë. Ndërkohë, deri në fund të vitit 2011 Presidenca pati në dispozicion të saj 164 milionë lekë. Në buxhetin fillestar për vitin 2011, për institucionin e Presidentit ishin parashikuar 168 milionë lekë, ose 32 milionë lekë më pak se shuma që i ishte parashikuar për vitin 2010. Një rrudhje graduale, por e pandalshme, siç shihet.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare, fjalimet në Kuvend
Tragjedia e Gërdecit ishte hera e fundit që ky organ, i drejtuar nga kreu i shtetit, u mblodh në format të plotë. Që nga ai moment, Bamir Topi rezervohet ta thërrasë mbledhjen Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Arsyeja është e thjeshtë: Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij nuk paraqiten në takim. Një bojkot ky aspak i heshtur i mazhorancës, i cili i heq praktikisht një funksion të rëndësishëm kreut të shtetit. Atë të lidershipit në axhendën e sigurisë kombëtare të vendit. Sa për mesazhet drejtuar Kuvendit, që nga viti 2007 regjistrohet vetëm një i tillë, kur Presidenti iu drejtua parlamentarëve nga foltorja e Parlamentit. Më pas Bamir Topi i ka dërguar deputetëve mesazhe përmes medias, siç qe rasti i fundit, më 4 shtator, një ditë para hapjes së sesionit aktual. Agresiviteti i Jozefina Topallit dhe fytyrat e ngrysura në krahun e djathtë të sallës plenare, ia kanë bërë praktikisht të pamundur presidentit të shkelë në godinën e Kuvendit.
Vizitat protokollare
Është e vështirë që të kuptosh sesi mundet një kryetar bashkie apo prefekt, që të mos paraqitet në derën e makinës së presidentit, kur ky mbërrin në një qytet në Veri a në Jug. Por kjo ka ndodhur jo rrallë. Nga Fieri në Shkodër, Bamir Topi është bojkotuar publikisht nga autoritetet vendore apo përfaqësuesit partiakë të PD-së.
Një kapitull tjetër skandaloz është ai i vizitave jashtë vendit, ku kreu i shtetit gjen vështirësi për të pasur në delegacionin e tij përfaqësues të mazhorancës. Presioni aktiv i Kuvendit mbi të ftuarit e presidentit, ka bërë që kreu i shtetit ta ketë të vështirë të marrë me vete delegacione politikisht të balancuara.
Topalli, ministrat
Nuk është vetëm agresiviteti i Berishës, problemi i Bamir Topit. Teli me gjemba verbal qe e rrethon, është thurur edhe me duart e ish-kolegëve të tij të dikurshëm. Qëndrimi i Jozefina Topallit ndaj presidentit është i njohur tashmë edhe për gurët e rrugës. Zonja e fortë e parlamentit nuk kujdeset fare që ta përmbajë sadopak mllefin dhe urrejtjen që ushqen për kryetarin e saj të shtetit. Pas saj, vjen një listë e gjatë ministrash e deputetësh, të cilët sapo gjejnë një mikrofon rrugës, nuk e humbin rastin për të derdhur pak helm në drejtim të presidencës. Më i fundit ishte Genc Pollo, një ministër i cili duhet besuar pak ose aspak, kur akuzon për çështje korrupsioni. Sepse ka bërë të njëjtën gjë dikur edhe me Berishën.
Por në rastin e Topit – parà në këmbim të emërimeve në sistemin e drejtësisë – siç akuzon Pollo, situata është shumë më delikate dhe vetë Topi nuk duhej ta kalonte me një përgënjeshtrim ta thatë dhe sfidë mediatike ndaj ministrit të Berishës.
Dhuna verbale e mazhorancës ndaj presidentit është një ndër shfaqjet më absurde të krizës institucionale në Shqipëri. Kjo sjellje ka vënë në provë të fortë vetë karakterin e Bamir Topit në tre vitet e fundit, por asnjëherë deri më sot kreu i shtetit nuk ka guxuar (dhe deri diku ka bërë mirë) që të përgjigjet me të njëjtën monedhë. Megjithëse durimi e ka një kufi. Të paktën për shqiptarët e tjerë, të cilët kanë ngritur supet përballë heshtjes presidenciale.
Dorëheqja e munguar
Ore po ky presidenti pse s’jep dorëheqjen?! Kjo frazë është dëgjuar shpesh gjatë tre vjetëve të fundit, kur marrëdhëniet e Bamir Topit me mazhorancën u rrënuan në mënyrë të pakthyeshme. Kjo pyetje, më shumë një thirrje në fakt, ka qenë sidomos e shpeshtë në orët dramatike të 21 janarit 2011, kur shumëkush, në kërkim të një rrugëdaljeje nga tuneli i errët i dhunës, shihte tek gjesti i fortë i presidentit, një shkarkesë elektrike që do të sillte në vete shtetin e çoroditur nga gjaku i viktimave të pafajshme dhe nga fantazma e puçit inekzistent. Por goditja s’erdhi kurrë. Presidenti zgjodhi të kapërdijë përditë helmin e akuzave personale e të fyerjeve banale që i vinin nga oratori i radhës që kapte podiumin e shumicës blu dhe natyrisht, më së pari, nga vetë “bariu” i grigjës, kryeministri Berisha. Bamir Topi mund dhe duhej ta kishte dhënë dorëheqjen shumë kohë më parë. 21 janari i vitit 2011 ka qenë vetëm një datë kulmore, e cila ftonte zyrtarët e lartë të këtij për përgjegjshmëri dhe lidership. Edhe orët që e pasuan, kur presidenti mori mbi vete mallkimet ekstreme të ish-miqve e kolegëve të tij, që kishin kthyer përmbys gjithë parlamentin, për ta zgjedhur president më 2007, ishin një moment i duhur për ta këputur një litar formal që e mbante lidhur në një institucion që tkurrej nga dita në ditë. Topi mund të vazhdojë të mendojë edhe sot se është treguar burrë duke qëndruar në postin e tij, por ka jo pak njerëz në këtë vend që mendojnë sot se nganjëherë ikja përbën një kontribut më esencial sesa qëndrimi në vend.
Çfarë e mban ende në detyrë presidentin aktual të Republikës? Ofiqet dhe imunitetet? Vështirë se i hyjnë në punë, pasi për pak muaj nuk do t’i ketë më. Roli konstruktiv në jetën politike? Edhe kjo vështirë se mund të materializohet, për shkak se njëra nga palët e gjuan gjithë ditën me gurë dhe e shan me ç’t’i vijë në gojë. Apo mos është stili i përhershëm i politikanit Topi, i cili dëshiron të shmangë sa të mundet përplasjen, sherret, duke avancuar sipas stilemës së tij personale “unë flas duke heshtur”?! Kjo e fundit ka shumë gjasë të jetë e vërteta e hidhur e një njeriu që po bëhet gati të hidhet në ujë, por që ka sërish frikë nga noti.
Partia e re e zotit Topi pritet të shfaqet në skenën politike, diku në fund të shkurtit apo fillimit të marsit. Të paktën këto lajme filtrojnë nga rrethi i të besuarve të presidentit, të cilët po punojnë me strukturat e programin e saj. Sido që të ndodhë, e sigurt duket se nuk do të jetë vetë presidenti që do ta bekojë publikisht krijesën e tij të re. Edhe një herë ai do të jetë aty, duke mos qenë. Një paradoks i gjatë dhe i gjerë, i cili e ka gërryer prej kohësh presidencën aktuale të Shqipërisë, e kthyer prej kohësh në institucionin më të sulmuar nga miqtë dhe armiqtë. Bamir Topit s’ka kush t’i shkruajë, do të thoshte Garcia Markezi. Atëherë çfarë pret presidenti ynë?!
Disa nga Kompetencat e Presidentit të Republikës
a)i drejton mesazhe Kuvendit;
b)ushtron të drejtën e faljes sipas ligjit;
c)jep shtetësinë shqiptare dhe lejon lënien e saj sipas ligjit;
ç)jep dekorata e tituj nderi sipas ligjit;
d)jep gradat më të larta ushtarake sipas ligjit;
dh) me propozim të Kryeministrit, emëron dhe liron përfaqësuesit e plotfuqishëm të Republikës së Shqipërisë në shtetet e tjera dhe në organizatat ndërkombëtare;
e)pranon letrat kredenciale dhe tërheqjen e përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të tjera dhe të organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Shqipërisë;
ë)lidh marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit;
f) me propozim të Kryeministrit, emëron drejtorin e shërbimit informativ të shtetit;
g)emëron Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe rektorët e universiteteve sipas ligjit;
gj) cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve;
h) kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre.
*Revista Java
Analize e mire. Titulli duhet te kishte qene pikerisht rreshti i fundit “Presidentit nuk ka kush t’i shkruaje”
bamir topi komplet AMORF…une flas me heshtje, sidomos duke bere parti me mustafaj e sali shehun, qe neglizhoj marreveshjen famekeqe me greqine per detin, qe emeroj kristaq gervenjin (ai qe materializoj shitjen e atdheut dhe qe meriton vetem pushkati) & co me grada ushtarake, ky nuk ka KOQE per vete, dhe lere per popullin!!!
o bamiro shko dhe shiko ndinje ndeshje futbolli, dhe hap ndonje dyqan llotosh sepse nuk je per popull ti
Nuk e kuptoj kete situate
z.Minxhozi,ju pergezoj per analizen,shume perfekte ,si gjithe te tjerat.
Per doreheqjen s’ke pse e pret.Bamiri peshesh ha i gjori,traditen per faqore 16 gradeshe ta shoqeroj me qep e gjize
_po mire bamiri, mi ti zoja teuta,ha apo pi ne qytetin e te pareve te vet,,,po juve si katnare erakembeshoresqetullore nga flisni,,,,nga e merni internetin,ku e ke maru 4 vjecaren,kur e le buken e misrit,kur ste vinte era dhi,,,,,,pra nga flisni per nji tironc,,ca bo ai ne tironen e vet,,,,,,,,,,I lutem temes ta botoje,,se ajo fol per presidentin edhe i botohet,,,,,,,,,po ne te tjeret_
Ti je shqiptari apo banuesi ne trojet shqiptare, pasi shqipja jote ja ca diskutim, tipiku, perse ky vend eshte ne kete fare derexheje! O kokeqyp, qe ne vend te mendjes duhet te kesh gjize, po ca rendesi ka se prej nga eshte presidenti o gallof?!apo crendesi ka nga eshte Teuta, mos valle Tirana shperndan internet?apo fshataret skane te drejte te hyjne ne internet se ate e kane shpikur diku ne ndonje qoshe te Tirones?! Presidenti, i cili ne kete rast fatkeqesisht eshte Topi eshte i te gjitheve o pall, dhe meqe ra llafi ky cdo gje mund te beje por ate pune e ka dhjere..Nqs ju e pranoni si president te Tirones, une jam dakord, merreni..por personalisht meritoj nje President me te mire dhe me kurajoz sesa ky!mos u hidhero o burre, se ai vertet i tille eshte..madje ka mundesi mos jete hic tironc po i ardhur dikur nga anadolli..
Folen inferioret,qe kur ne shkrunim,apo lexonim,ktyne i humbte dhia,dhe kerkonin shpateve e maleve,deri sa e gjejshin.Kurse ne i shifshim neper libra kto gjona.Na fal per dialektin,or malokodrinor, apo fushor, kushdo qofsh.Kur fol per TIRONEN, kujto veten kur erdhe per here te pare, e pickojshe veten,dhe thojshe,,A jam vertet ktu.Mer kaptin trecepsh
se harrova jeleket me rombe,dhe valixhet jeshile me dry kinez
o pall me gjyslyke, se tani po matem mire! Po ti je inferior o te marrte muti citjanet, o mbeturine e osmaneve!Ti je inferior o delenxhi qe kerkon te personifikohesh me nje qytet, e jam i bindur qe ske per te pa gje tjeter ne jete vec Tirones!Personalisht tirana ma shpif, ne cdo gje, kjo e sotmja e kam fjalen, por e pranoj si Kryeqytet te atdheut tim. O pall me cizme, ti mos na bej sikur Tirana eshte Parisi o kungull pa fara, o ushtar i Haxhi qamilit!Kur tirana ne vitet ’20 mbathte citjane e shiste caj me ibriqe, qytetet e tjera merrnin e jepnin me boten o humbetire..Bejini lapidar atyre qe ju ben kryeqytet dhe Enverit qe perparoi disi, se do kishit mbet me citjane! Dhe mallkoni Berishen o te mjere, qe ju pruri sorollop ne prag te shpise e u ktheu qytetin tuaj e Kryeqytetin tone ne nje hale te madhe! Nejse cflas dhe une marrezira, ty ende te duket sikur ajo eshte Vjena e parisi..oh zot, me ju eshte gjynah te ndash emrin shqiptar!
o tema,ku jane komentet e mija.Jo ca te nones e ca te ujkut
ky edhe kur ve kapele,asihere nuk e gje, se nga osht drejt.Pasi eshte Kushtrimi i te pareve.trecepsor
se po na del ktu,qe gjysherit e latifit,vishnin xhinse,atlete puma,dhe vicktoria secret, ne 1920 en
Ckeni me Mirin????????? Ky fara po ha…..
O idiot “tirone”, po pate lexuar ti nje liber tere jeten tende, hallall t’i kemi ne te tjeret te gjithe ato qe thua per “jo-tironcit”. Jo per gje, por kur lexon c’shkruajne trapa si puna jote, thua shyqyr qe nuk na ra per pjese te ishim “tironce”…
Berisha me format me mafioze kontrollon gjithe institucionet e vendit. Bamir Topi, ne rolin e presidentit, pati shansin te dilte hapur kunder Berishes sidomos per ngjarjet e 21 -Janarit. Forca e tij ne syt e popullit ishte me e madhe se ajo e “miut” ne shkuljen e rrepkes.Ai preferoj “te hante fara” ne vend te mbrojtjes se Institucionit Presidencial dhe kryerjes se detyres si president.Ka per te ngelur presidenti me i pa afte i Shqiperise.Kete fakte populli jon ka per ta vuajtur gjate ne vitet qe vijne.
Skender Minxhozi mendoj se gabon ne menyre dilatante kur parazet mos dorheqjen e Bamir Topit nga posti i Presidentit.
Eshte e vertete qe mandati i tij nuk eshte i mbushur me suksese, por jane dy gjera thelbesore qe i japin te drejte strategjise se Bamir Topit dhe mos doreheqjes se tij.
Se pari duke mos dhene doreheqjen, Bamir Topi i ndaloi Berishes qe te merrte apo te kishte nene pushtetin e vet dhe postin e Presidentit, pasi ai qe do vihej pas doreheqjes, detyrimisht do te ishte nga klani i Sales, pra Berisha do te zoteronte te gjitha institucionet, dhe kjo eshte e rrezikeshme per demokracine e brishte shqiptare.
Se dyti, duke ndejtur tre vjet me teper, Topi arriti te siguroje nje hapesire te rendesishme mediatike.
Mos qenia dakort me te gjitha ato qe i kerkonte Berisha apo Topalli, te cilet jane shnderruar pak nga pak ne figura te konsumuara e te politikes shqiptare, ka kontribuar te krijoje nje imazh pozitiv ne opinionin publik.
Pra, Topi me kete strategji tregoi se rruga e ndjekur prej tij, sihte rruga me efikase per te minimizuar pushtetin e Berishes, si dhe per te krijuar shancet per formimin e nje levizje te re politike (nuk them te djathte, pasi asnje nuk njeh programin e kesaj levizjeje).
Menyra se si u zgjodh i paracaktoi dhe kete fund te turpshem. Presidenti me i dobet i te gjithe koherave,bile dhe i atyre te futbollit
syte e xhozit sy ndrikulle, shum lavire kjo traveli.
Shkrim shume i mire!E mbaj pak mend B.Topin si kryetar grupi te Pd ne kuvend,kur berisha e shihte me ekzaltim;ishin kohe te tjera.Kur jozefina gati marrohej nga batutat e Topit dhe duartrokiste me kembe perpara se ky te mbaronte fjalet;ishin kohe te tjera dhe keto.Pastaj u zgjodh Topi,me nje proçedure,qe me pas provuan ta adoptonin kosovaret,por dhe atyre iu disgustua dhe e ndreqen maskaraden.Topi ka marken e djegur te asaj zgjedhjeje President,qe ne njefare menyre ia uli famen dhe nder te tijte.Per mua,ai kerkoi shpejt pensionin politik,me duart e tij,dhe kjo s’besoj te demonstroje ndonje mençuri te madhe.Tani Topi do hyje nga dritarja,duke dale nga dera,duke ofruar nje pol te trete politik.Pune e tij!Kam nje kuriozitet:Pse Oketa dhe Biberaj nuk e formojne vete partine dhe njeri te behet kryetar?Mua ata me duken me te pertypshem;mund te bejne edhe nje rruge me te gjate,por me frytdhenese.C’e duan ata Topin?Tjeter gje nese Topi do kish dhene doreheqjen para ndonja dy vjetesh,por ai as tani nuk jep doreheqje,qe s’e pret as kryetari i komunes se,fjala vjen,Koplikut,se jozefina ia pushkaton fisin.Pas 21 janarit,kur prokuroria nxorri nje mandat arresti per 6 ushtarake te gardes,diku ne nje forum shkrova qe Topi ne kete rast duhej te vinte helmeten dhe mbi tank te hynte ne garde e t’ia sillte prokurorise ata 6 tipat qe s’vinin te paraqiteshin,sepse ky ishte konflikti me i rende kushtetues qe kish ngjare ndonjehere.Te me fale presidenti,se kujtova se mos eshte kompetence e tij rregulli Kushtetues;te me fale,se e dija qe i kishte mbetur ndonjeçike nerv.Keto pune duan nerva,se punet e sakta duan njeçik çmenduri dhe rrezik brenda.Ishte moment Presidenti ai qe permenda.Tani,pyesim veten,mos Topi,me dashje apo jo,perfaqesoi katerciperisht ekzakt ate llojin e Presidentit qe do berisha;ta shash te mos ktheje pergjigje,ti bertasesh te pushoje dhe ai pushon,ta besh horr bulevardi dhe ai,ne vend te beje tamam si horr,ti marre gurmazin berishes,rri e prashit kopshtin me qepe tek Presidenca.z.Minxhozi,ju kam zili per preçizionin e argumenteve!
Minxhozi e kemi kollaj ne te anatemojme tjetrin dhe tja bejme punen hic ne asgje. nukl duhet te harrosh qe ai inicioj nje forum ballaknik ne mes krereve te shtetve te ballkanit per paqen dhe stabiliotetin ne ballkan, nje forum presidentesh qe u takua shume shpesh dhe i dha nje hov edhe prezantimit te kosoves si shtet i pavarur, vizita me Obamen, vizata ne turqi, itali, austri, ne kosove ne seline e natos ne 2008 vetem pa berishen eth, keto duhen permedur p[avaresisht sesa mediatike jane bere. Gjithsesi historia e ketij presdienti do shkruhet pas disa vitesh kur te jene qartesuar shume gjera, ndoshta shume iniciativa apo stopime te tij mund ti kene sherbyer nje klime me stabel ne shqiperi, edhe heshtja e 21 janarit pavresisht merzise sone mua me duket se e ka nje arsye te cilen ndoshta do e zbulojme kur ketyre ngjarjeve do i dalin petet e lakrorit. Dhe pikerisht kjo mazhorance ska pse ankohet per te sepse ai asnjehere nuk foli per zgjedhjet e vjedhura apo hapjen e kutive, apo dergimin e ceshtjen ne gjykaten e venecias apo qofte edhe vendimet skandaloze te apelit ne rastin basha me 8 maj. Por kjo mazhoranaca ka dashur edhe me shume se kaq ajo ka deshiruar qe ky institucion te behej komerdarja shpetuese duke certifikuar me vulen presdienciale gjithe zullumin e bere, dhe ky duke mos e bere kete shpetoi shtetin dhe ne nje fare menyre ia corri masken pjellave te nomenklatures se vjeter duke i dhene mundesine qe keto te perplasen me njeri-tjetrin ne proces te domosdoshem pastrimi te spektrit politik ah
Minxhozi e kemi kollaj ne te anatemojme tjetrin dhe tja bejme punen hic ne asgje. nukl duhet te harrosh qe ai inicioj nje forum ballaknik ne mes krereve te shtetve te ballkanit per paqen dhe stabiliotetin ne ballkan, nje forum presidentesh qe u takua shume shpesh dhe i dha nje hov edhe prezantimit te kosoves si shtet i pavarur, vizita me Obamen, vizata ne turqi, itali, austri, ne kosove ne seline e natos ne 2008 vetem pa berishen eth, keto duhen permedur p[avaresisht sesa mediatike jane bere. Gjithsesi historia e ketij presdienti do shkruhet pas disa vitesh kur te jene qartesuar shume gjera, ndoshta shume iniciativa apo stopime te tij mund ti kene sherbyer nje klime me stabel ne shqiperi, edhe heshtja e 21 janarit pavresisht merzise sone mua me duket se e ka nje arsye te cilen ndoshta do e zbulojme kur ketyre ngjarjeve do i dalin petet e lakrorit. Dhe pikerisht kjo mazhorance ska pse ankohet per te sepse ai asnjehere nuk foli per zgjedhjet e vjedhura apo hapjen e kutive, apo dergimin e ceshtjen ne gjykaten e venecias apo qofte edhe vendimet skandaloze te apelit ne rastin basha me 8 maj. Por kjo mazhoranaca ka dashur edhe me shume se kaq ajo ka deshiruar qe ky institucion te behej komerdarja shpetuese duke certifikuar me vulen presdienciale gjithe zullumin e bere, dhe ky duke mos e bere kete shpetoi shtetin dhe ne nje fare menyre ia corri masken pjellave te nomenklatures se vjeter duke i dhene mundesine qe keto te perplasen me njeri-tjetrin ne proces te domosdoshem pastrimi te spektrit politik shqiptar, mbase kjo menyre ishte me efikase per ti sjelle fundin e kazanit konfliktit 20 vjecar, ndoshta kjo ishte nje lloj brejtje si e krimbit dhe e sheh tavanin te rrezuar paprtiur. Mbetet te shohim me tej se si do e vleresoje historia.E sigurte eshte qe Topi mrojti shtetin nga renia dhe respektoi ligjin dhe kjo ne nje vend si yni seshte pak.
Pergezime per opinionin Tuaj shume te qelluar, z. Minxhozi! Qe nga titulli e deri fund eshte perfekt. Lexoj opinionet Tuaja te çmuara, si dhe percjell intervistat neper TV te ndryshme… Gjithçka eshte per lakmi… Por, ajo qe duhet pare me shume shqetesim ne gjithe kete situate dhe gjendje te pamire te Shqiperise dhe te shqiptareve eshte fakti qe duhet hetuar me shpejtesi dhe pa humbur kohe edhe me: Nga kush i marrin gjithe keto keshilla Kryeministri, Kryetraja e Kuvendit dhe ministrant e tyre vartes? Sipas disa analizave inteligjente druhet se Berisha dhe Topalli me kompani te gjitha keshillat antishqiptare i marrin ne Beograd (Prej miqve te Fazlliçit) ose prej klysheve te Beogradit ne Prishtine (Prej surrojve e murrojve rrahmanllinje). Prandaj, nuk po ndodhe vetem rrethimi i Presidentit Topi, por, fatkeqesisht, po ndodhe rrethimi i gjithe Shqiperise dhe shqiptareve kudo qe jane… Kjo gjendje duhet pare urgjentisht, paanshem dhe poashtyeshem me, mbeshtetur vetem ne Kushtetuten dhe ne ligjet shqiptare.
Me respekt, Drenica e Kuqe
Ky Minxhozi po 3e dredh me duket, don ta kete mire me salen, sa je paguar per kete shkrim ore zoti ananalist. Turp. Turp.No koment.
Shkrimi i mesiperm tregon gjendjen reale te shtetit shqiptar, ku shteti ka vdekur.Ne keto 21 vjet kemi pare presidente koti qe para kryeministrave jane bere lolo.Dallon nga ATA vetem gjenerali i cili ju kundervu budallalleqeve te qeveris.Perball kriminelit Bamiri u tremb nuk foli asnje here .PSE? AI duhet ta kuptonte qe kur u zgjodh se do ishte vasal i tij .Bamiri mbeti gjithe kohen kudher e nuk u be asnjeher cekan sic e kerkonte detyra qe kish.
Kur flitej per Topin president, perpara zgjedhjes, i thashe nje mikut tim: “Topi nuk me duket i pershtatshem per president, eshte i ngathet”, miku ne moment nuk foli, u kuptua qe nuk i pelqeu shume mendimi im, por pas pak ditesh me tha: “Ti kishe te drejte, Topi nuk eshte per president”. E kisha ate ndjesi e opinion, sepse disa kohe me pare, kisha pare Bamir Topin ne nje interviste. Ishte perkrah nje socialisti, ishin thirrur te dy per ballafaqim mendinesh. Ndersa kundershtari Topit, i veshur teper shik, akuzonte e hidhej ne sulm, Bamiri qendronte i heshtur, nuk pergjigjej, pergjigjej me vonese, ose pergjigja e tij ishte e vaket, pa ekspresion qe ne ato momente, prej vete arsyes dhe natyres njerezore, Topi duhej te shfaqej fuqishem.
Per partine e re te topit, personelisht e pres me gezim, madje shume, e mendoj qe ne krye te Partise duhet te jete nje njeri prej natyre aktiv, karakteristike qe topit i mungon, dhe si rrjedhim them “A do mundet Topi te drejtoje Partine, qe ka aq shume detyra e probleme per te zgjidhur, sidomos ne kete situate kaq shume te rende, ku eshte katandisur Shqiperia?” Dhe perseri behem optimist: “Topi nuk do jete vetem, aktivistet dhe organizatoret, e sidomos ata persona qe do te zene postet ne Parti apo ne Qeveri, sigurisht do te jene aktive, me eksperience dhe te besueshem, ka plot njerez te afte Shqiperia”. E verteta eshte qe sot Shqiperia ka nevoje te domosdoshme per Partite e reja, kjo e kaluar kaq e erret 21 vjecare, duhet permbysur nga thenmelet dhe krejtesisht, dhe kete mundet ta realizojne partite e reja. Tani, per Shqiperine, partite e reja jane shpresa e vetme qe shfaqet ne horizont.
Zoti Bamir Topi,te mose terhiqet e te formojne PARTINE RREALE DEMOKRATIKE te DJATHTE,le ta shikojne kundershtare e tije,penecilina e dizinjatorja sa perkrahje do te kete kjo parti,te gjithe DEMOKRATET e vertete do ti bashkangjiten rrealitetit per te larguar dallkauket komuniste e spiuje,qe vjedhen,plackiten e s/lane poshtersi pa bere,duke abuzuar me fjalen DEMOKRACI,ky qe grupi i komunistve e spiujve me i rrezikeshem,qe ullehiqet nga komunisti,diktator i fundit.E dine mire komunistat e socialistat se ca perfundimi kane me krijimin e ktyre dy partive,grupi i tropojanit zdo te ekzistoje fare,a socialista do te jene ne opozite edhe 8 vjete tjera,deri sa te largojne komunistat e thekur qe ka ne drejtimin e saje,prandaje i marshi te keqen Z Bamir Topit,e drejtuesit te AK
sidoqofte nje gje eshte e qarte.malokut i ka ardh fundi dhe po perdor paren qe ka vjedhur per 20 vjet te mbijetoje ,,por ska asnje shanc..e fundit qe do beje do fusi vendin ne lufte civile ,,,dhe do largohet..po kudo qe te shkoje do ta bijen pako ne Shqiperi ku do marri denimin qe i takon
Ej tirona ime, t’rim shtremët e t’folim drejt,Zotnija i tij Bamir Topi,denbabaden tirons, nuk qit qimen pri qulli. Ne hiç mos e luj. T’i maroj ne ktona 5 muj qi i konmet ne t’shofi punën. Po e boni ate partin e vet mir po nuk e boni prap mir. Hajt tyrqeta i jer pr’i jer pri meje.
du me e dite i her prej teje mer lomo,cari deshe tina prej bomirit,kur te kon rrethu cafkat greko serbe.O lomo,bomiri osht i joni,ene nuk munem me e shlu per sorra tjera.Majaft mo me gabxherrna si kto hajdutet,mojtas ene djothtas.vota ime ene kolkozit tem,i shko tironcit tim.tejqeta lomo
BAMIR TOPI ME ATO QE I KA BERE MALOKU DUHET TA KISHTE SHPENE VENDIN NE ZGJEDHJE TE PARAKOSHME. PO SI SHPEGOHET O BAMIR QE NGA GRUPI PARLAMENTAR I P.D NUK TE MBESHTET ASNJE .KU I KE SHOKET ME KE KE PUNUAR KUR ISHE KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR ME MULLINJT E ERES TE GJITH TE KAN KETHYER KURIZIN TI SJE NE GJENDJE TE MBESHTETESH OPOZITEN PE MOCJON MOSBESIMI NDAJ BERISHES PER TA LARGUAR KETE MAFIE NGA PUSHTETI. PO SE BERE KETE TANI KUSH DO KET BESIM TE PARTIA QE DO KRIJOSH TE FORCA JOTE TE KARAKTERI YT .BEJE KETE SE GJITH TIRANA DO JET ME TY.
Me falni por me vjen turp kur lexoj se si njeri apo tjetri shajne e ofendojne pa menduar se jeni te gjithe shqiptare. Sa per tironen ju lutem dhe besoj se keni nevoje te lexoni me teper literatur, sa per ate faktin qe te ardhurit ne tirone e kishin kete nje ender kete nuk mund ta fshe dot asnjeri prej jush,ndersa per presidentin do tju thoja se : mendoni te viheni ju nje here ne positat e tij dhe atehere do ta kuptonit se cfare do te thote te jesh president i nje shteti si ky i joni.Ju keshilloj juve te gjitheve te ardhurve qofte nga veriu apo nga jugu, rrisni kulturen tuaj qytetare jo me brockulla e me ofendime por me mesime, hapni libra e lexoni te kuptoni se cfare do te thote te jesh qytetare.
Une per vete jam i nje familie 500 vjecare ne tirane, dhe perseri them se ka akoma shume per te lexuar e per te mesuar jo per emer por per dinjitet te nje qytetari.
Ju uroj tju vijne mend e te mos shani e ofendoni me neper forume.
pershendetje