Task-forca e prokurorisë së kryeqytetit, 18 ditë pas izolimit në shtëpi të inxhinierit të IT-së së Këshillit të Ministrave të dyshuarit Armando Kasa, e ka thërritur pranë organit të akuzës për të firmosur zgjatjen e afateve hetimore edhe për tre muaj të tjera. I shoqëruar nga avokati mbrojtës, inxhinieri i IT-së është paraqitur në zyrën e prokurorit të çështjes Ndini Tavani, duke firmosur marrjen e dijenisë së zgjatjes së hetimeve edhe për tre muaj të tjera. Gjatë kontaktit me prokurorin e çështjes, mësohet se Kasa nuk ka ngritur ndonjë pretendim, por avokati i tij mbrojtës ka kërkuar nga përfaqësuesi i akuzës të përshpejtojë hetimin. Pas kësaj firmosje, Kasa është larguar i pa shoqëruar nga efektivë të policisë drejt shtëpisë së tij të banimit.
Burimet pranë grupit hetimor të pasojave të demonstratës së 21 Janarit 2011, u shprehen për “Shekullin” se Kasa ka pranuar se ka kopjuar vetëm kamerën nr.1 që ndodhej në ndërtesën e Këshillit të Ministrave, kopje të cilën e ka dorëzuar tek shefja e analizës së Gardës së Republikës znj.Ervina Osmani. “Gjatë kohës që kam qëndruar në ndërtesën e kryeministrisë, me kërkesë të punonjëses së Gardës znj. Ervina Osmani që mora vesh më vonë se ishte shefja e analizës pranë Gardës, kopjova materialet nga kamera lëvizëse me nr.1 që ndodhej në ndërtesën e kryeministrisë. Pas kopjimit të këtyre materialeve, ia kam dorëzuar kopjen e CD-së kësaj punonjëse të Gardës”-mësohet të jetë shprehur Kasa para prokurorisë, duke mohuar në kopjime dhe fshirje të tjera. Nga ana tjetër, mësohet se organi i akuzës, ka kryer seancën e marrjes në pyetje të kësaj shtetaseje, e cila ka dorëzuar edhe kopjen e CD-së filmimeve.
Por, për prokurorët e çështjes këto materiale të dorëzuara nuk japin ndonjë ndihmë të veçantë për zbulimin e vrasjeve të katër demonstruesve. “Pamjet filmike, që i dyshuari Kasa pretendon se i ka kopjuar, janë sekuestruar, por nuk tregojnë ndonjë të dhënë për hetimin dhe zbardhjen e çështjes. Në këto pamje duken efektivët e policisë në përgatitjet para fillimit të demonstratës, gjatë demonstratës janë filmuar turma e njerëzve dhe pas mbarimit të kësaj demonstrate janë filmuar prokurorët dhe ekspertët kriminalistik duke mbledhur provat në vendin e ngjarjes”,- thanë burimet e akuzës.
Po këto burime, saktësuan se tashmë ekzistojnë dyshime që edhe pamjet tjera filmike që mendohet se i ka kopjuar dhe fshirë i dyshuari Kasa ndodhen tek një person, punonjës i Gardës së Republikës apo edhe kryeministrisë. Pamje këto që nuk janë dhe nuk po dorëzohen nga këta efektivë, edhe pse kryeministri i vendit Berisha ka premtuar dhe “urdhëruar” sipas tij, t’i dorëzohen prokurorëve të çështjes./SHEKULLI
Rraseni brenda ne burg kete ligavec te vogel, sa me shume t’i lini ne shtepi aq me shume do krijojne alibi per ato qe kane bere.
Se c’mutin i duhej kamera 1 qe s’tregon asgje znj. Ervina vetem keta qesharaket tane e dine.
Duket ashiqare qe ata kane filmimet dhe po nxjerrin vetem ato qe nuk implikojne Kryeministrin dhe Garden e Republikes. Gjithesesi kokat kane per te ngrene, pasi nuk eshte aq kollaj te luash me datat dhe oret e regjistrimit.
Miku qe te futi ne pune ke kryeministria sikur te paska mallkuar o Armando. As tesera e PD nuk te shpetoi dot, vajte per koke turku me duket.
Si u gdhive moj Stalinke se na mori malli haha, kur te vish ne Shqiperi lajmeroje Taqken ta pime nje birke bashke. Edhe kernackat me mish qeni se vetem keta na kane mbetur ahaha
Hahahaha, mire bre Taqke Kembora ashtu e leme, kernackat i ke nga mua meqe je pensionist
nuk i japin filmimet,,se aty tek filmimet,,dalin skuadrat e pushkatimit qe ka formuar sali berisha pa ligj,,ata jane mercenaret e saliut,,nuk jane as polica dhe as gadista,,ata jane thjeshte mercenaret e berishes,,ata jane maloke qe berisha i ka kthyer ne pilota vdekje,,vrasin kedo qe i del ne kundershtim malokut plak berisha,,prandaj i lutem zotit sa me shume bore ne malsi,,qe te vdesin te gjithe si minjte,,raca me e keqe qe ekziston,,myte me bore te zhduket ajo fare kancerozi qe vret vellezrit e vete…..te gjithe mut jane,,nje malok i mire une nuk kam degjuar ndonjehere,,as me shoket ku diskutojme nuk tha njehere njeri,,qe ai eshte cun i mire per maloket kuptohet,,,
Shoku loni , ju lutem lexoni edhe nje here ate qe keni shkruar se mbase as ju nuk i besoni dhe uroni ato qe shkruani .
Jam shume e indinjuar dhe e ofenduar nga ato qe shkruani .Do ju lutesha te me benit nje shpjegim per fjalen malok .Mos ngaterroni njerezit qe fati i ka vendosur ne relieve te veshtira , ku sidomos ne keto kohe , duhet ti lutemi ZOTIT ti ndihmoje , me njerez te caktuar .
“prandaj i lutem zotit sa me shume bore ne malsi,,qe te vdesin te gjithe si minjte,,raca me e keqe qe ekziston” kjo me duket fraza me e pavend e cila te ben ty me te keq sesa shume te tjere , turp te te vije , se vetem njeri dhe aq me pak shqiptar nuk qenke , me ngjan tamam me ate norvegjezin .Nuk e di ku jeton ti , mgjs pyll pa derra nuk ka , por shume malok , jane shume me te kulturuar sesa ti mendon dhe shpreh , madje se edhe ti .Njerzit ne krahina te thella malore dhe ne veri ne pergjithsi , gjate 50 viteve te komunizmit nuk i ka pare njeri me syrin e integrimit dhe jane lene mbas dore dhe kete e dine te gjithe .Mgjt sot kohet kane ndryshuar , te keshilloj qe pasi te besh nje terapi intensive kunder fobise se malokerve (me qe ra llafi , male ka ne te gjithe Shqiperine )te besh nje udhetim ne treva te ndryshme te Shqiperise Malore .
Zoti paste meshire per ty.
Mos u merr me inxhinier lonin o Malokja se eshte i pjerdhun nga trute…ky eshte nga ata qe urrejne te gjithe njerezimin. Ky eshte nga ata qe thote “pak u vrane te kullat ne amerike; do te donte te vriteshin shume me teper se aq”! Thjeshte i semure psiqik!!
Ervina vetem thiken e mishit mund te njohe. Ska lidhje me pc
Ky miku gjoja paska regjistru ne server vetem fillimin dhe fundin e “filmit”! Po pjesa me “ndjekje makinash” ku shkoi?!!
Kot sa lodhet prokuroria, se sa te jete saliu ai qe terheq fijet e kukullave, nuk behet fjale per ndonje progres ne hetim. Kjo eshte krejt e qarte qe provat jane manipulu, duke fillu qe ate dite kur Garda po mblidhte gezhojat ne toke dhe duke mbaru me keto filmimet e fshira. Ne cfaredo vend tjeter perendimor, nderhyrje te tilla ne hetim do te kishte rezultu ne arrestime te shumta dhe shkarkime te kokave ne drejtim te ketyre organeve; qeveria do te detyrohej te jepte doreheqjen. Vetem tek ne ndodhin keto lloj verc-vercesh me organin e akuzes.
Ka ardh i moment qe te vjen nje ndjenje e cuditshme kur lexon alibite dhe pretendimet e Kaubojsave te 21 Janarit (dhe jo vetem)…
Perderisa filmimet hipotetike jane hedhur ne CD ( e cuditshme sepse filmimet jane te nje dimensioni te madh nqs filmohet me kamera te cilesise se larte dhe shkruhen ne DVD dhe jo CD ) nuk ka patur arsye te formatohet serveri dhe te zhduken HDD ne te cilen regjistronte filmimet programi i xhestionit te kamerave . Alibia e kopies rezerve te filmimeve vetem te kameres 1 esht nje alibi e nje mbrojtje te dobet , dilitanteske , dhe e kundershtueshme 360 grade nga kendveshtrimi informatik . Sa keq qe nuk u ka shkuar mendja tek HDD kryesore ne te cilen regjistroheshin te gjitha *.log te sistemit .
Ne fillim mendova qe ky i ka kopjuar fshehtas nga te tjeret per te ruajtur menderen e vet por sic po vijne punet tani jam e bindur qe kopjet i ka Saliu.
Per mua kjo lidhet me “yllin ne ngjitje” Lulken, qe sado te ngjitet Sala ta mbaj lidhur pas atributeve. Lulka eshte perdorur e do perdoret per te “lare” fytyrat e karbonisuara te kastes se Saliut. Po nuk mund ta lej Sala te lire se e njeh qe e ka si kopjen e vet, qe nuk e ka problem te kafshoj doren qe e ka ushqyer keshtu qe yllka Basha do ringjalli Salen e kasten e tij per te keqen tone, akoma e akoma