Arvizu takim në zyrën e Ramës, kërkon president konsensual

8 Shkurt 2012, 11:38Politika TEMA

(E PERDITESUAR)-Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, një ditë pasi ka takuar kreun e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha pas kthimit të tij nga Uashingtoni, ka takuar edhe kreun e PS-së, Edi Rama.

Pas takimit, ambasadori Arvizu ka theksuar se së bashku me kreun e PS-së Edi Rama kanë folur për reformën parlamentare, reforëm zgjedhore dhe për shumë çështje të tjera si papunësia dhe situata ekonomike në vend.  “Folëm për shumë gjëra, për reformën parlamentare, për reformën zgjedhore, për shqetësimet lidhur me papunësinë dhe situatën ekonomike, për udhëtimin e tij në Kosovë, Maqedoni dhe Preshevë, për vizitën e tij në SHBA, për këndvështrimin e tij për zgjedhjen e presidentit dhe për kursin e hetimeve të 21 janarit” ka shtuar Arvizu.

Ambasadori Arvizu është shfaqur shumë aktiv gjatë këtyre ditëve të fundit, që pas ardhjes së provave të FBI-së dhe ka dhënë disa mesazhe të qarta.

I pyetur nga mediat menjëherë pas takimit me kreun e PS-së Edi Rama në lidhje me përzgjedhjen e presidentit të ri, ambasadori Arvizu e vuri theksin në zgjedhjen e një personaliteti me integritet pasi roli i tij roli është mjaft i rëndësishëm në vend dhe në arenën ndërkombëtare.
“Përpiqem t`i qëndroj larg termit “president konsensual” sespe ai term ka mund të sjellë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Unë dua të them konsultime aktive mes palëve kryesore sepse roli i presidentit është shumë i rëndësishëm për këtë vend dhe gjtihashtu është i rëndësishëm edhe në areën ndërkombëtar për SHBA-në por edhe për shtetet e Bashkimit Europian” ka shtuar ambasadori Arvizu.

Sipas ambasadori Arvizu roli i presidentit është kyç për përzgjedhjen e krerëve të institucioneve shtetërore për të vendosur në krye të tyre njerëz me integritet.  “Gjithashtu duke parë dhe rolin që luan presidenti në emërimin e kreut të Prokurorisë dhe SHISH. Është shumë e rëndësishme të vendosen njerëz të integrimtet në këto pozicione, sepse ne mund të flasim shumë gjatë por përsa kohë që nuk ka persona me integritet në këto pozicione nuk mund flitet për reforma pasi ato do të ishin qesharake. Është e rëndësishme që t`u largohemi falseve dhe të ecin në rrugën e reformave” ka shtuar më tej Arvizu.

21 komente në “Arvizu takim në zyrën e Ramës, kërkon president konsensual”

  1. besa says:

    hajt per hajer ?

    1. Vlora says:

      tamam….per hajer.

    2. fule says:

      Ta dije Arvizuja sa “gallata” do degjoje, me plakun tone Sali kete vit. Pergatitu.

  2. hidhu pirdhu says:

    Sandro (Arvizu), e ke marre vesh qe ka mbaruar fushata e zgjedhjeve lokale? Beri c’beri Lulja, e mori Bashkine. Me bekimin tend dhe garancine e skaduar per ruajtjen e votave qe i dhe Rames. Cfare kuptimi ka te ruash “par conditio”, pra ekuilibrin? Te takosh njerin, por edhe tjetrin. I perveshe lleret atehere ne zgjedhje, por nuk u tremb njeri nga ty. Ristanit s’ia beri hic terrt syri. Ky lloj protagonizmi nuk me duket i denje per staturen tende (jo fizike). Eshte pak vone tashme se ky vend po hiqet zvarre dhe ka vajtur atje ku nuk mban me. Nuk eshte as Rama, as Lulja populli shqiptar o zoteri i nderuar. Na ler ta duam Ameriken idealisht. Mos ja ul vlerat atij vendi te bekuar me lojerat e ndyra te skenes politike shqiptare. E kane thene baballaret e Amerikes, po u shkel vullneti i popullit keq e me keq vene punet. Dhe ketu u bene ca si shume kohe qe me nder teje nuk pjerdh njeri per kete popull te rrahur qe kelysh. Po munde aq bej ti, garanto paprekshmerine e votes. Dhe bej ndonje krehje te stafit ne ambasade duke filluar nga ata qe perkthejne se fatkeqesisht kane shume mangesi. Faleminderit per mundesimin e ekspertizes nga FBI. Po qe edhe Rama me faj le te zhduket edhe ai spurdhjak, por bashke me te edhe urdheruesit e vrasjeve. God Bless America! Do Zoti edhe ne!

  3. lefteri says:

    Ky qenka sekser tamam, mban te karikuar te dy kilentet e tij, pazarin lart e me lart. Kushedi sa faturon per nje fjali.

  4. cimi says:

    ZOTI Arvziu bjeri drejt kesaj pune Njerzit duan drejtsi. lereni kush jane organizatoret,se po u moret me organizatoret sa demostrata jane bere ne shqipri duhet te burgosen te pakten nja 200 mije vete, ka erdhur radha te vesh piken mbi i nga dolen plumbat, dhe kush dha urdhrin atyre, ndryshe shqipria do vloje,dhe sdo pushoje se vluari.jepini njerzve kete drejtsi tregojani atyre.

  5. arvanites says:

    Arvizu pasi ben pazaret me Bashen per projekte ne te cilat firmat Amerikane kane per te investuar ne Tirane i fut edhe i xhiro nga Selia e PS per te krijuar idene ne popull se eshte i paanshem.

  6. Tersi Pojanit says:

    Po humbi respekti Zoti ambasador, fillojne dhe vlerat te humbasin.JU perfaqsoni nje shtet qe ka lirine te shenjte.Sepse ju po na rifni dhe s’po i lini te qajne keta politikberes.PO te pyes do e ndash mendjen apo jo

  7. analist says:

    biznes hesapi…

  8. Horri i bulevardit says:

    Arvizu ashtu dhe keshtu esht duke ber rolin e presidentit, po sikur ta bejm president dhe maro kjo pun, se me cpo shoh ai e ka mir me te gjith, gjithmon me dhom perjasht rri.

  9. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

    Hapur fare
    ky ben allishverishe politikanesh ne kuriz te popullit dhe nuk do tja dij fare as per korupsionin e bandes qeveritare, as per vjedhjen e vote ne menyre te perseritur dhe as per autoret e vrasjeve ne masakren e 21 janarit.Ben vetem diçka sa per te qetesuar gjakrat.
    Kesaj i thone: nuk ,pjerdhim fare per urrejtjen popullore ndaj klases politike te koruptuar deri ne marrjen e jetes se njerezve, ne vazhdojme te mbrojme interesat e Amerikes.Te tjerat i shumezojme me zero.
    A duhet lejuar kjo neglizhence perbuzese nga keta kalandere qe mbrohen nen petkun e diplomatit te nje shteti te madh.
    Per mendimin tim edhe ky e meriton vleresimin qe nje gazetar pat bere dikur per nje perfaqesues te EU-se “Je nje palo ambasador qe ate qe peshtyn sot e lepine neser pa pike turpi dhe morali.Qerohu nga Shqiperia para se te peshtyjne njerzit rruges.Je nje karnavale qe meriton vetem peshtymen suratit.Edhe ate respekt qe patem per SHBA po na i fashit me sjelljen tende prej pelivani.

  10. dajaku says:

    Z.Arvizu! ambasador i SHBAse hidhi nje shikim komenteve tona ketu,une nuk po zgjatem por mbeshtes plotesisht zoterinjte,hidhu pirdhu dhe Tersi Pojanit, se zotrote po na hidhesh e pirdhesh sa andej ketej e po ke mundesi na hiq nga ky tersllek qe ka vetem nje emer sali bishberisha.

    1. I liri says:

      Pse c’kujtoni ju se amerikanet jane te gjithe te zgjuar?Nuk i hane petllat?

  11. Nga Itali says:

    26 spiunë të Sigurimit, punonjës të Ambasadës Amerikane

    Publikuar te Enjten, 29 Shtator 2011 03:00
    Shkruar nga SOT NEWS
    Lexuar gjithesej: 602
    Ambasada-amerikanee.gifFenomeni nuk është i panjohur, por pranimi i së vërtetës është i vonuar. Në Ambasadën amerikane në Tiranë, pikërisht në tempullin e demokracisë botërore, janë punësuar 26 ish-spiunë, të Sigurimit të shtetit, ish komunistë të rrezikshëm, apo përfaqësues të ish nomenklaturës, të cilët prej 45 vjetësh, spiunuan ose dolën dëshmitarë nëpër gjyqe kundër disidentëve të vërtetë, të këtij vendi. Dhe sikur të mos mjaftonte vetëm kjo gjë, sot bie në sy se kjo ambasadë i ka hapur kanatat e saj, për pseudointelektualët dhe spiunët e shumtë të komunizmit, të cilët pas viteve 90-të synuan rehabilitimin, duke trokitur me delikatesë dhe “kulturë”, në portat e kësaj ambasade. Aq e vërtetë dhe e zakonshme është kjo gjë saqë, rreth 90 për qind, e atyre që hyjnë dhe dalin në ambasadë, janë të pajisur me dosje spiuni dhe madje, me pseudonim. Për këtë arsye, para disa viteve, Geri Kokalari, i ka dërguar një letër konfidenciale ambasadores Marsi Ries si dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, ku bën të ditur faktin tronditës për prezencën e ambasadës amerikane në Shqipëri. Sipas letrës së tij, janë konkretisht 26 punonjës të kësaj ambasade që kanë qenë spiunë, apo ish-anëtarë të partisë Komuniste Shqiptare. Kokalari, thotë se gjatë procesit të punësimit, atyre u është dhënë një formular dhe një ndër pyetjet, është ajo nëse kanë qenë anëtarë të partisë Komuniste, apo edhe ndonjë organizate fashiste. Dhe këta të fundit janë përgjigjur “jo”, por kjo ishte pjesë e mashtrimit të këtyre individëve. Sepse dihet mirë se këta 26 persona, ish- anëtarë të partisë Komuniste, u punësuan në ambasadën amerikane. Dhe personi i fundit në këtë listë ka qenë rezident në Boston.

    Letra

    Letra e shkruar me një guxim qytetar nga Geri Kokalari në adresë të ish- ambasadores amerikane në Shqipëri nënvizon se: “Disa nga ish-punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë qenë anëtarë të Partisë Komuniste Shqiptare. Nga këndvështrimi im për t’u bërë punonjës në këtë ambasadë të gjithë kanë plotësuar më parë një formular kualifikimi të Departamentit të Shtetit, OMB Nr. 1405-0029. Seksioni 35 i këtij formulari shtron pyetjen: Jeni ju tani, ose keni qenë ndonjëherë anëtar i Partisë Komuniste, ose i ndonjë organizate komuniste, ose fashiste? Nga këndvështrimi im personat e listuar më poshtë mund të kenë qenë anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe mund të jenë përgjigjur “jo” në seksionin 35 të formularit të përshkruar më poshtë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë këta persona kanë bërë një paraqitje jo të denjë në një aplikim punësimi, me një agjenci të qeverisë amerikane dhe nëse është kështu unë marr përsipër të them se ky është një fakt i kryer”. Kokalari e vazhdon arsyetimin dhe akuzën e tij, edhe për personat e lidhur me Kadri Hazbiun. Duke e konsideruar Hazbiun, si arkitektin e Sigurimit të Shtetit Shqiptar në kohën e diktaturës, Kokalari i ka shprehur shqetësimin ambasadës amerikane, se ish komunistët mund të kenë tashmë në këtë ambasadë spiunët e tyre. “Punonjësit në Ambasadë dhe ka mundësi që edhe të tjerë, të ishin direkt të varur nga Kadri Hazbiu, kur ai ka shërbyer si Ministër i Brendshëm nën regjimin e diktatorit komunist, Enver Hoxha. Në këtë pozicion, Hazbiu ishte gjithashtu edhe në krye të sigurimit sekret shqiptar, operacion policie që vepronte si inteligjencë dhe ushtri e fortë për regjimin brutal të Enver Hoxhës. Siç është e ditur tashmë, pjesa më e madhe, në mos të gjithë, të gjithë njerëzit që punonin nën pozicionin e Hazbiut, u konsideruan “sigurimi” dhe shërbyen si bërthamë e aparatit të inteligjencës për Partinë Komuniste Shqiptare. Ajo që është shqetësuese për këtë situatë, ka të bëjë me faktin, se ka mundësi, që anëtarë të ish-qeverisë komuniste të kenë futur spiunë në Ambasadën Amerikane”, shkruan Kokalari. Më tej, në letër përmendet edhe kryeministri Berisha, por edhe ish -kryeministri Fatos Nano, si ish anëtarë të Partisë Komuniste dhe ai, i konsideron ata, si kontigjentë të mundshëm. “Kjo mund të jetë shumë e rëndësishme sepse mund të thotë që këta individë mbajnë lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare dhe kanë shërbyer si një rrjet, inteligjent, brenda ambasadës tuaj. Për më tepër, kjo gjë mund të shpjegojë gjithashtu, të dhënat, që ish-kryeministri Fatos Nano kishte burime inteligjence brenda Ambasadës për shkak të faktit, se ai ka qenë një anëtar kyç i ish-regjimit komunist dhe mban lidhje të ngushta me “ish-sigurimin”, vazhdon letra. Në përfundim të saj, Kokalari sqaron edhe arsyet e letrës dhe informacionit që jep. “Si qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë pyes, nëse ju e investigoni këtë çështje dhe përcaktoni nëse ndonjë nga informacionet që dhamë më lart kishte ndonjë gjë të bazuar në fakte reale. Vëmendja juaj e menjëhershme dhe përgjigja kërkohet me shumë respekt”, përfundon letra e Geri Kokalarit. Kjo letër është shkruar disa vite më parë, por fenomeni vazhdon dhe Geri Kokolari me të drejtë kërkon zgjidhjen e dilemës. Sepse në një shënim tjetër ai ka sqaruar se edhe sot e kësaj dite, po të bëjmë një radioskopi të njerëzve që hyjnë e dalin në këtë ambasadë, do të shohim se ata janë pikërisht, eksponentë të njohur, në lidhjet e tyre me Sigurimin e Shtetit, pavarësisht, nga pasojat e rënda apo të lehta, që u kanë shkaktuar njerëzve të thjeshtë, në jetën private. Këtu mund të përmendim, disa pseudonime të tyre, si Holta, Çorapja, Çibuku, Çiftelia, Shkrimtari, Profesori, etj, etj. Në fillimin e viteve 90-të, në këtë ambasadë kanë kërkuar gjithashtu, ndihmë, spiunët më të rrezikshëm të historisë së diktaturës komuniste. Ata që çuan në litar, apo drejt pushkatimit, kolegët e tyre, fqinjët e tyre dhe ndonjëherë të afërmit e tyre. Përpara lëkurës së vet, ata nuk patën mëshirë për asgjë tjetër, dhe spiunimet i raportonin me letër. Ata çuan në litar shumë prej disidentëve që shprehnin vlerësim dhe mirënjohje për Amerikën, por raportet e fshehta të spiunëve i degdisën nëpër qelitë e burgjeve, apo prapa kloneve të dëbim –internimeve. Por këta spiunë nuk ngopeshin me bëmat e tyre dhe hapnin sytë lart e poshtë për të gjetur viktimën e rradhës, ndërsa në vitet 90-të, pamë se si derdhnin lot krokodili për dashurinë ndaj ambasadës amerikane. Në këtë kontekst, kontributi i Kokalarit për zbardhjen e listës së spiunëve përbën një triumf. Sepse, tregon që rezistenca e fisnikëve të këtij vendi, do të jetë kurdoherë, prezente ndaj hipokrizisë së pandalshme të zyrtarëve tanë, burokratëve, apo hileqarëve që e ndërrojnë ngjyrën e flamurit politik, sipas interesave të momentit

    Lista e spiunëve dhe ish-komunistëve të Ambasadës

    Geri Kokalari, jep një panoramë të qartë të fenomenit që mbërtheu mjedisin shqiptar, pas viteve 90-të, por ai jep edhe një listë të plotë të ish-komunistëve dhe ish spiunëve, që u punësuan në ambasadën amerikane. Këtë listë, ai e ka pasqyruar me emër dhe mbiemër. Por, për efekte etike dhe për të zbatuar korrektësinë e ligjshmërisë, ne, po i botojmë vetëm inicialet e emrave dhe mbiemrave të tyre. Kjo edhe për faktin, se ligji i hapjes së dosjeve të spiunëve, ende nuk është miratuar.

    Tabela e spiunëve të punësuar në ambasadën amerikane

    1- A. P, nga Tirana, ish-shofer i Enver Hoxhës

    2- B, C, nga Peshkopia, ish-shofer i Kadri Hazbiut

    3- B. M, nga Vlora, ish punonjës i Punëve të Brendshme

    4- B.K, nga Kukësi, ish-shef i kampeve të internimit.

    5- H.S, nga Skrapari, ish kuadër i Sigurimit të Shtetit

    6- S. L nga Peshkopia, ish-oficer zbulimi

    7- A. B, nga Gjirokastra, ish komunist dhe prokuror

    8- B. M, nga Erseka, ish-oficer, dhe bashkëpunëtor i Sigurimit

    9- S.H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    10- V. V, nga Tepelena, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit

    11- B.P, nga Erseka, ish sekretar partie, ish punonjës sigurimi

    12- Q. B, nga Tropoja, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    13- K.Y, nga Skrapari, ish komunist, ish punonjws sigurimi

    14- A. H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sugurimit

    15- A. N, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    16-B.D, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    17- Sh Xh, nga Përmeti, ish komunist, ish-punonjws sigurimi

    18- H. M., nga Vlora, ish-komunist, ish punonjës sigurimi

    19- F. H, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    20- M. A nga Vlora, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    21- I. L, nga Erseka, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    22- A.SH, nga Tirana, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    23- M.I, nga Fieri, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    24- H. H, nga Erseka, ish sekretar partie dhe punonjës sigurimi

    25- J. K, nga Saranda, ish oficer i lartë, ish punonjës sigurimi

    26- RR. H, nga Skrapari, ish komunist dhe ish punonjës sigurimi

    Përgjigjjuni

    *

    Nga Gazetari Ilir Bushi gazeta sot me dt 29-09-2011.

  12. Ne rast se pjeset nga deklaratat e arvizuse jane te sakta atehere e verteta qendron ndryshe. p.sh. 1. Ai thote “Përpiqem t`i qëndroj larg termit “president konsensual”. Duhet kuptuar se amerikanet jane per nje president kukull. Sepse te rrezosh parimin universal te konsensusit eshte njelloj sikur te mos pranosh eksistencen e gravitetit universal.Etj. 2. Cili na qenka ky kandidatshqiptar per president qe zoteroka aftesite per te qene i pelqyeshem jashte politikave, jashte interesave te konsorciumeve, bankave, fondeve financiare, agjensive te inteligjences, mafies nderkombetare etj., etj? Arvizu dhe ata europiane duhet te dine se tashme ne Shqiperi, pas 20 vjetesh, po tu thuash njerezve se jeni idiote, nuk ta marin me per kompliment. Duhet respekt reciprok. Arvizu, bej nje sondazh dhe do te shikosh sesi po renohet dita dites dashuria shqiptaro-amerikane, dhe shkaku jane diplomatet amerikane,europiane ketu, dhe jo DASH.,as ai referenti qe mbulon Shqiperine ne departamentin e jashtem. Dhe aspak presidenti Obama. 3. “… nuk mund flitet për reforma, thote Arvizu, pasi ato do të ishin qesharake”. Po ashtu jane, per aq kohe sa mungon aksioni real, kerkesa e llogarise etj., per zhvillimin dhe realizimin e tyre. Per parate e hedhura.Etj. Shtojme. Nuk eshte presidenti personi qe mban skeptrin e suksesit apo mos suksesit te reformeve ne Shqiperi. Sepse ai individ/institucion duhet reformuar per vete. Sepse deri me sot ne Shqiperi presidentet rezultojne te pareformuar. Pra, sipas Arvizuse kryeminsitrat na qekan reformuar ndersa presidentet paskan mbetur batall, e duhen ngrohur koqesh se nuk u jane pjekur.Etj. Pra ambasadori flet per presidente/fenomene jashttoksore. Etj. Po e mbyll. Se analiza e ketyre temave shkon pafund. Le pastaj po te ulesh e te shkruash si e do rradha, rendesia e tyre. Po e mbyll. Se nuk na mjaftojne dhembkat e shkaktuara nga telenovela e Izaures ne kohen e socializmit, por na u dashka te heqim edhe ato te Arvizuse me shoke ne kapitalizem. E mjera Shqiperi nuk u be njehere njeri.

  13. jevi says:

    A e gatuat corben zoti ambasador.Qendrimi juaj eshte tej cdo protokolli zyrtar prej diplomati.Turp dhe per puthadoret qe edhe per te vajtur ne banje do marrin leje nga ambasada juaj.Mos e humbni respektin qe kemi per Shtetet e Bashkuara te Amerikes.Qendroni ne qoshe e mos kerkoni te beheni zot shtepie se po inkurajon kriminelet.

  14. vietnamezi says:

    u dhje amerika qe kur ne krye ka zezak dhe kinez prandaj dhe bota po vete ne krize

  15. luis says:

    Rrofsh ore ambassador dhe veri punet ne terezi se shqiptaret nuk dine ti zgjidhin vete problemet.
    Ti je kryetari i ketij shteti dhe duhet te jemi fatlum qe te kemi ty se perndryshe Berisha do e kishte bere kasaphane me keq se Enveri dhe askush nuk do kishte guxuar tia kthente fjalen dysh.Edhe lehjet tona neper forume do kishin mbaruar nga frika se do zbuloheshim po mos te ishit ju.

  16. Randy says:

    Arvizu again?…LMAO!!!!

  17. Adi says:

    Rroftë Spartak Ngjela! Urraaaaaaaaaaa.

  18. Lushnja says:

    Ne dijenine time Halit Haliti e ka filluar karrieren e tij si Zbulues (ne luften e Vjetnamit) kundra Amerikes qe ka ndihmuar drejtperdrejt në vrasjen e ushtarve USA e punson për ato që ka bërë???Nuk e gjej dot çfar emëri ti vë kësaj pune.Si nuk i vajti mëndja të punsonte në ambasadës ndonjërin prej femijëve që u dënuan dhe vuajtën në burgun e Spaçit,vdiqën me fjalet të rroj Shqipëria, të rroj Amerika, poshtë Komunizmi,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje