“Europa është e varfër ndaj duhet të jetojë më ato mundësi që ka”

8 Shkurt 2012, 12:03Politika TEMA

Para pak ditësh ishte Ministri i Jashtëm i Australisë, Kevin Rudd që deklaroi se Europa po shkon drejt një varri ekonomik e politik, pasi është spostuar nga debatet e mëdha që po zhvillohen në botë. Ai tha në Konferencën e Mynihut për Sigurinë se Evropa po humbet atë që po ndodh në Azi pasi është shumë e preokupuar dhe e zhytur në meditime atë që po ndodh me eurozonën dhe problemet e brendshme.

Tani është ish- kryeministri i Malajzisë, Mahathir Mohamed, që thotë për BBC se Europa duhet të përballet me realitetin e ri ekonomik. Mesazhi është i thjeshtë, por shkatërrues. “Europa ka humbur shumë para, prandaj tani jeni të varfër në krahasim me të shkuarën. Dhe ne në Azi jetojmë me mundësitë tona. Kur jemi të varfër, jetojmë si të varfër. Mendoj se është një leksion që Europa duhet ta mësojë nga Azia”.

Gjatë dy dekadave në pushtet, Mahathir e transformoi Malajzinë nga një koloni e fjetur në një tigër ekonomik. Por këshillat e tij nuk do priten aq mirë. “Ju refuzoni të pranoni se keni humbur para dhe jeni të varfër. Nuk mund të korrigjoni gjërat thjesht duke printuar para. Paraja nuk është diçka që printohet. Duhet të mbështeteni nga diçka, ose një ekonomi e mirë, ose ar”.

“Mendoj se ju duhet të riktheheni dhe të bëni atë që është vërtet biznes. Të prodhoni mallra, të ofroni shërbime, të bëni tregti, jo vetëm të lëvizni të dhënat në librat bankarë- pasi kjo është ajo që po bëni tani. Monedhat nuk janë mall. Duhet të keni diçka solide për të shitur, që më pas të bëni para”.

Mahathir beson se në Europë punëtorët paguhen shumë për pak punë. “Nuk mund të prisni që të jetoni me këtë nivel mirëqenie kur nuk prodhoni asgjë që është e tregtueshme. Dhe cili është rezultati tani? Epo ne mësojmë nga njëri- tjetri. Dikur ishim euro- centrikë më parë. Mendoj se duhet të jemi në aziatiko- centrik tani”.

20 komente në ““Europa është e varfër ndaj duhet të jetojë më ato mundësi që ka””

  1. Monkey business says:

    Ku ngrihet Ciraku dhe kerkon vendin e Ustait, te tilla badallalleqe do te degjojme. Patjeter duhet nje lufte tjeter!

    1. elio says:

      Pfffff Matahirit i duhet thene se evropa jeton me mire qe nga koha e Romakeve…dhe aziatiket kane jetuar keq qe ne kohet e vjetra…kjo do te thote dicka…

      1. Aqifi says:

        E ardhmja e zhvillimit eshte e Azise. Po te shohesh profilin demografik te botes pas njeqind vjeteve eshte nje fytyre kinezi me nuanca afrikane. E cuditshme, por e vertete. Sa per Europianet, ky malajasi ka te drejte. Shihni greket qe do te kishin falimentuar si shtet qe vitin e kaluar pa lemoshet e perendimit dhe bejne greva sa here shkurtohet sado pak paga apo rriten oret e punes. Edhe zi e zgjebosur, edhe bishtin lart. Ajo cka ndodh sot ne Greqi do te ndodhe ne gjysmen e Europes neser…

  2. anticensurë says:

    “Mahathir beson se në Europë punëtorët paguhen shumë për pak punë.”
    NJË E VËRTETË E PA MOHUESHME!
    KA 1000% TË DREJTË!
    i njëjti virus është futur në shqipëri!mëndja është tek rroga jo tek prodhimi!
    gabim fatal për një shtet!

  3. popolo di Tirana says:

    Mister Mahathir nuk paska kurrgje origjinala ne ato qe thote :
    kopjon Karl Marxin ne gjithshka qe thote

    1. Bekimi says:

      Pse, ç’të keqe ka mendimi marxist?

  4. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

    Per mendimin tim Bankat (nenkupto bankieret)ne menyren se si funksionojne, me liçencen e shtetit,jane varmihesit e sistemit kapitalist.(Marksi thoshte se proletaret jane varmihesit e kapitalizmit por vetem ne kuptimin qe at i vuajne ne rradhe te pare pasojat e krizave dhe te paranojes sociale bankare)
    Ata pasurohen duhe qarkulluar parane administrativisht, perfitojne bonus te majme edhe pse realisht ekonomoia eshte ne krize.
    ¨Parimisht dhe realisht burimi i mirqenjes eshte puna prodhuese dhe jo puna per te qarkulluar dhe prodhuar parane.
    Aktualisht bota eshte nen “dhunen” e biznesit dhe vet biznesi eshte nen trysnin e oligarkive financiare.
    Pa i dhene frymemarrje punes prodhuese te te mirave materiale nuk mund te shpresohet se kriza do kapercehet. Ne Amerike kane filluar ta kuptojne kete me veprime aktive, jo vetem teorikisht por fatkeqesisht metastazat e bankave kane pushtuar çdo sfere te shoqerise, qe nga zyrat e liderve politike dhe te qeveritareve e deri tek qelite ku shtyjne jeten varferia.
    E megjithate keto jane fenomene qe zhvillohen jashte vullnetit te njerezve (po te perjashtojme “qikllope” si puna e Sali Berishes)

  5. Argita_B says:

    Ne nje pjese te atyre qe thote nuk ka faj, sidomos per prodhimin e parave qe nuk bazohen ne azgje, te njeten gje po ben dhe Amerika ne kete kohe.
    Problemi i ketij malajzianit, eshte se nje politikan flet gjithmone per te fituar pike te votuesit e tij, dhe e ka te pamundur qe te jete i sinqerte.
    Ai thote se ne Azi jetojne dhe si te pasur, dhe si te varfer kur nuak kane, ketu me duket pak injoprant dhe pak idiot, pasi ai nuk e di se para 40-50 vjetesh pjesa me e madhe e Evropes nuk kishte nbuke te hante dhe jetonte ne varferi ?

    1. Ta-fut-ta-nxjerr says:

      giti moj giti, Mahathiri nuk merr pjese me ne politiken e vendit dhe as ne qeveri. Ky nuk eshte si Sali Berisha qe do ti dali shpirti ne karriken e pushtetit.
      Ky Malajziani e ka lene politiken por jep mendime si nji ish Kryeminister i nji vendi ne zhvillim.
      Malajzia dhe disa vende te tjera te rajonit jane te lakmuara nga gjithe Bota tani.
      Atje nuk flitet per zhvillime , a doni me per Belulin, por me fakte.

      1. Argita_B says:

        Malajzia e lakmuar !!!!
        Duhen relativizuar mendoj gjerat pasi aktualisht (hiq me njane Japonine) asnje vend tjeter aziatik nuk ka as nivelin e edukimit evropian, as te mjeksise, te mbrojtjes sociale, nivelin e jetes, te pushimeve, te drejtat e njeriut, pra mos egzagjerojme.
        Malajziani e njeh Evropen aq sa Evropiant njohin Malajzine, pra te japesh mendime eshte nje gje, qe ato mendime qe jep, te jene te vleshme, eshte nje gje tjeter.

        1. Edi Detroit says:

          Une mendoj se ai ka te drejte.BE eshte nje joke, dhe mendoj se do shperbehet.Sistemi ne Europe i ngjan me shume nje sistemi socialist, ku njerzit nuk punojne,ku mbizotron asistenca, dhe njerzit presin gjithcka nga shteti.Amerika nuk pret para, ne Amerike papunesia eshte vetem 8%, ne Europe rreth20%,e ardhmja eshte pikerisht e ketyre vendeve, aziatike.

    2. Ton says:

      Po po, e mori Malajzine nga vari k dhe e ktheu ne super-ekonomi. Ty nje komentuese gazete te duket idiot.
      E dime, e ka fajin Amerika. Cfare t’i besh ketyre Amerikaneve qe po shtypin para kot. Ne e dime sa po vuajme ketu.
      Ne mbyten p.. semat!!

  6. Tironci Lugano says:

    Ish Kryeministri se ka keq kur flet per prodhim te parave.Dmth vetem shtyp kartmonedha te reja.Te njejten gje para disa kohesh beri dhe Svicera ndonese per motive te tjera per te stabilizuar rritjen e monedhes se saj kunderjt Euros dhe Dollarit.Ekonomia e Sviceres eshte ne nivele te kenaqeshme.por te shohim vashdimin se prerja e monedhave te reja nuk eshte pa rrisk.

  7. net says:

    kamata te ben varrin thelle nen dhé ?

  8. mallakastrioti says:

    ekonomia do bazuar te prodhimi dhe jo vetem tek spekullimet financiare do dhene rendesi ekonomis reale dhe jo vetem transacioneve financiare..kjo eshte e sakte sa per leksione ky zoteria eshte nxituar..

  9. SALI PROTOPAPA says:

    SADO I SUKSESHEM TE JESH, TI NUK IA KALON DOT SALIUT TONE, QE KA RRITJEN EKONOMIKE ME TE MADHE NE EVROPE DHE BOTE, DUKE PRODHUAR FARA KUNGULLI, MISRA TE PJEK DHE FARA LULEDIELLI!!!

  10. kessrel says:

    europianet rojne si europiane si njerez

  11. plaku says:

    Djema me lejoni ju lutem tju them dicka ne lidhje me shtypjen e parave, pra te Eurove – leter. Thuhet se, ne bote ka dy shkolla ekonomike, shkollen gjermane dhe shkollen anglosaksone. Sipas shkolles gjermane dalja nga kriza behet duke marre masa te forta kursimi.Kjo gje reflektohet me teorine e shkolles gjermane te futjes ne kushtetute te ligjit te frenes se kursimit. Kete ligj Zvicra e ka futur ne kushtetute qysh para tre vjetesh, Franca dhe Gjermania para nje viti dhe qysh me 9dhjetor 2011 rane dakord edhe 25 vendet e BE qe ta fusin ne kushtetutat e tyre. Qellimi i ketij ligji eshte qe, kur ekonomia hecen mire, nje pjese e te ardhurave te kursehet ( mos shperndahet ) dhe te ruhet si te thuash per kohe te keqia kur ekonomia nuk hecen mire.
    Shkolla anglosaksone aplikon rrugen tjeter. Qysh ne depresionin e viteve 30dhjete ne Amerike presidenti Ruzvelt vuri ne jete politiken e re ekonomike me emrin “Great Deal”. Sipas kesaj politike te re ekonomike, shteti nepermjet Federal Reserve shtypi sasi te medhe leku dhe i hodhi ne treg duke e bere lekun shume te lire. Pra besoi se inisitativa e lire duke u ndihmuar me kredi qe merreshin lire ( norma interesi te ulta ) do krijonte vende te reja pune. Pervec kesaj me lek et e printuara Ruzvelti beri plane gjigante shteterore konjukturale duke bere rruge te reja dhe investime te tjera publike. Pas kesaj sic e dime Amerika e mori veten.
    Pra ky “profesori” malajzes duhet ta dinte kete fakt.
    Ne filozofine e vjeter ekonomike greke kemi patur dy rryma : Hedonistet dhe Stoiket. Ne se ke disnivel midis kerkeses dhe ofertes ( kerkesa eshte me larte se oferta ) Hedonistet thone se duhet punuar sa me shume qe oferta te arije kerkesen. Problem eshte se njeriu nuk eshte asnjerhere i kenaqur, kerkesa rritet gjithmone e me teper ( shoqeria e konsumit qe reklamohet nga kapitalizmi ) dhe pra do kemi gjithmone probleme. Per te njejten situate, kur kerkesa eshte me e larte se oferta, Stoiket thone se njeriu duhet te uli kerkesen e pangopshmerise ( konsumin ) deri sa ajo te nivelohet me oferten. Edhe kisha thote se ne duhet te jemi te kenaqur me ate qe kemi. Aristoteli thote se cdo gje e mire ne se teprohet behet e keqe. P.sh. kemi dy njerez qe dashurohen. Kjo eshte nje gje e mire. N.q.s njeri nga te dy njerezit e tepron me dashurine e tij dhe dashuria kthehet ne xhelozi kjo eshte nje gje shume e keqe.
    Pra ne se ti nuk ke dicka ne kontroll atehere kjo dicka te shkaterron ty. Per shembull ne marim kredi duke besuar se e lajme ate ( e kemi ne kontroll ). Shpesh ndodh qe kemi bere llogarite gabim dhe kredia e marre te shkateron. Ne duhet te kontrollojme deshiren tone per me shume dhe me shume qe stimulohet nga industria prodhuese, reklamat etj. sepse kjo gje na merr ne qafe.
    Problemi yne thote Aristoteli eshte se njerezit kane humbur ndjenjen e mases. Ne duhet te futim ne ekonomi etiken te cilen kapitalizmi ne rrugen e zhvillimit te tij e ka humbur diku ( etiketen).
    Cfare bene qeverite dhe popujt ne Europe ? Ata shiten STABILITETIN dhe blene RRITJEN, pra rriten borxhet dhe dobesuan stabilitetin, gje qe ne se nuk ke kujdes te con ne falimentim. Tani qeverite e BE duhet te shesin rritjen dhe blejne stabilitetin por ndoshta per ndonje shtet ndoshta eshte vone.
    Shume ekonomiste dhe socjologe thone se tani duhet pa tjeter qe ekonomia te kete elementin ETIKE ( shpirtin ).
    Djema, ne lidhje me trupin dhe shpirtin dhe influencen e tyre ne zhvillimin ekonomik te njeriut kam gjetur shume materjale me vlere, te cilat ndoshta do kem mundesi ti jap ketu ne forum.
    Me falni se e zgjata. Pershendetje

  12. deni says:

    Keni shume fobi, nese flet nje arab, aziatik, apo afrikan, i cili thote te verteten mbi ate se cka ndodh realisht ne mashtrimin e madh financiar qe ndodh nga BQE. Ish kyeministri malajzian, thote disa te verteta, por per ju ato jane jo te besueshme, koha do te vertetoje se kush ka te drejte.Me aq sa kuptoj une do ti shprehja mirenjohje dhe respekt ketij njeriu!

  13. patrioti says:

    EDI DETROIT si ka mundesi more bukurosh qe flet per ameriken ti kur nje shtepi ne detroit mesatarisht kushton 5000 dollare ta blesh tani? ku stacionet e policise po mbyllen nje nga nje dhe ku papunesia eshte te pakten 40%? ti me thua mua 8% papunesia? merresh me shakate e palacos obama? po tere ata qe ju mbaron siguracioni i papunesise pas nje viti, tere ata qe nuk marrin ndihma dhe tere ata qe jane me 16 ore pune ne jave quhen te punesuar me ore te plota? Amerika nuk oprodhon asgje me, dhe letrat higjenike te prapanices i ke te prodhuara ne Kine, Amerika prodhon vetem MC DOnalds dhe ushqime te shpejta dhe te semure, cdo reklame ne Amerike eshte per tu bere infermier apo teknik makinadh, Amerika ska industri me eshte kthyer ne nje vend sherbimi fallco dhe prodhimi armedh dhe vdekjeje.bankieret e shkaterruan kapitalizmin dhe emirgracioni e shkaterroi Evropen.Qe kur u futen lloj lloj rracash dembele dhe inferiore nga inteligjenca qe e kane mendjen te vrasin te presin ose tek jihadi dhe jane te tere ne ndihme sociale tere emigrantet atehere deri kur keshtu? keto jane probleme te krijuara qellimisht nga bankieret per eleminimin e kultures tradites dhe shteteve kombetare duke filluar menjehere me krijimin e paligjshem te perbindeshit BE pa referendum perkates ne vendet perkatese nga politikanet, Ku mbreti i botes dinastia ROTHSCHILD ka nen prone banken qendrore evropiane dhe banken federale rezerve ne amerike.LObi zionist cifut eshte kercenim per njerezimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje