Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Wellen, raportuesi i CDU-së për Shqipërinë, Roderich Kiesewetter, vlerëson arritjet e Shqipërisë gjatë 20-vjeçarit të fundit, por thekson se ajo ende ka shumë hapa për të bërë.
Zoti Kiesewetter, kryetarja e parlamentit shqiptar ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani. Cila është rëndësia e kësaj vizite për Shqipërinë?
“Kjo është një reklamë shumë e mirë për Shqipërinë. Shqipëria duhet të jetë më e pranishme në opinionin gjerman. Është e rëndësishme me qëllim që në Gjermani dhe në Evropë të mos krijohet ndjesia e lodhjes kundrejt zgjerimit dhe që popullsia jonë ta dijë që bashkimi i Evropës do të marrë fund vetëm kur të gjitha vendet ballkanike të jenë bërë anëtare të BE-së. Kjo do të zgjasë edhe shumë vjet, por ne të gjithë do ta përjetojmë.”
Pavarësisht nga ndjesia e lodhjes ndaj zgjerimit tek qytetarët e BE-së, Shqipëria duhet të plotësojë detyrat saj. Cilat janë sfidat e saj sipas jush?
Unë mendoj se popullsia në Shqipëri e di shumë mirë se për çka bëhet fjalë: Pra që të luftohet korrupsioni në shoqërinë shqiptare, të luftohet krimi i organizuar dhe që të sundojë shteti juridik si në gjyqësi ashtu edhe në shëndetësi. Që të mos shkojë dikush të blejë me para një shërbim të mirë shëndetësor duke i anashkaluar të tjerët dhe që proceset gjyqësore të mos influencohen nga asgjë tjetër, veç normave juridike. Të gjitha partitë në parlamentin e Shqipërisë duhet ta kuptojnë se bashkëpunimi është më i mirë se përplasja. Vetëm kështu Shqipëria do të arrijë atë pjekuri politike që i nevojitet për anëtarësim në BE. Nuk ndihmon bllokada, por bashkëpunimi, sepse sfidat janë shumë të mëdha për të gjithë Evropën: Ne jemi vetëm 500 milionë njerëz dhe ne konkurrojmë kundër 1,3 miliardë kinezëve, 1,2 miliardë indianëve, 400 milionë indonezianëve e që të gjithë këta janë duke u rritur ekonomikisht. Evropa edhe dëshiron të mbetet në tregjet botërore, por edhe të jetojë në liri, tolerancë, drejtësi, demokraci dhe përgjegjësi dhe në të njëjtën kohë jetesa në të duhet t’ia vlejë. Pra sfidat janë shumë të mëdha.”
Si mendoni se mund ta arrijnë partitë shqiptare atë bashkëpunim për të cilën flisni Ju?
“Këtë mund ta arrijnë vetëm shqiptarët. Nuk më takon mua si i huaj që të jap këshilla, kjo është si të shesësh mend. Nuk më duket se ka ndonjë vlerë. Ka shumë shitmendësa në Evropë. Ajo çka ka vlerë, sipas mendimit tim, është që të rinjtë e Shqipërisë të dalin jashtë e të udhëtojnë. Por edhe diçka tjetër është shumë e rëndësishme: Ka kaq shumë të rinj me shkollë, që janë kualifikuar jashtë shtetit: Ata duhet të kenë një shans që të punojnë në shtet në mënyrë afatgjate e jo të nxirren nga puna mbas një gjysmë ose një viti kur të ndryshojë administrata. Është me rëndësi që të ndërtohet një aparat i mirë nëpunësish e që sipërmarrjet të kenë punonjës të cilët nuk e ndërrojnë shpesh vendin e punës.”
Ju e keni fjalën për raste konkrete?
“Po. Për shembull, një i ri shtroi këtu pyetjen, se sa nga të rinjtë që janë shkolluar jashtë shtetit kanë pasur rastin që të marrin përsipër përgjegjësi në Shqipëri. Shifrat duhet të thuhen hapur. Çështja tjetër është se kur investojnë firmat e huaja e kur ka ndonjë gjë që s’ecën, të mos u duhet të paguajnë më shumë para nëpër ca fonde ndihmëse, por të kenë shansin që sipas të drejtës dhe ligjit të hyjnë në treg dhe të
shesin prodhimet e tyre. Sigurisht që është e rëndësishme që në BE të njihen përparimet e mëdha që ka bërë Shqipëria, por kjo nuk do të thotë se nuk duhen bërë edhe shumë hapa të tjera përpara. Është mbresëlënëse ajo çka ka ndodhur në 20 vitet e fundit në Shqipëri, por Shqipëria nuk ka arritur aq sa për t’u bërë kandidate.”
Ju flisni për përparime në një periudhë 20vjeçare, por po të shohësh vendet e Ballkanit, ato kanë kaluar ndërkohë nëpër luftëra dhe po ia kalojnë Shqipërisë në rrugën drejt BE-së…
“Po por Shqipëria ka një politikë shumë të mirë të jashtme. Shqipëria balancon mes Beogradit dhe Ankarasë. Ajo përpiqet shumë që shqiptarët e Kosovës të jenë të qetë e të mos kenë lakmi për Shqipërinë e Madhe.”
Si e shikoni Ju aktivitetin e Aleancës KuqeZi?
“Unë e konsideroj atë kërcënues dhe shpresoj që partitë ekzistuese do të bëjnë gjithçka që popullsia të mos bjerë në kurthin e tyre. Është shumë e lehtë të jesh populist, populistë të djathtë ne shohim në Holandë, në Finlandë dhe Suedi, kemi edhe në Gjermani, në Saksoni, që thonë se fondet janë vetëm për gjermanët: Rreziku është se në kohë krizash populizmi nxit tendencat nacionaliste. Unë apeloj që bashkëpunimi ndërpartiak të përmirësohet e që ligjet që janë të nevojshme për BE-në të miratohen me shpejtësi.”
Si e gjykoni ju rastin më të fundit të shpalljes të pafajshëm të ish-ministrit të jashtëm, Ilir Meta?
“Në rastin e Ilir Metës gjykatat nuk morën një vendim të kuptueshëm. Njerëzit prisnin në fakt që ai të dënohej, e nuk kuptohet se përse gjykatat kanë marrë një vendim të tillë. Kjo është përshtypja ime. Pyetja që lind këtu është se a kemi të bëjmë me një proces që është bërë në përputhje me ligjet dhe drejtësinë? Për këtë ka dyshime dhe gjykatat nuk arritën që t’i hidhnin poshtë ato. Kur ka dyshime, nuk ka besim dhe gjykatat duhet të gëzojnë më shumë besim në popull. Kjo vlen edhe për hetimet rreth 21 Janarit. Nuk është sqaruar ende se cilët janë dorasit e vërtetë. Këtu duhet punuar bashkarisht për të vënë drejtësinë në vend. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë më kurrë, por ajo nuk duhet mbuluar. Njerëz që e njohin situatën juridike në Shqipëri thonë se është krijuar përshtypja se ka një drejtësi për disa politikanë të përzgjedhur dhe një tjetër për shqiptarët e thjeshtë. Para ligjit dhe drejtësisë të gjithë duhet të jenë njësoj. Pra edhe këtu ka shumë dyshime. Dhe për sa kohë që ka dyshime, duhet punuar për heqjen e tyre.”
Retorika mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri shpesh është shumë e ashpër dhe me fjalë ofenduese personale. Si e shikoni ju këtë?
“Këtu duhet parë edhe temperamenti: Në Ballkan flitet më troç se në Evropën Qendrore a në Francë, ku kritika shprehet me shumë mirësjellje. Në Ballkan historikisht gjërat janë thënë më hapur, kjo është e vërtetë, por kjo retorikë e ashpër nganjëherë has në moskuptimin e fqinjëve. Por ajo edhe për ne, gjermanët, shpesh është e pakuptueshme: Ne mendojmë se kush sillet kaq ashpër me njëri-tjetrin, nuk e ka shtrirë dorën ende. Kështu që një retorikë më komunikuese është më e mirë se konfrontimi i përhershëm e i ashpër. Unë mendoj se kjo është një çështje brezash.”
Paska ardh me u anku ke ty xhozi zoti Kisenweter.
E paska ngusht Saliu me Kreshnikun dhe po munohet me e nxjerr jasht ligjit, se Aleanca Kuq e Zi, po i bje nhak Serbis dhe per shkak se na trazohet Serbija, Gjermanija duhet ta shmange partine qe do te krijohet dhe qe ka shume gjasa te marre dhe vota me shume se Saliu.
Bjeri Xhozi se i bi bukur… tunde tybekun e… se nuk do te jet e larget dita kur te na risjellesh nafijen qe tund tybekun, se e meriton, ne tundje deri tani je e persosur.
Te shqetsoka AKZ,po sikur vetem ty,ajo shqetson edhe Taqken tone, Taqke dhemballen bre, qe ha kernacka e pi birrushka te Panda de, me eurot e Papandreut,Ha ha,dhe jo vetem Taqken bre, po gjithe motrat greke,,,
Po jo bre cironke se nuk e shqeteson Taqken AKZ vetem se fale AKZ Saliu po na del ne sy te BE si nje politikan qe mbron stabilitetin ne ballkan. E kupton moj cironke si eshte politika ?
@ Eduart Detroit ! Nuk ju kuptoj as juve por as shume te tjere, qe ne vend qe te formoheni dhe te piqeni politiksht,bisedave u jepni karakter kafenije.Problemin tuaj e percaktoi shume qart Z.Robert Elsie.Mgjth,e drejta juaj te vazhdoni te thoni te njejtat barsoleta.
Dite te mbare.
eleftheriqi, po edhe ti si greke qe je, ngele ketu per te qare hallet e shqiptareve. Ik moj shushke, se edhe pak muaj dhe falimentoni, ua dha driten e kuqe Europa dhe bota. Shko merru me halene tende, dhe lere halene tone, se merremi vete.
Makari Greqia te shpallte falimentimin.Dhe makari ta kishte bere kete, ketu e dy vjet para.Me statistika dhe argumenta do ju sqaroja qe kjo eshte rruga me e mire qe duhet te zgjidhte.
Juve si turkoshak injorant,nuk shikoni alternativ tjeter pervec mizerjes.
Persa me perket,nuk do ju marr lejen ,perse dhe ku shkruaj.
E kuptoj qe keni nje aftesi te kufizuar te me kuptoni ,prandaj mos humbni kohe me mua.
Mund ta shpalle edhe tani sikurse atehere, me mire vone se kurre. Megjithe mirekuptimin dhe miqesine qe na lidh me greket, mendoj se kane qene dhe per fat te keq vazhdojne te jene te fryre…e mira eshte se tani nuk kane me titull tu japin mend te tjereve…
KOHA KA VERTETUAR KATERCIPERISHT SE KOMUNIZMI,FASHIZMI E SOCIALNACIONALIZMI DHE NACIONALIZMI I SHTIRE i xhaketave te kthyera te diktatures komuniste dhe bijve e mostrave te saj,KANE QENE DHE JANE FOLEJA E FUNDIT E HORRAVE,PRA e DJAJVE ME FYTYRA NJERIU QE KUR NUK KANE PROGRAME PER MIREQENJE SHOQERORE DHE PROGRES TUNDIN FLAMUJT E EKSTREMIZMIT,ARMIQESINE NE MES POPUJSH QE LA PAS MILJONA VIKTIMA DHE NJE KATASTROFE EKONOMIKE.BOLL ME ME TEORI TE DESHTUARA PER KOHEN QE SHKOJE DHE KETE QE PO JETOJME.POPUJT NGA ZOTI LINDEN VELEZER,U BENE FISE DHE KRIJUAN KOMBE,POR DJAJ ME FYTYRA NJERIU NE POLITIKE E PUSHTETE SI,Stalini,Hitleri,Hoxha,Berisha,Nano,Milloshevic,Karaxhic,Arkan e Mlladic,per te krijuar pushtet pa kufinj shpalosen urrejtjen ne mes kombeve,rracave e besimeve dhe i bene armiq, vetem e vetem per te plotesuar enderren e lavdise per pushtet E para PA KUFI.Flamuri i nacionalizmit nuk i shkon per shtat KRESHNIK SPAHIUT,AI ESHTE NJE MOSTER E PJELLE E SE SHKUARES DHE TE SOTMES KORRUPTIVE-KRIMINALE E ENVER-SALI-NANO-ILIR DHE RAMA ME SHOKE NE HIJE.Per EREN E RE EUROPIANE,NJE EUROPE PA KUFINJ NACIONALIZMI PER KARIERE E PARA, MBETET NJE KARTE E DJEGUR PER KOHEN DHE FOLE E FUNDIT E HORRAVE….SHQIPTARET KERKOJNE SHTET TE SE DREJTES MIREQENJE DHE JO DEMAGOGJI TE PERDALE KOMUNISTE-FASHISTE-NACIONALSOCIALISTE.
kjo eshte per te vene duart ne koke si ka mundesi qe jozefina talibane paska shkuar ne Gjermani….dhe jo ne Iran tek vellezerit e sali fekales. ai Gjermani ndegjon se c thote islamikja jozefunderia topalli, ai nuk ka dale dhe te shohe njehere se si jetojne Shqipetaret ne varferi te tejskajshme ketu ne Islamabad te Shqiperise. kishte per te thene nje fjale te mire ai dhe tani kurva topalli ngrin cupin e gopit perpjete.
po tallin bolet gjermanet me Nafije Topallin te krahasosh Tiranen me Beogradin eshte per ti marre me oiiiii…Beogradi eshte Perla Qytet me i Bukur ne Europe…ahhhhhhhhhh c behet more shoke. Tiranen e sali rrumpalles mund ta krahasosh vetem me Kabulin e afganistanit…por jo me Beogradin se eshte turp
Po z.Keisewetter! E kaluat shkarazi opinionin tuaj.
kur me rendesi do te ishte te nxirrje ne pah,berthamen
si perberesja e shkakut.
I qendroje fort faktit se :…CESHTJE BREZASH!
dhe kjo, vertete e ka demtuar ne shekuj edhe kete vend.
Eshte pra nje makine e vjeter,dhe me makine te vjeter
nuk mund ta arrish qyteterimin.
Nuk eshte fjala per rotacion moshash,por
eshte fjala per nje rotacion mendesish.
Ne nje ambjent te qyteteruar nuk mund
te shkosh me zakonet e tua.
aty shkohet,kur ti e njeh qytetarine.
Perderisa kemi bajraktar,qe vendin e tyre e quajne Bajrak,
kurre nuk mund te gjejne shtigje per ta leshuar ate.
Eshte ndryshe te afrosh nje te urte,
dhe e pamundur ta besh nje gje te tille
me nje kokeforte.
dhe ne te tille e kemi Saliun…
kjo eshte edhe ajo berthama qe ju thash me larte…
ju faleminderit
Kur degjova zv.Kryeministrin grek Pangallos ta konsideronte Gjermanine qe vend te madh me tru te vogel, kujtova se se shprehja mat tre here dhe prit nje here, nuk u aplikoka tek ky pinjoll arvanit. Po jo, nuk qenka fort i gabuar.
I ndruar nepunes i vogel i CDU, perderisa Gjermania juaj qe perveloi dy here Europen e pati te drejten te bashkohet dhe jo pa te drejte, edhe shqiptaret e gezojne kete te drejte. A eshte Spahiu, levizja e te cilit refuzoi ne stilin e Berishes nje oferte per bashkimin paqesor te kombit, a eshte Dano a do ta beje Rama kjo mbetet per tu pare dhe eshte ceshtje e shqiptareve, dhe jo e gjermanve qe edhe kur hiqen si studiues dhe albanofil ajo qe ven re eshte egersia e shqiptare. Jemi te eger vetem brenda gardhit qe na vendosen stergjyshet tuaj, por per sa kohe keni perballe nje Topall, nje Berish dhe Haxhi qe i ka humbur rruga vazhdoni te mesoni diplomaci mbi kurrizin e shqiptareve.
Duket qarte qe z. Kiesewetter eshte informuar mire mbi Shqiperine. Korrupsioni, mosarritjet e Shqiperise per anetaresim ne BE dhe sidomos ceshtja e mosdenimit te Metes nga gjykata duket qe qenka regjistruar mire ne Berlin.
Kabllogramet e ambasadores gjermane ne Tirane paskan lene gjurme e tyre.
Sa per qendrimin ndaj AKZ, duhet te kihet parasysh, qe ai flet nga nje kendveshtrim i nje politikani gjerman. Pikepamjet nacionaliste ne Gjermani shkaktojne nje sensibilitet te nje shkalle te larte per vete historine e tyre.
Megjithate Jozi nuk do te shkele ne nje “fushe me lule”. Nese do te kthehet “e entuziazmuar” do te thote qe nuk i ka kuptuar mesazhet.
Kiesewetter ka folur qarte. Ata nuk dine te “kthejne pllaken” dhe te flasin ndryshe per DW dhe ndryshe ne takime. Prandaj po them qe ajo nuk ka shkelur ne “fushe me lule” ne Berlin.
Te pakten te mesoje dicka. Kjo do te ishte per te me se e domosdoshme. Asaj i duhet nje kurs nga Kryetari i Parlamentit gjerman, z. Lammert, njeri i larte, plot kulture dhe mbi te gjitha i drejte me te gjithe.
..Jepni midis te tjerash edhe pak kultur tipu Siemens!
I dhurute ndonje broke birre porcelani Bavarie kesaj malokes ta mbushi me dhalle?
Kush po pyet cfare thote nje fshatar gjermanie, ne kerkojme vetem bashkim te trojeve ku ka shqiptar, kuptohet pa lufte, por me diplomaci dhe mbeshtetjen e Amerikes.Degjo leksione nga gjermanet qe perveluan dy here gjithe boten.
gjermanet ju pergigjen kusherinjve te tu sllave mer idiot
Gjermanet e bene me buje e me nje n acionalizem te madh bashkimin e tyre, kurse ne Shqiptaret duhet te presim se cfare do na thone te tjeret. Shume e turpeshme kjo, per cdo diplomat qe e permende kete.
Edhe gjermanet priten Amerikanet dhe blene Ruset..Helmut Kohl priti Bushin dhe bleu Rusine e Gorbacovit…mbase ju kujtohet diplomacia e Hans-Dietrich Genscher, quhej dhelpra e evropes…kujdes po flasim me tjeter nivel..jo me lul bashen e me hazhinaston…
….prandaj nuk do ilir meta te hyje perseri ne qeveri??!!! Na ben dhe moderatorin pa le.!!!Rrrrrrrrrr
o gjerman po nuk ke te drejte ti te gjykosh gjykatat tona.po fajin e ka jozi qe qahet ke ju.haroj jozi fjalen e urte qe thote ,robat e pista lahen ne shtepi.sa per ilirin edhe po ka vjedhur,ai do na i japi para votimeve.kesh.kontrata qe kemi me te eshte.iliri vjedh 4 vjet dhe i ndan me ne para votimeve.
Pershwndetje.
Jam i kenaqur kur degjoj se nje personalitet gjerman,te cilin e njoh personalisht,flet kaq mire per Shqiperine dhe i thote gjerat hapur.Nje gje qe duhet vleresuar tek ai eshte ,koncepti qe ka ai per Shqiperine dhe menyra se si i trajton tematikat qe ne na shqetesojne.Per sa i perket”metes” ai e thote qarte dhe me pak fjale te thjeshta qe mendoj se eshte edhe mendimi i cdo qytetari te thjeshte shqiptar,mendim qe nuk do shume komente…?Nejse ,principet e tij duhen vleresuar!