Kemi nisur të importojmë grabitës të dhunshëm nga Italia

9 Shkurt 2012, 11:39Politika TEMA

Policia e Fierit ka arrestuar ditën e djeshme dy shtetas italianë nga Leçe, të cilët akuzohen për një sërë vjedhjesh me dhunë në zonën e Fierit, Lushnjës, Ballshit dhe Vlorës. Të arrestuarit janë Giuzeppe Margiotta 33 vjeç dhe Franco Gallucci 31 vjeç.

Sipas burimeve të policisë, është provuar se këta të fundit kanë kryer disa grabitje, duke filluar nga qytetarët, tek argjendaritë. Mësohet se për grabitjet e tyre, ata përdornin pistoleta neuro-paralizuese.

Pasi kryenin grabitjet, ata shisnin mallrat e vjedhura në Shqipëri, ose në disa raste i merrnin në Itali. Për zbulimin e këtij grupi janë dashur disa muaj hetimesh nga ana e policisë.

8 komente në “Kemi nisur të importojmë grabitës të dhunshëm nga Italia”

  1. salistalin says:

    Hahahahahaaa, po kthehen tavolinat ! Ate qe bejne shqiptaret ne Itali e greqi, tani presim ta bejne italianet e greket tek ne.

    1. Shefqet Cela says:

      Je i sakte Salistan, por do ishe me i sakte po te theksoje se tani e tutje njoftimi ne gazetat do te jete ndryshe:
      POLICIJA E FIERIT ARRESTOI SHTETASIT SHQIPTARE GIUSEPPE E FRANCO TE CILET KISHIN KRYER DISA VJEDHJE ME DHUNE.
      Besoj u kuptuam! Saliu kerkon tu hape fushe te lire veprimi. Mjafton qe ata te “investojne” 100.000 euro dhe marrin shtetesine. Keta do te jene edhe votues ne vitin 13. Vertet nuk e duan shqiptaret por ai eshte lodhur duke fallsifikuar fletet e votimit. Shpiku marifetin e ri:
      DO TE SJELLE VOTUES SHQIPTARE NGA IMPORTI. Po e lame natyrisht!

  2. kola says:

    po keta te tanet se bejne punen mire dhe kane sjelle te tjere me eksperjence

  3. Olti says:

    I kemi pastru mire vilat Ne Itali e kan mbetur hajdutet vendas pa pune!

  4. arbeni nga tepelena says:

    epo me ter ate bum ekonomik qe kemi,normal qe do jemi shenjester e keqberseve evropian.

    1. xuli says:

      po mos u merziteni se ata veq se po marrin mallin e tyre mbrapsht ha ha ha

  5. Treviso says:

    Un vej bast me kedo, ne qofte se ato nuk jane shoket e Ilir Metes.

  6. nedia says:

    Po nje trap me emrin Rigers Memushaj e njef Fieri se bo si cub ne Tirone 5 minuta dhe mcifet per 5 muaj.

    Mire e kan bo kte qe kan ardh se hajdutet e fierit bejn si gango katuni ne tiron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje