Peter Laskaris
Austria, ashtu si gjithë Europa, është përfshirë këto ditë nga temperaturat e ulëta. Ata që e vuajnë më shumë këtë situatë janë pikërisht të pastrehët. Për këtë arsye, të pastrehëve në Austri ka vendosur që t’u vijë në ndihmë pronari i shtëpisë publike Red Rooms Laufhaus në Vjenë, Peter Laskaris. Ai ka vendosur që t’i strehojë ata pikërisht në shtëpinë publike që zotëron, duke u siguruar atyre ushqim dhe dhoma të ngrohta, si dhe dushe.
Kjo iniciativë e Laskaris ka bërë bujë në Austri dhe për këtë arsye, ai ka kërkuar që nisma e tij të mbështetet edhe nga shtëpitë e tjera publike. “Këto ditë ka rënë puna. Shumë njerëz janë nëpër pushime. Dhomat tonë qendrojnë kryesisht të zbrazëta, kështu që duhet të përdoren për qëllime të mira. Askush nuk duhet të qëndrojë jashtë në temperatura minus 20 gradë celsius”, deklaroi Laskaris.
Një nismë që duhet vlerësuar, edhe pse të pastrehët rrezikojnë që në korridoret e shtëpisë publike të përballen me punonjëset dhe ndoshta do të duan më shumë se një strehë të ngrohtë!
Bravo!!! Ky eshte burre , qe u jep fukarejve jo vetem strehe e ushqim,por,pse jo edhe pak ngrohtesi tjeter.Te lumte byrazer. Te shikosh sa do te te rriten xhirot sezonin e ardheshem. Dhe me hak,se ke bo sevap’ .
hajde Laskar – hajde !!
Vertet ne pse nuk I vendosim ne parlament,,
Si shpi publike e kan katandisur !
TA KENOQIN XHOSIN,MELSILEN AND .CO
burr i mir po me ket mbiemer qe paska ky me duket se spaska me bo hajer
ky ta vej akoma me teper doren zemer , ti japi edhe nga nje femer falas dynjas … ashtu quhet tamam all included.
KY e meritoka KRYEMINISTER PER SHQIPERIN.Me mire ngroht ne bordello se sa ne ketu ne -ali demi ftoht e pa drita.Hallall o austriak.
ahume mire ka bere. pse me i mbajt dhomat kot. dhe meqe ra llafi une jam i idese qe seksi me pagese duhet te jete i ligjshmem, te pakten sdo kete me protektore besoj. thjesht mendim.
Si emer greku paska ky