Kostoja e trefishtë e shurdhërisë

14 Shkurt 2012, 15:08Politika TEMA

Nga Edi Rama

Sot Shqipëria po vuan përveç tërbimit të motit dhe shurdhimin e qeverisë së saj.

Qeveria ishte shurdhe në nëntorin e shkuar kur ne kërkuam me ngulm që buxheti i këtij viti të parashikonte problemet e rënda që sot kanë gjunjëzuar vendin.
Qeveria ishte shurdhe kur ne propozuam që buxheti i këtij viti të parashikonte para të mjaftueshme për sigurimin e energjisë dhe përballimin e emergjencave civile.
Qeveria ishte shurdhe kur ne argumentuam se duheshin garantuar kontratat e blerjes së energjisë dhe duhej parashikuar kriza e sotme e borxhit të KESH-it. Ashtu siç ishte shurdhe qoftë kur ne kërkuam që dëmshpërblimet për zonat e përmbytura të Shkodrës të futeshin në buxhet, qoftë kur argumentuam se të tjera fonde duheshin vënë mënjanë për përmbytje të tjera të mundshme.
Sot Shqipëria përballet me koston e trefishtë të shurdhërisë së qeverisë sepse jemi përballë një krizës së izolimit nga dëbora të mijëra familjeve që po ziejnë kokrrat e fundit të misrit, përballë krizës energjitike që ka nisur të ndjehet në çdo shtëpi ku fiken dritat me orë të tëra, përballë përmbytjeve të radhës që me këtë dëborë masive janë të pashmangshme.
Dje ne pamë nga mëngjezi në darkë një shfaqje shurdhërie me zë e me figurë dhe aktor protagonist kryeministrin. I cili e harroi Shqipërinë që digjet nën dëborë dhe u kreh me orë të tëra në ekranin e televizorit duke folur për Azerbajxhanin, Ahmet Zogun, Enver Hoxhën e për kë tjetër i erdhi ngoje nga mendja e arratisur prej realitetit dramatik të Shqipërisë së sotme.

Telefonatat në selinë tonë nuk rreshtin. Vijnë nga komuna e fshatra të izoluar që kërkojnë ndihmë. Kërkojnë ushqim. Kërkojnë dikë që t’i ndihmojë të nxjerrin të sëmurët nga ferri i dëborës për t’i çuar në spital. Kërkojnë shtetin që shfaqet me fadroma pa karburant. Me ministra pa axhendë. Me forca pa plan. Dhe zhduket sapo zhduken kamerat që e filmojnë në vizitat e veta propagandistike.

Që shteti ynë i degraduar vit pas viti në burime njerëzore e financiare të mos ketë fuqi të përballojë këtë krizë me përmasa të jashtëzakonshme kjo është njëra anë. Por që kryeministri të mos ketë as ndjenjën më elementare të detyrës në këto kushte dhe të broçkullisë tërë ditën para televizorit budallallëqe pas budallallëqesh kjo është ana tjetër, krejt e turpshme e kësaj historie të përsëritur. Nëse e bën sepse ka humbur mendjen kjo është rrëqethëse, po nëse e bën për të spostuar vëmendjen kjo është e tmerrshme.

Por këto nuk janë orë për t’u zgjatur me marrinë e kryeministrit, sepse çdo orë që kalon rëndon më keq situatën e mijëra e mijëra shqiptarëve që po u shterrojnë ushqimet e mundësitë e mbijetesës në mes të dëborës.
U jam mirënjohës deputetëve tanë të zonave të prekura keqaz nga tërbimi i motit. Por edhe për ata deputetë të shumicës parlamentare që njësoj si deputetët tanë kanë qëndruar pranë njerëzve dhe kanë ndihmuar mesa kanë pasur mundësi nuk mund të mos shpreh respekt.
Ne kemi mobilizuar të gjitha forcat që kemi në dispozicion. U kemi kërkuar të zgjedhurve tanë vendorë në zonat e paprekura nga dëbora të grumbullojnë ndihma dhe do t’i çojmë ato sa më parë në zonat e kërcënuara.

Taulant Balla po bën një përpjekje të admirueshme me të zgjedhurit vendorë të Librazhdit. Edhe në këtë moment ai është atje duke shpërndarë ushqimet e mbledhura dje. Ndue Kola, Asllan Dogjani, Ndrec Deda, Qemal Minxhozi, Sadri Abazi, Paulin Sterkaj, Tom Doshi, janë në vijën e parë të përpjekjes për t’u ardhur në ndihmë njerëzve së bashku me të zgjedhurit tanë vendorë të zonave të veriut. Alfred Dalipi gjithashtu po bën një punë të madhe për të ndihmuar në zonën e prekur të qarkut të Korçës, ashtu si Fidel Ylli në Skraparin e prekur po ashtu nga izolimi dramatik. Të gjithë të tjerët janë përfshirë e do të përfshihen edhe më shumë sot e nesër, dhe Sekretari ynë për Pushtetin Vendor Bashkim Fino është në kontakt me të gjithë për të koordinuar forcat që kemi në dispozicion.

Por e gjitha kjo nuk mjafton, nuk ka se si të mjaftojë. Duhet të ndërhyjë urgjentisht Parlamenti dhe të kërkojë e imponojë masa konkrete financiare nga qeveria. Nesër ne do të bëjmë publik planin tonë afatshkurtër dhe afatmesëm për krizën e dëborës, krizën energjitike dhe krizën e pritshme të përmbytjeve që do të pasojnë. Një grup deputetësh janë ngarkuar me përpilimin e këtij plani që do ta mbrojmë në seancën parlamentare të së enjtes.

Nuk është orë politizimesh të panevojshme kjo, por nuk mund të mos ngrihet zëri fort edhe për shkeljen e ligjit për emergjencat nga ana e qeverisë. Shkelja e hapur e këtij ligji është një ndër shkaqet thelbësore të pafuqisë së sotme të shtetit dhe të qeverisë për të vënë në lëvizje si duhet strukturat përkatëse të emergjencës civile.
Kjo që shohim është vetëm njëra pamje e krizës dhe kriza nuk do të mbarojë as me mbarimin e dëborës dhe as me shkrirjen e saj. Plagët që dëbora po hap aty ka goditur fort do të duan një plan të posaçëm shërimi dhe ne jemi gati të japim kontributin tonë.

Do të votojmë në parlament çdo masë imediate për përballimin sot për sot krizës dhe duam po ashtu që parlamenti të marrë masa edhe për kurimin afatmesëm e afatgjatë të plagëve të hapura nga kjo krizë. Qeveria duhet të dëgjojë. Shurdhëria nuk është plan, po kosto që rritet nëse qeveria zgjedh të mbyllë veshët e të hapë vetëm gojën për të sulmuar opozitën.
Ata që janë nën dëborë janë shqiptarë si gjithë të tjerët, janë edhe socialistë edhe demokratë, interesi për t’u ardhur në ndihmë duhet të jetë i përbashkët dhe përpjekja për t’i ndihmuar sa më shumë duhet të jetë e përbashkët po ashtu.
Ne jemi gati dhe të njëjtën gatishmëri kërkojmë nga qeveria. Duke filluar nga seanca e ardhshme parlamentare.

 

23 komente në “Kostoja e trefishtë e shurdhërisë”

  1. Tani97 says:

    Bravo Edi!

    Me ne fund nje shkrim per te cilin e kam te veshtire te te kritikoje. Eshte ne frymen e duhur dhe kishim ca qe e prisnim. Ke edhe kritikat per Berishen, por edhe propozime te tuajat. Sic duhet te beje opozita. Tani le te presim masat qe do te propozoni per te cilat flet edhe me lart. Se nga qeveria nuk kemi shpresa. Dhe ju lutemi te vazhdoni protestat. Pa to, nuk ka shans te rrezohet ky kafsha kryeminister. Dhe nuk mund te presim nga Arvizu cdo gje!

    Ciao!

    1. Gusmari says:

      Po kryeparlamentarja po krihet per vete ne shetitje turistike o Edi!
      Duhet aksion, jo fjale , per te ndihmuar kete popull, per te shporrur kete qeveri si qeveria me e keqe qe kane patur ndonjehere shqipetaret kudo ne bote!!!
      As aty ku kemi qene refugjate pa letra, nuk na ka trajtura qeveria keshtu.
      U zente syte buka e djersa e popullit te vuajtur shqiptar!

    2. xhoni says:

      STAM<BOLLI DIGJET-KURVA KRIHET!!Haaaaa!!!SHQIPTARET PO VDESIN NGA TE FTOHTIT DHE URIA,LLAPAQENIA E KUVENDIT,SHETIT NEPER BOTE,DUKE HARXHUAR MIJRA EURO E DOLLARE,GJOJA PER KOSOVEN!!!TURP I MADH PER KETE LAPANGJOZ SHTETI,QE KEMI,QE NUK SHIKON HALLET E VETA,POR I DUKET KOSOVA SIKUR ESHTE NEN PROTEKTORATIN E SAJ!!!!KUR FEMIJTE E TU JANE PA BUKE,NUK MUND TE KUJDESESH PER FEMIJTE E DASHNORIT!!!!Hyyyyy,PLEHRE!!!LE TE KUJTOJNE SE CFARE BENTE ENVER HOXHA KUR KISHTE FATKEQESI NATYRORE:NGRINTE POPULLIN NE KEMBE DHE MERRTE MASA KONKRETE PER T'I FURNIZUAR NJEREZIT ME MATERIALE TE NEVOJSHME!!!MOS HARRONI DIMRIN E ZI 1967-te KUR NE LIBRAZHD E DIBER RA TERMETI I FUQISHEM DHE U NDERTUAN SHTEPITE DUKE E BEWRE BETONON E LLACIN ME UJE TE NGROHTE!!!Hyyyy,PLEHRA!!JU NUK PO U JEPNI ASNJE COPE BUKE NJEREZVE E JO T'U NDERTONI SHTEPI!!!JENI SHTET I PJERDHUR DHE SHANI GJOJA DIKTATUREN KOMUNISTE!!!AJO DIKTATURE U RRINTE NJEREVE NE NEVOJE GATI E JO SI JU ME LLOGJE KAVAJE!!!NJEREZIT PO VDESIN NGA TE ACARI,BANDITI BERISHA E KA HALLIN TEK FESTIMET E 100 VJETORIT!!!Haaaaaa!!!!HEJ,DON KISHOT I MANCES!!!!

      1. Thana says:

        KUJT I THUAJ LAPANGJOZE TI? MOS I THUAJ ASAJ QE KUR U PERMBYT SHKODRA ZGERDHIHEJ SE I DUKEJ SI VENECIJA?
        Po qe per ate ke shume te drejte.

  2. odiseu says:

    Me ne fund o Opozite po zgjohesh…Po varini leshte atij te shkalluarit e merruni me veprime konkrete se po bete loje llfesh si puna e tij nje vere ne uje do ngelet ga te dy palet.

    1. Nuk mundem ta besoj, Shqiperia eshte ne prag katastrofe, te gjithe rrine e merren me llafe. Ku eshte burri i shtetit me te tijte, pse fshihen pas presidentit Azer???? Odise te kane lene perfundimisht nese mendon se kjo eshte koha per te akuzuar opoziten. Kjo eshte koha per tu bashkuar rreth rames, se po vazhdoi keshtu, jemi nje bore larg fundit, te gjithe…

  3. loni says:

    i bukur shkrimi z Rama,,radhe here me pelqejne shkrimet e tua,,por kete rradhe eshte i bukur me te vertete se eshte realiteti i kesaj qeverie bastarde,,,,por per ato telefonatat qe thua ti qe bien pa pushim ne seline roze nga njerezit e izuluar,,dua qe mos ti jepni shume rendesi,,sepse malsia kur ka nevoje te jep dhe bythen,,kurse kur nuk kane nevoje te vrasin,,ata le ti luten sales qe e duuan me shume sesa Zoti,,se atit ja japin voten sa here qe behen votimet,,leri qe te mesojne,,,se ishin po maloket ata qe mbas 21 janarit te benin presjon me ane te celularit se ne ty do te vrasim po nuk na paguajte makinen qe na dogje,,apo harrove ata maloket dy prej tyre ishin edhe vellezer,,prandaj leri ashtu sic jane te cajne vete me forcat e veta,,,i harrove votat e 2009 kur i ruanin nipcet e sales bashke me tropojanet e tjere,,i harrove presjonet e malokeve neper qendrat e votimit ne 8 maje 2011 qe benin presjon,,leri te ngordhin si mijt neper bore,,aspak meshire,,un nuk dua meshire se ai popull eshte gjithmone problematik ne shqiperi,,paraziter dhe te pabese…

  4. noemi says:

    Mjaft me me komente por dilni e ndihmoni sa me shume ata te shkrete, publikoni numrat e telefonit e te ndihmave financiare, qe njerezit te dine ku te orientohen.

    Ne cdo moemnt do te beni vetem politike.

  5. tomori i beratit says:

    Keshtu .VEPRA JO FJALE.Kjo duhet te jete motoja e opozites,me ate fuqi e force qe ka te ndihmoje sa te jete e mundur popullin ne nevoje sot qe QEVERIA KA KOHE QE KA VDEKUR.K.ministri pardje tha qe ska ardh koha per te vendosur gjendjen e emergjences,ndersa e bukura e SHKODRES dridhet e ngjyhet hoteleve te botes me parat e shqipetareve.

  6. nd-ih-ma says:

    Z Edi shqiperia ka nevoje per nje ndryshim jo emocional por te vertete e progresist.Jeni ligjerisht shpresa e keti vendi,por mos harroni se u be kohe qe Jeni pjese e keti sistemi[te pakten alternative].Kur flisni zor te te korigjoje ndokush,por gjendja tregon se kjo nuk mjafton.Nese kemi humbur kohe sdo thote qe u “mesuam”,mos humbim me.Poshtersite e saliut skane te mbaruar e sjane te parat.Sapo ka nisur te hedhe ne treg partite tentakula berishiane,populli po qoroditet dita dites dhe po shpreson ne ata qe jo vetem qe nuk egzistojne akoma por qe jane pjelle e sales.Keta bashkeshtetas qe jetojne nen debore jane te denuar dhe nga shteti dhe nga natyra,por pamvaresisht ke votojne meritojne ndihme dhe vemendjen e opzites.Ju lutem -te mos lejoni qoroditje te radhes te votuesve shqipetar -terhiqeni vemendjen komunitetit nderkombetar sidomos NAT-os per rastin ne fjale

  7. getozoari says:

    sa duron ky popull. Ky Sali po i ben qindin Veriut e prape do shkoje atje per nje vit, tu kerkoje voten te gjithe te permbyturve, te harruarve, te mallkuarve e te mjereve qe pushteti i tij po mbjell cdo dite. Turp per te gjithe ne. Rama duhet te punosh sa me shume, je vertet rruga,apo me mire shjpresa e vetme per nje qeveri te pergjegjshme.

  8. luis says:

    Vertet ndjehem keq dhe nuk eshte mire te gezohesh kur tjetri vuan,por jane po keta injorante qe kur dalin nga kjo situate harrojne gjithcka dhe na bejne te gjithe neve te vuajme duke perkrahur maskarain Berisha.

    1. getozoari says:

      Ama sa vuake edhe ti, dukesh ne fakt. E gjithe kjo ka ndodhur se qeveria i ka harruar te gjithe qytetaret – ti vuan e behesh me berishen pse opozita nuk vepron ne mungese te shtetit? Po pse more birce opozita e ben shtetin apo qeveria??? Hajde hajde!!! Ik lexo ndonje rresht, e kur te shkosh tek selia e Salia thuaji atij gomarit qe e ka fajin mbi te gjithe te tjeret pse jemi sot ne kete fare derexheje.

  9. mali says:

    Qeveri e turpeve – vazhdon cdo dite te beje viktima, sa me plumba, sa me harrese e sa te tjere me pakujdesi e vjedhje ordinere te mundesive financiare per ti ndihmuar. keto vitet e Saliut kane qene per shqiprin si vite lufte.

  10. Pali says:

    Ne fakt eshte kosto e katerfisht se qeveria nuk do te doje te degjoje edhe kete here,. Berisha eshte me i interesuar qe te mos duket i dobet para “trimave te tij” e ne televizor, sesa eshte i interesuar per jetet e shqiptareve. Shpresoj vertet me shpirt qe kete here te mos votohet ne Veri, per te katert vitet e bllokimeve me bore, dy vitet pa drita, e dy vitete me uje neper dhoma gjyumi.

  11. Atdhetari USA.d says:

    Analiza qe i ben ps dhe Edi Rama gjendjes aktuale dhe punen e masat qe po mer ne ndihme te popullates te izoluar nga debora, tregojne serjozitetin dhe perkushtimin e kesaje force politike dhe deputeteve te saje per te ndihmuar konkretisht njerzit ne nevoje. kjo situate deshmoje edhe njehere se qeveria e sali berishes nuke punon dhe mendon per popullin pore per tendera e koncesjone, se atje vidhet e pasurohesh. Propozimet e PS te bera prej kohesh sali zeza i ka quajtur lodra fjalesh, tani qe njerzit po vdesin per buke, duket se sa anti njerezore dhe e paafte eshte kjo qeveri. Nderkohe qe populli po vdes per buke topallica breth neper bote. vetem shpenzimet dhe djetat qe do mari mbase kethimit JOZEFINA TOPALLI, do mjaftonin per tu derguar ushqim gjithe zones te veriut. Kesaje i thone fshati digjet dhe kurva kriet. Ska turpe kjo bastarde qe ne vend te angazhimit te parlamentit per te ndihmuar e shpetuar jeten e njerezve qe po vdesin, ben orgji e qefe neper bote.

  12. elio says:

    Berisha ka pjell ca hajvane qe dalin e brockullisin edhe ketej nga TemA pse jo e pse po. Qeveria ore qeveria, ajo duhet te ishte gati, ne veprim e te merrte fatet e atyre njerezve ne dore. Opozita ben kritika, dmth po, politike, ne cdo vend te botes. Vetem ne SHqiperi presin njerezit qe opozita te zgjidhe krizat ndersa qeveria fle. Kjo thjesht domethene qe jeni dorezuar para Saliut, e kjo ne vende demokratike nuk ka ku te rrije. Une them ti japim derrmen!!!!!!!!

  13. arjana says:

    Forza Edi!!!!
    Jemi shume te desperuar per ate qe po ndodh ne Shqipei. shrepsojme qe shume shpejt te zgjohen edhe shqiptaret e ta kuptojne se me berishen ne krye nuk shkohet as deri ne banjo, jo me ne europe. gjynah qe njerezit duhet te vuajne per te kuptuar kaq gje

  14. fule says:

    Ky eshte realiteti:

    “Kërkojnë shtetin që shfaqet me fadroma pa karburant. Me ministra pa axhendë. Me forca pa plan. Dhe zhduket sapo zhduken kamerat që e filmojnë në vizitat e veta propagandistike.”

  15. k.fejzo usa says:

    MESAZH PER ZOTIN RAMA.
    Me gjithe respektin maksimal qe kam ne rradhe te pare si qytetar dhe njeri
    i edukuar prapeseprape ju mungon nje gje shume shume kryesore.cfare thua per berishen si vrases,tradhetar dhe egomaniak nuk i luan as topi as ne kohe me diell as ne kete kohe me rreshje bore qe po gjunjezon jo me shtetin
    (se ai ka mbaruar me kohe) por te gjithe ne si komb.Kam pershtypjen se keni bere ndonje “memorandum mirekuptimi” me piccolo-supermenin arvizu per:
    1-MOS DALJEN NE PROTESTE…………………..(rrethimi i katerfishte)
    2-MOS TE KERKOSH DOREHEQJEN E BERISHES……….(rrethimi i pesefishte)
    Si qytetar amerikan me origjine shqiptare do t’ju sugjeroja te nderprisni
    kete memorandum ne emer te gjakut te deshmoreve te 21 JANARIT dhe te dhimbjes hyjnore te jetimeve qe ata lane pas per nje dite pa djallin berishe.
    Do t’ju lutesha shume te reflektoni kur nje dipllomat nga nje ane shkruan letra ngushellimi pas pilafit nga ana tjeter dikton yjet ne qiellin e shqiperise kushe ka rradhen per ngjitje.Ju ftoj te mos besoni shume ne perrallat me FBI dhe filmimet “e zhdukura”.Problemi numer 1 ne shqiperi
    nuk eshte kufoma e berishes por hunjte qe e mbajne kete dordolec llafazan
    per te trembur zogjte si puna juaj.Te rekomandoj te lexosh historine
    e legjendares ROZA PARK qe te kuptosh se si duhet te sillesh si opozite
    dhe te kuptosh me mire baletin e arvizuse.THANKS !

  16. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    ASHTU ESHTE ESHTE ORE EDI DY VITE BERE GREVE URIE PER TI PENGUAR VIZAT QEVERIA ISHTE E SHURDHER ,tani kur ju thoni qaj me lote njeriu e jo kafshe,ATA THONE QAN ME LOT KROKODILI.POR UNE E DI CE JU NUK QANI AS ME LOT KAFSHE AS LOT NJERIU POR ME LOT POLITIKANI.

  17. tironci says:

    Ke te drejte EDI RAMA

    qeveria DIKTATORIALE E sali berishes ..duhet ti vije fundi kete pranvere .. bashke me kete dimer te ftohte .. ne mbarim te tije te marri me vete dhe DIKTATUREN berishiane

  18. mando says:

    zoti rama ne qofte se i lexoni komentet po te jape nje keshille. pasi gjendja te normalizohet ngri nje komision parlamentar qe te nxjerri pergjegjesit qe cuan ne kete gjendje, dhe perfundimin coja prokurorise. luftoje kafshen me te njejten arme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje