Dua një puthje për Shën Valentin

13 Shkurt 2012, 23:32Politika TEMA

Nga Bledi Mane- Public Enemy

facebook.com/bledi.mane

 

Jam duke dalë rrugëve të Tiranës. Kam ardhur enkas nga Përmeti im me një tufë trëndafilash të kuq. Janë gonxhe të paçelura dimri, por aromën e kanë porsi në maj. Kam ardhur të shëtis rrugëve të Tiranës e të takohem me njerëzit këtu, këtu ku kryqëzohen damarët dhe venat e vendit, këtu ku pas çdo përplasje titanësh a xhuxhash çlirohet më shumë nxehtësi e energji. Kam ardhur këtu të takohem e përshëndetem me njerëzit në ditën e dashurisë, këtu në qytetin ku mpleksen harbutshëm dashuria me urrejtjen dhe çlirohet aq shumë energji negative sa turbinat e Komanit dhe Fierzës do të shpartalloheshin fare.

Rrugëve po dal. Po eci më këmbë të përshëndetem e prekem me njerëzit, t’i dhuroj gjithkujt një trëndafil. T’i uroj për festën e si shkëmbim dua të më falin një puthje.

 

 

Nuk ka rëndësi nëse janë pleq, fëmijë, gra të martuara a të divorcuara, janë meshkuj të papunë a gardistë militantë, vajza virgjëresha a të shpartalluara, romë a mirditorë, tropojanë a vlonjatë, milionerë a studentë blloku, lypësa apo aktore teatri… dua që gjithkush të më puthë e ta puth. Le të më puthin në faqe, buzë, ballë, gushë, veshë kudo le të më puthin mjafton që të përshkëndihet pakëz dashuri e pastër. Dua ta përjetoj ndryshe këtë Shën Valentin në kryeqytetin e vendit me rritjen më të madhe të kurbës ekonomike, por me uljen më të madhe të kurbës së dashurisë mes veti.

Jam rrugëve dhe po eci mes qendrës së kryeqytetit, dua t’i shkoj afër legjendarit Skënderbe, i derdhur në bronz e t’i përulem në shenjë respekti e dashurie për çka bëri për këtë vend. Dua t’i vendos një nga trëndafilat e mi poshtë statujës hijerëndë, por nuk mundem t’i afrohem. Rrethimi model lines që kryebashkiaku i ri i ka bërë heroit tim nuk më lejon aspak t’i afrohem. Na kanë larguar si me porosi për t’iu mos afruar korifeut dhe shenjtorit të lirisë sepse rezonancat e dashurisë dhe respektit që furfurojnë mes Kastriotit dhe shqiptarëve ndoshta përflakin kopukizmin e këtij regjimi të regjur që na e rogji tjetërsimin.

Eci me trëndafilat e mi drejt bulevardit të madh e ndaloj për një çast. Jam në udhëkryq mes institucioneve të kësaj republike e nuk di nga ta filloj. Ku të shkoj si fillim të çoj trëndafilat e mi të kuq e të më puthin fort, fort?

Në bashki ku sundon terrori dhe dyert hapen vetën për militantë?

Në bashkinë e vjedhur ku po transformohen e vidhen edhe bojërat e mureve dhe sifonët e haleve?

Në bashki të shkoj unë, t’i fal trëndafilin e kuq Lul Bashës e ky të më japë mua puthje?

Po çfarë është puthja leje ndërtimi, tender unaze, licencë transporti, kazan plehrash?

Nuk e dua nga njeriu që nuk ua fal puthjet familjarëve të tij, por puth e jargavoset me kryedylberin e qeverisë.

Nuk dua puthje nga vrasësi sepse më mbetet si matrikull turpi mbi lëkurën time.

Tentoj të futem në Ministrinë e Ekonmisë por më ndalojnë. Më kontrollojnë gonxhet sepse mes tyre mos ndoshta kam fshehur kamera, m’i prishën gonxhet ua shkoqën petalet. Po iki, harbutëria e njerëzve aty më ndjell pështirosje ndaj nuk e meritojnë dashurinë time. As te komshiu përballë i Nasip Naços, te komshiu i tij ky bujku Genc Ruli nuk po iki. Nuk dua të shkoj ta takoj e puthemi sepse edhe trëndafilave do u mbetet qejfi. I shikoj tek rënkojnë e ulin kokën, nuk meritojnë trëndafilat e bukur t’i ofrohen një shëmtie të plakur.

Ndanë bulevardit në krah të majtë, komshiu i gjeneralit Arben Imami, nishani i antikrimit dhe i policisë e meriton një trëndafil dhe një puthje. E meriton sepse rraskapitet trefish për tu treguar korrekt me shëndetin e tij, sigurinë e qytetarëve dhe servilizmin e sforcuar ndaj eprorit të tij. E meriton pak dashuri Bujari këto kohë të trazuara vrasjesh e moti të ftohtë të ngrohet pakëz, t’i ngrohet fyti dhe mendja sa për të mos këputur broçkullat e radhës për Shqipërinë vendi më i sigurt në rajon.

Te ministria e Mbrojtes nuk po iki se aty kutërbon ende era e barutit dhe predhave të Gërdecit. Kam frikë se më thahen trëndafilat.

Eci mes makinave, njerëzve, trafikut të rënduar të “Dëshmorëve të Kombit”. Vetja më duket si Bruce Springsteen rrugëve të Filadelfias e ndërkohë këmbët më ndalojnë vetë.

Çfarë të bëj?

Majtas kam zyrën e të djathtit Berishë e djathtas kam zyrën e theçeristes shkodrane Topalli Çoba. Ku të shkoj, ku të mbyten, ku ta bëj si fillim qokën e Shën Valentinit?

Të shkoj te Doktori rrezik do bëhem për doktor. Nuk mundem të ngjitem atje lart në zyrën e tij e të shikoj korridoreve fytyrat e trembura të urryera të besnikëve gardistë. Jam në dilemë nëse e meritojnë pak dashuri dhe këta të gjorë? Lulet i trembin këta horra sepse nuk janë mësuar me të bukurën, puthjet po ua kursej se duken që vijnë prej vatrash aspak të ngrohta, më duken bosh pa dashuri brenda. Sytë dhe shpirti u janë tharë se kanë kohë që nuk koen me dashuri e respekt, mësohen harbutshëm si të dhunojnë e vrasin kundërshtarin sepse kanë frikë nga fikja e pushtetit të tyre. U fiket pushteti, u fiket fuqia, e fiken si pacientë të një doktori pacient.

Shko te Jozi më thoni ju, se është femër dhe meriton pak dashuri?

Dua të shkoj se e kam dashur pa masë. E doja sepse më dukej si gonxhe e brishtë, e bukur. Shndriste plot vesë si në bahçet e Dugajve po shpejt çeli e u tha. U vyshk se ndenji gjatë në saksinë e doktorit dhe u përzje me lule të tjera artificiale pa vesë, me xixa kineze spërkatur. Të shkoj? Jam në dilemë dhe frigohem, e kush më garanton se në vend të puthjes më ngul një të kafshuar? E kam parë çdo të enjte kur vërsulet dhe kafshon egërsisht opozitën në parlament, nuk shkoj ta uroj. Jam djalë beqar e më dhimbset vetja.

Vazhdoj të eci majtas në një nga rrugët që dua më shumë në Tiranë. Po ngjitem andej nga Liceu Artistik po si mace e zezë rrugën ma pret Petriti. Petriti drejtori i TVSH-së, Petrit Beci për televizionin e të cilit paguajmë çdo muaj 1000 lekë e na transmeton monstruozitete që vetëm përçajnë këtë vend e këtë njerëzi.

-Merre, i bërtas. Merre Petrit Beci një trëndafil të kuq Përmeti dhe gëzuar Valentinin o ditëzi. Gëzuar dhe pak, vetëm pak dashuri mbill nga ekrani yt, nga ekrani i të gjithëve.

Ndërroj mendje dhe marr rrugën majtas e më pas kthehem djathtas. Po hyj në rrugicën “Mustafa Matohiti” qoshka ku prodhohet më pak dashuri në këtë kryeqytet. Si për koincidencë ndodhen përballë njëra-tjetrës selia shqiptare e Ahmadinexhadit pers dhe shtëpia e Ahmedinaxhadit dardan. Kaloj duke bërtitur si tregtar venedikas që të tërheq vëmendjen:

-Hajde trëndafila të kuq, hajde dashuri. U fal një trëndafil,më dhuroni një puthje… Hajde dashuri!

Reagimet janë të papara. Rojet e ambasadës iraniane struken të fshehur. Ndërsa njerzit dalin nga kafenetë aty poshtë e shohin të habitur e qeshin. Më afrohen, më puthin, marrin lulet, shkëmbejmë numrat e celularëve, shkelim ndonjë sy.

-Hajde dashuri dhe trëndafila, vetëm puthje duam, jo lekë!

Ndërkohë nga një prej ballkoneve të katit të katërt shfaqet Lili e fëmijëve autistë. Më admiron që larg e më fton:

-Eja edhe tek ne këtu brenda. Jepna dhe ne një trëndafil Përmeti. Burri im i ka debolesë!

-Jooooooooooo! -vjen si uragan përgjigja e kalimtarëve

Joooooooooooo! mos u ngjit atje sipër. Nuk meriton dashuri dhe trëndafila ajo familje. Mos e ndy fytyrën me puthjet e tyre. I kemi dashur, puthur, votuar, respektuar qysh nga 1992 katër herë dhe nuk na e kanë kthyer mbrapsht respektin dhe dashurinë. Na grisën edhe astarët e xhepave, na grisën edhe cipën si racë.

Largohem mes revoltës së njerëzve e marr në të djathtë. Ngjitem rrugës së Elbasanit të shpërndaj trëndafilat e fundit. Te ambasada amerikane e kam të vështirë. Mur i lartë, roje, burokraci, kërkesa aplikimi për takime,kontrolle gjithandej. Nuk pres dot, e vërvis përtej mureve një trëndafil të kuq lidhur me një fashetë të bardhë ku kam shkruar “We, the albanians double love America because of FBI!”

Le ta mbyll shëtitjen time të dashurisë në qytezën ku rilindi dashuria dhe shpresa. Dua të takoj e puthem me studentë e studente sepse atje patjetër do të gjej energji. Atje ka aventura, libra, alkool, fukarallëk, menca, facebook, seks, debate, ëndrra për të ardhmen… Dua të futem në çdo godinë e dhomë pa paguar nëndorë rojet e kujdestarët me dy mijë lekësha.

Mos, u zhgënjeva edhe këtu. Nuk paska rënë dëborë shkurti, por thjesht ky campus studentor qenka mbuluar nga tisi i makiatove, cigareve të hapura, llotove dhe dembelizmit.

Nuk ia vlen. Më kot pretendova se do zbuloja të nesërmen e kthjellët të vendit tim.

 

2./Pa shpenzime

Ku ta mbyll aventurën time?

Tirana më zhgënjeu. Po eci drejt lindjes, po dal jashtë qytetit.

Jo, jo të gjitha rrugët të çojnë te TEG-u i Samirit, unë kthehem djathtas. Më mirë nga liqeni dhe relaksohem vetëm.

Më mirë nga liqeni dhe masturboj shkurreve pa gjethe të këtij dimri sesa të festoj një Shën Valentin në një metropol pa dashuri.

46 komente në “Dua një puthje për Shën Valentin”

  1. Alb-germani says:

    Esht i rende dimri i sivjetshem
    dhe pranvera do vije me mundime
    por na mbush me shprese te madhe
    Berishes po i ngushtohen brinjet.

    1. hysni dajaku says:

      te paska vajtur mundimi dem more shoku im,paske bredhur lart e posht Tiranes e nuk vendose ke te “ndukesh”,kjo ka ndodhur pasi te ka munguar plani dh strategjia,po te ishe pak me i vjeter ose te kishe kerkuar asistence”nga grupi i pensionisteve komuniste pa parti” do ja kishe dal mbane me sukses,,ja nje variant:,,e hiqje doren prej mashes me nje te ferkuar Bashes,pastaj i fusje doren Imamit,e nje te perkeldhelur Nishanit,pastaj i zbrisje makines,e hipje Jozefines,kur te zbrisje nga Saliu,do qetsoheshe vetvetiu!!

      1. Aishja prej Sauku says:

        Bledo shpirti i Aishes,mos mastrubo mre cuno ka liqeni, se e con dam faren tande,e cila osht e kualitetit te larte ene do permirsonte racen e demokratve.Prandaj shko depozitoje faren tande tek tek Kryeministria,ose tek Bashkia e Bashes…ose shko kullot tek livadhet e PD se Mesila Dodes ka me u qetsu,..se ajo ka dale tani ne mbrojtje te embrionit dhe kundra shtatzanise ne inkubator.Foli e foli tek emisioni Opinion i Tv klani,javen e kalume si misionare e kishes katolike e shoqerume me nji Pastor servil,por burrat kerkon tua vari bolet tek palma.Shko shtupose mire posht e nolt se nuk mushen me men kto lloj bucash…un per vete jom e dashurume marrzisht pas Seldit,mos u shqetso se jom e lumtun,boj dashni imagjinare ne Kanine me hahaha-ne dhe flutroj me qilimin magjik te Plakut ne Lugano.Kshtu do e kaloj une shen valon-timin..tu ondrru… jom tu valu si grosha ne vorbull.

    2. fallxhori says:

      Ne mirekuptim, me lejo ti bej nje retush rrjeshtit te fundit:

      Eshte i rende dimri i sivjetshem
      dhe pranvera po vjen me mundim
      por po na mbush me shprese te madhe
      se mbase shkojme nga Berishajt per ngushellim

  2. Engjelli says:

    Ore Blendi!
    Pse qethesh me shelege more burre a djale (se nuk ta di as moshen qe ke ),i themi ne ketej nga jugu.Harro mushke Valarene se Ali Pashane ta prene thote e dyta.
    Rri more ne Permetin e luleve ,ku te çon mushka mor i zi ,une te di te mençur Merru ere vete trendafilave sa i ke se kam frike se nuk do ti kesh me as ata po shpresove ti ndash tek ata qe ke nder mend.
    Sidoqofte nga nje per çdo qytet ne Shqiperi ruaje ne uje me aspirine deri vitin qe vjen se ndoshta do largohen keta qe thajne edhe trendafilat
    Te puth me mall dhe fort ,por jo per sh valentinin se per te kam ke puth
    Engjelli

  3. PLAKA says:

    Bravo Bledi! je djale per tu pire ne kupe,te keqen nena mo djale po na e kurse pak ate plakun matuf qe po na shkaterron cdo gje,lere ta coje deri ne fund se ska ngelur dhe shume ja ka bere bene ketij vendi ky birbo me rastin e 100 vjetorit,o do e pshurri kete vend o derman ska ky,o bir i nenes

    1. Albo says:

      PLAKA , e kupetoj gjendjen tende shpirterore, sepse plaku matuf nuk po ta vare fare , kur ka goca te reja si Bleona Qerreti , Ciljeta , Greta ,qe e deklaruan dashurin e tyre hapur per plakun matufff , zhgenjimi yt eshte i madhe , shpresoj te ricuperosh veten

  4. kukuleci says:

    E mo Blendi Mane sa i madh je ti me Mero Bazen, po punoni per kohet moderrne qe keni enderruar por shpellari ka zene rrugen ketij populli dhe po vuan ketu e 21 vjete,por ti do ta gezosh, se je i ri, ne mendim por dhe ne moshe,mjer ata qe ndoshta jane te ri por mendjen e kane te vjeter si te saliut.

  5. genti says:

    BRAVO MANE SI GJITHMONE E KE DOREN E ARTE LUME FAMILJA QE TE RRITUR PERSHENDETJE

  6. fule says:

    Ky Bledi Mane , po i bo zbor shpellarve…

  7. *king says:

    Mos vall ky eshte Edvini? heren e par ne foto doli nudo tani qe eshte i martuar e paska mbuluar me trandafila te kuq,me siguri do i ket then gruaja qe nuk ka lezet mbuloje pak se esht turp

  8. Luan says:

    Bledi nje shkrim i mbrekullushem,po qe mos te veje dem ajo buqet me lule me mire coja ENVERIT.se ka ardhe koha te themi ngreu enver djali se na mori malli.

  9. valbon says:

    Bledi na kenaqe me shkrimin ,por eshte per te ardhur keq qe nje buqet me lule qe te kenaq shpirtin mos te gjeje njeriu e duhur per tja dhene,me shpese se vitin tjeter do na gjeje me nje Shene valetin qe te mbushes nje makin me lule per te shperndare te politikanet tane.

  10. Me vjen ndot..... says:

    1./ Po me degjove mua, se po e nis nga fundi, per ate procesin qe do kryeje andej nga ferrat, fto edhe Mucin e respublices sepse e ke llagar per ato marifete.
    2./ Meqe Tirana tu duk nje qytet pa dashuri, mund te shkoje andej nga selia e atyre qe simpatizon ti, te merje nja dy shoke qe ti i njef shume mire, te beje nje xhiro andej nga ai fshati ne jugperendim te Tiranes, e te putheshe deri ne sfilitje, bashke me ta. Ne kete menyre as lulet nuk do te te shkonin dem.
    3./ Je shume pervers, por me perverse jane ata qe ekzaltohen me keto shkrimet e tua pa pike lezeti.

    1. V-E says:

      i/e nderuar!ti mund te japsh pergjigje si ta do e bardha ? zemer.por te mos dalin bore pastrueset se nuk ka nafte per kete nuk e ka fajin z.mane.te humbe femijen nena vetem e vetem se eci 5 ore rruge me kembe perseri dhe per kete nuke ka fajin z.mane.te blesh makine 500 000 euro dhe te mos blesh bore pastruese qe kushtojne 50-70000 euro edhe per kete nuk e ka fajin z.mane.te jesh anetar i NATO-s dhe te te vdesin njerezit nga i ftohti ,te mos kesh mundesi tu vish ne ndihme ,edhe per kete nuk e ka fajin z.mane.
      te ushqehen njerezit me miser te zier(jetojme ne vitin 2012)dhe kryetarja juaj e parlamentit per tete dite te beje xhiro neper bote,apo te harxhoje 80 000000 leke per karburant duke ecur kundra tabele edhe per kete nuk e ka fajin z.mane.y

    2. Rejdi Avdiu says:

      Bravo , kjo eshte e vetmja pergjigje qe me ka pelqyer. Bravo ” me vjen ndot”.

  11. ryan says:

    po ti shkoje nga zyra e jozefines ske pse trembesh po qe se ajo eshte ne zyre ajo hapur i mban kembet

  12. teto ollga says:

    I dashur Bledi si gjithmone number 1, shkrimet e tua joshese te cojne me nje fryme ne rrjeshtat e fundit,duke pritur gjithmone finalen….por sonte finalja s’ishte nje finale shen valentinase (ke te drejte, ti ke idete e tua ne shkrime nxjerr ate c’ka nis te shruash ne finale )…por une finalen gjate leximit e imagjinova qe do ishe duke kaluar para prokurorise ……do te kujtohej takimi i prokurores ne eminsionin “opinion” ku per here te pare ne ekranet e televizionit shqiptar u pa nje femer me kuptimin e plote te fjales FEMER,,e qeshur, e bukur, e zgjuar,e sjellshme,e edukuar, e thjeshte, e shkolluar, qe sfidoi femrat karieriste shqiptare te kthyera ne EDRA, dhe aty para asaj dere, kembet e tua do te ndalonin, do kerkonin leje rrojeve per te hyre, dhe besoj se asnje prej tyre s’do te ndalonte, do hypnin shkallet, do trokisnin ne deren e zyres se saj, dhe kur ajo figure te shfaqej para teje, do t’ thoshe ” gezuar Shen Valentinin ” dhe trendafilat e tu, do rinfreskoheshin, do beheshin me te bukur, me te ngjyrshem, e do ta ndjenin veten me me shume vlere, se arriten ne duart e nje perle femer !me fal per sugjerimin kemi nevoje dhe per gjera te bukura ne dite te shenjta, jo vetem deluzion
    me respekt

  13. ines says:

    vazhdoj te jem e dashuruar me mendjen e Bledi Mane…

  14. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

    Blendi Mane, une mund te them qe je i pazevendesueshem. Shkrimi i juaj i beri zbor te gjithave intitucioneve qe kane ministrat te korbes Berishjane, me pelqeu kur u ndale tek Jozefina, dhe the jam djale beqar e me dhimbset vetja duke treguar spektakelin e shkrimit qe ke bere. Je i madh dhe i pamposhtur sa te kesh jete. Ekslozivisht je i madh dhe i menqur!

  15. Heron says:

    “svete tek doktori se behem per doktor” hahahahaha sa kam qeshur degjove o permetar ” kokepalar” ! Shume bukur ! Shpresoj qe edukaten e dashurine per demokraci te permetareve ta kuptojne drejt njerezit jo ta marrin si dobesi! Te lumte!

  16. kosta says:

    o po ku humbe more blediiiiii? Filloj te lexoj per kuriozitet se si kete here ke bere dhe je marre me thashetheme si nje grua e mjere ….por ishte e tmershme dhe shume qesharake kur nis e lexoj keto prockulla , keto rreshta pa kuptim e te mjera…Dhe them me vcete …eshte sinqerisht e tmershme te perfaqesosh ti me moshen e qe ke te ardhmen e ketij vcendi , pa saliun e pa edushin…por mendo dhe ti vete dhe keta te zjarrtet qe te lexojne , se sa me begraund e me zotnillek do ta perfaqesoje ti brezin tend ne drejtgimin e ketij vendi. Ti qe sapo fillon e lexon rreshtat e tua , te habit aftesia jote per te qene kaq llapaqen e goje helm …
    Harrova te te pyes , po nga selia roze nuk kalove o i zi , e la Edin pa trendafilin tend dhe ti mbete pa puthjen e tij????uaaa si keshtu more bledi nga permeti????

  17. jevi says:

    Ne Shqiperi eshte shperfytyruar c’do gje , edhe dashuria qe vete ZOTI e ka dhene.Ketu per c’do gje mund te flaesh por jo per dashuri.Ketu dashuria eshte per paran, per armet ,per krimin e per c’do pisllek, por jo per “JETEN”Ajdeni te behemi njerez!

  18. haskoduka says:

    Të faliminderit Blendi. Na shlodhe këtë mëngjez të 14 shkurtit.
    Gëzuar gjithë shqiptarët.

  19. skener palla says:

    une e kam bere stazhin e shkolles mesme ne Elbasan mbasi mbarova Petro Ninin…po te me puthte Luli do isha shume i lumtur..me kujton dashnoren e pare..dhe ajo gjithmone qeshte dhe lyhej me krem

  20. keshtu ndihet shpirti i cdo shqiptari te thjeshte , perball shtetit te monstrave.

  21. ERA says:

    Trendafila vendosem ne tufa te medha tek Bulevardi ku u vrane per te zhdukur kete urrejtje qe permend autori dhe per te sjelle midis njerezve DASHURI,PUTHJE,NGROHTESI.Ata i meritojne keta trendafila ,te saliu e jozefina e mesila e ko. meritojne GJEMBA QE TU SHPOJNE NGADO TRURIN SE PO TI SHPOSH NXJERRIN PARA DHE URREJTJE DHE VETEM TE SHENJTEN PUTHJE E KANE KAFSHIM VDEKJEPRURES ANDAJ DHE TI PRISHIN PETALET,U KA ARDHUR FUNDI ME KOHE .

  22. v zeko gjirokastriti says:

    Blendi Mane te pershendes nga USA,Gjithmone te kam lexuar,dhe jam matur
    disa here te te shkruaj tek opinioni,pas artikullit qe ti ke shkruar.
    Tani vendosa te te shkruaj tre reshta,Une nuk votoj per as kende ketu
    ne AMERIKE,per te mos diskutuar aty ne shqiperi ,qe ti te kesh per mua
    idene se kush te shkruan dhe te terheq vemendjen,sa me teper qe te bejne komplimenta aq me teper qesharak bhesh ne keto te shkruara,tamam
    si Arben Duka kapteri me bejdet e tij.POETI KA MISION NE KETE JETE
    KETO QE TI SHKRUAJ TI JA KAM SHKRUAR DHE MEROS SHUME PERPARA.
    LEXO VETEM HYSNI DAJAKUN TE MESOSHE SA VLERE KE LERI TE TJERET.

    o I embeli poet i zgjuari gazetar
    i lire eshte ai qe s lidhet si zagar
    e per lirine e tij varet ne litar
    e per t ju thene lirine s trembet nga nje var

    Po ke mision bjeru dhe thonje pa prereve,qe te mos shkruaj Hysni Dajaku

  23. niqi says:

    e lexova shkrimin tend dhe mu kujtua fytyra jote kur te demaskonnte qkujtim hoxha ne vitin 90 per <shfaqet e huaja anti sistem .qaje dhe betoeshe se nuk do ta perserisje me kete gabim dhe nuk do kurseje as jeten per partin nene. une nuk e besoja mendoja se ti ishe nje djale intelegjent dhe nuk do ndiqje rrugen e ideve te babait tend po kunder ideologjise se tije ti vetem ja paske kaluar se per tu masturbuar vete ne tirane sepse ne permet nuk ka homoseksual qe te kenaqin per shen vanlentinin.po deshe te dergoi une nje istrument pastik ketei nga europa qe kur te kesh nevoi mos te mundoesh deri ne tirane mir thote populli cdo gje vete ne fis nuk behet rigoni lis

    1. V-E says:

      sa mire e mbajtke mend.nuk e di a te punon memorja dhe per salen tend.e mban mend si u ngrit ne pleniumin e 4 te KQ kur u denua t.lubonja,dhe ja theu dhemet e.hoxhes?por kur i fshehur prapa rolit sek.te org .te ppsh stimulonte moden perendimore dhe kancionisimat italiane?a e mban mend se si sala qe ne moshe fare te re shkruante tek zeri i popullit artikuj kunder socializmit dhe kunder e.hoxhes?

  24. beso says:

    une per vete do ti lija lulet te çelnin ne Permet!

  25. dod says:

    ME KUJOET BLEDI NE VITIN 90 KUR KUJTIM HOXHA EDEMASKONTE NE KONFERENCEN E RINISE RRETHIT PERMET PER <SHFAQJE TE HUAJA TE BLEDIT MANIFESTUAR NE GJIMNAS.TI O BLEDI QURRAVITESHE E BETOESHE SE NUK E PERSERISJE ME.BETOHESHE SE DO JEPJE EDHE JETEN PER PARTIN E SOCIALIZMIN NEN

    SHEMBULLIN E BABAIT TEND QE ISHTE NJE FIGURE E SHQUAR E PARTISE DUKE PASUR EDHE POSTE NE KOMITETIN E PARTISE SE PUNES.SI NJE DJA INTILIGJENT QE TE KAM NJOHUR NE ATE KOHE MENDOJA SE TI ISHE NJE NGA DJEMT E PERMETIT QE DO KONDRIBOJE PER TE SHKULUR NGA RRENJET ATE SISTEM OGURZI DHE TI DO TE NDRYSHOJE PER TE QEN VERTET ME BINDJE PERNDIMORE .PASKE NDRYSHUAR O BLEDI POR JO IDEOLOGJIKISHT ME VJEN KEQ PR TRENDAFILAT EQYTETIT TONE TE BUKUR QE I SHKEMBEKE PER TE GJETUR NJE PARTER SE E VERTETA ESHTE SE KE TE DREJT QE VETE NE TIRANE SENE PERMETIN TONE NUK GJJENE GEI PERMOS TE VAJTUR DERI NE TIRANE PER TU MASTURBUAR DO MUNDOHEM TE DERGOI UNE NJE ISTRUMENT PLASTIK KETEI NGA EVROPA QE TE MASTURBOHESH ANES VJOSES SA HERE TE KESH EPSH

  26. tironci says:

    kjo eshte fytyra e vertet e baballareve te kombit ..
    ……………………..
    sa keq gra te kthyera ne burra ..e burra qe kthyera ne kur..va

  27. Afrodita says:

    nuk humba kot te lexoja me tej se paragrifn e pare te kesaj tentative letersie per te ardhur keq. si gjithmone, ideja kryesore ishte politika. po ca lidhje ka politika dhe lul basha me shen valentinin? ate e dika vetem autori masturbues neper ferra

  28. Luan Kolonja says:

    Brilante
    Groteske
    Delirante
    Shplodhese
    Tejskajshem e politizuar, por mbetet nje perle e ketij autori te madh ne cmendurine e tij.

  29. sweet dream says:

    I dashur Bled. Rrefimi yt i shkruar bukur dhe me ndjenje na trishton te tereve sepse ky eshte realiteti yne i perditshem. Kjo eshte nj efatkeqesi e madhe. E thoshte bukur Meroja “Berisha eshte fatkeqesia jone jonatyrore”. Bravo Bled. Edhe une te jap nje puthje pergezuese per guximin dhe shkrimin e bukur qe na ofron. Vazhdo, djale trim, por vetem ruaj shpatullat nga te pabeset. Djale nene je edhe ti.

  30. Lale Bregu says:

    Shqiperi ka nje krize mbi krizat-po shtohen shume alabaket qe na ndotin gazetat dhe blogjet. Me sa duket gazeta “Teme” eshte bere nje korite e palare ku hane gjithe qente qe s’kane ndot.

  31. MIKJA E BLENDIT says:

    semplicemente fantastico…..bravo BLENDI MANE….vulgarizmi yt qèllon nè shènj…

  32. fiorel says:

    une jam nje adhuruese e Temes, qe parazgjedh seriozitet dhe fisnikeri ne shkrime, pooooor, javash javash more miq. …ceshte ky masturbim kolektiv keshtu??? Tema, shume inflacion kane komentet ketu per te “medhenjte”…shume zhurme per asgje… keq me vjen, po shkrimi nuk me ngjit. dhe kur fryhet me zor si tollumbace, fillon me neverit..:))))

  33. mali says:

    Me vjen ndot kur lexoj komentet e shpellareve, qe ne rastin me te mire, nuk kane nivelin per te kapur idene e shkrimit. Alternativa tjeter eshte procesi i lehjes para dhe mbas lepirjes se kockave.
    Bledi, shkrimet e tua jane fantastike, jo per mendjet e shpellareve dhe zorraxhinjve te tyre.

  34. luani says:

    O LALE BREGU qe vetem nga bregu nuk mund te jesh shko me mire dhe lepi bythen e SALES se po i vjene fundi jo ne burge po ne cmendim ka per te perfunduar ai dhe ju kermat e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje