Një grua e sapomartuar në një fshat në shtetin Madhya Pradesh në Indi, e la burrin për shkak se në shtëpinë e tij nuk kishte banjo.
Anita Nurre u kthye tetë ditë më vonë pasi i shoqi ndërtoi një banjo me kursimet e tij dhe ndihmë nga bashkëfshatarët.
Një OJQ vendosi të japë 10 mijë dollarë shpërblim për zonjën Narre për shkak të vendimit të guximshëm dhe sepse e detyroi të shoqin të ndërtonte një banjo.
Siç raporton BBC, më shumë se gjysma e indianëve nuk kanë akses në higjienën themelore. Shumë prej tyre nuk kanë banjo me shkarkim. Ndaj një shtet në Indi, Chhattisgarh, vendosi që çdo zyrtar i zgjedhur duhej të ndërtonte një banjo me shkarkim në shtëpi brenda një viti nga zgjedhja. Në rast të kundërt, do shkarkohej.