Sean Penn: Britania është kolonialiste, arkaike dhe absurde

14 Shkurt 2012, 12:15Lifestyle TEMA
Sean Penn: Britania është kolonialiste, arkaike dhe absurde

Aktori i njohur Sean Penn ka hedhur edhe pak benzinë në zjarrin që po ndizet mes Argjentinës dhe Britanisë për Ishujt Falkland.

Aktori tha se Britania është kolonialiste pasi refuzon të dorëzojë Ishujt Falkland tek Argjentina. Aktori tha se Britania është arkaike dhe absurde pasi mban Ishujt Malvine, emërtim ky argjentinas për ishujt.

Komentet e Penn vijnë pak javë përpara 30 vjetorit të Luftës së Faklandeve më 2 prill.

Princi William është aktualisht në një shërbim gjashtëjavor ushtarak në këto ishuj. Argjentinasit e komentuan këtë duke thënë se ai po vinte me uniformën e pushtuesit.

Penn u takua me presidenten e Argjentinës, Cristina Kirchner dje.

Sean Penn dhe presidentja e Argjentinës, Cristina Kirchner

6 komente në “Sean Penn: Britania është kolonialiste, arkaike dhe absurde”

  1. Argita_B says:

    Sean Penn eshte nje aktor i angazhuar politikisht, nga te vetmit aktore me fate fame qe luan shpesh ne filma te produktoreve te pavaruar duke lene menjane filmat shablonn qe financohen ne Holliwood.
    Ne rastin konret ka shume te drejte, pasi Anglia nje gabim qe ka bere para nje shekulli duke pushtuar nje vend te pavaruar dhe e kolonizuar, jo vetem qe nuk ka korrigjuar gabimin e saj, po e thellon.
    Ai kokekuqi qe kane per princ, shkon dhe me uniforme ushtarake per mision ne emer te mbreterise!
    Ka boll padrejtesi ne kete bote, dhe kjo qe po ndodh eshte nje faqe e shemtuar e Anglise.

    1. X says:

      une di qe anglia e zbuloi farkland e para argjentian u krijua me vone si shtet nga emigrantet.

      1. Argita_B says:

        Napolen Bonaparti thoshte, te fitoj luften, pastaj e shkruaj hisotorine vet.
        Histoirne e shkruajne fitimtaret.
        Anglia eshte 20 mije km nga Malvinet, Argjentia 50km..Sikur te na thonin qe Sazani eshte i Afrikes se jugut.

  2. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

    Bravo, tulle u duhet thene ketyre krimineleve historik.

  3. LG-Samsung-Sony says:

    Po ca flet o Argita,ishujt falkland jane zbuluar nga britaniket dhe jane kolonizuar nga ata kur argjentina nuk ishte fare shtet.Ne kohen e juntes ata u perpoqen ti aneksonin nderkohe qe te gjithe banoret ishin me prejardhje angleze ose indigjene.Kot kruhet argjentina se edhe luften e ka humbur.BRITAIN RULES!

  4. AY says:

    Long live the Queen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje