Atdheu i Amserës!

15 Shkurt 2012, 22:49Politika TEMA

Nga Enver Robelli

Një komb i ri e gjen simbolin e solidaritetit në një tragjedi të madhe natyrore: shpëtimi i Amsera Rekës na tregon se shtetin e mbajnë edhe momentet e veprimit dhe pikëllimit të përbashkët

Ushtarë, policë, zjarrfikës, ndihmës të tjerë, banorë të Restelicës duartrokitën të shtunën mbrëma spontanisht kur prej ortekut të borës u nxor e gjallë vajza pesëvjeçare Amsera Reka. Këtë moment lehtësimi për shpëtimin e një jete njeriu e ndanë, bashkë me njerëzit në Restelicë, edhe qytetarët e Kosovës brenda dhe jashtë saj. Një komb i ri, i dëshpëruar, i shkelur dhe i plaçkitur në mënyra të ndryshme njëherë prej pushtuesit, pastaj prej pushteteve vendore, të shtunën e gjeti simbolin e solidaritetit në një tragjedi të madhe natyrore. Ky simbol është Amsera Reka, e cila bartej dorë më dorë nga ushtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), një eufemizëm ky për ushtrinë e vendit. Kombin nuk e përbëjnë vetëm trimëritë, historia, kultura, kujtesa, përrallat e këqija dhe të bukura, as heronjtë mbi kalë dhe shtatoret socrealiste të ngritura me skulptorë të importuar. Kombin nganjëherë e mbajnë bashkë, e bëjnë komunitet solidar edhe ngjarjet si kjo e Restelicës.

Përtej kësaj ka edhe diçka tjetër që duket si shenjë e kohezionit që po krijohet për kombin kosovar, një komb i qytetarëve të barabartë para ligjit: solidariteti i shumicës së qytetarëve të Kosovës (dhe kjo shumicë është shqiptare) kësaj radhe u kushtohet pjesëtarëve të një komuniteti pakicë, goranëve të Restelicës. Me këtë solidaritet spontan dhe publik shqiptarët e Kosovës tregojnë se janë të gatshëm t’i trajtojnë pakicat si pjesë të pandashme të shoqërisë. Ky solidaritet mund të jetë i momentit, i shtyrë nga skenat dramatike nga Restelica, por vlera e tij është e pamohueshme si gjakim i shoqërisë për shtet normal. Ishte gjest i mirë i presidentes së Kosovës të vizitojë Amsera Rekën në Spitalin e Prizrenit, por edhe të ndajë një shumë simbolike materiale për viktimat e ortekut të borës. Do të ishte shenjë e pjekurisë së shoqërisë sikur ndonjë organizatë joqeveritare të merrte iniciativën për hapjen e një xhirollogarie, ku qytetarët do të mund të mbështesnin edhe financiarisht fshatarët fatkeq të Restelicës. Gjithsesi autoritetet e Kosovës, duke filluar nga komuna deri te niveli më i lartë i pushtetit, kanë obligimet e tyre ndaj këtij rajoni, por ndihma komplementare e qytetarëve do ta plotësonte edhe më shumë solidaritetin spontan dhe gratis të këtyre ditëve.

 

Mësim nga fatkeqësia

Tragjedia e Restelicës tregon se nganjëherë – përkundër të arriturave teknike – njerëzit janë të dobët ndaj fuqisë së natyrës. Viteve të fundit kemi qenë dëshmitarë medial të tërmetit cunami në Oqeanin Indian (2004), të shpërthimit të vullkanit Eyjafjallajökull në Islandë (2010) dhe të cunamit në Fukushima (2011), që shkaktoi katastrofën nukleare. Disa nga këto fenomene të natyrës kanë marrë mijëra jetë njerëzish, kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike dhe ekologjike. Prej këtyre katastrofave shtetet, qeveritë dhe shoqëritë përkatëse kanë nxjerrë mësimet e duhura. Pas fatkeqësisë në Restelicë edhe Kosova duhet të nxjerrë mësimet e saj. Në të ardhmen nuk duhet të neglizhohen reshjet dhe situatat dramatike që shkaktojnë ato, siç është vepruar sivjet. Të mësuara me reshje të lehta bore viteve të fundit, autoritetet e Kosovës s’e kanë parë të udhës të jenë të përgatitura me ekipe dhe me teknikë për të reaguar me shpejtësi në situata emergjente. Qeveritarët e Kosovës prej vitesh insistojnë të blihet një avion zyrtar, i cili do t’u shërbente atyre për udhëtime (jo)zyrtare dhe për transportimin e çantave me suxhuk, por një helikopter për shpëtim Kosova s’e ka ende. Në situata të tilla duhet pritur dorën ndihmëse të trupave paqeruajtëse ndërkombëtare. Fatkeqësitë natyrore shpesh nuk mund të evitohen, por pasojat e tyre gjithsesi mund të minimizohen.

Derisa puna e ushtarëve, oficerëve, policëve e zjarrfikësve të Kosovës ishte vetëmohuese, edhe kësaj radhe ishin politikanët e rangut të lartë që degraduan imazhin e shtetit. Duke u përpjekur të përfitojnë sa më shumë poenë politikë nga tragjedia, kryeministri i vendit e shpalli ditën e hënë ditë zie, ndonëse kjo nuk është kompetencë e Qeverisë. Më parë të hënën ditë zie e kishte shpallur presidentja e vendit. Kur bëhet fjalë për gara politike, kur luftohet për të okupuar imazhet televizive qeveritarët e tanishëm janë në gjendje të shkelin çdo ligj e çdo rregull. Ligji për protokollin e shtetit (Nr. 03/L-132) përcakton qartë se “zia shtetërore shpallet me vendim të presidentit”; po ashtu edhe “kohëzgjatja e zisë përcaktohet nga presidenti”. Të dielën në prezantimin virtual të Qeverisë së Kosovës theksohej se “Qeveria ka vendosur që dita e nesërme, 13 shkurti 2012, e hënë, të shpallet ditë zie në Republikën e Kosovës”. Qeveria nuk i referohej asnjë ligji për këtë vendim. Si t’i referohej kur vendimin e kishte marrë me leje t’Bajram Begut. Sigurisht krejt kjo është një banalitet, që s’do të duhej ta turbullonte shikimin e publikut ndaj tragjedisë në Restelicë. Por këso banalitetesh (madje shpesh edhe më fatale) regjimi në Prishtinë prodhon shpesh dhe njollos imazhin e shtetit në vazhdimësi.

 

Para vërshimeve?

Në ditët në vijim do të shohim se si do të menaxhohet katastrofa në Restelicë dhe a do të ndërmerren masa për parandalimin e tragjedive të tilla në zona të tjera të Kosovës. Njëra anë e medaljes janë paaftësitë evidente të autoriteteve që u panë deri më tani në ballafaqim me pasojat e borës (bllokimi i rrugëve, vështirësimi i furnizimit të vendbanimeve rurale me ushqime, rreziku i daljes në komunikacion për këmbësorë). Ana tjetër e medaljes është mungesa e një shërbimi meteorologjik, i cili do të meritonte këtë emër si alarmues i opinionit; në këtë kuadër hyn edhe mungesa e ekspertëve mbi rreziqet natyrore dhe fenomenet e motit: nëse janë ekspertë të besueshëm disa tipa të përgjumur që publiku i ka parë ditëve të fundit nëpër televizione, atëherë vërtet qytetarët e Kosovës duhet të bëhen merak se çfarë i pret në ditët e ardhshme nga bora.

Si kontrast i situatës së tanishme në Kosovë mund ta shohim këtë raport mbi veprimtarinë shkencore të Komisionit Zviceran për hulumtim të borës dhe ortekëve. Aty, mes tjerash, thuhet: “Me zhvillimin e alpeve, me ndërtimin e rrugëve, me mbajtjen hapur të rrugëve në alpe në stinën e ftohtë, me rritjen e aktiviteteve sportive si skijimi etj., lufta kundër armikut më të madh të mobilitetit njerëzor, ortekut, po fiton një rëndësi gjithnjë e më të madhe. Masat efektive mbrojtëse për sigurimin e vendbanimeve alpine dhe kujdesi për mbrojtësit e tyre të natyrshëm, malet kodrinore, vendit tonë për çdo vit i kushtojnë shuma të jashtëzakonshme. Gjatë ndërtimit të pengesave të ortekëve në bazë të përvojës doli në pah mungesa e njohurive themelore, shkencore të cilësive fizikale të borës”. Ky raport është shkruar para më shumë se shtatë dekadave dhe u përket viteve 1934-1937!

Kosova sigurisht është shumë larg Zvicrës, por s’është e ndaluar, nuk është as sakrilegj të mendohet si të mbrohet vendi nga fatkeqësitë natyrore, si të mbrohet ambienti dhe qytetarët. Është skandaloze të shikohet se si është shkatërruar ambienti në vitet e fundit në Kosovë. Prerje malesh pa kontroll, eksploatim zalli nga shtretërit e lumenjve derisa është prishur rrjedha e natyrshme e tyre, hedhje mbeturinash toksike në ekosistem, ndotje masive e ajrit, vendosje pa kriter e antenave rrezatuese telefonike: të gjitha këto ndikojnë që ekotopi dhe biotopi të dëmtohen dhe ajri që çojmë në mushkëritë tona të jetë i dëmshëm madje për elefantin e lëre më për trupin e njeriut. Çmimin e kësaj papërgjegjësie e paguan gjithë shoqëria. Në javët në vijim – dhe kjo është e sigurt! – kjo borë do të shkrihet. Nuk duhet shumë fantazi për të parashikuar edhe vërshime të mundshme. Atëherë fuqia e natyrës mund të jetë edhe më goditëse se në Restelicë.

21 komente në “Atdheu i Amserës!”

  1. lexuesi... says:

    E para duhet thene se njeriu qe e nxorri nga garmadhat Amseren 5-vjecare, ishte Hoxha i fshatit. Duhet te thuhet jo pse ishte Hoxha, porse kjo ndodhi e ajo e vrasjes se Enver Zimberit, jane tregues i nje paradoksi te madh te Kosoves. Ky popull qe doli nga lufta, me nje ndergjegje jo te pastruar prej saj, jo me nje katarsis sic ta dikton nje lufte ne anen tjeter te medaljes, duke u zhytur me pas ne industrine e muzikes, ka nje qeveri e qeveritare qe i kane shpallur lufte fese, vlerave te saj, besimit e virtyteve, nderkohe qe heronjte qe i japin jeten i ka besimtare 24 karatash si Enver Zimberi. E keni pare nje foto te nenes se ketij heroi? Eshte me shami. Dhe shteti i Kosoves, e ka privuar nenen e Enver Zimberit nga disa te drejta pikerisht prej shamise. Ja kjo eshte Kosova. Thuhet se kur nje popull prish beselidhjen me Zotin, Zoti i leshon nje popull armik mbi shpine. Kosova eshte me se miri shprehi reale e kesaj thenjeje profetike!

    1. Shqip. says:

      Po nuk e mbylle dot gojën, për një moment të paktën, dhe ta lije pëllitjen për fen jashtë kësaj ngjarje..Ptuuu njerzë të qelbur.

    2. Nentori dyte says:

      O “Lexues” i nderuar, shko lexo edhe pak me teper, jo vetem libra islami e allahu, e atehere pasi te kesh lexuar dhe kuptuar (kjo eshte me e rendeshishmja) edhe disa libra “te kaurrit e ateistit”, urdhero dhe provo edhe njehere “mjeshterine” tende ketu.

    3. d.gorezi says:

      “Allahu”e la pa familje kete fenije te gjore.Mallkuar qofte ai qe permend kete perbindesh.

    4. Aishja prej Sauku says:

      Ju nuk jeni besimtar por jeni shkatrimtar te vetvetes or islamista, dhe perhapni myk dhe urrejtje rreth shoqnis ku jetoni.Eshte nje fatkeqsi ngjarja e rreshqitjes se bores,..qi nuk duhet lidh me mallkimin e perendise.Po te jesh me te vertet percuesi i fjales se Zotit nuk do ta shikosh vdekjen si denim,por si vazhdim i jetes se pafundme.Ne kemi nevoj per fjal te ngrota qe te na qetsojne shpirtin dhe zemren ne ket situat te jashtzakonshme ne Kosove e Shqipni.Sot apo neser te gjithe do te vdesim,…ajo gje qe ka per detyre te beje nji besimtar i mir,duhet te tregoj respekt per te vdekurit dhe dashuri per te gjallet.Kjo gje ju mungon ju ,…qe djalli dhe xhelati,ju ka pushtu trut e kokes.

    5. ILIRJAN says:

      E lagu nuk e lagu gjeja me e rendesishme eshte qe ajo eshte gjalle dhe gezon shendet te plote, e nxori hoxha, prifti,budisti,cifuti kjo pak rendesi ka…ajo sot eshte simbolin e solidaritetit jo vetem per Kosoven por dhe per shqiperine…..

  2. NUKI says:

    Ke fol shume drejt vlla. Asnji presje nuk i heq komentit tuaj…

    S.A

  3. Taulanti says:

    Nqs eshte sic thua ti, qeveria e kosoves te vetmen pune te mire qe ka bere eshte pikerisht kjo,qe ta beje ate komb jo fetar.
    Po si nuk e kuptoni mor te mjere qe ajo fe e importuar prej arabo-magjypeve bythezinj ju ka lene analfabete dhe pa nje identitet te qarte. As vet nuk e dini cfare jeni, nga nje ane na thoni ne te shqiperise vellazen, nga ana tjeter ju thoni edhe bythezinjve arab vellazen. Po nuk i ndani dot gjerat se sju lejon ajo fe e qelbur qe perkrahni. Prandaj dalin nga gjiri juaj tipa si Arid uka. Shani dhe urreni ameriken, qe i hoqi thiken nga dora serbit, jazek ju qofte o bukeshkale. Mbathjani ne arabi se jeni dele e zeze e evropes.

    1. Bekimi says:

      Mezi presim të amendohen ligjet anti-islame në Tiranë e Prishtinë.
      Rrezik i madh prej mjekërrave (natyrisht kur e kanë emrin Muhamed e Hasan, por jo edhe e Anastasit)
      Të kriminalizohen krejt mjekërrmbajtësit e historisë, Si Ismail Bej Vlora, Vëllezërit Frashëri, Adem Jashari etj…
      Duhet t’u japim të paktën tituj nderi faqerruajturve si Sllobodan Milosheviç, Zheljko Raznjatoviç, Napoleon Zervas. Të gjitah këto për t’u bërë faktor stabiliteti, paqeje e fqinjësie e mirë në Ballkan, por jo vetëm. Të bëhemi shembull i vetëm në botë.
      Dhe , natyrisht, me udhëheqës të tillë si Sali Berisha që e ka bërë Shqipërinë superfuqi ekonomike e e energjitike e gjuhësore në Europë, pse jo edhe në atë të luftës kundër Islamit. Madje, edhe nëse duhet kundër krishtrimit, ai është gadi të nisë kryqëzatën e tij!!!!!

  4. Comrade Geist says:

    Kur me flet per Komb Kosovar me vjen te pjerdh prej te qeshurash!

    Ku Komb Kosova? Kosova ne dukje ngjan si nje Feud i madh ku feudal eshte Thaci nderkohe Vasalet ata te LDK’s…
    Kosova duket si nje province e madhe,qe nuk ploteson asnje kusht per te qene shtet,as kuotat me minimale te mundshme,as ne dukje,as ne ekonomi,askurkund!

    Pra,lijini pordhet ultraliberale e ejani te bashkohemi per tu fuqizuar!

    Amsera? rrnfote mote’n’mote! Aty pashe solidaritetin,qytetarin dhe perpjekjen e qytetarit te Kosoves eedhe nje here per mbijetese e duke rremu per shprese,nderkohe ju thurni lirizma ne orgazmat e megalomanis suaj prej Banalistesh!

  5. olti says:

    Bravo i qofte Hoxhes, por nese keni mesuar ndonje gje nga vuajtjet e padrejtesite mbaheni fene larg politikes. Nuk keni nevoje ti beni balle Serbit me fe por me Iluminizem.

    1. Sem Luma says:

      Ashtu eshte, topi s´e luan! Feja shpesh i perngjane mjegulles e territ. Ne te dyja keto raste DRITA dhe NDRICIMI jane te domosdoshme!!!

  6. Fatos says:

    Ajo qe me ben pershtypje te keqe eshte shprehja “kombi kosovar” apo “Kombi i ri”, sic thua zotrote, ne rreshtin e pare te shkrimit…

    Zoteri,nuk ka as komb,as gjuhe,as kulture,as identitet kosovar.JANE TE GJITHA SHQIPTARE.

    Zoteri,si do ti thuash ti popullsise shqiptare ne Maqedoni,ne Mal te zi?Komb kosovar,maqedonas,malazes apo shqiptar?
    Turp per ty z.ROBELLI,dhe neqoftese ky eshte nje lapsus ,ti duhet te kerkosh falje!
    Sa per diskutimin e fese ,bashkohem qe nuk duhet ta fusim ne kete mes,se zemergjeresia jone dhe humanizmi nuk vjen nga feja.Se po te vinte nga feja atehere nuk do te mburreshim dot si komb me Nene Terezen.

    1. Sem Luma says:

      Fatos, une mendoj se zoti Robelli e ka fjalen per komb ne kuptimin e shtet-popullit, pra njejte sikurse thuhet KOMBI (Populli) amerikan, austriak, zviceran etj. Ne shqiptaret shpesh kur permendim fjalen komb, kemi parasysh vetem kombin ne kuptimin etnik te tij. Ky perkufizim i perket shekullit XIX dhe pjeses se pare te shek. XX. Fjala “Nation” i permban te dyja fjalet shqipe, pra mund te perkthehet e kuptohet edhe si KOMB edhe si POPULL.

  7. Grigor says:

    Kombi kosovar? Mund te kuptoj nocionin shtetesi kosovare, por komb kosovar me duket absurd. Kosovar eshte identitet lokal por asesi kombetar. Pyesni shqiptaret e Kosoves c’fare ndihen dhe ke per ta marre pergjigjen. Sipas kesaj teorie, identieti kombetar eshte i lidhur me shtetin ku jeton!? Pyet shqiptaret ne Maqedoni, Mal te Zi apo Serbi se c’fare ndihen. I bie qe ata te ndihen maqedonas, malazeze apo serbe! Pyet serbet e Kosoves se c’fare identiteti kombetar kane serb apo kosovar. Te gjithe kane per te thene qe jane serbe. Te gjithe popujt mundohen te forcojne ndjenjen kombetare ne paradoksalisht mundohemi ta zhbejme ate. Gabim i pafalshem per artikullshkruesin por edhe per gazeten qe i kalon keto shkrime pa i kaluar me pare ne filtrin redaksional.

  8. Albann says:

    Nuk e kuptoj kete fjalen “komb te ri”.Nese kosovaret falsin shqip dhe kane te njejtat tradita si dhe shqipetaret ne shqiperi si mund te jene nje “komb i ri”,kur dihet qe kombi shqipetar perfshin te gjitheshqipefolesit brenda dhe ne shtetet feqinje me shqiperine.A nuk do te kishte kuptim me mire nje shtet i ri.
    Ky term i perdorur me tingellon keq.Me aq sa mund te hamendesoj autori e sheh kosoven si shtet multietnik dhe qe s mund te identifikohet me me kombin shqipetar,as me serbin,as me maqedonet apo turqit…pra “kombi i ri” kosovar.S me prish pune mua se autorit si pelqen te identifikohet me shqipetaret,por eshte pak si shume “gjenerozitet” te pranosh qe nje vend 90% shqipetare,s eshte shqipetar,por eshte serb,maqedon apo turk,po aq sa dhe shqipetar.
    Nqs autori do te vere shenje = bravo i qofte….Vec i duhet kujtuar ,apo rifreskar fakti qe jetojme ne ballkan….Dhe ta ndash kosoven ne multi etni do te thote ta besh kosoven, Bosnje te dyte.Shtet te askujt e ku te gjithe mund te futin hundet….

  9. Fatos says:

    Sem,une e kuptoj se cfare do te thote Robelli.Problemi eshte qe sociologjikisht eshte term i gabuar.Kjo gje ngaterrohet kur nuk e dime nese eshte me dashje apo “lapsus”.Termi “popull” i perket gjuhes se folur dhe nuk eshte strikt shkencor.Tek “popull” mund te fusesh qe nga fshati(populli i Saukut),krahina(populli i Myzeqese), e kombi.Por ne kete moment ,kur dalin “rryma” te reja ,qe duan te dallojne shqiptaret e Kosoves nga te Shqiperise dhe madje ti japin nje identitet te ri apo ne formim e siper,mendoj qe kjo eshte shume percarese.

    Sa per fene:
    Bie dakort qe ne Kosove ,feja myslimane ka hedhur me shume rrenje(shume fare jo ,se shoh tv dhe kengetaret nga Kosova qe nuk jane dhe aq fetare).
    Por mbase dhe per t’iu kundervene serbit apo dhe te hapjes qe ka pasur Kosova dhe mund te jete disi e vertete.
    Ne duhet ti bindim me durim qe me shume se feja, ne jemi shqiptare.Dy vellezer qe kushtet e jetes i ndane perdhunshem dhe i rriten ne dy familje te ndryshme.Por vellai nuk i bertet vellait,nuk i hakerrohet,nuk e fyen,perkundrazi e keshillon me fakte dhe me te bute se turpi i vellait eshte dhe i tij.Pra gjaku nuk behet uje.Dhe mua me vjen sinqerisht turp ,per kete nivel te ulet qe ka ne Shqiperi,kur injorohej dhe nje kengetare si Rina pse ishte nga Kosova.Ishte turp dhe ta mendosh qe behej fjale per nje kengetare,jo per president apo k/minister.Pra dhe ne Shqiperi niveli eshte goxha i ulet.

  10. anticensurë says:

    “Përtej kësaj ka edhe diçka tjetër që duket si shenjë e kohezionit që po krijohet për kombin kosovar, një komb i qytetarëve të barabartë para ligjit”
    KOMBIT KOSOVAR????
    ku leshin e gjete o Enver Robelli???deri më sot ne kemi njohur shtetin e kosovës!qytetarët e këtij shteti,si në të gjithë botën,janë të ndarë në KOMBËSI të ndryshme!ku shumica dërrmuese është SHQIPTARE!
    nuk e kuptoj a është një lapsus apo është një diversion për të zëvëndësuar kombësinë shqiptare me ndonjë kombësi tjetër?ndoshta me atë MYSLYMANE,si në bosnje!??mirë që flamurin e bët si një flamur afro-aziatik pa asnjë shënjë e cila të përfaqësojë atë komb që jo vetëm përbën shumicën,mëse absolute,por dhe që ka derdhur gjakun lumë për ti’a aritur ditës që ta ketë shtet!
    një artikull mallëngjyes me një synim shkatërrues!është marrë një ngjarje mallëngjyese për të hedhur një ide diversioniste anti shqiptare!

    zoti SEM LUMA,Enver Robelli ndoshta ka dashur të thotë shumë gjëra,por ai o ka bërë një gabim trashanik o ka vënë një gur në themelet e ANTISHQIPTARIZMIT!
    shpjegimi juanj është pak si nëpër tym!gjuha shqipe ka fjalë të ndryshme për të përcaktuar një etni oes banorët e një shteti!
    kombi,etnia,nacioni,populli ndryshojnë nga popullsia,shtetësia!
    të parët kanë gjuhë,tradita/zakone të përbashkëta!
    të dytët kanë të përbashkë shtetin në të cilin jetojnë!thjeshtë janë brënda kufijve administrativ të një shteti!
    zoti luma kur shkruhen artikuj nga gazetarë duhet të kihet parasysh se çfarë shkruhet!sidomos në gjëra të tilla nuk duhet lënë vënd për nënkuptime!ky “LAPSUS” i Enver Robellit është i njëjtë si “regjistrimi me vetdeklarim të etnisë”që u bë në shqipëri vitin e kaluar!është po aq i rrezikshëm!

  11. Riu says:

    Pyetje : Ke quani “gorane” ju ne Kosove?

    1. Kosova e kuqe says:

      Goranet jan nje grup qe jetojne ne malesin e Gores ne Dragash e rrethin
      deklarohen sllave te afert me maqedon dhe flasin te njejten gjuhe jan te besimit musliman ,ne shkolle mesojne me planprogramet serbe dhe kan qene shume lojal ndaj Serbis,e pranojn si me veshtersi shtetin e Kosoves.
      Pershendetje,

  12. Z.Robelli, nuk do ta lexoj shkrimin tuaj qe fillon me cudine: ‘ nje komb I ri…’;
    mbase pakujdesje a injorance, sidoqofte do t’ju jepja mirekuptimin tone mbasi te shohim korregjimin tuaj mik!
    Sa per koment:’ fara shqiptare Vëlla, eshte me e vjetra ne Europe(se paku)!
    Presim mepadurim korregjimin, ndjesen e sqarimin tuj z. Robelli!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje