Në seancën e nesërme parlamentare opozita do të propozojë një plan masash që qeveria duhet të ndërmarrë për të përballuar situatën emergjente ku ndodhet vendi për shkak të motit të keq. Në këtë plan masash, PS i propozon qeverisë ndryshimin e buxhetit duke garantuar votën e saj për fondet që do të zhvendosen për zonat në emergjencë natyrore. Rama tha se shteti është gjetur krejtësisht i papërgatitur para kësaj gjendje dhe se strukturat lokale, bashkitë e komunat janë drejt falimentit, nuk kanë fonde për përballimin e situatës emergjente. Në komitetin e emergjencës krijuar në PS raportuan deputetët që po ndjekin nga afër situatën duke dhënë idetë e tyre për këtë plan masash. Ndërsa kryetari i PS-së Edi Rama tha se ky plan është për të përballuar të sotmen dhe për të parashikuar të nesërmen. Ai tha se shteti po tregon degradimin e tij dhe se “është krejtësisht i papërgatitur për arsye të njohura, po dhe me shkatërrimin e plotë të administratës shtetërore si administratë jo e bazuar tek profesionalizmi”.
“Ne në Kuvend duhet që në mënyrë këmbëngulëse dhe të qartë ta paraqesim këtë plan tonin si domosdoshmëri që s’ka të bëjë me interesin e ngushtë partiak apo të opozitës, por në interes të vendit, ne jemi gati të votojmë çdo ndryshim të mirëpritur në buxhetin e shtetit që shkon në adresimin e problemeve të mprehta të kësaj emergjence, që shkon në ndihmë të nevojës alarmante, dhe çdo ndryshim që shkon në funksion të një kthese të domosdoshme në rrugën e rikthimit të qeverisë në administrimin e financave kur është fjala për sigurinë e jetës, pronës e biznesit të këtyre komuniteteve”.
Rama mori shkas nga takimi që kishte sot në Librazhd duke thënë se nga biseda me drejtues vendorë të këtyre zonave në emergjencë ka mësuar se ata nuk kanë fonde emergjence. “Njësitë vendore janë katandisur në struktura që po shkojnë drejt falimentit. Në Librazhd diskutuam me kryetarë të bashkive të Elbasanit dhe Korçës dhe gjendja financiare e tyre është alarmante. Gjendja financiare e atyre komunave që kryeministri u kërkon përballimin e orteqeve është në gjendje falimenti, e kanë të pamundur të bëjnë më shumë se sa të stimulojnë energji të biznesit privat”, tha ai.
Ndërsa duke e parë planin e masave të PS-së si një zgjidhje, ai tha se “këtë punë duhet ta bënte qeveria, ne duhet të ishim thjesht suport për qeverinë, po qeveria s’ka as aftësi dhe as dëshirë për të hartuar një plan, mbledhjet e saj po shkojnë në momente befasuese siç ishte kthimi i gjuhës kineze në gjuhë të detyruar, ndërkohë që njerëzit presin të dëgjojnë nga qeveria se cilat janë masat që ka marrë ajo për njerëzit atje nën dëborë”, përfundoi Rama.
PLANI I MASAVE
-Identifikimi i kostove të emergjencës për mbajtjen hapur të rrugëve që lidhin komunat me njëra-tjetrën, fshatrat me njëri-tjetrin dhe fshatrat me komunat.
-Hapjen e rrugëve që lidhin qytetet me komunat dhe fshatrat, hapjen e rrugëve kombëtare.
-Kthimin në efiçencë të plotë të ujësjellësve.
-Furnizim të menjëhershëm me ujë të qyteteve dhe komunave.
-Furnizim të menjëhershme me barna edhe për 2 muaj, si dhe mbajtjen hapur të të gjitha qendrave shëndetësore.
-Furnizim me veshmbathje në fshat e qytet për dy muaj.
-Furnizim të menjëhershëm me gaz, qymyr dhe dru për 3 muaj.
-Furnizim me ushqim në sasi të mjaftueshme edhe për 3 muaj.
-Identifikimin e kostove për dëmet në rrugë rurale dhe kombëtare, në rrugët e brendshme të qyteteve.
-Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në rrjetin e kanalizimeve, të ujërave të bardha dhe të zeza.
-Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në shkolla në qytet dhe në fshat.
-Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në banesat e qytetarëve në qytet dhe në fshat.
-Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në bagëti.
-Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në bazën ushqimore të këtyre familjeve.
-Duhen alokuar grantet e planifikuara në buxhetin e shtetit për komuna dhe bashkitë në nevojë.
-Alokim i fondeve për ndërhyrje të menjëhershme.
-Alokim i fondeve për ndihmën ekonomike në një masë të plotë 4 mujore.
-Alokim i fondeve shtesë për familjet që do bien në varfëri për shkak të dëmeve, në masë të plotë dhe të paktën për 4 muaj.
-Alokim i menjëhershëm i fondit të buxhetit të shtetit për ndërtimin e digave, për t’i paraprirë atyre fenomeneve që mund të ndodhin nga shkrirja e menjëhershme e borës.
-Alokim i menjëhershëm i fondeve operative për funksionimin e hidrovorëve dhe kanaleve kulluese.
-Të ndërhyhet në mënyrë konkrete dhe emergjente në terren.
Edi , po Saliu tha se duhet te mesoje gjuhen kineze dhe jo rastesisht.
Kjo qe i kerkon ti Saliut, te drejtoj vendin me plane me shifra ai nuk e kupton dhe e quan gjuhe Kineze !!!!
u thuaj deputeteve te tu kur te ven neser ne parlament,ti thone Saliut qe nga gjuha Kinezce mesuan shprehjen “te qifte Kina nenen”
hajde rrush hajde – Sal Berisha kinezcen nuk e kishte per Edi Ramen mer daje e as per situaten ne Veri – por ishte thjesht enji mesazh matan detit se: “ka dhe te tjere lojtare ne bote pervec atyre qe flasin Anglisht, Italiasht, Spanjisht”.
Ndersa Edi Rama pergjigjet me Cicerima – ata qe duhet ta kuptojne mesazhin e “Kinezces” shpresoj ta ken kap.
Sa lojtar i dobet qe je mer Ed Rama – vazhdo lu ne vaske duke bo poca ne uje me pordhen tate.
Edi Rama, akoma i beson Berishes per kompromise??? Berisha nuk la gje pa te thenur duke te mbytur me ofendime, kurse ti kerkon ndryshimin e boxhetit.
eshte e drejta e opozites te kerkoje keto ndryshime por ne rradhe te pare
duhet te kerkoje minimalen:
doreheqja e qeverise dhe qeveri teknike.kjo rruga qe ke ndjekur keto
gjashte muajt e fundit duket sikur po zbaton planin “e masave” te zotit
arvizu.mos te genjeje mendja te behesh k/minister per dy jave ne 2013
si puna e papandreut.mos i ha kallup barcaletat e FBI per 21 janarit..behu djale i mire..
EDO?! me mire mos fol fare ti se pastaj na merziten disa anti-berisa por qe ” padashje” te urrejne edhe ty.
Lene BARBARIN me bo budallalleqe se e Ekspozo vet veten ai PSIKOPAT.Nuk e fsheh dot Injorancen dhe Inferioritetin e vet ajo MONSTER shpellash.
i nderuar dean.
nuk ka dyshim qe edi rama eshte 1 miljon here me i mire se berisha por rruga qe ka ndjekur do ta coje 100% ne humbjen e tij te katert rradhasi.
..sepse e duam i tregojme dy rruget e vetme:
—-doreheqja qeverise
—-krijimi i nje qeverie teknike.
po e la berishen te beje zgjedhjen e presidentit dhe te festoje si k/m
100 vjetorin e shtetit shqiptar kur nuk ka shtet (qe e vertetoi bora)
kjo do jete ngjarja me tragjike ne shqiperi qe kur e ka bo zoti.
me duket se tipa si puna juaj , e arvizuse dhe kac islameve te tjere qe jane akoma ne PS po merrni me qafe dhe edi ramen me miopine e paguar
tuajen.tung !
Ndoshta ke te drejt sipas menyres se si Percepton realitetin dhe perpuno informacionin e grumbullum prej shqisave te tua.
Une mendoj krejt ndryshe nga Ti.
Gjith te mirat.
Pritet qe punimet per venien ne zbatim te planit te fillojne nga 2014a dhe te zgjasin rreth 15 vite…ndoshta deri atehere te gjithe keta opozitaret e sotme do kene dale ne pension dhe pastaj do te kemi ndonje opozite te hajrit, qe e kupton rolin e saj drejte!
Per Edi Ramen, te kerkosh te ndrrosh buxhetin do te thot gjoja qe ben opozite. Opozita te kerkoje vetem dorheqjen e qeverise nqs e do kete popull?
Krejt kot; nuk merren me ate qe u takon por duan t’i bejne qeverise buxhetin!! A thu se jane firme kontabiliteti e kontraktuar. Akoma nuk e moren vesh keta se nuk pyet saliu per keto lloj perrperrzimesh!
1. Nuk mund te dorehiqet nji qeveri per faje te fatkeqesive natyrore;
2. Nuk ka fytyre kjo Opozite ti kerkoje doreheqjen qeverise – nderkohe qe Edi Rama ka 2 vjet qe ne vend te kerkoje llogari per ngritjen e shtetit dhe hallet e popullit i perdor deputet e PS-se si shkopinj per lodren e tij te kutive te ish bashkise qe humbi paturpsisht;
3. Edi Rama me bashkimin me MJAFT dhe G99, dhe zhdukjen e strukturave vendore lokale te PS-se, ka treguar se me vetedije te plote po shkaterron cfaredo kapacitete te krijuara ne vite nga PS-ja. Shume shpejt nuk do te arrij njeri ta njohe PS-ne fal Edi Rames.
4. Iken paret dhe lejet e Bashkise – Edi rama se shpejti do te shijoje shijen e hidhur te shperfilljes, tradhetise, dhe ikjes se njerezve dikur te besuar – te cilet nuk ja kane me nevojen.
Plani i masave me pika e tij na kujton standartet e PPSH, keto masa dine te gjithe ti shkruajne por nuk eshte lehte ti besh me njerez te mefshte dhe hajdute.
Politikanet shqipetare dhe gazetaret te ngjajne me nje kuluni cakejsh qe lozin me trumen e varfer te quajtur popull.
Neveri per te gjithe ata politikane dhe gazetare qe kontribojne per mjerimin e metejshem te shqipetareve dhe jo ne normalizimin e jetes se popullit .
Ja e zeme se Edi Rama e kerkoj doreheqjen e qeverise e pastaj.ju mendoni se Sala do terhiqet.
Ja e zeme se do dalin dhe nga parlamenti e pastaj.Saliu gjen rastin e volitshem ti versulet Edi Rames ja se si shfrytezon momentet kur njerzit po vuajne dhe ky braktis hallet e popullit.
Mesa shohe une kane filluar te behen kopila keta te Saliut bejne sikur nuk e duan Salen por njekohesisht duan te erresojne dhe figuren e Edi Rames se e dine se ky eshte asi i shqiptareve prandaj xhelozohen keta salistat e qelbur.
Ikni ju spurdhjake ne gazeten tuaj tek koha e jone apo ndonje tjeter si 55.
,
Merruni me pune. Ju o gomeret. Fanatike te kuq.
Nga fjlet endyra qe perdorni nuk ju vjen asgje. Po, eshte nji gje e vertete
Ju kane Perdorur ate kohe, ju perdorin dhe tani.
Mos u merrni me gomarlliqe. Jeta ashte e shkurter punoni dhe jetojeni ate.
Gomeret nuk e vleresojne.
o EDO nuk kuptojme me shqip na shkruaj kinesçe(NJIOH)=MIREMENGHES une e mesova 1 fjale