Chris Brown ka qenë një prej këngëtarëve që është nderuar me çmim gjatë ndarjes së çmimeve Grammy. Por, kjo gjë shumë këngëtarëve nuk u ka pëlqyer, për shkak të dhunës që ka ushtruar ndaj Rihannës tre vjet më parë.
“Nuk është mirë të hiqesh sikur nuk ka ndodhur gjë. Në vend që t’i lihet një karrige më pas, ai nderohet në Grammy. Nuk e kuptoj se si njerëzit mund ta bëjnë një gjë të tillë kur ishte ai që rrahu keq një vajzë!”, ka thënë këngëtarja e muzikës country, Miranda Lambert, ndërsa shumë media kanë qenë kundër nderimit të tij, për shkak të dhunës që ka ushtruar.
Megjithatë, reagimi i Chris ka qenë i menjëhershëm, duke i dërguar të gjithë prapa diellit:
“Të gjithë ju më urreni se unë tani fitova një Grammy. Përfundimisht, q….i të gjithë!”, ndërsa më vonë ka shtuar:
“Është e çuditshme se si ne zgjedhim kë të urrejmë. Lërmëni t’ju kujtoj vetëm diçka: Shoqëria jonë është plot me rrepera që merren me trafikimin e drogës dhe megjithatë ne i nderojmë dhe imitojmë çdo gjë që ata bëjnë. Pikërisht atëherë kur një burrë bën një gabim të madh në sytë e të gjithë botës, gabim prej të cilit mëson, ai duhet të përballet çdo ditë me urrejtjen për të. Ju të gjithë doni vetëm të urreni!”.
Respekt Chris, Hipokrizia, snobizmi i star system, marketingu i imazhit. Nuk eshte gje tjeter vecese lufta e te vertetes kundrejt genjeshtres dhe me kete pergjigje fitove.
Nqs ai e ndjen se dhuna ndaj ish te dashures ishte e gabuar, atehere besoj se ka te drejte kur u leshohet te gjitheve duke iu vu ne dukje hipokrizine e tyre. Tek e fundit, te gjithe gabojme; rendesi ka te pranohen gabimet…