Ambasadorja britanike: Presidenti i ri duhet të jetë figurë uniteti

18 Shkurt 2012, 10:48Politika TEMA

Ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona McIlwham, duke folur në emisionin ‘Tonight’ të Ilva Tares tha se vendit i duhet një president që përfaqëson unitetin. “Roli i Presidentit është përcaktuar nga Kushtetuta. Dhe siç e thatë dhe ju ideja është që Presidenti të jetë figurë uniteti. Nuk ka dyshim që kjo është e vështire të arrihet në një demokraci relativisht të re. Por kjo duhet të jetë aspirata. Nuk mund të jetë për individë apo luftë politike. Këto pozicione dhe institucioni i Presidentit janë tepër të rëndësishëm. Edhe aspirata për anëtarësim në BE është tepër e rëndësishme për tu humbur në luftëra personale,” tha ambasadorja. “Mendoj se fryma e Kushtetutës është e qartë. Ideja është që Presidenti të jetë figurë e unitetit kombëtar. Duhet të pyesni Ambasadorin amerikan se çfarë saktësisht do të thotë ai me konsultime aktive. Ndjesia e ndërkombëtarëve është se do të ishte mirë që procesi që do shoqëroje zgjedhjen e Presidentit të jete gjithëpërfshirës dhe bashkëpunues. Ky është mesazhi jonë. Por mund të pyesni edhe koleget e tjerë.”

Duke komentuar sulmet e mazhorancës mbi prokurorinë, ajo tha se sulme të tilla nuk janë thjesht sulme personale, po më shumë se kaq. “Mendoj se është shumë e drejtë që sulmet ndaj individëve apo institucioneve janë të dëmshme sepse ata dëmtojnë besimin, potencialisht tek ai institucion por edhe tek bashkëpunimi midis institucioneve të tjera, për shembull tek drejtësia penale. Nuk duhet parë thjesht si sulm personal mendoj se shkon më gjerë se kaq dhe prandaj duhet të kontrollohet. Duhet të investohet më pozitivisht tek institucionet e theksoj kjo është edhe një herë tepër e rëndësishme,” tha McIlwham.

Ambasadorja britanike tha se imuniteti i gjyqtarëve duhet kufizuar. Ajo solli shembullin e Britanisë. “Ne në Britani kemi imunitet funksional. Gjykatësit apo zyrtarët kanë imunitet brenda detyrave zyrtare që kryejnë por jo jashtë kësaj, pra nuk kanë licencë të bëjnë çfarë të duan, nuk kanë imunitet jashtë detyrës zyrtare.”

E pyetur për ndryshimet në kodin zgjedhor, ajo tha se suksesi do varet tek zbatimi i tij. “Shpresoj shumë që të zbatohet më mire, dhe zbatimi është një pikë shumë e rëndësishme tani. Mendoj se ligji në tërësi është mjaft i mirë, këtë e ka thënë edhe ODIHR. Tani çështja është përmirësimi, kurimi, identifikimi dhe rregullimi i disa mangësive. Por në fund të fundit ajo çfarë do të vendosë suksesin e këtij kodi të ri të përmiresuar elektoral do të jetë vullneti politik për ta zbatuar atë siç është rënë dakord”.

12 komente në “Ambasadorja britanike: Presidenti i ri duhet të jetë figurë uniteti”

  1. arvanites says:

    Kta nderkombetare jane shume serioze. Marrim shembull: Para zgjedhjeve te 2011 japin deklarata te forta.

  2. lili says:

    allah allah! 20 vjet observime edhe prape nuk di odhir pse nuk funkionon votimet!!!!!
    Talleni,talleni me shqiptaret ama ta dini se edhe shqiptareve nje dite ju vjen ne maje te hundes si Njeshi i juajqe po sundon ketu me bekimin tuaj si keshillate shterp qe jepni vetem sa me shperllah gojen

  3. T.Fore says:

    Nuk behet Shqiperia me komunistet ne krye,as me pjellat e tyre.

  4. Stef Staku says:

    ANALIZE : Nje grup kontrolli komunistash shkojne per te kontrolluar nje familje katolike ne Shkoder, gjate diktatures. Mbasi kryejne kontrollin njeri nga pjestaret e grupit hap radion per te verejtur ne se pjestaret e familjes degjonin stacionet e huaja. Radioja ishte e fiksuar ne stacionin ” BBC ” shqip. Menjehere ky person i cili quhej Petro Marko ( shkrimtari e poet ) i thote zojes se shtepise :
    – Po degjoni Radio Londren ? –
    – Une po degjoj zerin e djalit tim. – I pergjigjet e zoja e shtepise.
    – Me falni zonje mos jam ne shtepine e Anton Logorecit ?! – E pyet i shtangur Petro Marko nanen e Anton Logorecit.
    – Po, une jam nana e Antonit. – I pergjigjet e zoja e shtepise.
    – Ejani e ikim nga kjo shtepi. –  i urdheron shoket e tije Petro Marko. …..
    Anton Logoreci ka qene per rreth 20 vjet drejtuesi i seltorit te Europes Lindore ne BBC gjate periudhes se luftes se ftohte.
    Une e kam njohur personalisht ne 1994 Dora Logorecin gruan e Antonit e cila ishte ne Shkoder per te njohur nga afer familjaret e miqte e Antonit …
    Ne Janar.2007 une shkova ne zyrat e BBC ne Tirane. Kisha vendosur kandidaturen per Kryetar te Bashkise se Shkodres ( qyteti ilindjes se Anton Logorecit ). Per te shpalosur idete e mia por edhe per te vene ne dukje nje sere parregullsishe ne procedurat e zgjedhjve kerkova qe te beja nie interviste ne BBC. Pergjigja ishte negative. Isha duke ikur kur per nje cast e pyes drejtuesen e institucionit :
    – E njihni Anton Logorecin ? –
    – Jo, nuk e njoh. Kush eshte ky zotri ? – Mu pergjegj drejtuesja e BBC.
    – Duhet pak kohe per t’jua shpjeguar zonje. Per mua jane te rendesishme pergjigjet e juaja negative . – I thashe, dhe ika …
    Kete ngjarje ja tregova te vellait te Antonit z. Gasper Logoreci i cili me dha kete pergjigje.
    – Anglezet jane duke bashkepunu me komunistat. Ne BBC jane te gjithe komunista e bij komunistash. –
    Znj. Ambasadpre e Mbreterise se Britanise se Madhe  ne nuk kerkjme qe te percaktojme se me cilet duhet te bashkepunoje diplomacija e institucionet britanike, ajo qe kerkojme ne eshte qe ti jepet fund persekucionit tone. Per te arritur kete objektiv ka nje rruge te thjeshte dhe te shkurter :
    – Parlamenti Europian nepermjet Ambasadave te Shteteve Europiane duhet te njohin te drejtat tona, te ish te perndjekurve politike Shqiptare. 
    1.- Levizjen e lire ne Europe pa pengesa eshte minimumi i demshperblimit dhe i mirenjohjes se Europes se bashkuar ndaj ketij komuniteti.
    – Demshperblimet e ish- perndjekurve duhet te behen nga nje banke europiane qe nuk varet nga qeverija komuniste Shqiptare. –
    Tash 5 vite tallet Questura e Genovas, Itali, me dokumentat e mia. Punojme ne te zeze nga mjesi ne darke me cmime qesharake. Per te mos shkuar me larg me fakte te tjera … 
    Europa duhet ti jape fund persekucionit qe po na ben per llogari te komunistave Shqiptare. Keto jane gjera te rendesishme qe Europa mund ti beje fare mire nese deshiron, znj. Ambasadore.  
      

  5. vitorsuli says:

    LISJEN BASHKURTI MA I MUNDSHMI PER PRESIDENT

  6. vitorsuli says:

    lisjen bashkurti per president

    1. odiseu says:

      kush leshin eshte ky Le… bashneshkurt???/ O roba, e perktheni dot shprehjen president qe simbolizon unitetin????!!!! nese jo mos pi… shume… se era ngelet vetem tek ju…

  7. proseku says:

    rreziku ANGLO-AMERIKAN per berishen.SHperesojme qe presioni nderkomtar te funksionoj

    1. Flutura says:

      Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Tiranë Fiona Mcllwham.Ambasadorja e britanike: Në 20 vite, politikanët shqiptarë kanë mbytur hapësirat, ata nuk kanë monopolin e ideve.Ke të drejt se ju Anglezet dhe Amerikanet na keni ndihmuar.Për më shumë tregon ky link i famshëm.http://bit.ly/jAL5ep

  8. Shqiptari says:

    President i Shqiperise meriton Z.Igli Totozani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje