Spahiu: AK dhe platforma e saj do të jenë gjithmonë brenda axhendës së SHBA dhe projektit amerikan për Kosovën dhe rajonin
Një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmoi sipas Zërit të Amerikës se mirëpret futjen në politikë të Kreshnik Spahiut dhe nismën politike të Aleancës Kuq e Zi. Këtë e bëri të ditur gazetarja e Zërit të Amerikës gjate programit të lajmeve dhe intervistës me Kreshnik Spahiun në vizitën që ky po kryen në Uashington.
Drejtuesi i Aleancës Kuq e Zi deklaroi gjatë intervistës shndërrimin e Aleancës Kuq e Zi në lëvizjen më të re politike shqiptare. “AK do t’i sjellë Shqipërisë një qeverisje të re me një gjenerate të re, me një brez të ri ndryshe nga gjithë qeveritë e tjera të tranzicionit”, deklaroi Spahiu. “Qeverisja e AK do të bazohet tek legjitimiteti i votës së lirë, transparenca, llogaridhënia përballë qytetarëve dhe në instalimin e standardeve të reja demokratike në unitet, por jo me kriminalitetin dhe politikanë të korruptuar. Ne jemi për kohezion social, por jo mbi padrejtësinë e pronës, privatizime dhe koncesione antikombëtare dhe antishqiptare”, vijoi Kreshnik Spahiu. “AK mbron dhe do të mbrojë interesat kombëtare dhe qytetare duke i shërbyer stabilitetit në rajon, politikës së fqinjësisë së mirë, mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare pa këmbime territoresh, por duke u bazuar tek prezenca dhe roli i pazëvendësueshëm i SHBA si fuqia me demokratike e rendit te ri botëror”, tha Spahiu.
AK deklaron se do të lërë në opozite socialistët e paintegruar dhe Partinë Demokratike bolshevike si dy rreziqe të mëdha jo vetëm për demokracinë shqiptare por edhe për stabilitetin në rajon. Kreshnik Spahiu premtoi se deri në fund të këtij viti Aleanca Kuq e Zi do të numërojë një milion aktivistë kuqezi të cilët do të bejnë të mundur realizimin e ëndrrës dhe aspiratës së shqiptarëve për një faqe të re në politikë. “AK është shpresa e re për të nxjerr nga politika elitën bolshevike të krimit, korrupsionit, larjes se parave dhe është shpresa për të hapur një kapitull të ri për interesat kombëtare, të cilat do të përputhen me një lidership të ri atdhetar, demokrat dhe global,” deklaroi Kreshnik Spahiu.
Kreshnik Spahiu u shpreh më tej se “AK nuk bën kompromis me të keqen dhe nuk do të bëjë koalicion elektoral as me PD dhe as me PS. Ne jemi për dialog, jo për polarizim, jemi për kompromis, por jo me elitat bolshevike. Aleanca Kuq e Zi nuk është partia e radhës, por është shpresa e së ardhmes”, përfundoi Kreshnik Spahiu.
Delegacioni i AK i kryesuar nga Kreshnik Spahiu u shpreh qarte se largimi i elitave politike dhe distancimi nga PD dhe PS janë të qenësishme për interesat e vendit ashtu siç është jetik bashkëpunimi me SHBA dhe komunitetin ndërkombëtar si një vlerë e pamohueshme e garancive për lirinë, pavarësinë, demokracinë dhe shtetin ligjor.
Më poshtë është intervista e plotë e Spahiut për Zërin e Amerikës.
Pikësëpari përse ishte e nevojshme kjo vizitë në Shtetet e Bashkuara?
Besoj qe eshte ne kohen dhe vendin e duhur, eshte shume e rendesishme qe ne nje dite kaq te rendesishem per Shqiperine dhe Kosovën, ne nje dite me dinamika te shumta ne politiken shqiptare, vizioni, doktrina dhe filozofia e AK, ndoshta e levizjes me te madhe popullore qe eshte njohur ne dekadat e fundit, te mundet te vendosi urat e bashkepunimit dhe prezantimit te vizionit te saj ne rradhe te pare ne SHBA si shenje mirenjohje ndaj ketij avokati te madh te çeshtjes shqiptare. Ky do te jete vazhdim i forcimit te bashkepunimit me diplomacine amerikane.
Sipas nje zyrtari amerikan, me lejoni ta citoj, ndersa eshte mbeshtetur pjesëmarrja juaj ne skenën politike shqiptare për çështje si ajo e korrupsionit, jane ngritur shqetësime kur kalohen kufijtë…
Ne jemi perpjekur gjithe keto dite qofte ne Departamentin Amerikan te Shtetit, Komisionin e Helsinkit dhe Kongres te mundemi te sqarojme pozicionin e AK ne lidhje me te ardhmen e kesaj lëvizje, e cila shikohet si nje shprese per ta shnderruar shtetin privat shqiptare ne nje shtet ligjor. Ajo qe i ka ndare shqiptaret eshte krimi, korrupsioni, krimi i organizuar, eshte pastrimi i parave dhe mos ndertimi i një shteti juridik. Ne ndajme të njejtat shqetesime me zerat nacionaliste qe jane per ndarjen e kufijve. Jemi shprehur hapur qe jemi kunder ndarjes se Kosoves. Jo me larg se dje patem nje qendrim kunder referendumit ne veri te Kosoves. Kjo eshte nje maratone, nuk eshte nje sprint. Ky eshte nje proces qe duhet te lidhet me interesat e shqiptareve, por edhe ato amerikane ne rajon. AK dhe platforma e saj do te jene gjithmone brenda axhendes së SHBA dhe projektit amerikan per Kosoven dhe rajonin. Eshte e qarte qe ky do te jete nje projekt konstruktiv sepse te gjithe elementët qe do dëmtojne interesat shqiptare apo amerikane ne rajon jane ekzistenca e shqiptarëve në shtete te dobëta, që jane vulnerable ndaj krimit, korrupsionit etj. Ne kete kuader ne kemi ndare te njejtat shqetësime duke dhene te gjitha garancite qe AK si një fryme patriotike ne Shqiperi jo vetem qe nuk do te lejohet te jete shqetësuese, por do te jete levizja qe do te garantoje paqen, stabilitetin, demokracine, jo vetem ne rajon, por themelet e demokracise ne shtetin shqiptar.
Ju jeni shume optimist per partine tuaj nese mund ta quajme keshtu, nderkohe eshte deshmi dhe vitet e tranzicionit e kane treguar qe jeta politike ne Shqipëri eshte e mbërthyer nga dy forcat kryesore politike dhe eshte provuar qe partite qe kane lindur janë kthyer në shtojca te ketyre partive.
Kam kenaqesine te ndaj sot fillimin e aksionit politik per ta pare AK si alternativen me te mire te qeverisjes ne Shqiperi. AK nuk do te hyje ne koalicion as me Partine Demokratike, as me Partine Socialiste. Ne vleresojme qe PD eshte ana tjeter e PS. Jane dy parti te majta. PD eshte nje parti teresisht bolshevike qe ne menyre autoritare po drejton vendin. Ne kemi nje platforme te qarte per limitimin e mandateve te lidershipit politik ne Shqiperi. Ka ardhur koha qe elitat politike nuk duhet te nderrojne vendet, por ne duhet te pastrojme ujin e ndenjur te politikes shqiptare, dhe duhet t’i largojme ata nga elita politike. Keta kane mbushur me shume se dy mandate, dhe ne kemi nje rregull baze mbi parime demokratike. Nqs SHBA do te kishte ato standarde qe ka Shqiperia sot, Bushi i madh do te ishte ende Presidenti i SHBA. Ne duhet te vendosim standarde per te pastruar politiken shqiptare nga lidershipi bolshevik. Ka ardhur koha qe partite politike, kryeministrat, presidentat, kryetaret e parlamentit, bashkive dhe komunave te mos kene me shume se dy mandate. Dhe ky eshte i vetmi kusht qe ne do te kemi ne te ardhmen. Ne jemi te sigurt qe AK eshte aleance rinore dhe vjen si nje shprese ne 100 vjetorin e pavaresise per te hapur nje kapitull te ri, 100 vjet pritje, 100 vjet zhgenjime, 100 vjet frustrime te popullit shqiptare, dhe lidershipi otoman bolshevik ne Shqiperi ka paralizuar dhe nuk ka lejuar projektin europian te shqiptareve. Ka ardhur koha qe t’i themi dil nga politika.
Sistemi i drejtesisë në Shqiperi është cilesuar si me i korruptuari në Shqipëri.
Sepse me dy fjali ne kemi nje shtet te kapur. Atje ku sistemi politik eshte thellesisht i korruptuar, ai korrupton te gjithe sistemin. Dhe nen mentalitetin bolshevik te partise shtet, socialiste dhe demokrate ne 20 vjet e kane mbajtur sistemin nen kontroll politik. Ne kemi nje sistem drejtesie totalisht te kontrollueshem nga politika, kemi nje sistem gjyqësor tek i cili karriera varet nga sistemi politik. Nese tregon integritet dhe denon nje politikan, minister apo deputet, te cilet per 20 vjet jane bere te paprekshem, karriera ne drejtesi merr fund. Shikoni se çfare ndodh, ne 20 nuk kemi nje politikan te denuar, sepse kemi nje sistem teresisht te kontrolluar, dhe nje nga alternativat e AK eshte nje reforme radikale ne sistemin e drejtesise duke i dhene mundesi popullit te zgjedhe gjyqtaret e larte ashtu sikunder zgjedhin politikanet me votim dhe nepermjet futjes se sistemit te jurise, populli duhet te marre pjese ne dhenien e drejtesise dhe e vetmja menyre eshte futja e sistemit amerikan te dhenies se drejtesise, perndryshe ne do te kemi jete e mot nje sistem te kontrollueshem politik ne Shqiperi. Nje sistem drejtesie qe nuk garanton barazine e qytetareve perpara ligjit. Ne Shqiperi kemi dy kategori: kategoria e qytetareve te dores se pare qe kane imunitet ministra, deputet dhe kryeministra, dhe qytetare te dores se dyte jane ata qe per nje celular apo laptop denohen dhe arrestohen. Politikanet mund te bejne gjithcka dhe nuk u hyn asgje ne kembe sepse kemi nje sistem teresisht te kontrolluar nga politika.
Comments are closed.
Kush jane ato amerikan qe mbeshtesin aleancen muslim brother’s shqiptare??
Personalisht nuk kam besim tek ky njeri! Uroj qe te kete ndryshuar me kohen, ne te mire te Shqiperise e te shqiptareve kudo ku jetojne!
Suksese AK!
deri tani mire . Po duam nje qeveri teknike deri ne zgjedhje .Po nuk iku shkerrbythja Sale nuk ka zgjedhje te mira
Obama nuk ka konfirmuar mbeshtetje nda kesaj aleance muslim brother’s qe perkthehet Kuq e Zi.
Nuk e di a je ne dijeni ti qe Barak Hossein Obama eshte vete ‘muslim’ dhe per rrjedhoje nuk ben diferencime te tilla?
God Bless USA,per mbeshtetjen qe I jep te vetmen shprese qe ka Shqiperia.Ne 2013 AKZ se bashku me partin e Topit, fitojne zgjedhjet,ne 2020 behet bashkimi I dy shteteve shqiptare dhe me pas gjithe trojeve, pra krijimin e Shqiperise natyrale.Ha ha po une kam kaq kohe qe ju them, qe Amerika do nje parti nacionaliste, per te mbeshtetur idene e Shqiperise se madhe.Jo thone filo greket dhe filoserbet,jo thote Turgobytha, Bl,Frankos edhe Taqke Germadha thote jo.Haha ti Taqke mos u ndje,se ti nuk je perlyer shume ti mund te shpetosh.Imagjino Taqken ne Kapshtice duke thene: Une jam skiptarN une isha I genjyer, haha.
arap shqipfoles,America e qeth shume per ju korraket e Kaukazit…
Nuk e njoh,me pelqen ideali kombetar qe kane zgjedhur.
A mjafton kjo gje?
Jo,natyrisht,por duhet ti japim kohe te na bindin.
Deri ne zgjedhje e kane kohen e mjaftueshme per ta bere.
Te shohim dhe te mos i paragjykojme.
cdo lloj zgjidhje ne shqiperi pa u kryer:
-doreheqjen e vrasesit PARANOJAK berishe
-krijimi i nje qeverie mbare kombetare (pa ps+pd)
do te jete nje parfum marka “arvizu” mbi kufomen e shtetit shqiptar.
kete e tregoje dhe ardhja triumfale e ekspertizes f.b.i e cila
po duket si nje tallje makabre mbi deshmoret e 21 janarit.
Nje pasarale e neveriteshem po zhvillohet ne washington me ca lul basha
kreshnika dhe me vone ca edrama kac islama e ca blusha e bibilusha
STOP DIPLOMATIC INVAZION IN ALBANIA !!!!THE GAME IS OVER..
NE NJOHIM VETEM ATA QE PER 20 VJET NUK BEN ASGJE.KJO PARTI MBI TE GJITHA VJEN ME DUAR TE PASTRA.NE TE ESHTE RINIA E PA PERKULSHME,INTELEGJENTE,DEMOKRATIKE E PUNETORE.
-TU BESOJME NJERZVE TE RINJ TE PAKORRUPTUAR,QE DIN TE NDERTOJNE SHTET LIGJOR,PA TE CILIN NUK KA DEMOKRACI.
A na sqaron dot dikush se kush eshte Kreshnik Spahiu?C’fare edukimi ka? Ne cfare rrethanash u be kryetar i KLD? Dua te kuptoj nese eshte thjesht nje tjeter politikan “Made in Albania” qe shfrytezon patriotizmin per te marre vota.
i ndodhur ne nje shtet evropian,turkoshaku Spahiu do te mblidhte kanoce ,ne Albanistan bene politike dhe eshte i nderuar……pune korrakesh!
normail qe e mbeshtesin, spiuni i tyre qe me 1996. Dhe e bukura eshte se Saliu ka dijeni qe ai ka qene spiun qe me 1996.
Ndonëse mbështes politikat shoqërore, juridike dhe ekonomike të PS-së,duket se AK çfrytëzon mangësinë e madhe të PS në lidhje me planin kombëtar.
Edi Ramën sikur e dënojnë po të përmendë togfalshin “Bashkim Kombëtar”, e le pastaj ta ketë në ndonjë cep diku të programit të tij politik.
Dhe është pikërisht ky “plumb” me të cilin Edi kryen vetvrasje politike.
Apo mos vallë kemi prapaskenën e radhës midis grabitqarëve të shpresave të popullit, edhe ashtu të hutuar, lodhur, varfëruar, vjedhur, grabitur, poshtruar e mashtruar për kaq vite me radhë?
Urojme dhe shpresojme qe kjo Levizje te punoje e realizoje jo te gjithe, por vetem gjysmen e atyre qe thone. Kjo do te mjaftonte qe Aleanca Kuq e Zi te behej e para force politike ne Shqiperi (keto 22 vitet e fundit) qe fjalet dhe premitimet e mengjesit te kene kuptim dhe vlere edhe jave e muaj me pas, e jo si fjalet boshe te “te djathteve” te Sali Gurmazit dhe te “te majteve” te vetfundosur, qe pas pak oresh i merr era si te ishin qese najloni pa vlere… Pra, u deshiroj pune te mbare dhe suksese per nje Shqiperi te thjeshte, te ndershme dhe te drejte.
Po ckeni more patriote cju mundon,nuk ju pelqen? E c’prisni pra ngrihuni e formoni nje parti , ne demokraci nuk jemi ?PLATO ka thene se me e rendesishme eshte te heqesh nje qeveri te keqe se sa te zgjedhesh nje qeveri te mire!Ne se nuk na pelqen e heqim edhe kete po pa e provuar si do ta njohim e kuptojme,e leri keto naze Shero se s’te kane lezet!