Gjykata i jep përgjigje edhe videos Prifti- Beqiri: E pavlefshme dhe e papërdorshme

17 Shkurt 2012, 11:27Politika TEMA

Në vendimin që ka zbardhur Gjykata e Lartë në lidhje me çështjen duket se i ka dhënë përgjigje dhe një çështje tjetër që është aktualisht në duart e prokurorisë. Bëhet fjalë për videon mes Dritan Priftit dhe ish- zëvendësministrit të Ekonomisë, Leonard Beqiraj. Ata e kanë vlerësuar ekspertizën e saj njësoj si atë të videos Meta- Prifti si të pavlefshme, dmth të papërdorshme si provë. Gjykata i është përgjigjur në këtë mënyrë një kërkese të avokatëve të Ilir Metës, që kërkuan përdorimin e videos. Por gjykata jo vetëm që nuk e ka pranuar këtë video, por nuk ka pranuar as të kryejë veprimin hetimor të ekspertimit për të duke thënë thjesht. “Në fillim të seancës gjyqësore të datës 22.07.2011, përpara se të vijohej me pyetjen e dëshmitarëve të thirrur nga gjykata, duke iu referuar edhe një kërkese të depozituar prej tyre më parë në sekretarinë e Gjykatës së Lartë në datën 15.07.2011, nga ana e mbrojtësve të së pandehurit Ilir Meta u paraqitën disa kërkesa lidhur me njohjen me disa prova audiovizive, si vënia në dispozicion e bisedës së plotë mes shtetasve Dritan Prifti dhe Leonard Beqiri e thirrjen dëshmitar të këtij të fundit, si edhe kërkesa që në seancën e ardhshme gjyqësore të realizohet caktimi dhe thirrja e ekspertëve për të kryer veprimin hetimor të ekspertimit,” thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë. “Në lidhje me kërkesën e mbrojtjes për vënien në dispozicion të materialit të plotë audioviziv të një bisede mes shtetasve Dritan Prifti dhe Leonard Beqiri, si dhe thirrjen si dëshmitar të shtetasit Leonard Beqiri, Kolegji Penal vlerësoi se, meqenëse burimi i saj ishte një akt ekspertimi i ekspertit amerikan Glenn Bard, i cili u deklarua i pavlefshëm dhe për rrjedhojë i papërdorshëm, ky Kolegj vendosi të mos e pranojë këtë kërkesë të mbrojtjes.”

15 komente në “Gjykata i jep përgjigje edhe videos Prifti- Beqiri: E pavlefshme dhe e papërdorshme”

  1. turdaja says:

    Prokuroria duhet te kete turp qe mban hapur ceshtjen Prifti. Prifti eshte hero. Ai i dha Prokurorise emer dhe beri denoncimin e shekullit. Prokuroria sduhet te ndiqte penalisht Priftin ne aje rast, jo tani qe ska asnje prove.

    1. artiles says:

      Nuk e kuptoj se si mund te denoncohet sot nje tentative korupsioni?! Mos duhet qe heren e pare qe titullari te ben presion, ti nenshtrohesh presionit, (pra ta realizosh korupsionin), pastaj te denoncosh ne prokurori, qe ajo te perdore metodat speciale, etj, etj.

      Ndersa ai qe nuk do qe ti hape rruge korupsionit as heren e pare, nuk besoj se ka shanc te dyte, pasi e heqin nga puna!!

  2. juristi ri says:

    Ke te drejt. Dhe une e lexova vendimin e kokelopes. Gjykata ne faqen 24 pranon kerkesen e avokateve te kokelopes per pavlefshmeri dhe papaerdorshmeri te eskpertizes se amerikanit. Aty thuhet keto akte u deklaruan nul dhe te paperdorshem, sepse ishin perftuar ne shkelje te dispozitave perkatese proceduriale penale. Nqs gjykata ja beri kete Metes, vendimi duhet te jete i vlefshem dhe per Priftin. Ka vetem nje standard. Prokuroria duhet te mbyll hetimet pas kesaj, dhe jo te bej lojra te dyshimta.

  3. artibr says:

    e dejgova me vemendje arsyetimin e boranit por prokuroria ka deshtuar ne venjen e provave sepse te gjith personat e grupit duhej ti kishte mbajtur ne burg per qellime hetimore dhe keshtu do mernin te verteten fakti se ata u lan ne liri rezultoj fatal se provat u ndoten dhe aritem ne kete perfundim ku borani e la as mish as peshk por nese prokuroria esht e aft gje qe un nuk e besoj . ekziston nje hallk ku mund te hapelohet dhe ceshtja ti kaloj qykates kushtetuse ku kjo e fundit mund te anulloi vendimin e gjykates se lart dhe ta dergoj per rrishqyrtim por un nuk mendoj se kjo gje prokuroris si ka shkuar ne mend se esht totalisht e po aft shpresoj se prokuroria e republikes se shqiperis duhet te jet me profesionale sepse esht nje prokurori e zgjedhur me vullnet politik un mendoj se puna e prokuroris esht zero.

  4. Gjoni says:

    Prokuria ka bere gabim qe e ka derguar ne gjykate ate ceshtje. Kur e pa qe Meta doli i pafajshem eshte turp te cosh ate video ne gjykate

  5. integrimi says:

    kesaj i thone i zoti e shet, e tellalli se jep.prifti thote per videon eshte e vertet,gjykata nuk e pranon.

  6. kaso says:

    Sali Baba me 40 Hajdute:

    1. Sali Baba
    2. Ilir Meta
    3. Dritan Prifti
    4. Gen Ruli
    5. Petrit Vasili
    6. Lul Basha
    7. Fatmir Mediu
    8. Sokol Jolldashi
    9. Arben Imami
    10. Fahri Balliu
    11. Aleksander Frangaj
    12. Blendi Fevziu
    13. Saimir Mane
    14. Shpresa Becaj
    15. Bujar Nishani
    16. Ridvan Bode
    17. Genc Pollo
    18. Aldo Bumci
    19. Jozefina Topalli
    20. Eduart Halimi
    21. Majlinda Bregu
    22. Albana Vokshi
    23. Petraq Milo
    24. Suzana Guxholli
    25. Lufter Xhuveli
    26. Damir Fazllic
    27. Filloreta Kodra
    28. Bujar Leskaj
    29. Nikolle Lesi
    30. Ylli Manjani
    31. Spartak Braho
    32. Artur Zheji
    33. Arian Cani
    34. Mark Marku
    35. Frrok Cupi
    36. Edi Paloka
    37. Astrit Patozi
    38. Jemin Gjana
    39. Flamur Noka
    40. Fatos Hoxha
    41. Luan Rama

    1. hasan says:

      Po Ferdinand Ponin ku e ke?Po kryehajdutin e votave Rustanin dhe Kusuvrastin ku i ke lene?Keta te ter jene shkaku kryesor i krizes qe perjeton Shqiperia.Jane armiqte e votes se NDERSHME.

  7. Cuca says:

    Rrofte “drejtesia shqiptare”. Te gjithe e dime se kush jane hajdutet sot me ne krye Sal Berishen e Ilir meten. Do te vije shpejt dita e drejtesise se pavarur shqiptare e do te shohim ku do te futen Saliu, Meta, Luli, Xhozi, e bosat e tjere qe kane perlyer duart me djersen e gjakun tone.

  8. albani says:

    po ca dyzete mooooooooo, ketu jane katerqind hahahahah

    1. endri says:

      Mos u ngaterro Alban, kenga e famshe flet vetem per 200 hajdute: Me 200 hajduta, komunsita lule, hapi Shqiperia, historine e kuqe.

  9. fshatari says:

    Nuk shtrohet per pyetja se sa jane te korruptuar ne kete vend,por a ekziston ne Shqiperi ndonje i pakorruptuar?

  10. Riku says:

    Duhej te ishte mbyllur me kohe nga prokuroria kjo ceshtje. Si gjithmone ne kete vend luajne rol balancat e pushtetit dhe e paqena behet e qene per te ekuilibruar opinionet. Edhe sikur te kishte nje fije dyshimi per afere ne ate video, sherbimi qe ka bere per drejtesine D. Prifti eshte i pacmuar dhe i shlyer katerqindfish. Ky vend ka nevoje per njerez me kurajo dhe ne situata te tilla njihen mire kush eshte njeri e tjetri. Tan Prifti ja arriti te beje detyren e tij si qytetar, pavaresisht se shpresat per drejtesi ne kete vend jane te pakta ne keto kohe. I uroj vazhdimesi dhe mbaresi atij ne cdo drejtim.

  11. altin21 says:

    cfare eshte kjo ide “balancim pushtetesh”…. te vjedhur jemi ne populli…Kus eshte balanca dhe drejtesia ketu? provoni te vidhni ndo nje gje te vogel ju, pa e shikoni si funksionon shteti….3 vjet burg per njerin qe vidhte tel bakri qe e shiste per buken e gojes….Edhe ky gabim bente, por keta lart kane gjykate tjeter soj

  12. Fakiri says:

    Ne kete rast, nuk behet fjale thjesht per balancat e pushtetit, por per dicka me teper. Eshte nje oktapod i madh qe ka mberthyer te gjithe shtetin shqiptar, perfshi edhe institucionet e ashtuquajtura te pavarura. Pushteti eshte duke vrare perdite shpresen e njerezve.
    Edhe me rastin “Dritan Prifti”, me ane te lidhjeve okulte, te cilat i ka aktivizuar ne keto institucione, te njejten gje kerkon.
    Une jam i bindur qe kesaj nuk ka per tja arritur kurre.
    Dritan Prifti ka zgjuar tek njerezit ndjenjen se e keqja luftohet vetem duke u perballur dhe duke u perleshur me te dhe jo duke u fshehur prapa Facebook-ve, apo Twitter-ave.
    Lirine e meritojne vetem ata qe perdite luftojne per ta patur.
    Ne duam te jemi te lire, por duam udheheqes qe po ashtu te jete te lire. Thjesht duam udheheqes dhe jo lepuj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje