“Më 20 shkurt të nisim një jetë të re prej shqiptari”

16 Shkurt 2012, 22:40Politika TEMA

Nga Dritan Broka*

Dita-ditës shoh që zhytemi në një terr më të madh. Gjithçka po degradon, ekonomia po fundoset, shumë qytetar ngelin pa bukën e gojës, duke i larguar nga puna. Jemi në 2012 dhe akoma na mungon elektriciteti, uji dhe elementët më jetik të njeriut, çmimet rriten pa tavan dhe gjithçka tjetër si paga, apo pensionet, rrinë njësoj. Policia ecën me “kallash” në patrullime të tëra nëpër qytet, duke kërcënuar indirekt popullin e ndershëm dhe duke mos kapur asnjëherë hajdutin e vërtetë. Vrasjet rriten, jeta bëhet e pasigurt, filialet e bankave janë të ruajtura nga policë me armatim të rëndë, sa kur sheh gjithë këto mbrojtje të shkon mendja nëse jemi në Irak, apo diku tjetër, ku ka luftë të vazhdueshme. Semaforët nuk punojnë, por dhe kur punojnë, nuk zbatohen. Politikanë që nuk dënohen kurrë për asgjë, por që gjithnjë dalin të pa lagur. Vota e qytetarit tashmë nuk respektohen, manipulim super i hapur dhe në sy të të gjithëve. Prona e qytetarit është kthyer në elementin më fitimprurës të gjithkujt qeveritari. Për të marrë një certifikatë për pronën tënde, duhet t’i paguash nëpunësve të korruptuar të Hipotekës minimalisht 10000 euro. Tatimet abuzojnë me çdo biznes që nuk është i qeveritarëve, duke i kërcënuar ditë për ditë dhe duke u vendosur sanksione dhe gjoba të vazhdueshme. Çmimi i korrentit dhe i ujit rritet, bashkia më e madhe në vend merr në drejtim të saj dy nga njerëzit më të korruptuar dhe kundër politikave evropiane dhe amerikane. Në shkolla futet si gjuhë e dytë kinezja si në Tibet apo Mongoli, sepse qeveritarët tanë dëshirojnë që të bëjnë shqiptarët të flasin kinezçe. Parlamenti miraton ligjin e plehrave, sepse do që Shqipërinë ta kthejë në koshin e plehrave të  botes mbarë. Drejtësia ka vdekur, gjithçka është manipuluar. Mjekësia kërkon haraçin dhe prapë nuk të ofron shërbimin e duhur. Shoqëria civile është e politizuar, njerëzit në nevojë nuk ndihmohen. Të rinjtë pa kujdes prindëror (jetimët) lihen në mëshirë të fatit, arsimi ka marr fund, çdo diplomë në privat shitet, ndërsa në shtet blihet. Arsimi është bërë si makthi i të rinjve. Hapat për integrimin në Bashkimin Evropian lënë për të dëshiruar. Kultura dhe arti ka vdekur, akoma në disa zona vazhdon gjakmarrja dhe dhjetëra familje janë të ngujuara, duke u bazuar nëpër kanune. Policët çdo ditë shëndoshen dhe më shumë, komuniteti rom diskriminohet dhe nxirret nga streha e përbashkët, pushteti lokal nuk ofron vendparkime dhe as WC publike, për të kryer nevojat personale. Në protesta vriten njerëz për të frikësuar të tjerët, shteti kërcënon dhe arreston për t’i mbyllur gojën gjithkujt. Politikanët na gënjejnë, na mashtrojnë, na  vjedhin, na përdhosin, tallen me ne, dhe fitojnë miliona në kurrizin tonë. Shumë politikanë të tjerë super të korruptuar pa masë, nxjerrin në pah të gjithë korrupsionet e kolegëve të tyre dhe çfarë konfirmojnë; që janë servilë, të pabesë, hajdutë dhe maskarenj, së bashku me gjithë ato që kanë akuzuar, ndërsa disa të tjerë, që u duket vetja shumë të zgjuar, tradhtojnë shokët e organizmit të përbashkët, duke thënë dhe të fundit për to. Si përfundim, dalin disa njerëz të pavlerë dhe injorantë. Tashmë vendimi ka dalë, çdo pronë e shqiptarëve është në shitje, çdo kala, çdo pasuri nëntokësore dhe mbitokësore. Shumë serbë dhe grekë janë interesuar për  t’i blere ato. Sipas këtij vendimi shumë shpejt Shqipëria dhe ne shqiptarët do ngelim të zbuluar dhe pa asgjë. Më të varfër se ç’jemi. Ndërsa në anën tjetër, politikanët tanë pasurohen deri në brezin e shtatë. Më vjen inat, shumë inat, se këta po tallen me ne! Më vjen inat kur përdorin shumë politika të paskrupullta, kur shfrytëzojnë shumë njerëz të drejtë dhe të pafajshëm, kur na hiqen si patriotë të mëdhenj. Sot, të gjithë kemi rënë në gjumë letargjik, të gjithë jemi bërë shumë pasive, të gjithë jemi frikësuar, por nga kush duhet të pyesni veten?!

Dhe më e keqja po vjen. Për disa muaj, edhe institucioni i Presidentit do bjerë në dorën e pushtetit, që do të thotë: Qeveria, Bashkia më e madhe në vend , Presidenca, Gjykatat, Prokuroria, SHISH dhe çdo institucion tjetër i këtij vendi, do jetë në dorën e një personi të vetëm. Për mendimin tim, edhe diktatori Enver Hoxha nuk kishte me shume se kaq, kjo nuk është demokraci.

Në emër të demokracisë, në emër Shqipërisë dhe Shqiptarëve, në emër të miqve, mikeshave, vëllezërve, motrave, fëmijëve tanë, hajde të bashkohemi të gjithë në një mendje dhe realizojmë një REVOLUCION për demokraci, pa dhunë, por me ideal të vërtet dhe real. Hajde bashkohemi të gjithë nën idealin e të vërtetës. Duhet ta bëjmë në radhe të parë për veten tonë, por dhe për të gjithë brezat që do vijnë. Unë nuk jam asgjë. Jam një i ri i cili e do vendin e tij, dua vetveten, dua miqtë e mi, prindërit dhe dua një të ardhme më të mirë për të gjithë ne, dhe për të gjithë Shqiptarët e vërtetë. Unë besoj dhe mendoj, se si unë ka shumë persona të tjerë, që e duan të vërtetën, e duan lirinë, duan demokracinë e vërtetë.

Kështu, që ju kërkoj miqësisht, që në datë 20 shkurt 2012, ora 17:00, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, te sheshi “Skënderbej”, aty ku gjithçka filloi, të mblidhemi të gjithë së bashku të tregojmë sa shumë jemi për një demokraci të vërtetë dhe reale dhe të fillojmë një etapë të re në  historinë e kombit Shqiptar.

 

*Kryetar i Kuvendit Civil

49 komente në ““Më 20 shkurt të nisim një jetë të re prej shqiptari””

  1. Bim Kalaja says:

    diktature e nje maloku injorant me te cilen keni 20 vjet qe jetoni dhe askujt nuk ja mba bytha te ngrihet ,pervec se me artikuj dhe me editoriale..fjalet e shumta fukarallik dhe shqiptaret jane vetem llapazane

    1. patrioti says:

      ti zoteri kerkon 97 te dyte..skaper te ardh me..sdo kete me lufte civile per pushtetaret..ata do ikin se lufte nuk perballojme dot me

    2. ERIDA says:

      Eshte e vertete, duhen bere gjera konkrete, i kemi kuptuar si shkojne punet ne Shqiperi, cfare mungon? Sipas meje njerezit nuk kane besim te ngrehen se mendoj qe ne vend te Sales do vije nje tjeter qe se can koken njesoj per hallet e ketij kombi….

    3. ajet vlore says:

      mire e ke more Dritan po kush do ngrihet ketu…ketu te gjithe rrine llotove dhe kazinove…prandaj ben sali serbi keshtu…po me duket se perendia po mendon per ne…se po ti vesh re janen ca koicidenca te cuditshme…enveri dhe sal serbi kane lindu te dy ne tetor..kane qene te dy komunist vrane te dy shoket e tyre per te mbajte pushtetin…para se tu vinte ngordhja te dy ngateronin datat dhe flisnin(si e jema e zeqos ne maj te thanes)ne 85 qe vdiq enveri beri nje dimer shume i ftohte edhe sivjet po ben nje dimer shume i ftohte…tani te presim prillin…se te jet per kete popull nje kokerr ulli dhe nje gote raki do..na ndihmo o zot…beje kete te mire per popullin shqiptar..merre edhe kete monster serbe..coje te enveri ne prill…

  2. Realist says:

    Poshte Pd dhe Ps-ja,
    Poshte agjentet e huaj,bisha,rama e co,
    Poshte gjithe glasa politike shqiptare

  3. LORA says:

    Nuk kemi rene ne gjum letargjik e nuk jemi pasive.Le te jete 2o shkurti nisja e rruges per demokraci reale e jo si kjo e 21 vjetve,dmokraci ne leter e virtuale ne tv.Qofte e bere!

    1. berti says:

      Me pelqen optimizmi yt Lora pori ti,une e shume te tjere ketu besoj se dhe personi qe e ka shkruajtur kete shkrim ndodhen jashte shqiperise.njerezit atje as qe e kane idene se cfar shkruhet ketu.e verteta eshte se te gith atje jane te trembur.ata qe kane pune tremben se do e humbasin ate..ata qe skane pune tremben se do humbasin gjene me minimale..jeten..mesazhi eshte dhene..berisha te vret…dhe keshtu fatkeqesisht eshte vrare cdo shprese per te ardhmen…fatkeqesi e madhe…ky eshte realiteti…

      1. LORA says:

        Une nuk merrem,te harxhoj kohe, me ata qe jane te trembur qe ne veze,ndoshta jo per faj te tyre.Dritan Broka qe ka shkruajtur thirrjen,jeton sikurse edhe une ne Shqiperi.
        E cmoj si aset progresi angazhimin tuaj Bert e te bashkeatdhetareve te mi qe punojne jashte e jetojne me hallet e tokes meme.Pac dite te mbare,ne Tirane ka dale sot nje diell i bukur.

      2. APOKALYPSIS says:

        Kush tha muor bert??
        Pa lexo nje shokun tend qe thote se allvanite kane nje cilesi qe nuk e ka asnje popull apo komb ne bote
        Shpresen dhe fleksibilitetin e te vepruarit per te ardhmen, ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha
        Uuuu o allvani ngordhci te gjithe e inshAllahu juej ju marrte, se na ngordhet se qeshuri …
        Eh sikur te dilte dhe ne version englez kjo gazete e kto qe shkruani, e do bente dhe EU-ja pak humor kto dite te tensionuara …

        1. besi says:

          ti duhet ta mbyllesh gojen sepse ai mut vend qe esht greqia dhe ata mut njerez qe jan greket dhe ti bashke me ta, po mbytet nga borxhi

        2. besi says:

          shpresoje me te vertet qe te fundoset greqia dhe greket, dhe ti bashke me ta

  4. tironci says:

    sakte fare … ka kohe qe ne SHQIPERI SKA DEMOKRACI ..
    POR KA NJE DIKTATURE ME TE URRYER SE REGJIMI ENVER HOXHES …
    kur u hodh ky bust ..dhe ju cua peshqesh sdudenteve .. ka pasur vetem 280 arrestime ate nate ne tirane ..dhe quhej diktature ..
    PO SOT ME 21 JANAR 2011 KISHTE KATER TE VRARE DHE 127 TE PLAGOSUR DHE SHUME TE ARRESTUAR DHE TE KEQ TRAJTUAR NGA POLICIA E SHTETIT …
    KJO KOHE SOT ESHTE ME KEQ SE DIKTATURA E DIKURSHME ..
    POSHTE KY TRADHETAR I KOMBIT .. KY TURPI I SHQIPERISE sali berisha dhe kasta e tije DIKTATORIALE

  5. Kkoli says:

    Amin, kur do vij ajo ditë…

  6. vebiu says:

    O te perdhunuarit e demokracise shqiptare qe ngelet vetem duke bere te zgjuarin me komente.Ne shqiperi nuk ka njeres per te kerkuar te drejtat e tyre pasi aty jane vetem kasta e pushtetareve me sojin e sorollopin e tyre qe me partite qe kane ngritur jane bere milionere.Pjesa tjeter jane pleq e plaka dhe te afermit e mbi 1 meleon djem e vajzave qe punojne ne mbare boten per te ndihmuar sado pak familjet e tyre per te mbijetuar.Nga kush kerkoni ju qe te rrezohet kjo klase e qelbur politike nga pazaret e tyre apo nga ambasadoret qe i bejne burra shteti dhe yje ne ngjitje.Shqiperine e mori lumi zoterinj dhe eshte shume veshtire te behet.Kjo klase politikanesh do mbahet men per shkaterimin e asj vepre qe bene rilindasit tane nje shekull me pare.

    1. LORA says:

      Ti je gjakprishur.Eshte shume me zi se i perdhunuar,te cilen padyshim qe e ke me vete.

  7. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

    Meqense nuk kemi opozite le te shpresojme per nje levizje si kjo qe ben thirrje per ndryshim. Shqiptaret duhet ti pergjigjen fteses per veten e tyre qe nuk eshte vone, por edhe per femijet qe eshte e ardhmja e kombit shqiptar. Berisha duhet te largohet me c’do sakrifice.

  8. skorpionsi says:

    …shume dakord, dalim me 20 shkurt, ja nisim si ne 91, por duhet te perfundoje si ne 91’…perndryshe me protesta paqesore, harrojeni, tallen me ne

  9. Fatmir says:

    Vriteni frikën e ndoshta erdhi ora e ndryshimit. Amin!

  10. MEMEDHETARI says:

    Cdo fraze e ketij artikulli, fatkeqesisht eshte plotesisht e vertete…
    Valle,kjo eshte DEMOKRACIA per te cilen u ngrit gjithe populli ne kembe???
    LE TE NGRIHEMI PERSERI,AKOMA ME ME FORCE,NE PROTESTE PAQESORE!!!!!!!!!!!!!
    Cdo fraze te ketij artikulli le ta shkruajme ne PARRULLAT tona dhe LE T`I COJME LART,LART…
    PER NJE DEMOKRACI TE VERTETE!!!!!!
    T`U LUMTE,DRITAN!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  11. aliko says:

    I nderuar Mero Trimi,

    Sot pyetja shtrohet? A e meriton pushtetin llokume kreu i opozites shqiptare apo nje tjeter udheheqje opozites duhet te jete ne krye dhe ta meritoje pasi te qeroje kriminelin e vrasesin e qindra shqiptareve, antishqiptarin Sali berisha. Marja e pushtetit kaq llokume dhe pa sakrifice nga Edi Rama eshte njelloj absurdi aq sa dhe qendrimi i Berishes ne pushtet. Ka ardhur koha qe pressioni te anoje kunder Rames se sa nga Berisha. Dua te them se Berishes i eshte thene dhe sterthene dhe thene te tera. Problemi eshte pse nuk po udhehiqet opozita. Cmund te presim ne nga nje udheheqje opozites nga twiteri. Theksoj ketu qe per ceshtje shume flagrante si ajo e gerdecit kjo udheheqje e opozites ka heshtur dhe ne nuk e dime pse. Kjo dhe shume fakte te tjera i ka bere shume shqiptare si une te mendojne se po dalim nga gropa e halese por mund te biem ne grope te gelqeres. Nuk duhet te ngaterrojme opoziten me udheheqjen e opozites. Opozita si mendim dhe si shoqeri eshte shume e gjalle reale dhe e natyrshme. Diskutoj vetem opoziten si kreu i PS qe mban ende figura te kapura dhe te korruptuara nga Berisha. Kapen fort pas cepave te flamurit roze qe te arrijne me lehtesi neser llokmen e pushtetit te rradhes.
    I nderuar Mero. Te lutem consideroje kete teme qe eshte me pikantja dhe ne kulmin e vet si kerkese sot nga populli.

    Pyetje kreut te PS: O me popullin ne proteste ose hapni krahun dhe lerini venin te tjereve qe jetojne me kete situate vdekjeprurese. Sabotimi juaj zoterinj te PS eshte me pasoja vdekjeprurese. Po vdesin cdo dite shqiptare nga krimi dhe varferia. Duke mos qene produktive dhe indiferente ju keni po aq faj sa Saliu. Ikni ju lutem se e mbushet kupen. Eshte e vertete qe Saliu i ka pregatitur gjithe popullit shqiptar nje vdekje te ngadalte por gjithe perfshirese PD iste e PS iste bashke.

  12. Endri says:

    Ore po dilni mos rrini duke komentu ketu. Bashkohuni per te heq qafe nje majmun qe po copto jeten e cdo njeriu.
    Une per vete aty do jem. Gjithmone duhet nje qe te mbledhi popullin, biles aq me mire jasht opozites.
    Bravo

  13. aliko says:

    Poshte udheheqja e korruptuar e Partise Socialiste.
    Poshte lepuri Edi Rama qe ben sehir se si krimineli Berisha po redukton popullsine e shqiptareve.(Le me qe shqiperine qe e ka shitur te teren)

    Poshte oportunistet e hajdutet e PS qe presin tu vije pushteti nga Twiteri. Ata nuk e meritojne kurre pushtetin. Kjo eshte vdekje keta bejne sehir. Shumica e kreut te PS eshte e kapur nga Berisha dhe mbahen me thonj pas rreckes se PS qe te marin llokmen me pushtetin qe po i pret. Keta te korruptuarit e PS thone qe pasi te dalim nga gropa e halese do tu hedhim ne grope te gelqeres qe tu dizifektojme more shqiptare kokpalare.

  14. SKENDER BEU I VJETER says:

    JAM ME TY O DRITAN ,ME 20 SHKURT ORA 17:00 ME KE NE TIRANE.TE REZOJME TIRANIN TROPOJAN.

  15. gjini says:

    Edhe mbas 100 vjetesh, fatkeqesisht, vargjet e Fishtes jane perseri aktuale per vendin tone: Shqipnine!

    Shqipni!Ndeze pishtarin!C’ka pret !Ku je?
    Pishtarin e flakte, kerkues te Lirise
    E c’vesh taganin si shqiptaret motit
    E mbare botes tregoi ,se bijt e Kastriotit
    Jane gjalle mbi dhe.

    Para pra Shqipni nen hije te ketij Flamuri
    Qe Skanderbegu shtjelloj neper ajri
    E priju Ti bijve, porsi Ai Leka
    Dikur ushtrive.

  16. elinor says:

    Bravo Kuvendi Civil! Shpresoj qe do te keni nje mbeshtetje te gjere ne popull. Por po e niset duhet t’i shkoni deri ne fund. Nuk po flas per dhune, por protestat duhet te jene te vazhdueshme – cdo dite. Kur njerezit ta shohin vendosmerine tuaj, atehere do te shtohet numri i atyre qe do te bashkohen me ju ne protesta. Vetem keshtu mund te behet dicka.

  17. misionari says:

    Me vjen keq qe jam i detyruar te rri larg atdheut ne mergim, pasi administrata e Berishes me hodhi ne rruge, ashtu siç ka bere me 1 milion shqiptare te tjere. Meqe me 20 shkurt nuk do te jem tek sheshi siç isha me 20 shkurt 1991, i propozoj Kuvendit Civil te ngreje nje shtatore dordoleci te diktatorit postkomunist Sali Berisha dhe ta rrezojne ashtu siç beme ne me ate te diktatorit komunist Enver Hoxha.

  18. luis says:

    Kot qe beni thirrje,jo se nuk dua biles jam per nje reagim te eger po me ke more djema.
    Gjitha sa thote djali jane te verteta por shqiptaret kane ne damaret e tyre ne vend te gjakut lengun e hashashit qe i ka vene ne gjumin e perjetshem dhe ata shohin endrra me buke lepurushi.
    Edhe ata pak njerez qe kane gjeke nuk e kane per mire por per keq,e kane per te vrare vellane e vet,per nje cope gardh,per nje fjale gojet.
    Per mua shqiptaret jane populli me kot i kontinentit.
    Kurre su beme e kurre sdo behemi sepse ne gen kemi dy gjera ne gative.
    E para nuk kemi principin e te mires dhe nuk luftojme kurre ta arrijme.
    E dyta mendjemedhanj e pa breke mbathur,llapazana e te pasinqerte dhe mbi te gjitha zemerkeqinj.

    1. elinor says:

      A ke mundesi t’u japesh pak perkrahje ketyre djemve shume te rinj por teper patriote, Luis, se nota pesimiste kane sa te duash, nuk iu duhen me shume?!
      Meqe qenka gjithcka e kote atehere pse vjen ketu ti e jep opinione? Kot sa per te shty diten?
      Vetem humbesi thote eshte e kote; fituesi perpiqet sikur edhe te gjitha shanset te jene kunder tij!!

  19. Megi says:

    Bukur!
    Vertet mendon qe krye(monstra)ministri,do kete frike kesaj here te vrase jo 4 por 400.Cfare jane per te 2 ose 3 ose 4 a me shume gardiste te sakrifikuar? Jo, une preferoj ta le kete vend! Me dhimbje e them por nuk ben per ne qe e duam.

  20. Hasan says:

    E didni pse ndodhin te gjitha keteo?Njezet shkurti ka brenda nje gabim.Enveri ishte vizionar dhe e donte Shqiperine.Keta te sotmit e gllaberuan per vete ,per femijet dhe femijet e femijeve te tyre.Ka nje gje qe nuk shkon ne kete mes.Shqiptaret jane mesuar te jene te barabarte.Pabarazia e krijuar ne keta vite e ben shumicen e shqiptareve te shikopjne me syte perpjete,pra te jene fundosur.Nje pakice e quajtura “ajo famulja ne pushtet” shikon me krenari nga lart pa e kuptuar se çpo i shkakton nje kombi te tere.Fundosja vazhdon.Kapitalizmi ju fali piramidat e 97-es shqiptareve si shkembim per te luftuar komunizmin.Duke ngrene ,pire e shpenzuar pa kufi ne kurriz te te ardhmes.Tani ka per tu falur nje piramide ,por qe eshte me e eger se eshte globale.Ajo,piramida e pare la gjurme por u riparua ekonomikisht fale emigracionit te fuqishem te shqiptareve ne vendet fqinje.Tani qe fqinjet i ka zene piramida per vete si do ti veje halli?Ata qe na shikojne nga lart a shikojne valle reth nesh se çfare behet?

  21. MEMEDHETARI says:

    Elzir,lexoje dhe nje here artikullin dhe jep mendim ME ARGUMENTE per te gjitha problemet qe i ka renditur aq bukur z.Dritan Broka…
    Jane probleme konkrete,Elzir,prandaj edhe ti fole konkretisht,jo ne hava…
    E mos hajde ketu vetem per te dhene “Deklarata Dashurie ” e “besnikerie” ndaj “veprave te pavdekshme” te idhullit tend …

    1. turi says:

      Elziro,llafet e tuja jane pordh me rigon,futja pordhes e gri sallate.
      Ku e pe zotrote demokracine Ti keto 20 vjet?
      Ku e pe Ti qe Ne shpetum nga DIKTATURA,kur Ne si popull kena 70 vjet qe kemi ne krye dhe udhehiqemi nga i njejti MBRET,PPSH.
      SHKO ORE, SHURRE E THARTUME e mos na ca b..then.
      Mjaft mo me demagogjite e juja,or DIKTATORE TE DJESHEM te KONVERTUAR NE PSEUDODEMOKRATE.
      Tashi po i pergjigjem shokut Dritan Brokes.
      Persa kohe qe do te drejtoni TI dhe vezet e gjarperit,per aq kohe nuk do tju vije njeri juve nga pas,sepse njerezit e dine fare mire qe me Ju or mostra ne krye,nuk do te kete asnjehere te ardhme dhe demokraci ne Shqiperi.Ju jeni si ajo kucedra me shtate koka, qe sa here i pritet nje koke,menjehere del nje tjeter qe e zevendeson.
      I HAPNI RRUGEN NJEREZVE TE NDERSHEM DHE PATRIOTE QE TE DREJTOJNE.
      MJAFT ME. TEORIVE MASHTRUESE POLITIKE TE DERITANISHME I KA DALE BOJA.

  22. elinor says:

    E shoh qe paske pase shume ‘municione’ nderkohe qe po shkruaje komentin. Dy faqe koment me nje fjali te vetme. Leqe duhet ta analizoje tjetri me kujdes qe t’ia nxjerre ate kuptimin tejet te corientuar. Me degjo mue’; si recete nga doktori per semundjen tende duhet te zgjedhesh 10 libra te temave te ndryshme qe t’i lexosh dhe pastaj provoje edhe njehere te komentosh. Takimin here’s tjeter po ta le mbas 30 vitesh – ne ate kohe do te te jap edhe nje raport te progresit tend ne lidhje me semundjen tende shume te rende – INJORANCEN!

  23. tirana says:

    Nga menyra se si shkruan dallohet qarte mungesa e kultures tek ky djalosh qe pretendon te beje revolucion.

  24. Artani says:

    Nuk behet revolucion demokratik me nje te ri, i cili po hedh para fuqishem per kredit personal. Per cfare te dalim z.Broka, per karrigen tende neser. E dime fort mire kush je ti, kush te financon dhe se sa seriozisht e ke. Me vjen keq qe ti them keto, por ti je thjeshte nje me shume, ne vargun e atyre qe po mbajne rradhen per te hyre ne politike dhe ata qe mbajne rradhen per te hyre ne politike, qe investojne fort, kane vetem nje qellim pushtetin dhe te berit pushtetar. Nuk je personi i duhur per kete pune Broka.

  25. Horri i bulevardit says:

    Dhe u ngritem me 20-shkurt
    te rrezonim ate dreq bust
    te rrezonim nje sistem
    qe jeten na e beri vrer

    E rrezuam dhe u ngopem
    e terhoqem zvarre si monster
    studenteve ja u cuam peshqesh
    qe te dilnin tashme nga ajo greve

    Dhe partia demokratike
    mori persiper te na udhehiqte
    me djem te mire dhe shum te qart
    ne besuam se kjo eshte dita me e mbar

    Por cfar ndodhi se morrem vesh
    sekretari prap na doli kryeshef
    menduam se kur te hedhim ate bust
    komunizmin ne do ta hedhim ne lum

    Por u mashtruam perseri
    si ata te vjetrit qe sollen lirin
    qe i genjyen me pirunj e lug floriri
    dhe ne fund i dhane Spac e dru harakiri

    Historia perseritet
    nga nje tjeter kerme lepirse
    nga Sali Berisha komunist ne gen
    qe shqipetaret i mashtroi si Enveri vet

    Jemi te denuar te durojm
    se te parin ne se tradhetojm
    dhe kur na hypen siper si gomari
    gjersa te vdese, ne e duartrokasim

    Prandaj o shqiptare rrini urt
    sjemi popull per ne per ate pun
    gjersa zihemi neper kafene per dreq
    ai diktaturen e forcon e na sjell vrer.

  26. Che'G says:

    Dritan,thone qe revolucionit nisin dhe me pak vete ose dhe me nje person dhe ato jane reagime te menjehershme impulsive te gjendjes qe ndodhet nje person i cili eshte pjese perberese brenda nje shoqerie(ashtu sic je dhe ti) te ndrydhur e te shperfytyruar ne maksimum ne te cilen jetojme ne keto kohe.Derisa te dale ai njeri edhe i vetem qofte,jo ne gazeta as neper televizioni,por atje ne shesh drejtperdrejt duke sakrifikuar e kerkuar te drejtat qe i takojne,vetem atehere shoqeria do te reagoje shume fuqishem. E ben dot kete zoti Dritan!?pergjigja duhet te jete JO,atehere mos prit per revolucione,sepse nuk behen revolucionet ne media,revolucioni eshte pjese e pandashme me terrenin.Thirrjet ne media jane thjesht menyre organizimi i nje proteste te thjeshte,qe ma do mendja me kete frike,pasiguri dhe shashtisje qe i eshte krijuar popullit ne zemer dhe mendje dhe kjo proteste e thjeshte do shkoj drej deshtimit pa percjelle asnje reagim tek njerezit.Une te vleresoj sepse jam nje i ri si ty,por na duhet dicka me shume,shume me shume na duhet te heqim friken menjane,per te sjelle ndryshimin e madh.Gjithsesi si ne cdo forme reagimi qe eshte bere deri me sot ne Shqiperi,qofte kjo nga forcat opozitare politike apo shoqeria civile une do te jem aty me ju i nderuar Dritan,per te ndezur sado pak ate pakez drite shprese qe e kemi te nevojshme te na buroje nga zemrat tona.

  27. R.Feriti says:

    VDEKJEN KANCERT KOUMUNIST.
    Me 20 shkurt 2012 te cfarosim komunistet nga Parlamenti,edhe femijet e
    tyre s’kane me vend ne Parlament,vdekjen komunisteve te c’do ngjyre.
    Ky eshte kanceri i Shqiperise.Zjarrin nexhmijes ulkonjes se Shqiperise.
    R.Feriti

  28. V.F.L.P says:

    Per gazeten TEMA:

    Sugjeroj qe ky artikull te perdoret ne forme “traktesh” qe te kene mundesi qe ta lexojne e ta kuptojne shume e shume Shqipetare, ne media te shkruar dhe te shtypur….qe te zhduket ky monopol politik qe eshte ne Shqiperi, ky artikull personalisht me duket ne kohen dhe momentin e duhur, FALEMINDERIT!

  29. kevi says:

    Shqiperine e mori S i vu zjarr
    Shqiperi mos rri po duku Shqipetar
    Mjaft punove per te tjere o fat keq
    shiko vendin tek ke leree tek po heq.

  30. gjon says:

    Bashkohem plotesishte me thirrjen tuaje,do ishte ideale nje tubim i tille,por druhem se i djallezuari ne krye te pushtetit edhe kete raste do ta shfrytezonte ne favore te tije si ne 91-shin.

  31. tomori i beratit says:

    ESHTE TURP I MADH per ne Shqipetaret qe jemi bere te ndrydhur nga propagande e eger e makineris fashiste te kesaj qeverie.Duhet te behemi bashk e te protestojme PAQESISHT kunder DIKTATORIT.Ne 20 shkurt çdo shqiptar duhet te jete ne shesh atje ku u rezua nje diktator por qe u zevendesua nga nje tjeter diktator me i rafinuar me cinik dhe mbi te gjitha nje diktator ANTISHQIPTAR.Pra kush e ndjen veten shqiptar te ndershem duhet te protestoj paqesisht ne daten 20 shkurt

  32. APOKALYPSIS says:

    Ti o Dritan djali kot ke derdellitur ketu, se shume pak po te lexojne e kushtojne vemendje, te gjithe e kane mendjen dhe syte te greku se kur morpo kur do vdese per buke …

    Prandaj ai vend dhe ajo turrme e verber por e eger qe kafshon vetem majtas-djathtas pa pare sa keq eshte e katandisur vete, e meriton plotesisht kete:

    “…Tashmë vendimi ka dalë, çdo pronë e shqiptarëve është në shitje, çdo kala, çdo pasuri nëntokësore dhe mbitokësore. Shumë serbë dhe grekë janë interesuar për t’i blere ato…”

    AMEN te behet nje ore e me pare e te na bjene veshet rehat nga mizat e m…tit te Ballkanit dhe EU-se se si shume kane filluar te gumezhijne kto kohe kur as qe ua ka ngene njeri t’u hedh jo qurret po as nje cope m..ti te fresket!! ?

  33. Ela says:

    Dhe un e dua shume kete vend dhe me dhemb zemra ta shikoj keshtu, po ka akoma shprese sepse nuk jemi vetem, kemi nga ana jone shumicen e popullit shqipetar, populli me i vjeter dhe me krenar ne bote, dhe ne do t’ja dalim

  34. zace says:

    para 20 vjetesh shqiptaret dolen ne shesh per te rrezuar sistemin me te eger qe njifte europa mbare,edhe atehere ata qe i udhehiqnin ato protesta na premtonin luge te florinjta, liri dhe demokraci dhe populli u besoi atyre dhe sot pas 20 vjetesh nuk kemi asgje nga ato qe na premtuan thjesht jemi me keq.sot populli kerkon siguri nga te gjithe ata politikane apo levizje qe nuk bejne asgje tjeter thjesht po na premtojne te njejtat gjera si 20 vjet me pare, mos valle edhe keta po perdorin te njejten loje qe perdoren te paret??populli e ka humbur besimin ,te dalim ne shesh per te sjelle salira te fomave te tjera,ashtu i nxoret ne 21 janar dhe cfare fituam,4 viktima te pa fajshme burgosni te fajshmit e 21 janarit dhe pastaj le te shkojme te gjithe ne shesh mos e perdorni me popullin, shqiperia nuk do viktima te tjera,bejeni luften ne parlament se prandaj jua kemi dhene voten,te pa afte.

  35. dritani says:

    E ka fjalen tek ish-sheshi Skenderbej…

  36. Sali Serbi = SS (Sigla demaskuese e Sali Berishes) says:

    Elizir

    Per çfare edukate me flet ti qe na solle kohen kur motrat e tua po shiten porostituta anekend botes.Kjo nuk ngjante ne kohen e socializmit.
    Per çfare edukate me flet ti qe na solle drogen kete helm per rinine e vendit tone.Kjo nuk ngjante ne kohen e socializmit.
    Per çfare edukate me flet ti qe na solle korupsionin e papar qeveritar aq sa per te fituar nje vend pune duhet te ngresh kembet ose te paguash disa mijra euro(nuk ,pranojne te koruptuarit leke) Kjo gje nuk ndodhte ne kohen e socializmit se te varte per koqesh ligji i diktatures
    Per çfare edukate me flet ti qe na solle kete klime amorale ku hajdutet dhe vrasesit jane kthyer ne profesoniste te mbrojtur nga gjyqtare plepash te koruptuar.
    Per çfare edukate me flet ti qe na solle moralin e braktisjes masive te atdheut nga pasiguria me elementare e njeriut ne vendin tone.Kjo gje nuk ndodhte ne socializem se te tregonte vendin diktatura.
    Keto me spjego ti dhe leri dokrat mbi edukaten time.
    Ti guxon ti kundervihesh revoltes se nje populli te mashtruar te vjedhur dhe te vrare nga banda qe na sollet ju,soj plehrash ,dhe une u dashka te tregohem i edukuar se te lendova me fjale te renda.
    Jam i sigurte qe asgje nuk ke per te kuptuar nga keto sepse ti ka erresuar syte ndjenja e urrejtjes kunder te shkuares dhe nuk e sheh qe ujku i sotshem po ben kerdine. Ti je si puna e miut per te cilin ka vetem nje armik- macja.Hapi syte, shikoje çfar krime makabre po ben idhulli yt mbi popullin tone pastaj guxo ti kundervihesh revoltes se tij.Lexo Migjenin e madh qe te ndjesh edhe ti vuajtjen e popullit tend.Ta them kete se nga dialekti me dukesh shkodran(fatalitet qe nje popull i zgjuar te kete mes vedi edhe nivele si ty)
    Nese nuk harrin dot ta besh kete dhe guxon te na kundervihesh athere ti i merriton te gjitha ato qe une shkruaj per ty dhe kallepin tend.

    Per çfare edukate me flet ti kur sot

  37. Howdy! I could have sworn I’ve been to your blog before but after browsing through a few of the articles I realized it’s new to me. Anyways, I’m definitely happy I stumbled upon it and I’ll be bookmarking it and checking back regularly!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje