Në Prokurorinë e Përgjithshme është kryer gjatë ditës së sotme analiza për punën njëvjeçare të Prokurorive të Apelit në Rrethe. Gjatë kësaj analize, ku ka qenë e pranishme edhe kryeprokurorja Ina Rama, është evidentuar fakti se gjykatat shpesh i lirojnë të pandehurit para kohe.
“Gjatë analizës së punës së Prokurorive të Apelit u ngrit si problem shqetësues për një sërë çështjesh, prishja dhe kthimi për rigjykim në shkallë të Parë për shkelje proceduriale të kryera nga gjykatat e shkallëve të para, sidomos në rastet e gjykimit të shkurtuar të kryer në Gjykatat e shkallës së parë.
Një problem tjetër i ngritur ishte shqetësimi për lirimet nga gjykata para kohe të të pandehurve duke i vënë të pandehurit në provë. Gjithashtu u vu në dukje se numri i rekurseve të bëra nga Prokuroritë e Apeleve të pranuara nga Gjykata e Lartë ka qenë i vogël”, thuhet në një njoftim të prokurorisë.
Por, propozimi më interesant gjatë kësaj analize, ka qenë kërkesa për ndryshimin e Kodit Penal, në lidhje me mbajtjen dhe shpërndarjen e drogës. Sipas prokurorisë, ka dosje pa fund me të akuzuar për shpërndarje droge, shumica prej të cilëve në fakt janë thjesht përdorures.
Por, duke qenë se ligji nuk ka pësuar ndryshime prej kohësh, në rast se ata kapen edhe me doza përdorimi, procedohen penalisht dhe madje dënohen me disa vite burg. Për këtë arsye, prokuroria ka kërkuar ndryshimin e Kodit Penal për këto raste.
“Ndër problematikat që u analizuan gjatë analizës së punës, ishte evidentimi se megjithë numrin e madh të çështjeve për lëndët narkotike, shumica e të pandehurve rezultojnë përdorues dhe me doza të vogla. Mbi këtë bazë, u propozua si emergjente ndryshimi i Kodit Penal përsa i përket dispozitave që lidhen me mbajtjen, shpërndarjen dhe tregëtimin e lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
C’fare thua moj ?!?! Po si do ti mbaj peng njerzit kunder tij pushteti i Gadafit ?!?! P’se budalla eshte ai te miratoj dicka te till..?? Ai pikerisht sepse nuk ka hollesime te ligjit, i mban te gjithe ne nje thes…Zonja Rama…Une ty te falenderoj per perpjekjet e tua dinjitoze te permisimit te ligjit, por nuk i intereson UDHEHEQJES sepse ashtu rri ne karrige ajo…
Cfare bere ndonje pune te hajrit me 21 Janarin njehere? Ate na thuaj se kjo ceshtja e droges pret!
Vetem ne vend qe quhet shqiperi ndodhin ketto gjona ,ka shume njerez qe njoh une qe jane te denuar me 0,3g e 6 vjet burge,eshte marrezi kur pressoni ,eshte x perdorus te denohet ,zonja Rama ju uroje qe ju tja arrini ketej qellimi ,te burgosurit jane njerez qe vuajne denimin x nje gabim qe eshte dem x ta jo x shtetin ,shpresoj te degjoj kete lajm sa me shpejte e auguri x buon senso qe ke .