Tre kundër Amerikës

16 Shkurt 2012, 14:44Politika TEMA

Presidentët e Iranit, Afganistanit dhe Pakistanit po festojnë në mënyrë demonstrative miqësinë e tyre. Në një takim dy ditor mes tyre do flitet për luftën kundër terrorit, për bisedimet me talibanët dhe mbi të gjitha do i tregohet Amerikës: Ne mundemi edhe pa ju

Nuk ka ndoshta një zonë tjetër në botë ku SHBA është kaq e urryer sa këtu: marrëdhëniet me Iranin janë të akullta, në Afganistan amerikanët janë të urryer pas 10 vitesh luftë të pasuksesshme dhe marrëdhëniet me Pakistanin janë në një pikë shumë të ulët pas disa incidenteve si vrasja e Bin Laden, sulmet në postat kufitare pakistaneze nga NATO dhe bombardimet e avionëve pa pilotë. Natën duke u gdhirë e enjtja pesë persona u vranë në Pakistanin perëndimor pas një sulmi amerikan me avionë pa pilotë- mesa duket ata ishin ekstremistë.

Sondazhet në këto tre vende tregojnë se qëndrimet kritike ndaj SHBA janë shumë të përhapura. Tani tre presidentët duan të tregojnë se mes këtyre shteteve ka së paku unitet dhe miqësi. Për dy ditë drejt Islamabadit do udhëtojnë shefi i shtetit në Iran, Mahmud Ahmadinexhad dhe presidenti afgan Hamid Karzai. Takimi, thotë Asif Ali Zardari, presidenti i Pakistanit mikpritës, do jetë një ‘gur themeli në përpjekjet e përbashkëta për paqe dhe stabilitet në rajon’.

Në programin zyrtar krahas forcimit të tregtisë dhe përpjekjeve të përbashkëta kundër terrorizmit, do të flitet edhe për trafikun e drogës. Rreth 90 përqind e opiumit në botë vjen nga Afganistani dhe krejt sasia kalon përmes dy vendeve fqinje, Pakistan dhe Iran. Pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare, prodhimi i opiumit është rritur me 7 përqind vitin e shkuar. Kjo edhe për shkak se çmimet e drogës janë rritur në mbarë botën.

Por në të vërtetë bëhet fjalë për të sinjalizuar SHBA-në: Ne mundemi edhe pa ju. Të tre shtetet ndjehen të anashkaluar nga Uashingtoni në hartimin e projekti rajonal pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani në vitin 2014. Po ashtu, diplomatët e tre vendeve kanë hedhur kritika pasi nuk janë përfshirë nga SHBA në bisedimet me përfaqësuesit talibanë në Katar.

“E ardhmja e Afganistanit duhet të vendoset nga afganët,” tha Hamid Gaiani, ish- nënkryetar i parlamentit. Një pjesëmarrës në delegacionin iranian tha se axhenda e tyre nuk duhet të përcaktohet nga fuqi që janë mijëra kilometra larg. “Ne kemi nevojë për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, ato janë një garanci për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Për shkak të programit bërthamor të Iranit, Pakistani e Afganistani janë nën presion nga SHBA. “Për shkak se Teherani duhet të izolohet, Uashingtoni po ushtron presion që të mos bashkëpunojmë me Iranin,” tha një diplomat pakistanez. Irani dhe Pakistani planifikojnë një bashkëpunim në sektorin e energjisë. Bëhet fjalë për një gazsjellës nga Irani në Pakistan. Presidenti pakistanez e ka bërë të qartë se gazsjellësi nuk do preket nga sanksionet që vendos OKB mbi Iranin.

*Marrë me shkurtime nga Spiegel

18 komente në “Tre kundër Amerikës”

  1. elinor says:

    Tre majmunet bashke. Njeri thote s’pashe gje, tjetri s’degjova gje, dhe i treti thote s’thashe gje (no see, no hear, no speak)! Njeri me i cmendur se tjetri!

    1. armand says:

      E dime qe Karzain e mbajne ne fuqi amerikanet.Pa mbeshtetjen e Amerikes nuk nxjerr dot as koken nga zyra e presidences.Na qenka bere “xheloz” qe s’eshte perfshire ne bisedime me talebanet.Kushedi ku qendron qellimi i ketij takimi? Sigurisht qe s’eshte nje aleance antiamerikane.

  2. Kalorsi i zi says:

    Po perse nuk e vendosin dhe fotografine e Burazer Saliut?
    Per 1 maj te vendosim fotot e burazereve qe luftojne ameriken ne mes te Tiranes.

  3. gazetari says:

    tre njeres po i fryjne zjarrit……………

  4. loni says:

    o elinor po ate byth ziun obama pse nuk e permed,,mi mire keta majmunet,,sesa ate jevgun tend,,qe eshte vetem per tu be sapun…

    1. elinor says:

      Lonke; mos ma merr per keq por nuk ia vlen me te kthy pergjigje ty. Sa here qe une te shpjegoj dicka ty, nga njeri vesh te hyn e nga …mos kujto nga veshi tjeter…nga poshte te dalin! Kete vit ke ngele ne klase. Hajde njehere nga vjeshta se ndoshta bejme sevap…

  5. firenze says:

    ishalla nuk e shef sala ket takim sepse do shkoj me vrap e ti thote te treve hajde ti biem amerikes sepse amerika nuk na do, por harron qe nje muaj perpara i tha izraelit hajde ti biem iranit, hahahahaha, si mund te ket nje njeri me budalla ne bot si sala jon, un nuk e imagjinoj dot qe ne bot mund te gjesh budalla identik si sala jon…..

  6. alban says:

    Titulli i ketij shkrimi duhej te ıshte:

    ‘Kater kunder Amerikes!’ Keni lene jashte listes Shokun Sali Ram Sheqere Zehere Berishen, kryeministrin e 21 Janarit, 2011!’

  7. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

    Kjo tregon pabesine e islamizmit dhe hipokrizine babziste qe kan. Presidenti i Afganistanit kerkoj qe trupat amerikane te ndihmojne shtetin e lodhur Afganishtes, kurse sot eshte kunder amerikaneve duke treguar pabesine qe islamistat kane sepse eshte shtet islamik.

    1. elinor says:

      Pikerisht! Miliarda dollare kane shpenzu amerikanet ne forme subvencionesh per Pakistanin. Kete majmunin afgan e ndihmuan te mbante pushtetin ne nje kohe qe ai e kishte koken ne litar. Dhe keshtu ia shperblejne keta! Te pakten te mos i pranonin ndihmat kur paskan qene kunder; po keshtu jane keta – kafshojne doren qe i ushqen.
      Ky grupi ‘muslim brotherhood’ i forumit jane ata qe do te donin talibanin ne fuqi qe t’i fusnin grate ne thes, t’i vrisnin e t’i hidhnin kanaleve. Ose t’u hidhnin acid surratit pse guxuan te shkojne ne shkolle. Jane me te gatshem te jene ne anen e terroristeve qe hedhin ne ere njerez te pafajshem pak pike kuptimi sesa ne anen e nje vendi perendimor!!
      Iu eshte fute feja njerezve ne gjak ne shqiperi e jane kthy ne zombis. Jemi shqiptare ne radhe te pare. Fene ta mbaje kush te doje brenda 4 mureve te tij; nuk na hyn ne pune ne te tjereve.

  8. tourkofagos says:

    pune korrakesh……

  9. e verteta says:

    Kunder Amerikes nuk eshte Pakistani dhe Afganistani,por eshte autori dhe perpunuesi(shkurtuesi) i artikullit…

  10. luan says:

    IKU VAPA ME GUSHTIN FUKARAI NUK BEHET KURRE ZENGJIN(LINDI ZENGJIN U RRIT FUKARA POR VDIQE SI ZENGJIN)MALLI DO TE VEJE TEK I ZOTI ORE ZGJEBSA AMERIKA ESHTE SUPERFUQI NUK JANE TALIBANE TE PA SHKOLLE MORRACAKE DHE IDIOTE TE PA SHKOLLE.TI QE KE SHKRUARE KETE ARTIKULLE KE LINDURE NGA NJE HYSMEQARE DHE SI I TILLE DO TE VDESESH.PA SHIKOI MIRE KETA PRESIDENTE E TU TE FORTE DUKENE TE PA LARE ME MORRA EDHE NE MJEKERR PO SHKO EDHE TI JEPI NJE DORE QE TE LAHENE NE HAREME BASHKE ME TU

  11. Dibra says:

    Bravo të tre shteteve të bashkuar të jenë .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje