Zbardhet vendimi për Metën, Dvorani: Nëse do ishte pranuar videoja, vendimi nuk do ishte kontradiktor e me kaq dyshime

16 Shkurt 2012, 13:17Politika TEMA

Gjykata vendos se ‘fakti nuk vërtetohet që ekziston’ dhe jo se ‘fakti nuk ekziston’, duke e bazuar vendimin mbi dyshime. Por dyshimet shkojnë në favor të Metës. Gjykata rrëzon videon si jo-origjinale. Por në vendimin paralel, gjykatësi Dvorani thotë se ekspertiza e huaj ishte e rregullt dhe hedh dyshime mbi përgatitjen e ekspertëve shqiptarë. Po ashtu, Dvorani hedh dyshime mbi dëshmitë e dhëna nga personat në gjykata dhe thotë se mund të ishte bërë një hetim më i plotë

 

Gjykata e Lartë zbardhi sot vendimin e marrë për çështjen e Ilir Metës. Në thelb të vendimit është qëndrimi se ‘fakti nuk vërtetohet që ekziston’, dhe jo qëndrimi i prerë se ‘fakti nuk ekziston’. Një ndryshim i madh sipas gjykatësit Ardian Dvorani, që ka dhënë një mendim paralel. Sipas tij, çështja është se ‘asnjëra nga mundësitë nuk përjashtohet dhe për pasojë ekzistenca e faktit në kuptimin penal mbetet e dyshimtë’. Dhe kur është e dyshimtë, atëherë gjërat shkojnë në favor të të pandehurit. Por Dvorani thotë se nëse do ishte pranuar ekspertimi i huaj i videos, që ishte i rregullt, atëherë gjërat do ishin ndryshe dhe hetimi do ishte më i plotë.

 

Rrëzimi i videos

Fillimisht Kolegji Penal ka vendosur të rrëzojë ekspertizën e bërë nga eksperti amerikan dhe ai anglez. “Pranimin e kërkesës paraprake për pavlefshmërinë relative dhe papërdorshmërinë, përkatësisht, të akteve procedurale dhe të akteve të ekspertimit të përpiluara nga eksperti amerikan Glenn Bard dhe eksperti nga Mbretëria e Bashkuar Adrian Philips, me arsyetimin se ishin kryer në shkelje të neneve 151 pika 4, 183 pika 1 dhe 509 të Kodit të Procedurës Penale. Në rastet kur eksperti është shtetas i huaj, përveç referimit në dispozitat e këtij Kodi, duhet vepruar në përputhje edhe me “Konventën Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale”,” thuhet në vendim.

Gjykata arsyeton se: “Caktimi i ekspertit në një procedim penal rregullohet nga dispozitat e seksionit të VI të K.Pr.Penale me titull “ekspertimet”. Në rastet kur eksperti është shtetas i huaj, përveç referimit në dispozitat e të Kodit të Procedurës Penale, duhet vepruar në përputhje edhe me “Konventën Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale”, ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me ligjin nr.8498, datë 10.06.1999. Detyrimi për t’iu referuar Konventave Europiane është vetëm për ata ekspertë që janë shtetas të atyre vendeve që janë palë në këtë Konventa. Konventa në titullin VII të saj rregullon, ndër të tjera, edhe thirrjen e ekspertëve të huaj nga dhe në shtete palë të kësaj konvente. Nga ana e prokurorëve nuk janë respektuar dispozitat e seksionit II “Letërporositë për jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 509 e vijues si dhe dispozitat ligjore të parashikuara në kreun II Seksioni VI (Ekspertimi), nenet 179-183/1 të Kodit të Procedurës Penale në lidhje me caktimin e ekspertit amerikan dhe atij anglez, ndërsa për këtë të fundit nuk janë respektuar as detyrimet qe rrjedhin nga dispozitat ligjore të Konventës Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale, ratifikuar me ligjin nr.8489, datë 10.06.1999, si dhe të ligjit nr.10193, datë 03.12.2009 “Për Marrëdhënien Juridiksionale me Autoritetet e Huaja në Çështjet Penale”. Duke pranuar si ekspertë persona privatë të huaj, si dhe duke u ngarkuar detyra e marrë mendimin e tyre në rrugë jo zyrtare, jashtë detyrimeve ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale dhe në Konventën Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale, organi i akuzës i ka përjashtuar ekspertët realisht nga çdo përgjegjësi, aq më tepër nga përgjegjësia penale që mund të mbajnë sipas ligjeve përkatëse në rastin e veprës penale të ekspertimit të rremë.

 

Ekspertët shqiptarë

Nuk ka asnjë arsyetim se përse u zgjodhën pikërisht këta tre ekspertë nga Kolegji Penal, thjesht jepen emrat e tyre. Në fund, pasi shqyrton ekspertizën e tre shqiptarëve, gjykata vendos se video nuk është origjinale. “Bazuar në konkluzionet e ardhura nga ekspertët, Kolegji Penal vlerëson se materiali audioviziv që iu nënshtrua ekspertimit nuk është origjinal. Në këtë material audioviziv u vërtetua mundësia dhe probabiliteti i lartë i ndërhyrjeve në përmbajtje si rezultat i anomalive të pashpjegueshme. Ndërkohë që cilësia e tij është nën nivelin shkencor të kuptueshmërisë së përmbajtjes së tij.

Mbi këtë bazë, Kolegji Penal vjen në përfundimin se ky material, me përmbajtje një regjistrim audioviziv ku pretendohet të përmbahet një bisedë mes të pandehurit Ilir Meta dhe dëshmitarit Dritan Prifti, nuk përmban gjurmë të vlefshme dhe nuk përmbush kriteret ligjore për t’u konsideruar provë materiale, nga ana tjetër, dëgjueshmëria dhe kuptueshmëria e tij nuk mundësojnë qartësimin e rrethanave të faktit që pretendohet se mund të përmbahen në të.

Si përfundim, Kolegji Penal vlerëson se, nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e administruar e të çmuara në gjykim, nuk rezulton e provuar që në bisedën e datës 01.03.2010 mes dëshmitarit Dritan Prifti dhe të pandehurit Ilir Meta, ky i fundit ka kërkuar të ndikojë në mënyrë të paligjshme dhe t’i ofrojë dëshmitarit Dritan Prifti një shpërblim prej 700 mijë euro dhe 7% të aksioneve të subjektit Bashkimi i Përkohshëm “Vëllezërit Tola” sh.p.k., për të favorizuar këtë subjekt në fitimin e konkurrimit publik për dhënien me konçesion të hidrocentralit Egnatia-Shushicë,” thekson Gjykata.

Dëshmitarët kundër Priftit

Gjykata ka vlerësuar se edhe dëshmitë e dhëna para tyre nuk janë në favor të akzuës së ngritur nga prokuroria.

Kështu, gjykata thotë se nuk është faktuar se takimi me Metën është realizuar në zyrën e Priftit. “Por, nga shqyrtimi i provave të tjera të pranuara dhe administruara nga gjykata, nuk rezultojnë thënie të dëshmitarëve apo prova dokumentare të tjera që të konfirmojnë vendin se ku janë takuar i pandehuri Ilir Meta dhe dëshmitari Dritan Prifti në datën 01.03.2010 rreth orës 13.30. Po kështu, edhe akti i ekspertimit i realizuar gjatë gjykimit nuk përmban shpjegime e përfundime mbi vendin se ku është zhvilluar biseda e regjistruar audiovizive, e cila iu nënshtrua ekspertimit.”

Po ashtu nuk faktohet edhe që Meta ka bërë ndërhyrje të paligjshme për koncesionin e hidrocentraleve. “Por, nga shqyrtimi gjyqësor i provave në tërësi, gjykatës i ka rezultuar se deklarimet e bëra gjatë gjykimit nga dëshmitarët e tjerë e lidhin arsyen e bisedës së datës 01.03.2010 mes të pandehurit Ilir Meta dhe dëshmitarit Dritan Prifti me motive dhe rrethana të tjera, të ndryshme nga ai i ndikimit të paligjshëm për të favorizuar në garën koncesionare subjektin Bashkimi i Përkohshëm “Vëllezërit Tola” sh.p.k. dhe nga ajo e ofrimit të një shpërblimi në këmbim të këtij favorizimi,” thekson gjykata.

Gjykata thotë se as për tenderin e Albpetrolit dëshmitë nuk vërtetojnë akuzën. “Por, sikurse rezulton nga analiza e provave të tjera të pranuara dhe administruara nga gjykata, nuk rezultojnë nga thënie të dëshmitarëve të tjerë apo nga prova shkresore të shqyrtuara në gjykim të dhëna të tjera që të konfirmojnë deklarimet e dëshmitarit Dritan Prifti që biseda tij me të pandehurin Ilir Meta të ketë patur si subjekt edhe çështjen e ecurisë së procedurave, përfshirë atë të pjesëmarrësve në ankandin e fillimvitit 2010 për shitjen nga “Albpetrol” sh.a. të sasisë prej 50 mijë MT naftë bruto me vlerë orientuese 14 milion e 200 mijë USD. Po kështu, edhe akti i ekspertimit i realizuar gjatë gjykimit nuk përmban shpjegime e përfundime në lidhje me përmbajtjen e bisedës që iu nënshtrua ekspertimit.”

 

Mendimi paralel

Mendimi paralel është dhënë nga gjykatësi Ardian Dvorani. Ai përqëndrohet kryesisht tek çështja e videos, duke thënë se ekspertët e huaj janë kontraktuar nga prokuroria konform ligjit dhe janë super të kualifikuar. “Edhe në çështjen objekt gjykimi, organi i prokurorisë thjesht ka çmuar se, për natyrën dhe objektin e ekspertimit, shtetasit e huaj Glenn Bard dhe Adrian Philips përmbushnin kriteret tekniko-profesionale për realizimin e ekspertimit. Ata ishin të super kualifikuar për këtë qëllim. Këta shtetas të huaj mund të gjendeshin me vendbanim apo vendqëndrim të përkohshëm a të përhershëm, si në territorin shqiptar ashtu edhe të ndonjë shteti tjetër, madje jo vetëm të origjinës së tyre. Por këto rrethana, pra shtetësia, vendqëndrimi, etj., nuk janë kushte që, sipas dispozitave të sipërcituara procedurale penale, kushtëzojnë kriteret dhe procedurën përkatëse për përzgjedhshmërinë e tyre si ekspertë në një procedim penal të ndjekur nga organi shqiptar që procedon. Aq më tepër nuk kushtëzojnë ndjekjen e procedurave rogatore e të letërporosive të parashikuara nga ligji ynë procedural penal dhe konventat ndërkombëtare.”

Ndërkohë Dvorani kërkon një riekspertim, sërish nga të huajt, pasi hedh dyshime mbi ekspertët shqiptarë. “Dy nga ekspertët i përkisnin fushës së informatikës dhe elektronikës, me përvoja të ndryshme por gjithsesi modeste në mësimdhënie e pa asnjë specializim dhe përvojë në fushën e informatikës ligjore e në atë të ekspertimit të zhurmave, ndërhyrjeve e të filtrimit audio-video. Eksperti i tretë ishte një person i aktivizuar pranë një zyre private ekspertimesh me një kualifikim afatshkurtër në filtrimin audio dhe me përvojë historike modeste në këtë fushë ekspertimi.

Pavarësisht se gjykata bëri përpjekjet e saj për t’i identifikuar, në kushtet e mungesës së përgjigjeve apo informacionit të varfër të dërguar, gjykata me nismën e saj duhet të identifikonte e përzgjidhte vetë mes atyre që mbajnë titujt më të lartë shkencore të fushës si në shkollat publike edhe në ato private dhe me karrierë të gjatë. Nuk është e mjaftueshme për përzgjedhjen e ekspertëve që ata formalisht të jenë të pajisur me një diplomë universitare apo që thjesht të rezultojë se janë të angazhuar diku në një veprimtari që ka lidhje me profesionin e tyre dhe mësimdhënien, por pa përvojën e duhur për të ofruar besim e garanci për integritetin dhe suksesin në përmbushjen e detyrës së ekspertimit.”

Dvorani hedh dyshime edhe për dëshmitarët e thirrur përpara gjykatës, si të lidhur me vetë Metën. “Përveç domosdoshmërisë për kryerjen e një ekspertimi të ri me ekspertë të caktuar në bashkëpunim me autoritete dhe policitë shkencore të shteteve që disponojnë njohuri e teknologjitë bashkëkohore mbi informatikën ligjore dhe atë audiovizive, kam mendimin se ishte e nevojshme ripyetja dhe ballafaqimi i disa prej dëshmitarëve të thirrur në gjykim. Nevoja për këto veprime ishte e evidentueshme edhe për shkakun se, ndonëse u përfaqësua dhe u mbrojt në gjykim nga avokatët e tij me mënyrën që ata zgjodhën për mbrojtjen e interesave të tij, vetë i pandehuri Ilir Meta nuk ka bërë asnjë deklarim gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes mbi ekzistencën dhe përmbajtjen e fakteve dhe rrethanave që lidheshin me thelbin e akuzës së ngritur ndaj tij. Akuza dhe fakti penal që i atribuohej të pandehurit Ilir Meta ishte ai i korrupsionit pasiv në formën e ofrimit të përfitimeve të parregullta financiare e ekonomike në vlera të kosiderueshme përkundrejt kryerjes ose moskryerjes nga dëshmitari Dritan Prifti të veprime të caktuara të lidhura me detyrën e tij publike, për të favorizuar në njërin rast, subjektin bashkimi i përkohshëm “Vëllezërit Tola” shpk në garën koncesionare për ndërtimin e hidrocentralit Egnatia-Shushicë, ku njëri nga ortakët ishte edhe dëshmitari Fatmir Merkaj, sipas akuzës njeri i afërt me të pandehurin; ndërsa në rastin tjetër subjektin “Halilaj Holding Group” sh.a. për fitimin e ankandit të shitjes nga “Albpetrol” sh.a. të një sasie prej 50 mijë ton naftë bruto, ku aksioner ishte dëshmitari Bekim Halilaj, sipas akuzës njeri i afërt me të pandehurin; dhe kryetari i komisionit të ankandit, dëshmitari Pajtim Sulaj profesionalisht ekspert i fushës por njëkohësisht i lidhur me Partinë “Lëvizja Socialiste për Integrim”.

Në mbyllje, Dvorani argumenton se vendimi është bazuar mbi dyshime, por dyshimet shkojnë në favor të Metës.

“Sipas pjesës tjetër të Kolegjit Penal, me motivin “fakti nuk vërtetohet që ekziston” thjesht kuptohet që jemi në kushtet kur me provat e shqyrtuara nuk vërtetohet ekzistenca e faktit në kuptim të veprës penale.

Por, kam mendimin se, sigurisht që gjykata vendos deklarimin e pafajshëm të së pandehurit kur me provat e shqyrtuara nuk vërtetohet ekzistenca e faktit në kuptim të veprës penale. Nga ana tjetër, ashtu sikurse e pranon dhe trajton shkenca e së drejtës sonë procedurale penale por edhe jurisprudenca perëndimore, thelbi i ekzistencës dhe parashikimit të motivit “fakti nuk vërtetohet që ekziston” është dyshimi mbi vërtetësinë e faktit penal që i atribuohet të pandehurit. Ky dyshim vjen në përfundim të gjykimit, kur rezulton se provat janë të pamjaftueshme apo kontradiktore për të vërtetuar se fakti ekziston. Pra, si rregull, gjykata gjendet thjesht përpara dyshimit për ekzistencën e faktit në kuptim të veprës penale, përpara rastit kur nuk mund të krijohet bindja se jemi ose jo përpara kryerjes së një vepre penale. Asnjëra nga mundësitë nuk përjashtohet dhe për pasojë ekzistenca e faktit në kuptimin penal mbetet e dyshimtë. Kjo është njëri nga elementët që e dallon këtë motiv nga pjesa e parë e shkronjës “a” të nenit 388, pra nga motivi se “fakti nuk ekziston” kur përfundimi i gjykatës vjen jashtë çdo dyshimi, mbi prova të mjaftueshme dhe jo kontradiktore me njëra-tjetrën. Në një gjendje të tillë të provave, meqenëse parimet e normat kushtetuese dhe të ligjit procedural penal sanksionojnë se çdo dyshim shkon në favor të së pandehurit, pashmangshmërisht gjykata duhet të disponojë deklarimin e pafajshëm të tij.

33. Përfundimisht, për arsyet që u parashtruan hollësisht më sipër, kam mendimin që nëse nuk do të deklaronte të pavlefshme disa akte procedurale dhe nuk do të përjashtonte nga shqyrtimi disa prova, të cilat sipas mendimit tim ishin, respektivisht, të vlefshme dhe të nevojshme për objektin e të provuarit, Kolegji Penal do të arrinte të realizonte një hetim gjyqësor më të plotë, për rrjedhojë, do të arrinte të dispononte mbi prova të mjaftueshme dhe jo kontradiktore me vendim pushimi, pafajësie apo dënimi ndaj të pandehurit Ilir Meta”.

24 komente në “Zbardhet vendimi për Metën, Dvorani: Nëse do ishte pranuar videoja, vendimi nuk do ishte kontradiktor e me kaq dyshime”

  1. genti says:

    JU NUK JENI GJYKATE POR NJE POR NJE ORGANIZAT PARTIE QE MERRENI URDHERAT NGA LARTE NGA BYROJA POLITIKE KJO ESHTE DREJTESIA E SALI QENIT
    POR NJE DITE DO PAGUHEN TE GJITHA

    1. Meta+Berisha says:

      Keta qelben korrupsion. Kur e hodhen poshte ekspertizen e huaj me ato sterhollime, pse nuk kerkuhat te behet nje e re nga FBI apo organizmat e tjera partnere; po gjetet 3 batakcinj shqiptar?

      A mundet Prokuroria ta hedhi poshte ekspertizen e Batakcinjve tane, duke e ricuar videon per ri-ekspertim jashte? A i hap kjo rruge riberjes se procesit te pakten sa per te coroditur kokelopen?

    2. vezhguesi says:

      Te tilla lloje zbardhjesh,
      vetem jane nxirrje te realitetit.
      dhe kesish,kane nxire krejt Shqiperine.

  2. Tropojani says:

    Kur Gjykata bie ndesh me opinionin e gjere te mbare nje populli, çfare nderi i mbetet Drejtesise sone?!

  3. ismeti says:

    si mund te shkojn ne shtepi para familjev te tyre kta te marrosur gjykats e te mbajn leksioe familjare ,si do ndihen femijt e tyre te tradhtur,te kriminalizur ,hajdut,te korruptur apo qe skan haber qka asht drejtsia,gjith bota i ka veshtru neser sala thot un sdi gja pytni gjykatat ku mbeten keta horra

  4. vlora 1 says:

    Keto gjera me kujtojne filmat kur e shohin gruan ne krevat me kembe perpjete me dashnorin dhe ajo i thote hajde ketu mos ik se nuk eshte ashtu sic e mendon
    Na i peshtirosen drejtesine keta mender gjykates na i peshtiren edhe vendin ku NE rrime

  5. lulash says:

    cfar M…. vendimi.eshte si – puna e tersit te pojanit litari mbetet jashte varrit….shiko vetem pasurit e gjyqtareve.

  6. NUK PRITEJ SURPRIZE QE GJYKATA PLERE E VUCIDOLIT; TE DENONTE KAZENIN E PLERAVE TE SHKEDHYMIN META-BERISHA.

  7. gjon says:

    O GJYGJETARE TE MJERE VERTETE JU E NXORRET TE PA FAJSHEM FAJTORIN ILIR META,POR KENI VENE NJE NJOLLE NE NDERGJEGJEN TUAJE PER JETE, DUKE QENE I BINDUR SE NUKE E KENI BERE PA NDONJE SHPERBLIM TE MAJEM.

  8. o liro populli te pa qe ti vodhe,por shyqyr qe nuk te pa gjykata.tani qe po afrohen zgjedhjet do na japesh no nji lek nga ato qe vodhe.ne keto zgjedhje votat do kushtojne me shume.

  9. Emër says:

    Akuze gjyqtareve per shperdorim te bojes se printerit!

  10. Enver Hoxha says:

    Ju jap fjalen popull trim dhe liridashes shqiptar, se sdo te jete e larget dita kur une vete, por dhe bashke me ju. do ti japim ketyre bedeleve , qe deri dje baballarret e tyre me luteshin per nje cope M.. tja u jepja, qe ta varnin neper bufete e tyre ne shtepi, per tu mburrur para te njohurve te tyre, se ky eshte Muti i komandantit dhe ma dha mua ta mbaj si hajmali.
    Te gjithe keta bastarde kapitaliste-fashiste te perzier me doze te forte komuniste, do ti coj ne hell dhe kete do ta bej para jush.
    Koha po afron dhe per ate varketarin tim, kam nje surprize te vecante.

  11. dymi says:

    Po te lexoni ne origjinal mendimin paralel te gjyqtarit Dvorani do te vereni se ai praktikisht e ka shpallur Meten fajtor e te korruptuar, ndersa 4 gjyqtaret e tjere qe muarren pjese ne kete proces gjyqsor, te korruptuar e te shitur tek pushteti e Ilir Meta.Kemi shprese, ka akoma gjyqtare te ndershem!

  12. shpata says:

    o ska faj gjini qe thote o ju dhjefsha ne portokallit,o ju dhjefsha ne gjykatat.

  13. Bardhi Tolabi says:

    Bravo gjyqtarit Dvorani.
    Arsyetimi i tij eshte demaskues ndaj pozicionit te mbajtur nga pjesa tjeter e trupit gjykues.Ky e meriton te jete kryetar i asaj pseudo Gjykate te Larte te derisotme ,te drejtuar nga mafiozja Shpresa Brecaj,e cila nuk i sherben drejtesise por Mafies politike dhe kriminale.
    Ka Shqiperia njeres te ndershem,profesionalisht te pergatitur si Dvorani,por nuk i le politika te ngrene koke.Politikes i duhen ne drejtesi te kete Ristane ,Tome,Sashenka dhe Shpresa dhe jo Dvarane.Ky eshte problemi dhe jo egzistonte videopergjimi apo jo,u thiren sipas ligjes ekspertet e huaj apo jo etj,perralla keto qe nuk i hane as qente.Sa te kemi Sali-Meten keto fatkeqesi do na shoqerojne.Zgjidhja eshte rezimi i tyre.

  14. LORA says:

    Sistemi gjyqesor ne Shqiperi eshte organizate KRIMINALE e vetlegalizuar
    A ka zgjidhje??? Po.Me bomba molotov,duhet filluar me keta te paret.
    Vetem keshtu mund te nise udhe dhenia e drejtesise.Cdo alternative tjeter eshte tendence per te ruajtur statukuone e shtetit gangster.

  15. Voica says:

    AH, DHE UNE PYESJA VETEN SE PSE KISH DALE TEK FEVZUA EKSPERTI NGA ITLIA DHE SQARONTE PAS VENDIMT TE SHKURTUAR TE GJYQIT SI ISHTE VIDEOJA. KOKEMADHI DHE AI ME CANTE TE ZEZE(NJE NGA GJERAT ME TE NEVERITSHME NE QARKULLIM) E DININ DHE VENDIMIN E ZBARDHUR KU SIC LEXOJME SOT, KA REZERVA PER MOS MARRJEN PARASYSH TE EKSPERTEVE TE HUAJ. JA, AT NXORREN ITALIANIN…

  16. ndrea says:

    C’do mund te thote genjeshtra , mund ti mashtroj te tjeret por, ndergjegjen e tij nuk e genjendot.Ata gjyqtar qe bqne ate gjykim gjithe jeten do t’u dalin para syve faktet dhe do tu duket se te gjithe i shikojne si bashkefajtor me ajdutin ,e me kriminelin.

  17. ‘re milet, po si mund te prisni qe disa gjykates te mbajne peshen e gjithe shtetit o te Mjere!!
    Kur Tiranet-Pupacer & PADRINOT, kane (50+20) vite qe i kane ‘vu tritolin’ Sist. Gjyqesor , Drejtesise, Pronave, Profesionalizmit…Qytetarise, Pergjegjshmerise..Njerezise?!
    Si mund te presesh te behen gjykimet ndryshe o miq?
    E mgjate…
    Gjej rastin t’u heq kapelen atyre pak gjykatesve, prokuroreve (por edhe administratoreve e zyrtareve te gjithe shkalleve, nga nje sanitare ne spital)
    qe kane mbet Qenie Njerezore, me nder e profesionalizem.
    Sado te pakte (se sulmi per qelbezim- kangrenizim ka qene & eshte diabolik dhe I gjate),
    Jane keta te nderum qe do ta shpetojne ket vend!
    Sepse keta e kane kalu ‘proven e Zjarrit’,, dhe cfare zjarri!!
    (Mero psh ka bere nje tablo te sakte te fatkeqesise se pariparueshme te sulmit mbi Drejtesine)
    Nderime, ju paçim gjithnje me nder, urojme shume te mira, paqe e suksese miq!!

  18. bushi says:

    Jo per te bere rime, por per te vene ne dukje nje realitet te trishruar per te gjithe ne, mund vetem te them: “Tanime ne Shqiperi, nuk ka me GJYKATE, fatkeqesisht ka vetem MERKATE…
    Ky eshte fundi i nje shteti prej kartoni. Por, mbase duhej te arrinte ne kete fund, per te filluar se shpejti ngjitjen ne nivelet e kerkuara te nje shteti ligjor te vertete. Po vjen…

  19. saimir says:

    Me mire te kishin shkruajtur qe ne donim ta shpallnim te pafajshem se kishim qejf sesa kane dhene kete argumentim kaq te trashe qe te ebn per budalla dhe te ngre nervat edhe me shume. Kuptohet joa ngre nervat te tjereve dhe jo popullit shqiptar. Me nje fjale bota e mori vesh qe videoja nuk u mor si prove dhe se sipas gjykates sone te dhjere keta specialistet shqiptare qe nuk kane thene asnje gje paskan thene qe qenka jo origjinale. Me nje fjale futja kot. Dhe thoni qe nuk e luftojme korrupsionin. E pate si e kapi qeveria ate mjekun ne sarande per 25 mije leke se ishet fakti brenda tek xhepi dhe nuk kane kerkuar keta specialistett e leshit qe te vertetojne kete gje

  20. hajriu says:

    Mua me habit heshtja e Rames dhe qe per mendimin tim tregon se eshte dakort me kete vendim .Me teorine e Rames “para partizane se une po vije mbrapa ” karet vete vdiqen dhe dhjetra te tjere u plagosen dhe Rama hesht ……Dorhiqu Rama

    1. hajriu says:

      …kerkoj falje doja te thoja ….kater vete

  21. dymi says:

    Ne gazeten Mapo qe boton sherbetori i qeverise dhe i shume zoterinjve te tjere, sot eshte botuar ne faqen 8 shkrimi “Dvorani: Ekspertiza e huaj,e vlefshme,pse votova pro pafajsise”. Per te zbutur,ne sherbim te qeverise, efektin e mendimit paralel, Cil-Cilushi thote shume gjera, por djallezisht le jashte konkluzionin e Dvoranit. Po e citoj:”33. Përfundimisht, për arsyet që u parashtruan hollësisht më sipër, kam mendimin që nëse nuk do të deklaronte të pavlefshme disa akte procedurale dhe nuk do të përjashtonte nga shqyrtimi disa prova, të cilat sipas mendimit tim ishin, respektivisht, të vlefshme dhe të nevojshme për objektin e të provuarit, Kolegji Penal do të arrinte të realizonte një hetim gjyqësor më të plotë, për rrjedhojë, do të arrinte të dispononte mbi prova të mjaftueshme dhe jo kontradiktore me vendim pushimi, pafajësie apo dënimi ndaj të pandehurit Ilir Meta”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje