1./Pipero i lësëisë, piperi i mjekësisë
Votohet më 20 shkurt. Ka kohë që po zhvillohet fushata zgjedhore në çdo institucion universitar publik, por enigmatikisht media dhe opinioni publik gjenden në një situatë të shurdhët. Ky eveniment i rëndësishëm i arsimit dhe akademizmit nacional nuk është lenë nën hije rastësisht pse bora e madhe ka izoluar veriun dhe njerëzia ka kthyer vëmendjen andej. Bora dhe dimri ka miliona vjet që tkurrin atë pjesë të vendit, por komuniteti i paktë i banorëve të izoluar mes bjeshkëve ndryshe nga kushërinjtë e tyre në Bathore janë dembelosur keq prej politikës së Tiranës aq sa me pordhë i shkruajnë sms ministrit Nishani pse pilotët e helikopterëve nuk ua çojnë kutitë me biskota deri afër vatrës së zjarrit ku rrinë e shtriqen deri në fillim të prillit këta malësorë votues.
Le ta lemë motin të bëjë punën e vet e të kthehemi në dimrin e zgjedhjeve universitare. Për herë të parë pata fatin të votoj edhe unë gjatë janarit 2008 e si ish- student mbaj mend se në përzgjedhjen e titullarëve, sidomos rektorit të universitetit të Tiranës, politika kishte futur hundët me gjithë familjet e tyre.
Lufta e ashpër mes ish- kandidates shtatlartë Valentina Duka dhe burrit “të vogël” Dhori Kule u kthye në një precedent të rrezikshëm, i cili si virus i heshtur ka filluar nxjerr kokë edhe në këtë shkurt të ftohtë. Më vjen keq dhe ndot tu informoj, por në 2008-n ishte familja Berisha, e cila vendosi ditët e fundit se në kah të kujt shkonin votat (jo të studentëve sepse votat e tyre 5% llogariten në rezultatin total final) e stafit akademik. Fatkeqësisht në ato palo zgjedhjesh të katër viteve më parë, verdiktin final e dha fakulteti i mjekësisë, i cili me porosi të Familjes në momentet e fundit ia bëri puçin historianes korçare Duka dhe vulosi fitoren e ekonomistit beratas-vlonjat Kule.
Po ta keni vënë re këto 2-3 vitet e fundit, degradimi i i fakultetit të mjekësisë, grevat dhe protestat e studentëve, poshtërsitë me specializimet, emërimet nepotike mediokre nuk janë bërë shkak për një luftë të drejtë institucionale me rektoratin por janë anashkaluar në mënyrë indiferente nga vetë rektorati për t’i sh(k)lyer borxhin e vjetër të fitores titullarit Kule.
I mbetur pa dekan pasi kunati i Genc Pollos, (na mbytën këta njerëzit e Gencit, ekspertë, regjizorë, doktorë, dekanë), Alfred Priftanji “ka dhënë” dorëheqje, fakulteti i mjekësisë duket sikur është goditur prej murtajës së radhës. Tashmë LSI-ja e Lilit të Monikës kërkon ta ketë hangar të vetin dhe porsi në përrallat arabe me xhinde dhe thimjam, ka nxjerrë në treg emrin e një kandidati simpatik. Pëllumb Pipero (i cili për koincidencë duket porsi Sashenka e kolegjit zgjedhor, por versioni mashkull) pa formimin dhe kualifikimin e nevojshëm akademik kërkon të marrë në dorë frenat e fakultetit ku fisnikëria e Jetës me pabesinë e Vdekjes pleksen e luftojnë shkencërisht 24 orë mes tyre. Pëllumbi, bukurani i LSI-së pa pikën e përvojës, akademizmit, kualifikimeve shkencore, studimeve të fushës vetëm e vetëm pse ka dalë gjashtë herë në televizor (ka folur për gripin dhe përdorimin e facoletave), kërkon të bëhet dekan duke poshtëruar kësisoj dhjetëra emra të personaliteteve të mjekësisë shqiptare. Të jesh skraparlli nuk do të thotë detyrimisht se gjithçka që shikon dhe prek në Tiranë mund ta përvetësosh e ta privatizosh ndaj Pipero dhe partia e tij e 120 mijë zemrave duhet të ndalojnë menjëherë dhunën verbale dhe joshjet me studentët dhe stafin votues. Mjekësia shqiptare ka plot fytyra të tjera më të bukura e simpatike e nuk mund ta ulë veten të votojë militantët e vonuar apatikë që kanë mbetur në derën e partisë Lilit.
2./ E bukura dhe bisha (Mimoza Hafizi vs Dhori Kule)
Në zgjedhjet e sivjetshme universitare situata është më lemerisëse, më lebetitëse.
Universiteti i Tiranës si më i madhi dhe ende më kualitativi në vend sërish ka ngatërruar nëpër këmbë politikën. Kësaj here në mejdanin e koloseut të përballjes kemi sërish atë “burrin” e vogël të konsumuar sa majtas- djathtas, ish- anëtari i partisë së punës, komunisti i viteve ’80, ish naftëtari i uzinave të qytetit Stalin (sot Kuçova), i konvertuari në social demokrat- ish anëtari i partisë së Gjinushit, ish- dekani i fakultetit të ekonomisë, anëtari më i ri i partisë Demokratike…kemi sërish në garë Dhori Kulen. Po kërkon mandat të dytë por çfarë ka sukses të mandatit të parë?
Zhurmën që nisi për punësimin e dyfishtë në publik dhe privat të stafit më të kualifikuar akademik të UT-së e fashiti duke mbetur peng misteriozisht i disa universiteteve sharabajgë private. Investimet në universitetin më të madh të vendit kanë rënë në masën 45% në raport me 4 vite më parë. Marrëveshjen (Kartën) e Bolonjës të nisur nga paraardhësi i tij Shezai Rrokaj e katandisi porsi marrëveshjet aspak produktive azerbaxhanase mes këtij tonit dhe Alijevit. Numri i lartë i pranimit të studentëve dhe stafi i pakët akademik e kanë zbritur cilësinë mësimdhënëse dhe listimin e UT në vendin e 9892 ( http://www.webometrics.info/rank_by_country.asp?country=al ) të renditjes botërore të universiteteve. Autonomia financiare e fakulteteve është kthyer në një fenomen abuzues aq sa asnjë lloj auditi i brendshëm a i jashtëm nuk e sjell dot në bina. Rreshtimi i ngutshëm prej frikacaku dhe interesaxhiu që rektori Kule ka bërë në çetën e partizanëve me yje blu të regjimit e ka kthyer vetë universitetin në një apendiks të rrezikshëm ku mblidhen jashtëqitjet dembele të pushtetit e vegjetojnë pa pikë sikleti e madje paguhen për këtë vegjetim.
Ia ka varur totalisht drejtimit të universitetit duke iu përkushtuar verbërisht politikës. I ngjeshur mes radhëve të klanit të Lul Bashës edhe gjatë zgjedhjeve të fundit lokale të majit ndikoi në mënyrë violente indirekte mes studentëve apo punëmarrësve duke ua paracaktuar destinin final të votës. U thirr me emergjencë nga Henri Çili e bashkë me pensionistët e tjerë si Zhani Ciko me shokë formuan iniciativën për Tiranën me shpresë se do e gjuanin brinjëve për vdekje liderin e opozitës.
Dhori Kule në mënyrë të habitshme e të frikshme pse është konvertuart në ushtar i bindur i Doktorit, momentalisht ka këto profite të tejngopura legale financiare duke qenë:
njëkohësisht Kryetar i Këshillit të fakultetit ekonomik UT, Kryetar i Këshillit të Statistikave, Kryetar i Unionit të Ekonomistëve Mbarëshqiptarë, Anëtar i Bordit Drejtues të Portit të Durrësit, anëtar i këshillit mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Kryetar i Komisionit të Ekonomisë së këtij Këshilli, Kryetar i Rrjetit të Universiteteve Shqipfolëse.
Në maj të vitit 1996, me intelektualë të tjerë idealistë të kohës, ishte një nga pjesëtarët e grevës së urisë e së bashku edhe me Ylli Pangon iu bënë barrikadë në selinë e PSD-së në Brrakë doktor Berishës së Brrakës, i cili kishte realizuar vjedhjen e parë të votave dhe zgjedhjeve. Tashmë të dy, edhe Ylli edhe Dhori mbahen fort pas mbërtheckave të Doktorit e nuk e vrasin shumë mendjen e tyre të plakur nëse vidhen vota a vidhen para publike.
Por ndryshe nga katër vjet më parë, pushteti nuk ka paracaktuar duke zgjedhur dot vetë fituesin dhe humbësin. Dhori Kule nuk ka përballë një matrioshkë pushteti, por një fisnike shkodrane dhe elitare të akademizmit shqiptar. Shkencëtarja dhe lektorja e Fakultetit të Shkencave të Natyrës Mimoza Hafizi nuk ka mbi supe të kaluar bolshevike a mëkate sistemi. E mirëarsimuar në vend dhe doktoruar në Francë në shkencën e astronomisë mbetet një nga të paktat femra shkencëtare me kurikul intensive aktive edhe në jetën sociale. Një nga zërat e ëmbël të paktë opozitarë që iu kanë mbetur universiteteve publike të vendit, zonja Hafizi me kurajo dhe vetëbesim doli të jetë sfidantja e rinocerontit xhuxh të pushtetit për postin drejtues të rektorit. Me një fushatë modeste por intensive dhe aspak cytëse, profesoresha e nderuar Mimozë po tregon në mënyrë civile porsi gandiste e kohëve moderne sesi babëzia,makutëria,vjedhjet dhe paraja e ndyrë e pushtetit mund të sfidohen me një fjalë të ngrohtë, vullnet këmbëgulës, feminitet delikat atraktiv apo premtime modeste me këmbë në tokë.
Universitetit të Tiranës, kampusit më të madh dhe zemrës së akademizmit shqiptar i duhet tashmë imazhi dhe profili i një profesionisteje në kulm të moshës dhe karrierës e cila shumë shpejt do të shembë butaforinë partiake që paraardhësi i saj kërkon t’ia lerë vendit peshqesh. Mimozës do t’i duhet të shembë edhe barrierat titullar-staf akademik e titullar-student sepse emergjencat dhe koha kërkojnë një marrëdhënie reciproke produktive aspak të akullt e fodulle.
Mimoza do e mundë Dhori Kulen sepse ai mbetet një nga ato shëmbëlltyrat e regjimeve demode.
Zyrtarisht Universiteti publik i Tiranës nuk ka asnjë lloj marrëveshjeje apo kontakte me asnjë universitet në këto vende ndaj udhëtimet e shpeshta të Kules duhet të bëhen patjetër objekt hetimi i dy femrave. Jo vetëm Mimoza Hafizi duhet ta ketë parasysh këtë fakt, por edhe Ina Rama nuk duhet të rijë duarkryq. Duhet t’i dhimbset universiteti, dikur ka qenë edhe ajo studente e UT-së.
O Bedi,di te shkruash kinezce???? pergjigjmu aman te keqen
神经病…哈哈哈!!!
Eshte e trishtueshme se si cdo gje publike, e nisur mire perfundoi ne kthetrat e kopukeve, te maskarenjeve & Co. Universiteti Publik i Tiranes nuk kishte shans ti shpetonte ketyre horrave. Shpresoj qe Mimoza te kuptohet dhe te mbeshtetet nga te gjithe te interesuarit dhe votuesit ne keto zgjedhje kunder mediokrit bythlepires Kule (shpresoj qe ky njeri mos frekuentoje Italine, se nje prezantim ne italisht i rektorit Kule-Culo, ka per ta degjeneruar akoma me teper kete universitet)
Uroj qe sikurse Bledi Mane ta kapin edhe te tjeret qe do te votojne,
faktin real qe Mimoza Hafizi eshte shprese akademizmi e serioziteti per UT-ne.I njoh te dy per te dashur me shume mbrothesine e puneve ne universitetin me te madh ne vend.
gjithashtu titulli eshte shume i gjetur dhe domethenes.
artikull i shkelqyer
SI GJITHMON JE FLORI O BLENDI NO KOMENTE
shume i sakte zoti Mane! do sugjeroja edhe nje titull per nje tjeter universtet, ate te vlores me parullen meqy ka zgjedhje: votoni albert qarin qe universitetit ti fusni …
HAHAHAH, E MADHE!
BLENDI- Nga burime te sigurta jam informuar se qeveria jone filloii kursin e pershpejtuar te mesimit te gjuhes kineze. Ne kurs marrin pjese te gjithe ministrat me perjashtim te Berishes dhe ne vend te tij merr pjese LULI, GJITHASHTU MERR PJESE EDHE JOZEFINA . Ajo qe te ben pershtypje eshte se JOZEFINA e flet kinezcen me dialektin shkodran. Si mesuese kan marre nje shitese kineze te tregut . Se shpejti do degjojme ministrat tane ne konference shtypi te flasin edhe ne gjuhen kineze .- BLENDI – Miqesisht te rekomandoj te fillosh studimin e gjuhes kineze se ndrushe nuk do i kuptosh ministrat tane kur ata do flasin
Bravo!Nje shkrim vertete i goditur.Por realiteti i hidhur eshte qe jemi nje shoqeri kaq e politizuar sa edhe ata qe mund te mendojne se ke nje fare te drejte do te thone automatikisht “Qenka Socialist prandaj flet keshtu”!Jemi per te ardhur keq ne cdo nivel ne kete vend!!!
te lumte per te vertetat dhe guximin.ky fare buri trim i vogel e ka trash zerin sh se thote ka znj topalli ne krah.mos harroni abuzimet e pafundme me financat e UT qe ai me banden e tij te qejflinjve batakcinj ben qyteteve te evropes.kancelari i tij eshte per burg.vete kule abuzon cdo sekonde.ai dergoivme qera fakultetin e drejtesise ne mjediset e univ kristal,duke bere shkeljen ms skandaloze.ka rritur gjoben ecmarrjes ne pune te stafit te ri sipas specialitetevs.po ashtu per te shtyre daljen ne pension duhet ti paguash gjoben.ky shkeles exemplar i ligjit nen hunden e kryeministrit po ben si skenderbeu i UT.po ben fushaten violente me ne krah figurat me perverse te mediave shqiptare.eshte exemplar dhe demi i pallogaritshem qe i ka bere fakultetit te gjuheve te huaja.nje pasuri e kombit e pacmuar,vetem per inate personale perverse.prokuroria dhhet te levize sot me shume se kurre qe UT te mos shkaterrohet perf nga banda e gangsterreve me dhori kulen,tan hoxhen,a nunin etj qe kane kapur per fyti UT,krenarine e popullit tone.
Shkodrania akademike Mimoza Hafizi eshte nje luks per Universitetin e degraduar te Tiranes; ndersa Dhori Kule do t’i vjedhi votat, siç i vodhi kryetari i tij i Bashkise se Tiranes.
Demet e Dhorit jane me te renda se kaq. Le te shkoje kontrolli shtetit e te beje vetem nje hulumtim te vogel…(jo kontrolli shtettit te Salihit)
FALEMINDERIT BLENDI POR DO TE KUJTOJA PER ATE QE ME KA DHEMBUR ME SHUME SI VLONJAT PER ISH REKTORIN E UNVERSITETIT TE VLORES TANUSH SHASKA SI E BERI UNIVERSITETIN DHE SHIKONI SI ESHTE TANI.
Brravo. I papare.
Problemi eshte se per sa kohe qe ne atdheun tone meme nuk ekziston kultura e ndeshkimit,(penal,civil,akademik) dhe asnje nuk ka frike te bej shantazh, te paguaj, te kecenoje etj., njerez si puna e ketij “dekani te perjetshem” do jene gjithmone ne karrige… (kjo deri sa ti konsumohen mollaqet…)
Tema, mos e q… muhabetin me genjeshtra. Dr. Piperon e njoh prej kohesh, nuk eshte e vertete ajo qe thoni per formimin e tij akademik, ka nje cv te admirueshme, eshte doktor i shkecnave mjeksore, ka mbaruar UT me mesatare 9.7 (ne kohen e E. Hoxhes) mjek ne shume pozicione, dhe botues i shume artikujve dhe temave shkencore, Ass Prof ne Shendetesi. Eshte profesionist dhe infeksionisti me i mire ne Shqiperi, i formuar shkencerisht dhe njeri shume i mire. Mos i ngaterroni te gjithe njerezit me budallalleqet e Blendi Manes. jo gjithshka qe shpifet per te tjeret duhet pelqyer dhe duartrokitur. Mundohuni qe te jeni objektive ne ato qe thoni, mos e ktheni edhe temen ne nje karikature qe vetem vjell vrer. Ne rast se mendoni se qeverria rrezohet me artikuj ne Tema, atehere do tju kujtoj ish-pronaret qe degjonin Radio Londren per te marre vesh se kur do vdiste Enver Hoxha (qe ne fak vdiq kur i deshi trapi sepse ne nuk kishim bythe per ta hequr nga pushteti).
A eshte pjese e LSI-se? E Cfare kontributi per shkencen te pres nga ky?
S’me duhet te di me teper.
NJE SAKTESIM BLEDI: STUDENTET KANE 20 PERQIND TE VOTAVE PER REKTOR, STAFI AKADEMIK 75 PERQIND, NDERSA PERSONELI NDIHMES MESIMOR KERKIMOR DHE ADMINISTRATIV 5 PERQIND…
sa per VOTA e DIPLOMA ne shqpri ka me bollek duhen vetem LEK
Bledi, ke harruar edge nje gje tjeter. Ai eshte edhe anetar i Keshillit te Qarkut Tirane, pra 10 poste drejtuese, (ne mos paste edhe ndonje gje tjeter)
TE GJITHE NE VOTIME ME MEND NE KOKE,QOFSHIN PEDAGOGE DHE STUDENT.
MJAFT ME ME PARTITE.
Tema te lutem botoni komentet.
Mjaft me thashethemet e pijanecit Mane. Duhet te dine te gjithe si dhe pse e solli Rama Moza Hafizin te kandidonte ne krye te UT.
po ka te drejt se persa koh nuk denohet komunizmi moralisht keshtu do jemi dinasti komoniste ik nje yll ajde nje yll tjeter po me thoni cila esht kjo figur e ndritur cfar i ka siell ut shkolla baz e tere esht komunizmi dhe per kete duhet ti vij turp te gjitheve qe drejtojn ate istitucion e jo me te kandidojn aty kan boshlleqe te gjyth ata te then profesora se fakti tregon se cfar mostrash kan dal qe aty totalisht te pa aft ata qe drejtojn sot shtetin kan mbaruar te gjith mjeshtra te mos berit asgje por vetem mashtrojn kete i kamesuar ut dhe ate e bejn me sinqeritetin me te madh dhe kete do tua kishin zili dhe aktoret me te medhenj te hollivudit.
hi all,.
E kam njohur qe student! ashtu ka qene lindur: skuth, pa karakter, servil, medioker (nuk ka bere ne jete te tij asnje studim serioz asnje liber…thjesht ka vendosur emrin), nuk di asnje gjuhe te huaj ne nivelin e prof., eshte puthador, nuk kupton asgje nga Demokracia, konkurrenca e vlerave dhe per te, puna nuk eshte vlere. Miqesia, tarafi, leku eshte vlere, shkurt nuk ka lidhje si formim psiqik-intelektual me europianin, por orientin..Por, meqe shiqeria jone nuk funksionon sipas vlerave te Punes, Ligjit dhe respektit per dijen; konkurrences se ndershme te ideve,etj, ai eshte brenda “familjes” se vete. Pra, ai do te fitoje patjeter edhe kete here dhe, te tjere si ai do te fitjne ne kete vend ndoshta edhe per 100 vjetet e ardshme me kushtin qe ata qe lindin sot do te ndikohe gjithmone e me pak nga mendesi e tipit Kule..
thanx
ehhhhh…. ne fund te fundit ai serisht do te fitoje, kuroja ngrodh kur perbalet me vdekjen, deshirat shkirhen si kripa kur perballe sheh beniamine..ne fund te fundit edhe rinoceronti i vogel ben ate , as me shuem as me pak, qe beri luli i vocerr(Basha) pra destinacioni njihet… ai eshte Ferri.
mos u merrni kaq shume me dhori kulen, ai eshte nje njeri i vogel dhe servil qe kaluar gjithe jeten keshtu, thejsht ka lindur i tille nuk eshte faji i tij ………..
une besoj se moza hafizi do te jete fituese sepse thjesht ka lindur fisnike dheeshte me e mire se konkurenti
suksese mozes dhe asaj qe ajo perfaqeson
3-4 veta jane qe meren me keto pune i ka fushata keto.
Po pritni nje here te degjoni dhe mendimin e kryetarit te kooperatives (qeverise). Mbas porosive ne mbledhjet e kooperatives per te mbjelle arror, porosive per shegen si anti oksidanti me i mire, porosive te heqim boren nga catite, porosive te fillojme te mesojme kinezcen si gjuhe te dyte etj mund te dale ne ndonje mbledhje kooperative dhe te na thote ndonje gje tjeter me te bukur per te vendosur se kush nga keta 2 kandidate e meriton vendin e rektorit.
Fjala jote në vesh të Përëndisë, o Bledi Mane.
XHEMA !
A ka pershkrim me te goditur,se per Urja Hipin.A ka fund neveria per nje njeri te tille.Te tille njerez do pushteti,Kulen,Pangon,Turp per Xhani Cikon,Çili,etj.Por po shpresoj,qe ata pedagoge qe do votojne,mos e ulin veten e te jene Urja Hipa.Edhe ne qe e shohim ndonjehere ne televizor.kete rektor skandalizohemi.Ndaloheni.Mos votoni.ne tempujt e dijes neverine,Urja Hip.
Z. Blendi je nder te vetmit drejt dhe kuptueshem per te gjithe.Ju uroj te vazhdoni keshtu.RESPEKT
Fytyr e poshter ky dhori kule .Njeriu me i pa cipe qe ka shqiperia.Nuk e ka problem jo te lepij me mijra here ato qe ka peshtyre por edhe te …. ne …. eshte gati.Fare e keqe qe ka mbire me shumic ne SHQIPERI.MIMOZA HAFIZI eshte e vetmja SHQIPTARE qe ka mare pjese ne programin berthamor ne GUAJANEN FRANCEZE dhe kjo na ben te ndihemi mire edhe ne pra thirje unanime per gjith studentet e UT.VOTONI MIMOZA HAFIZIN.
Bled, si gjithmone je brilant. Ate qe nuk e beri askerkush nga stafi akademik i Universitetit te Tiranes, e bere ti. I ke thene te vertetat lakuriqe, ashtu sic jane. Por ka edhe shume. Mjafton nje kontroll i larte i shtetit dhe Kulja do te perfundonte pertej hekurave te burgut. Shpresojme vetem qe stafi aakdemik, nese i ka mbetur qytetari, te votoje qytetaren, fisniken dhe shkencetaren Mimoza Hafizi. Kthesen e madhe per clirimin e energjive te ketij kombi duhet ta japin pedagoget dhe studentet e te vetmes ikone te arsimit shqiptare, Universiteti i Tiranes. I uroj prof. Hafizit qe te fitoje sepse e meriton dhe Universitetit te Tiranes do t’i behej nje nder i jashtezakonshem. Kulja eshte ai qe e njohim te gjithe. Zoti e ka bere te shkurter ndhe ne ate shkurtesi te vet ka vetem ligesi, hakmarrje dhe qelb. Zhduku, Kule. U bere milioner ne kurriz te taksapaguesve shqiptare. I dine te gjithe ku i ke cuar parate, ne bankat e Zviceres dhe te Afrikes se Jugut. Se c’deshe ti ne Afrike te Jugut, nje Zot e di. Ah, harrova. Shkove per te pare finalen e futbollit. Me kete rast shkovve dhe sigurove edhe parate qe vijne era qelb.
Z.Mane!Na e nxerrke nje gjys labi Dhorin.Por ai eshte nga Myzeqeja,eshte “laluc”,pa e fyer…
Artikull i goditur Mane. Na kish marre malli per nje artikull te tille. Mbaj mend edhe nje leter te hapur te nje pedagogu te Filozofise qe e bente Kulen lecke, se Kulja i meriton te gjitha keto qe jane shkruar. E ka katandisur universitetin si mos me keq: terror, hakmarrje, vjedhje, paaftesi, vetem dil jashte shtetit dhe ne krah te Jozefines. Cudi kjo e fundit qe nuk e kish marre me vete dhe t’i bente nje xhiro me motor ne rere. Kulja eshte nje horr dhe bandit militant njesoj si Saliu. Vetem nje ndryshim kane: Saliau eshte i gjate (e ka edhe ate te gjate), ndersa Kulja eshte xhuxh (e ka edhe ate xhuxh). mesa duket gruaja qe ka ne krah ka hasur veshtiresi me te. Sa keq! Kulja eshte nje pervers pederast i pashoq. Me Ervinken (Ervinka eshte Ervin Demo, por per Kulen eshte Kuoloja e tij) dhe nje kancelar qe i vjen ere e qelbur nje kilometer larg e kane zaptuar universitetin e tiranes. 20 shkurti qofte dita e shporrjes se tij. Pedagoge, studente MOS VOTONI DHORI KULEN. Une e njoh mire se e kam pasur edhe shok klase. Sa gjera nuk dini akoma per te, por te gjitha do ia nxjerr. E kruajti vete kesaj here. Cudi qe nuk na ka dale ne televizor. Ai vdes pak per ekranin e vogel. U shpoorte fara e ketij soji.
Artikull mjaft i goditur qe thote te vertetat ne lidhje me Universitetin e Tiranes dhe drejtuesit e tij. Turp! Prej kohesh ky Universitet eshte kthyer ne firme private ku shiten e blihen nota, diploma, doktoratura e tituj shkencore. Verifikoni sa grada shkencore jane marre ne rruge abuzive nga gjoja studiues brenda vendit (madje qe e mbajne veten per pedagoge) apo nga Kosova apo shqiptaret e Maqedonise. Eshte koha per nje permbysje e me pas per verifikim te te gjitha shkeljeve e venia para pergjegjesise penale te te gjithe abuzuesve. Sot Universiteti, Fakultetet e departamentet jane kthyer ne prona private te gjoja drejtuesve te tyre. Pedagoge e studente, eshte momenti te mendoheni mire.
PER CANEN e kam (HASANIN) komentuesin e me siperm.O CANE me gjithe perpjekjet qe ben per te ngritur CV e Piperit duhet ta dish qe eshte i ZGJEDHURI i krye hajdutit perfaqesues i nje partie ekstremisht HAJDUTE pra vetem pse eshte perfaqesues i nje grupi hajdut populli i ve edhe titullin nga mbrapa HAJDUT.Kam a skam te drejte o CANE?
Zoti Mane ka kapur nje teme shume te mire, madje do te thosha nje problem shume te rende per te ardhmen ton. Brezat qe do vijne e do qeverisin kete vend, po ushqehen nga keta drejtues partiak e sharlatane te njejte si politikanet qe i kane vene dhe i mbajne. Kane kohe qe se bashku po rrenojne arsimin e larte, sepse e dine mire qe ajo i sherben me mire sulltanatit te tyre. Dhet quajtur pa frike fatkeqesi kombetare. Sa per zgjedhjet e ketij viti, perseri qe prej disa muajesh me pare dihet si jane qendisur punet per te qendruar sulltanet prap ne krye te universiteteve, sidomos atij te Tiranes. Dakord me pergatitjen e Hafizit, por dekanet e fakulteteve nuk e lejojne te shkoje te takohet me studente e pedagoge, i fikin edhe dritat, ka pedagoge frikacak e palaco qe u jane shitur e servilosur sulltaneve, jane pa karakter e personalitet, nuk kane mendjen e tyre e plot te tjera. Shkurt duhet vene duart ne koke me gjendjen dhe ate qe po ndodh ne Univerisitet tona. Zgjedhjet demokratike jane fasade qe perdorin sulltanet per me shume sundim.
Nuk eshte i vetem ky dhori kulja. Edhe tek filologjiku u terhoq kandidati per dekan perballe sherazi rrokajt. Une e gjeta tek gazeta mapo sot lajmin e terheqes nga kandidimi te prof. dhimiter doka. E kopjova nga gazeta mapo dhe lexojeni si me poshte.
Tëhiqet kandidati për dekan të Filologjiku: Fushata e pabarabartë dhe aspak demokratike*
Gara në për pozicionet drejtuese në univeristete publike, nuk është aq e qetë. Sot u terhoq njeri nga kandidatet per Dekan te Fakultetit te Historise dhe Filologjise te UT. profesor Dhimiter Doka në një e-mail që i ka shpërndarë kolegëve të tij ai jep edhe arsyet e tërheqjes. Më poshtë po ju nis përmbatjen e e-mailit të zotit Doka.
Të nderuar kolegë,
Pas gati dy javësh, që nga momenti i kandidimit tim për postin e dekanit, me një ndjesi zhgënjimi, e ndjej si obligim moral t’ju informoj vendimin tim për tërheqje nga gara për postin e Dekanit të Fakultetit.
Aspirata ime për të dhënë një mesazh qytetar dhe demokratik u fshikullua rëndë, në kushtet e një fushate zgjedhore krejtësisht të pababarabartë dhe aspak demokratike, gjë që konstatohet lehtë në se i referohemi procedurës së ndjekur që nga mënyra e përzgjedhjes së komisionit të zgjedhjeve, e deri tek krijimi i mundësisë që gjithsecili të shprehet i lirë nëpërmjet votës.
Isha dhe jam plotësisht i sinqertë në deklarimin tim, se kandidimin e shihja si një investim dhe alternativë për t’u dhënë kuptim zgjedhjeve, pasi i konsideroj të pakuptimta ato vetëm me një kandidat. Gjithashtu e shihja si një mundësi, për të dhënë një mesazh mbi domosdoshmërinë dhe nevojën e zhvillimit të një fushate tërësisht demokratike, ku idetë dhe alternativat e ofruara shihen si vlera dhe jo si ide dhe alernativa armiqësore (!); si pozicionim parimor dhe jo individual apo personal apo, në fund të fundit, thjesht si shprehje e drejtpërdrejtë e të drejtës së çdo qytetari për të zgjedhur e për t’u zgjedhur në të gjitha instancat nga ku ai mendon se mund të ofrojë kontributin e tij.
Megjithtë, situata absurde gjatë këtyre javëve më shërbeu të vlerësoj sinqeritetin në shprehjen e mbështetjes ndaj kandidimit tim, të shumë kolegëve apo shokëvë e miqve. Qëndrimi i tyre në disa raste, i zhgënjeu pritshmëritë e mia, ndërtuar mbi konsideratat personale të bazuara në mardhënie të hershme apo të reja pune ose shoqërore me ta.
Kjo situatë, më shërbeu gjithashtu të njoh më mirë dhe më nga afër individët që i kanë shijuar të mirat e karriges së pushtetit prej vitesh dhe për të qëndruar ngjitur me të pafundësisht, janë gati të bëjnë çdo lloj aleance. Ka prej tyre që të përshëndesin me hipokrizi, ka edhe të tjerë që të fajësojnë për “paturpësi” (Paturpësi……që guxon të ushtrosh të drejtën tënde kushtetuese??!!!!! ), sepse frikësohen mos nuk realizohen interesat e tyre për të marrë një copë të vogël pushteti nga “të zgjedhurit” e lartë, me cdo cmim moral.
Në këto kushte, tërheqja ime është edhe një protestë e vogël ndaj kësaj gjendje. Ndërkohë që i shpreh falenderimin, mirënjohjen dhe njëkohësisht ndjesën time, gjithkujt, që besoi sado pak në sinqeritetin e aspiratës dhe angazhimin tim në këtë fushatë, për aq sa u bë i mundur.
Me respekt dhe konsideratë!
Dhimitër Doka/
*Letra u publikua në gazetë si koment nga Agim Nurja
hahahaha…..sa njerez te semure!S’keni me cfare te merreni,apo cfare?Lerini njerezit te punojne se nuk fitohen votat me intriga.
Ky qe ka shkruar kete artikullin,mos eshte gje njeri qe dilte tek Cani dhe fliste percart?
Ja nje reagim nga universiteti i tiranes.
Politika të mos tallet me profesoratin!
2012-02-13
Omer Stringa (KERKO …)
Politika të mos tallet me profesoratin!
Naiviteti i një ambasadori
Arsyeja pse po i shkruaj këto radhë janë disa miq të mi, që më kërkuan me këmbëngulje pse nuk rikandidova për postin e dekanit të Fakultetit të Ekonomisë, të Universitetit të Tiranës. Dua t’ju them atyre dhe të tjerëve se, moskandidimi im është një shenjë proteste e vogël karshi politikës, që ka ndërruar ligjin në momentin kur duhet të ishin shpallur zgjedhjet në universitetet publike. Në asnjë vend të botës demokratike politika nuk do të guxonte të bënte diçka të tillë, nga frika e opinionit universitar dhe e opinionit publik në tërësi. Ligjet universitare ndryshohen për ide dhe reforma të reja, jo për të mundësuar disa drejtues të qëndrojnë edhe një mandat të dytë në karriget e tyre. Është fatkeqësi që në vendin tonë, një ndryshim i tillë i shëmtuar bëhet me dakordësinë e dy partive të mëdha, praktikisht të pozitës dhe opozitës shqiptare. Po përse politika pranon një shëmtim të tillë të kuadrit legjislativ universitar tek ne? Arsyeja është e thjeshtë. Drejtuesit e vjetër, që priten të drejtojnë dhe në të ardhmen universitetet publike me ndihmën e ligjit të ndryshuar, do të jenë të bindur (sikurse kanë qenë në mandatin e parë) ndaj politikës. Nuk do të ndryshojë asgjë. Do të ngelen raportet e mëparshme politikë-profesorat. Do të ketë ndoshta pak zhurmë nëpër media, ndonjë zë si kundra nga drejtuesit e rinj që u zgjodhën prej të vjetërve, ndonjë intervistë e disa kritika me pambuk. Një gjoja oponencë që thjesht forcon sistemin e nënshtrimit të profesoratit dhe të mungesës së lirisë së tij për t’u shprehur dhe mbrojtur interesat e jetës akademike shqiptare. Politika është forca që nuk do të ketë asnjë kokëçarje prej profesoratit shqiptar, ngaqë i ndruhet aq shumë argumentimit shkencor të mendimit të tij të lirë. Ja përse sot pedagogët mbahen “nën hyqem” nga rektorët dhe dekanët e saj, dhe nëse dalin në media me ide ose denoncime të tyre mbi bazat e dijeve që kanë, rrezikojnë postin në fakultet. E kam thënë dhe e përsëris, një drejtues që qëndron për tetë vjet në krye të një universiteti apo fakulteti nuk mund të jetë më pedagog, ngaqë ka humbur të gjitha aftësitë pedagogjike dhe shkencore për shkak të detyrës. Unë personalisht kam qenë nismëtar për t’u ndërruar ky ligj, që tani u kthye me kokëposhtë, sikurse ishte shumë kohë më parë. Kam kërkuar me forcë që në ligj të fiksohej e drejta për vetëm një mandat për një drejtues universitar. Kjo, sepse nuk janë drejtuesit që e bëjnë një universitet. Universitetin e bëjnë pedagogët dhe studentët e tij. Drejtuesit janë dhe duhet të jenë të përkohshëm aty. Unë vetë personalisht jam penduar që bëra aleanca me njerëz pa ide, për t’u zgjedhur pa mund herën e parë si dekan i Fakultetit të Ekonomisë. Nga këto aleanca vuajti puna ime drejtuese këto katër vite, edhe pse u përpoqa me të gjitha forcat të bëja diçka.
Jam i bindur gjithashtu se të gjitha aleancat e reja që janë duke u zhvilluar, qëllimin e vetëm kanë postin dhe aspak idetë për të çuar përpara universitetin. Është për të ardhur keq që zgjedhjet në ambientet universitare janë duke imituar aleancat politike të sotme, të cilave gjithmonë u kanë munguar idetë, por janë të tilla vetëm për të qëndruar në pushtet. Është fatkeqësi që zgjedhjet universitare janë duke marrë formën e zgjedhjeve politike shqiptare. Dhe është pikërisht ndryshimi i tanishëm i ligjit që po i çon në këtë kah. Unë do të dëshiroja që zgjedhjet në universitet në formë dhe në përmbajtje t’i shërbenin zgjedhjeve politike në Shqipëri dhe jo e anasjella. Sot të vjen keq që nuk flitet fare se ç’kanë bërë këta drejtues të vjetër në katër vitet që e kishin mandatin dhe përse kanë moral të kërkojnë një mandat të dytë. Vetëm pse i qëndrojnë “peqe-lepe” politikës? Dua t’i them ministrit të Arsimit, mikut tim të dashur, të mos i lërë më “në hazap” universitetet publike, të mos ngatërrojë liritë akademike me liritë administrative në universitetet publike. Prania sot e shumë rregulloreve për zgjedhjet nuk është gjë tjetër veçse një qëndrim indiferent i MASH-it për të lënë në drejtim drejtuesit aktualë. Dua të përsëris fjalët e dikujt “jo të gjithë e duan lirinë në universitetet shqiptare”. Do të desha t’ju thoja edhe një herë kolegëve të mi, se, sipas gjykimit tim, ndryshimi me ligj i mandateve nuk i shërben aspak universiteteve, por politikës dhe disa shërbëtorëve të saj në jetën akademike të vendit. Do të dëshiroja t’u bëja një pyetje pedagogëve dhe studentëve: nëse nesër, pas katër vitesh, politika do të ndërhynte në ligj, siç ndërhyri përpara një muaji, vetëm për t’i dhënë të drejtën për të kandiduar për herë të tretë atyre që do të jenë drejtues sot, a do ta prisnin me të njëjtën qetësi? Ky është problemi që ne duhet të protestonim sot sado pak. Unë i kërkoj falje zotit Tavo, se i kam përmendur emrin nja dy herë si iniciator i këtij ndryshimi. Edhe pse kam qenë i bindur se ky ndryshim është bërë me pëlqimin e dy forcave të mëdha. Lojën e drejton politika, që i duhen drejtuesit e vjetër për të shitur pordhë, se i ka profesorë. Në fakt, edhe atë talent apo dije të mirë që këta kishin kur ishin pedagogë, e kanë shteruar duke u marrë vetëm me “menaxhimin” aspak në drejtim të rritjes së cilësisë dhe kërkimit, por në shërbim të politikës dhe të grumbullimit të votave për mandatin e dytë. Dhe e përsëris, kanë pushuar së qeni pedagogë. Nuk janë në gjendje t’ju shërbejnë as stafit pedagogjik, as edhe studentëve. Prandaj në gjykimin tim, nëse pedagogët e universiteteve publike shqiptare do ta ndjejnë veten njerëz të lirë, duhet t’i tregojnë politikës se ajo nuk mund të tallet më me ta, duke u imponuar drejtues nëpërmjet ndryshimit të ligjeve, pa marrë aspak mendimin e tyre dhe në një kohë aspak të përshtatshme.
Mesa duket edhe kjo shoqja me lart po mer pjese ne kete gje e po cfare tjeter di te beje kjo. E njohin te gjithe.
Pershendetje Klodeta dashnorja e perjetshme.
nje gje ndryshe nga te gjithe ju qe jepni opinionin tuaj me emra anonim. Ky eshte nje ndryshim i madh dhe do te thote qe nuk ka frike te jap opinionin esaj nepermjet nje shkrimi qe flet vete.Vertet me njohin te gjith per kete qe jam.
Dhori tani do ishte mire me shku e me u pjerdh se nuk duhesh gje,se juve te gjithve u ka goditur berisha ne tru ashtu sic e ka goditur enveri berishen.
pse nuk dalin komentet,apo i seleksiononi?
Ajo qe po ndodh ne UT eshte nje pamje turpi dhe neverie.Jane bashkuar ne aleanca te pamoralshme kandidate qe nuk i lidh as politika as kurgje pervec imoralitetit te fitoj me cdo cmim ndaj kundershtarit.Ligj absurd qe stimulon imoralitetin ne nje ambient universitar ku ka zene rrenje mediokriteti.Ju lutem kush nga keta qe kandidojne njihet si person publik nga botimet e tij vizionare per shkencen dhe universitetin.Gjithe respekti shkon per rekrorin Shahaska qe megjithe disa kontaversitete la gjurme ne punene e vet.Po u detyrua te largohej se atmosfera e mbyti.
Sot kushdo qe do fitoj fiton jo nga vlerat qe ka po aleanca me antivlerat,imoralitetin mediokritetin etj.Pellgu i qelbur i universitetit do plluskoj gazra me ere.Duhet nje ligj tjeter dhe moral tjeter ne Universitet,po kur gjithe shoqeria qelbet dhe politika gjithashtu nuk ka shprese.Fillojeni me ligjin per Universitetin me pagat me financimin e cdo profesori me buxhetin e vet si jashte dhe keshtu zvogelohet rendesia e karieristeve te zgjedhur.Atehere fillon ndryshimi.Shkrime si ky vec pesimizem e llafazaneri nxisin
Keto jane tentativa te shemtuara te njerezve oridenre per te perbaltur me te zotet.Urime Prof.Dhori Kule qe do fitoje pavaresisht jush!
Claus,po ti i ke superlativat te kursyera,si ka mundesi qe ketu e ke leshuar doren?Per nje ide me shume,ai raporti i xhuxherise lart e poshte shpjegohet me dy gishtat e pare,poleshin dhe treguesin.Kam pasur nje oficer xhuxh nga Dhermiu qe e tallnim shume(Po e quaj Pipo)se ishte trupvogel,por per ato”viset”andej nga jugu ai betohej se vlente teoria e te kundertave..Nuk e di nese ta shpjegova,pa dashur te nxehet Bledi,se per rivalitet cm ky deklaron rritje ekonomike me te larta se qeverisja e saliut&ylli pangos bashke.Claus,ti duhet te kesh te drejte persa shan Dh.Kule,por besoj e ke idene qe sekush te ishte ne karriken e tij do bente ndofta me shume leke xhepi.Ne Shqiperi çdo post shitet;ai qe e ble do nxjerre leket qe pagoi dhe ca te tjera per tre-kater breza;pushteti eshte droge qe te shton oreksin.sa per shkrimin kam kete perceptim.Mjaft lexues akoma e quajne Blendi,sepse per ata duhet te quhesh Blendi per te shkruar gazetave.Titulli eshte ne nivel sharjeje;mendoj qe z.Mero duhet te lexoje me pare shkrimet e Bledit per te sugjeruar diçka;pa keqdashje!Fillimi gjithmone i bukur,me maloket qe marrin ne celular shaban-ministrin per tu ankuar qe helikopteret nuk ua sjellin birrat drejt e mbi tavoline,se kush çohet tu heqe tapen.Natyrisht ironia eshte per bathoristet,por keta hane tre here ne dite gazeten e Fahri balliut,ne artikujt e te ciles debora festohet si dhurate shen valentinase e qeverise.Per te bere nje krahasim po tregoj nje shembull te para disa vjetesh.Mamaja ime vuan nga zemra dhe mjeku provincial me dergon ne Tirane,tek filan profesor-doktor.Hyjme per vizite tek spitali1 dhe nena i jep nje 10 mijeshe,se une s’jam i forte te jap bakshishe.Nejse,ky e viziton dhe na sugjeron te shkojme pasdite ne nje qender te kualifikuar private,se Spitali nuk kishte kesoj aparaturash.Pasdite shkojme dhe pasi paguajme 36 mije leke,gjejme brenda po ate mjek,prof.dr.qe ka fame ne Shqiperi.Gruaja e tij bente Ecocardiogramen,dhe pas nja dhjete minutash na dha ilaçet dhe na porositi te vinim pas nja dy muajsh po ketu.Nejse,une ika,por nena vajti disa here.E kam fiksuar ate rast,sepse mendova qe ky mjeku mundet qe ne spitali1 te na jepte kuren dhe te iknim.Duke qene se Prof.dr.ishte shef pavioni,besoj se atij nuk i interesonte qe spitali1 te kishte aparatura,ne mos ai ti kishte marre ne spital per ne qendren e tij private.Ne qe shkojme per hall themi shkurt qe ne s’e rregullojme dot shtetin,dhe i nenshtrohemi kesaj logjike te paskrupullt.Po te jesh emigrant te quajne kurnac po te mos hedhesh korridoreve euro,e keshtu me rradhe.Por kryesisht ne nuk ankohemi sepse e dime qe peshku eshte qelbur nga koka.E njejta situate eshte ne arsim,por ne shuma te ekzagjeruara.Vellai im e regjistroi djalin ne nje universitet privat,me duket 2500 euro ne vit.Kur e pyeta nipin pse nuk provoi ne UT,me sqaroi se atje hesapi shkonte me shtrenjte,sepse ka shoket e tij.Per çdo provim paguhet nje 100 mijeshe,pastaj pedagoget”ia kane varur”punes,se shkojne te japin leksione tek privatet;me shpesh mungojne se kane shume kongrese jashte shtetit.Biles disa,per ti rritur famen vetes thone qe japin leksione ne mjaft universitet evropiane..Kur mendoj qe nje kolegj amerikan i mohoi te drejten iluministit te madh B.Russell(nobel ne letersi)te jepte mesim,ndersa doktorat e medhenj te ekonomise universitare nuk kane kohe te pijne nje gote uje nga ofertat e medha me vjen te uleras.Ti merzitesh per dh.kulen..Ky sistem tregoi se prodhon vetem hala peshku,pa mish.vajza e komshise time,e mbaj mend qe te vogel,tani studjon per gazetari ne UT.Une isha per ca dite ne dhjetor tek nena dhe atje erdhi komshia me vajzen.Kur e pyeta i çuditur qe s’me kish shkuar ndermend qe vajza e komshise shkruante vjersha ajo u çudit me shume se une.Jo,vjersha nuk shkruante,po ç’lidhje kishte kjo me gazetarine?!!!Une gjithmone kam kujtuar se ti futesh ketij zanati duhet te kesh se paku dhunti letrari,por qenkam gabuar!Mjaft te rinj qe pretendojne te lidhin jeten me gazetarine shikojne shembujt e suksesshem;atje behesh i njohur,ben para pa hesap,pune e lehte,shkruaj nje artikull,ta zeme me ndonje reportazh te zgjatur bukur drejt e nga Tajvani,ku pi nastradini kafene dhe hopa,i nxorre leket e dites..Nipi im zgjodhi degen ekonomike;po pse?Ekonomisti ben leke;vetem ekonomistet kerkohen..Po gjeologe nxjerr me UT?S’besoj,por do pyetur Mero Bazen!Persa i perket shkrimit te Bledit,mendoj se mund te dilnin dy artikuj,ku te merret veças me sejcilin kandidat.Keto shkrimet me versus ne mes doemos do nxjerrin ne siperfaqe faktorin denigrues,qe duket se ketu eshte dh.kule,beratasi vlonjat me xhakete naftetari Kuçove dhe kollare LSI-je.E gjate apo jo?E te thuash qe Kuçova eshte gjysme permetare Bledit nuk i shkon ndermend se ku e ke fjalen.Nuk bejne mire keto thekset e origjinave apo provincave;e paevitueshme kjo ne mejhane ku flitet per te gjitha,por jo ne gazeta.Nuk mendoj se znj.Mimoza do arrije te ndryshoje gjithe strukturen kur te vije ne postin e rektorit,sepse si fizikane qe eshte e ka te qarte qe duhet nje force me e madhe te mposhte qendresen e sharlataneve.Megjithate,shpresoj qe fillimisht ajo te fitoje.Pastaj ka kohe per shpresa te tjera!E sidmos,Claus,ne lexofsh kete hartimin tim te gjate bioritmik(dmth pa OGM brenda)mendo qe une si replike desha vetem te shkruaj dy rreshta,ku njeri te ishte:Mos iu nenshtro asnjehere diktatures se shumices!
Universitetet shqiptare jane shkatteruar; jane kthyer ne keneta ku vegjetojne mediokrit te cilet po shtohen dita-dites. E ne kete drejtim kontributin me te madh e ka dhene politka. Kjo politike e çelbur ka stimualuar maskarenjte, te cilet e kane kapur per futi shkollane e larte. Ka gjoja pedagoge qe nuk dine as sa nje student i vitit te pare, por qe kane vjedh doktorata e po behen gati te marrin edhe tituj e me pas te behen drejtues universiteti. Keshtu eshte bere tash 20 vjet e keshtu do te behet deri sa studentet te marrin situaten ne dore e te shporrin me dhune te gjithe ata qe e shkaterruan Universitetin. Mjaft me duke shitur nota, diploma, doktoratura e tituj. Shkoni e kontrolloni punimet e doktoraturave e dosjet e titujve. Punime qe nuk vlejne asgje; punime qe nuk barazohen edhe me nje detyre kursi. Doktoratura plagjiature, duke kopjuar andej ketej e duke mos dhene asgje te re, etj. etj. Kur ta kuptojne ky popull dhe njerezit e ndershem se sa dem po i behet ketij vendi me shkaterrimin e universiteteve, do te jete vone. Prandaj, hapni syte.
Fitorja e merituar i takon Prof. Mimoza Hafizit, shkencetare e kalibrit europian e boteror. Lexoni CV-ne saj dhe atehere do te bindeni se e ardhmje eshte e profesoreve si Mimoza. Urime Prof. per fitoren dhe pervjetorin e ditelindjes qe perkon me daten 20 shkurt. Urime dhe njeqind vjet te tjera.
Artikull i mrekullueshem. Te lumte mendja e dora o Blendi.
Dhoriu do kete kaluar javen me te zymte te jetes pas ketij artikulli…kushedi sa ilace dhe nete pa gjume ka kaluar palacoja. Njeri i paskrupullt, delenxhi e i pagdhendur. Rektor i universitet qe nuk di mire as shqip jo me gjuhe te huaja.Njeh vetem gjuhen e parave, Sharlatan burre. Pergezime Blendi
Ti je shum i drejt me kte shkrimin jam dakort per cdo gje.por qe te rendisesh piperon dhe plerat e LSI perfaqesus se skraparit sjam dakort…je shprehur gabim kur thua te vish na skrapari e te maresh gjithcka..po te them shum shum fakte qe ne skrapar se do njeri ate qe perfaqson lsi se e emrin sma nxe goja tja them se eshte emer plere…ne skrapar akoma meret pushteti me dhun por me dhun te vertet ..sbehet fushat thjesht mjafton 1jav para sgjedhjeve ne qytet sbarkojn te “fortit e qytetit”dhe ushtrojn dhune te hapur dhe dhune ne emer te pushtetit…a je i gatcem o blen di te jap un nje emer dhe te dalesh si gazetar tja cjerresh masken?por ai rri 24 or me kryetarin e lsi dhe eshte i paprekshem.po tregoj per ne skrapar ku kam jetuar por garant jan ne cdo qytet te vogel kto gangsteret qe terrorizojn qytetaret.
Do kesh edhe 2 armiq per ti shkruar keto sharje. Po mos u lodhni shume se ju te dy qe i shkruani vete do ti lexoni. Urime profesoreve tane te nderuar.
po kush pjerdh per mozen ore.
Bledi eshte gazetar hahahahahaha
Rugaq po.
Persa i perket Dhori Kules, doja ti sugjeroja mikut te famshem Bledi Mane se Kush beri pune me shume se ai? Trego se kush punoj me shume se ai? Ku i more informacionet per Pellumb Piperon? Respektoj dhe nderoj punen e bere nga prf. Mimoza Hafizi, por qe ne fillim ju dukeni se jeni i varur nga nje urrejtje, saqe me sarkazmen tende boshe tallesh me kedo, por ke harruar te shohesh veten ne pasqyre. Pyet cdo student se kush ju ka qendruar afer kur ata kane pasur nevoje, keta kane qene Rektori Prf.dr Dhori Kule dhe Ish-kancelari i FM z. Enver Roshi.
Ju mund te thoni klani keti apo klani atij, por per te pellitur, gomari pellet gjithe diten taman si puna jote.
Nje dite njeri tha qe kisha pare gomarin tek drejtonte nje grup te madh, por kur e ndoqen mrapa kete rast, pane qe gomari po udhehiqte gomeret e tjere. Ky rast ngjan me ate tendin qe per pak pozite gjen ca gomer dhe ju mbush mendjen me shpifje dhe i udheheq. Ama sot kush eshte i zgjuar mund te gjeje kollaj te dhena ne internet per Pellumb Piperon dhe Dhori Kulen. Flm !
Dhori Kule received his diploma in economics from the University of Tirana in 1981. Afterwards he started his carrier as teacher at Kuçova and Berat and as dozent at the Tirana University.
Dhori Kule attended international studies in Italy (1992), Poland (1993), USA (1994), England (1995), Greece (1996) and Germany (2000-2002).
In 1997 Dhori Kule took up the post as Dean of the Faculty of Economics at the Tirana University until 2007. In 2008 he was appointed as the Rector of the Tirana University. He authored and co-authored numerous scientific textbooks in economics and expert papers in the areas of economics in the transition period of Albania.