Nga dorëheqja e presidentit gjerman, Christian Wulff, mund të nxirren shumë leksione. Edhe pse mbante një post ceremonial, presidenti shihet si një autoritet moral në vend. Angela Merkel shpalli menjëherë se bashkë me opozitën do kërkojë një kandidat konsensual. Pasi rezistoi për pak kohë, Wulff dha dorëheqjen. Por ajo që të bie më fort në sy është se e gjithë media dhe shoqëria u bashkua në dënimin e aktit korruptiv. Nuk pati asnjë dyshim në media për veprimin e tij të dënueshëm. Ndërkohë që ajo që ka ndodhur në Shqipëri më 21 janar dhe më pas është diçka e rëndë, që do lërë pasoja të thella. Bëhet fjalë për përpjekjen për të ndarë shoqërinë në pjesën që pranon e justifikon vrasjet dhe pjesën që nuk e pranon dhe e dënon vrasjet. Nuk bëhet më fjalë për pranimin e justifikimin e korrupsionit, por të vrasjes. Në një shoqëri të drobitur si kjo e jona, me një demokraci që askush nuk ia gjen përcaktimin nëse është rastësore, e dështuar apo jofunksionale, edhe këtë kishim mangët, që të nisim të pranojmë vrasjet politike. Vetëm regjimet diktatoriale e bëjnë diçka të tillë. E vërteta është se atë ditë në shesh ishte një masë e zemëruar në kulm. Gjithë atë tension, që vendet perëndimore e shfryjnë me dorëheqje e zgjedhje të parakohshme, Berisha e uli me armë. Siç bëjnë diktatorët. Vetëm se ka një ndryshim, në demokraci ai presion zhduket, kurse në diktaturë me vrasje ai vetëm sa struket, por shpërthen më vonë me pasoja shumë më të rënda. Çfarë do ndodhë deri atëherë? Qeveria shpresat i ka tek gjykatat. Nëse sheh deklaratat e kryeministrit dhe disa ministrave të tij, shpresat janë që gjykata të bëjë shqyrtim dhe hetim rrënjësor të rastit të 21 janarit. Që në gjuhën e tyre përkthehet: ndonjë ekspertizë të re, shpërfillje të provave e procedura të dyshimta për të marrë pafajësinë. Siç ndodhi me rastin e Metës, kur gjykata mori përsipër të bënte shqyrtim e hetim rrënjësor (Berisha u shpreh i lumtur për këtë) dhe përfundoi duke rrëzuar qëllimisht provat e duke marrë një vendim të dyshimtë e me kontradikta. Siç e pranon edhe vetë gjykata. Fati është që Perëndimi e ka kuptuar se nga 21 janari vërtet doli një puçist. Ai është kryeministri që kërkon të bëjë puç shteti duke marrë çdo institucion nën kontroll. Çdo do të ndodhë atë ditë? Askush nuk e di, vetëm se zemërimi është aty i pashuar dhe Perëndimi i ndërgjegjshëm. Hals und Beinbruch, thonë gjermanët për të uruar fat. Të mos e përkthejmë fjalë për fjalë shqip…
Po jo bre se ne bejme pjese tek lidhja islamike dhe kemi te drejte te vrasim deri 20 mije pucista dhe pastaj tja leme djalit pushtetin. Kjo eshte demokraci po ju nuk e kuptoni sepse jeni komunista.
Te lumte tyta o Taqke se po lufton per burazeret ahahaa
Christian Wulff ishte politikan modern dhe u detyrua indirekt te japi dorheqje nga presioni i medias dhe per te respektuar prokurorine e cila tani ka mundesi te ndjek aferat e tij i akuzuar se ka marre dhurata dhe sherbime te paguara nga miqte dhe shoket,gjate kohes qe ka drejtuar dhe punuar ne Hanover.
Drejtesia gjermane dhe drejtesia shqiptare jane si nata me diten.
Christain Wulff gjate 2 viteve si President i Gjermanise sherbeu me korektsi duke respetuar ligjin dhe detyrimet e tij si Person simbol i unitetit te vendit.
Te gjithe emigrantet qe jetojne ne Gjermani shikonin tek Christian Wulff njeriun qe perfaqson te drejtat dhe interasat e te gjithe banorve qe jetojne ne kete vend demokratik.
Taqi po ky doktori yne si e ka komentuar doreheqjen e presidentit gjerman? Ke ndonje informacion?
Jo bre Armand se e ka kerkuar ne gjuhe kineze dhe tha do flas kur te kem mesuar kinezche
Vodhi e vodhi Rama si kryetar bashkie e beri Tiranen beton te gjalle dhe nuk shkulej as nga bashkia as nga PS, pune komunistash.
Heh! more Mike, ty te dhemb koka e kruan bythen, kaq tru ke.
hahah sa kam qesh o dymi… si thua ti per ke i demb koka per ramen qe ska qene asnjeher Km apo per Sal ramen qe qe e kemi te pazevendeseshume keto 21 vjet?!! hahaha apo e kane Shen Mortjen keta robotet e komanduar?!
Ti Mike duhet te lexosh Kurbanin…
vrases si saliu,e hajdut me bllok ne dore si iliri,nuk vjen me ne shqiperi.kampion do ngelen,rekord.
Jep doreheqjen presidenti gjerman Wulf, kjo per shkak te nje kercenimi qe ky i fundit i beri kryeredaktorit te gazetes Bild Zeitung.
Dje Oberstatsanwalt (Kryeprokurori), filloi ceshtjen penale ndaj ish presidentit, ku me pare kish kerkuar heqjen e imunitetit te presidentit.
Nuk ka rendesi sa denohet ish presidenti Wulff, rendesi ka menyra si e vleresojn politikanet gjermane personin e tyre, qe panvaresisht imuniteteve politike, kur behet fjala per tu perballur me drejtesine, ata jane te njejte me te gjithe.
Por kjo nuk ka ardhur nga vetdija e politikaneve, por ka ardhur nga vetdija popullore, qe ne fund te fundit, dine ta ndeshkojne me vote nje person politik, qe mundohet te shkele ligjin.
Dhe kete politika gjermane e di mire, ashtu dhe partite nga dalin keta politikane, se nje mbrojtje e padrejte, ndeshkon nje parti te tere dhe e nxjerr ne opozite per dekata te tera.
Prandaj per keto raste, jane vete partite, qe per te mos marre persiper barren e rende te ndeshkimit elektoral, jane te gatshme, ti japin cdo politikani me imunitet, ndeshkimin qe i takon.
Nga ky informacion, ne nxjerrim mesime, se perse tek ne demokracia nuk funksionon dhe varferia eshte ne ekstrem.
Dhe perfundimin e pame ne gazeten Sot, ne sondazhin ku kjo gazete vuri perballe tre udheheqesit kryesore te Shqiperise dhe shqiptaret bindshem, vune te keqen me te vogel, pikerisht ate qe ne e rrezuam me demonstrata, Enver Hoxhen dhe e keqja me e madhe eshte pikerisht ai qe ne e menduam qe do na udheheqi ne ndertimin e demokracise.
Shqiptaret ankohen se Rama sna e mbrojti voten, por harrojne te thone se ne sjemi ne gjendje te mbrojme voten, se vota jone trafikohet sa majtas dhe djathtas dhe nuk jemi ne gjendje ti themi atij deputeti kopuk, se meqe na ndrove voten ne kundershtim me idete tona, atehere hajde dhe perballu dhe njehere me ne dhe do te shohesh se nuk do ti marresh me keto vota.
Kjo eshte demokracia, ku duhet te behet me ligj, qe kur nje deputet vendos vete te ktheje voten duke injoruar votuesit e tij, atehere, ai duhet te perballet dhe njehere me votuesit, per tu konfirmuar deputet.
Rastet Basha, Ruli, Mehdiu dhe vete Berisha-Meta, te thone se ne jemi me shekuj larg demokracise.
Tema, kot lodhesh duke bere analogjira me Gjermanine.Madje edhe me vendin me te humbur te Europes nuk duhet bere analogji. I thone Albani-bajxhan ketu,ndaj dhe diktatoret e kane jeten e gjate ne pushtet. Deri sa t’i marre i madhi zot. Nuk na mbetet shans tjeter vec t’i lutemi te Plotfuqishmit.Ose le t’i lutemi Henri Cilit,qe ta mesoje sa me pare e sa me mire Lulushen si t’ia mare ne dore parti-ceten Sal-iut.
iliri qe ka vjedhur e pa i gjithe populli,po nuk e pa gjykata.sa per votat ilir meta eshte socialist i djathte.
Me fal or babe,me fal e ma bo hallall se nuk ta nigjova llafin.me pate thone Mos nigjoni car thote Saliu.Po jo or babe thoshem un,Saliu do na sjelli demokracine,do na boj si gjite evropa.demokraci leshi ka me ju pru me thoshe ti,ai ka qene ma komunist se enveri,masanoj ene ka surrati gja ma shume si shejtan se sa si rob.baba tashi osht 80 vjec.sa hap televizorin e del Saliu ,mylle thote se me duket sikur me kafshojn qent nga bythet.na e dhjeu demokracine.
enveri dhe saliu.
Ne se enver satrapi la plage te thella popullit shqiptar,edhe saliu nje kerpac i pa afte per te drejtuar shqiptaret po le ende plage te tilla si enver kasapi.
Kjo per faktin se te dy keta ulqer me fytyre njeriu,nuk njohin DREJTESINE si nje institucion te pa varur nga politika.
Enveri e kish ne dore gjithe drejtesine e Shqiperise po kete mekat gjakatar ben edhe kelyshi i tij Saliu.
Boll, shqiptaret jane velur me kete regjim jete gangrenoze,pa drejtesi ka vetem kaos.Juristi
ka ardhur koha qe te mos merremi me me salen por me ata qe e mbeshtesin kete kerme
I pa shpresi po pa shpres ka per te ngelur.
O i pa shprese akoma se ke kuptuar se kush e mbeshtet vrasesin Berisha?.
DIKTATORI jone sali berisha .. nuk jep doreheqje sikur edhe gjysma e SHQIPERISE TE DIGJET .. e mbani mend 1997 vetem kur perpiu te gjithe vendin flaka ky moster sali berisha dha doreheqjen ,, \
POSHTE DIKTATURA berishiane