Gjeneral Qirjazi: Imami e Gjunkshi janë të korruptuar, nuk pranova të zbatoj urdhrat e tyre të paligjshëm

22 Shkurt 2012, 10:59Politika TEMA

Gjeneral Brigade, Vladimir Qirjazi, i shkarkuar nga detyra para pak kohësh, i ka dërguar një letër Komisionit të Sigurisë Kombëtare duke u kërkuar investigim të plotë të shkarkimit të tij. Qirjazi është i treti gjeneral që i drejtohet Kuvendit pas shkarkimit të tij, duke theksuar se është vepruar në mënyrë të paligjshme. Në letrën e plotë, publikuar nga Panorama, Qirjazi akuzon Ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami dhe Shefin e Shtabit, Xhemal Gjunkshi si të korruptuar dhe si një turp për NATO-n.

“Dëshiroj të bëj me dije se për mua kjo ka qenë një befasi e madhe, pasi jam nxjerrë në rezervë jashtë çdo arsyeje ligjore dhe profesionale. Propozimi i ministrit të Mbrojtjes dhe i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm është dërguar në konspiracion të plotë te Presidenti i Republikës, rast tipik për administrata të shteteve totalitare. Kjo për mua përbën një tjetër rast që tregon se ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm janë të korruptuar politikisht, në bindjen time një fatkeqësi e madhe për një ushtri të NATO-s,” shkruan Qirjazi.

Gjenerali shkon më tej kur thotë se ai është shkarkuar pasi nuk ka pranuar të zbatojë urdhrat e paligjshëm të Imamit dhe të Gjunkshit. Nuk dihet se për çfarë urdhrash bëhet fjalë, por Qirjazi thotë se duhen pasur në vëmendje kabllogramet e Wikileaks.

“Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm nuk më kanë emëruar në detyrat që më takonin për shkak të karakterit tim të papajtueshëm në zbatimin e urdhrave të paligjshëm (sjell në vëmendjen tuaj radiogramet e Wikileaks).”

25 komente në “Gjeneral Qirjazi: Imami e Gjunkshi janë të korruptuar, nuk pranova të zbatoj urdhrat e tyre të paligjshëm”

  1. Ramy says:

    per sa me kane thene vladimir qirjazi eshte nje nder ushtaraket me te pergatitur dhe me korektet
    saluku dhe imami nuk i duan njerzit korekte se nuk kane mudesi ti shantazhojne kur ju duhen.

  2. toni says:

    SHtet talebanèsh ,administrata tè korruptuara.

  3. racionali says:

    A ka mundesi o Ben Imami te na thuash se si eshte Sala sot ??? ” se une duke qe se isha me ty ” e urreva salen .Ti je nje plehre bashke me te gjithe ata dhe ato qe ke per rrotull.Ju jeni kriminele te lindur ooooooo IMAM BAJELLDIA .Marrsh mallkimin e popullit , kurre mos gjet,sh qetesi se bashku me familjen e soj e sorollop.A e kupton tani perse ka vegjetuar E.Hoxha per 50 vjet ,sepse ka njerez si ty more kriminel ????

    1. Albogentivlora says:

      Fjala jote ne vesh te perendise. Me te qelbur se Ben Imami nuk do kete. Deri dje e shante Saliun aq sa mori dhe kallashin kundra tij, ndersa sot i lepine bythen atij plaku te coroditur. Mallkuar qofte ai me gjithe kuc e me mac.

      1. Hasan Veizi says:

        Ky eshte nje deshtak qe ka per borxh te lepije çdo b… veç te kete nje karrige.

  4. shqiptar says:

    Po te heqesh Oketen dhe Qiriazin dhe te vesh talebanet ne vend te tyre keto do te priten.

  5. Joni says:

    Nderime per ushtaraket e vertete si Qiriazi e te tjere qe jane hequr nga detyra se jane te afte dhe i prishin pune dallkaukut Imami me Gjunksh spiunine matrapazin, vegla te Berishes.

  6. brace says:

    Z Qirjazi mose harroni ishe gjenerali i 97 sote minister i korrupsionit e i vjedhjeve,per shkarkimin tuaj eshte normale se te poshtrit e hajdutet nuke duan te kene kuadra te ndershem ne radhet e UP,prandaj Zoti ju ndihmofte se nuke ke ku te qahesh,jane te gjithe njidhoje, kryetari i te gjitha poshtersirave eshte k/mafjozi,komunisti tropojane,deri sa ne e opozita te fleme gjume kta nuke largohen,jane kriminele duan PLUMBIN.

  7. LORA says:

    Po te kishte gjenerale te vertete,kjo ushtri pa kepuce po me atlete,
    do t’ja kishte vene koqet ne bige gjithe zgjyrave e nuk do rrinin te veshtronin se se hidhet ne ere populli i tyre,me jete e me mall.Haket e Gerdecit bien mbi te gjithe ushtaraket,pa perjashtim.
    Se foli nje fjale,po nje te vetme ama,ky fare gjenerali Qirjazi per krimin shteteror ne Gerdec.Nuk merret vesh se per se i mbajne spaletat keta mender ushtarake.

    1. artiles says:

      Mos ja fut kot Lora!
      Ky nuk ka pasur te beje fare me Gerdecin dhe s’ka qene gjeneral ne ate kohe me duket.

      1. CD says:

        Gjeneralet nuk lindin por behen dhe Qirjazi foli vetem kur mori ate qe meritonte, po t’jet burr flet konkretish ky Gjeneral dhe jo te shkruaj letra anonime per te perbaltur meritat e te tjerve. Pa Gjeneral qe mburren me got rakie si puna jote Shqiperia ka Burra!

  8. F.Pero says:

    po qy imami loste filma more di qy nga ushteria?

  9. arber says:

    PO TURPI I MADH ESHTE PER ATE PALO PRESIDENT BAMIR TOPI qe emeron gjenerale edhe ne NATO si ai qe mori pjese ne shitjen e detit, ai legeni sot ndodhet si perfaqesuaes i shqiperise ne NATO, kurse presidenti promovon gjunkshin te korruptuar nuk i plas fare kur vendi perdhoset shitet…sepse ai e ka mendjen si te marrin votat me grupin tropojan dhe pastaj te servoloste edhe 1 here salih vicidolsit spiunit serb

  10. vlora 1 says:

    Shqipot nga nje Ben Imam e bejne qe ne mengjes

  11. beso says:

    Mbaj mend qe beme greve njehere te hiqnim Qiriazin si komandant shkolle.Per mendimin tim qyqet po i kendojne kujen njera-tjetres.shumica e gjeneraleve,ne mos te gjithe jan e te zgjedhur me kriterin e matrapazllekut.Sa ,e lart te shkosh aq me shume kuterbon era hale.Megjithate kur qyqet i kendojne njerea-tjetres mortin gje e mire eshte!

    1. Claus says:

      C`jane keta kloune, beso. Kur i emeron, u kane bere drejtesi, kur i c`emerojne u kane bere padrejtesi.

      Si nuk kam degjuar ketu dhe 20-vjet qe dikush te thote ” me kane liruar per gabime”.
      Sa perfekte kane qene?
      Fat i keq qe kane c`emeruar Qiriazin, kushedi se ku do te ishte ushtria shqiptare sot.
      Ju lutem vendoseni perseri Qirizin ne postin qe ishte, ju lutem, ju lutem!

    2. Studenti says:

      Nuk e di qe Gjeneral Qirjazi te kete qene komandant shkolle, por di qe eshte nje nga oficeret me te mire te ushtrise shqiptare pasi e njoh si student dhe kam pasur fatin te punoj me te ne stervitje por dhe ne misione jashte vendit.Gjeneral qirjazi mbetet embleme e misioneve pasi ka qene i pari qe e nisi kete rruge, po ka tjeter e se di me ndje. te mbash gjunkshin hajdut, gervenin tradhtar, lalen gerdecar dhe te largosh qirjazin cfare pret ti beso…….

  12. albani says:

    ne nuk kemi as ushtarak as ministra ushtrie, as komandant te forcave te armatosura, shtet pa shtet me nje fjale

  13. tomori i beratit says:

    Me sa di une vulen perfundimtare ne shkarkimin e gjeneralit e ka vene Topi sepse ai eshte komandant i pergjithshem i ushtrise.Topi eshte nje bure i nderuar dhe qytetar por kur eshte puna per keto shkarkime te pa ligjeshme nuk duhet te fleje gjume por te na jap shpjegime se: Perse zoti PRESIDENT ke firmosur nje urdher kryekeput te pa drejt.

  14. gjoni says:

    He c’ka po na thote Imami!!!
    A jeni demokrat??? Banu burre dhe jep doreheqjen kur te akuzojne,jo njerzit e rruges,jo opozita,por direkt ish vartesit tuej!
    Provoje ndershmenine tande ne gjykate,qe pas gjykimit ti mund te rikthehesh ne detyre me dinjitet edhe ma te rritun ose me shkue me pague per c’ka ke ba e per c’ka te akuzojne!
    Kete nuk ka me e ba Imami se nuk asht ne “programin” e qeverise me dhane doreheqjen kur akuzohesh per “hajni”
    Nuk kuptoj nji gja? C’ka ban Presidenti???
    Pse rrin ” haru si hu gardhi” dhe veshtron??
    Han fiq e kastraveca, a por pshesha ne kos??
    Zoti President Ju duhet te bani detyren Tuej dhe jo ndejun ne karrige “e tue mihe n’uje”!
    Presidenti yne edhe kur asht ne detyren e Komandantit te Pergjithshem edhe ne ate te Kryetarit te Larte te Drejtesise te gjithe personat e emnuem direkt prej Tij akuzohen te gjithe hajdute dhe ” me kepuce te kuqe”.
    A mban Ai se paku pergjegjesi terthore, ne mos te drejtepersedrejte?
    Dyshoj se edhe mund te jete bashkepuntor me to,perderisa hesht!
    Dhe prej ketej del nji pyetje!
    A ka moral Presidenti i Yne??
    Une personalisht si qytetar i kerkoj Atij , t’i hape rruge problemit per te krye detyren e nalte shtetnore dhe per te vue ne vend nderin e Shtetit Shqiptar dhe te Tij vetjak te neperkambun ,prej nepunesve te korruptuem apo qytetareve qe akuzojne .
    Perndryshe, te leje detyren si i paafte apo edhe ma keq si bashkepuntor ne krimet e vartesve te emnuem prej Tij.

  15. SADIU says:

    NGA DO TE KETE AHIR SHTETI, SI MINISTER I SALIUT, QE KUR TE DERGON GRUAJA NE WC PER TE PIRE DUHAN OSE E PI FSHEHUR . MJER SHQIPERIA NGA KUSH DREJTOHET O “GJENERAL I JUGUT “.

  16. sherifi says:

    Ej milet po jemi ne qeverisjen e saliut nuk e kuptoni?
    -Amani more studio televionesh kush i ka ado vidiot e mitingjeve te fushates elektorale te viteve 1996 dhe 1997 se cfare thoshte ky imami per berishen deri sa berisha nuk po e duronte dot me dhe coi njerez qe e sakatuan i thyen dhembet,e bene kerme sa u shtrua disa dite ne spital,dhe po sote ky eshte minister i kabinetit te berishes.
    -aresyeja eshte shume e thjeshte se ne kabinetin e kesaj qeverie nuk ka asnje te ndershem qe nga berisha po vetem hajdut,ky imami per te vjedhur eshte me i rrezikshem se ilir meta.

  17. sorge says:

    Pas 92-shit Sali Berisha,hap pas hapi mbajti ne ushtri vetem njerezit SERVILE-TE PA AFTE DUKE I NGRITUR NE GRADA MADHORE SI KOLONELA DHE GJENERALE!!!Doemos,qe ketyre “kapterreve” te dikurshem,ju duk vetja koke e madhe dhe deri me sot nuk kemi pare ndonje gje per te mire!!!Per cfare i duhen gjeneralet me lopate Shqiperise,kur NUK KA USHTRI????CFARE MBRON “USHTRIA” NE SHQIPERI???NJE VRIME NE UJE!!! KETA JANE GJENERALE TE USHTRISE SE VDEKUR!!!Haaaa!!!NGREHU KADARE DHE BEJ NJE TJETER ROMAN PER GJENERALET E SOTEM,QE AS SA OSMAN GAZEPI NUK KANE NJOHURI!!!

  18. goniSA says:

    llogje kavaje… shteti, drejtesi, ushtrija ne shqiperi jane komplet te shpartalluar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje