Rumania mund të bllokojë kandidaturën serbe

24 Shkurt 2012, 11:32Rajoni TEMA

Rumania është e vendosur të pengojë Serbinë nga marrja e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, nëse Beogradi nuk ndërmerr masa konkrete për të përmirësuar pozitën e pakicës vllahe, shkruajnë mediat serbe.

Autoritetet e larta serbe thuhet ta kenë marrë lajmin nga kanalet diplomatike në Bukuresht.

“Rumunët kanë paralajmëruar bllokimin e kandidaturës për shkak të çështjes vllahe”, citon “Danas” zyrtarët në Beograd, të cilët kanë thënë se do të nisin urgjentisht bisedimet me Rumaninë.

Dhjetorin e kaluar, Komisioni Evropian ka shtyrë vendimin për kandidaturën e Serbisë, duke i kërkuar përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Rumania është njëri nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë pranuar ende shtetësinë kosovare. Së bashku me të radhiten Greqia, Sllovakia, Spanja dhe Qiproja.

KE-ja do ta shqyrtojë sërish aplikimin e Serbisë, muajin e ardhshëm. /rel/

4 komente në “Rumania mund të bllokojë kandidaturën serbe”

  1. Joni says:

    Shyqyr i paska rene mendja rumuneve…se me Kosoven u sollen shume keq ta shohin tani me vllehet e vet.

  2. onni says:

    PO JANE PROVOKIME KOTI..RUMUNET JANE HARRIXHINJ QE GENJEHEN ME NJE TOP PLASMASI PER CADRA….KU E KA PROBLEM SERBI RUMANINE….ESHTE MANOVER PER TE QETESUAR TE TJERET,SI GJERMANIA E FINLANDA PO KUR TE JETE MOMENTI RUMUNET VOTOJNE PRO….

  3. salistalin says:

    Keshtu do te perfundojme dhe ne me gjithe Kosoven nqs futet serbia ne UE para Shqiperise. sali shpella do ti duhet te shese dhe kockat e sheqeres tek serbi e greku per te hequr veton kur te vije koha.

  4. brace says:

    Done Zoti e bllokon Rumania,serbine kriminelte e vertete,njikosishte miqte e tropojanit,qe eshte dhe dhendri i tyre,e te hashim pushtit qe shiti bythen te serbete,per pushtetin e pa merituar,qe edhe ky e mbane me vota te vjedhura si profesori i tije tropojani,pjedhe e ndyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje