Flamuri shkoi dje më herët në zyrë. Deklarata e Oketës se do të ikte nga PD dhe do krijonte parti të re, e kishte hutuar. Ai burri as i kishte bërë telefon dhe as i kishte dhënë ndonjë mesazh se çfarë tu thoshte njerëzve. Shkoi në zyrë. U soll pak vërdallë dhe nuk dinte kujt t’i telefononte në fillim. Donte të testonte dikë se çfarë efekti kishte pasur deklarata. Por fati e ndihmoi. Ra telefoni. Ishte Kadilli.
-Alo Flamur, si u gdhive, Kadilli jam. Të mora se sot është e shtunë dhe ndoshta nuk ka njeri tek PD-ja. Po të duhem për ndonjë deklaratë, gati jam se këtu afër PD-së jam.
-Patjetër, i tha Flamuri. Ja do flas pak me atë Burrin dhe të them unë pastaj. Eja tek zyra ime se e dërgon këtu tekstin ai.
-OK, këtu rrotull më ke, i tha Kadilli.
U lehtësua disi.
-Epo shyqyr që ka njerëz që janë inatosur, tha.
Ra përsëri zilja, ishte Monda.
-Uuua Flamur çfarë ishte ajo mo, uau ua auua çfarë turpi. E pe çfarë tha për Doktorin ai mo, ua ua çfarë turpi.
-E pashë Monda, e pashë, ça të bësh, sa vetë ia kanë ngulur thikën pas shpine atij Burrit, por kanë dështuar.
-Ua ua çfarë turpi. Po keni ndonjë deklaratë, më thoni se vij e lexoj unë se pushim e kam sot. Ja do bëj pak drekën dhe e lirë jam. Ua ua çfarë turpi, si s’i vjen zor…
-Mirë Monda se të marr unë, i tha Flamuri.
-Ja u bënë dy, tha me vete. Kjo tregon se qenkan zemëruar njerëzit.
Filloi të mendonte kush mund të ishte tjetër gati. Për një moment iu kujtua Enno i Kuqos.
-Po ky pse s’po merr, tha. Ja ta testoj njëherë. Dhe e mori në telefon.
-Alo Enno, si tu duk ky Gaz Oketa tek Ora News, e pe apo jo?
-E pashë zoti Flamur, i tha Enno. Unë mendoj që ai ishte kundër PD-së. Biles në disa raste ai shau dhe Doktorin.
-Atë e di unë, tha Flamuri, po ç’mendon ti, na prish punë apo jo?
-Unë mendoj se kur ikën një deputet nga partia, partia ka një deputet më pak, tha Enno.
-Ore, atë e di unë, po si mendon në përgjithësi, ka bërë dëm në parti apo jo?
-Unë mendoj se kur kritikohet PD, dëmtohet, dhe kur lavdërohet, ndihmohet. Unë e lavdëroj gjithnjë zoti Flamur.
-A ti je bole, tha Flamuri me vete. Nejse, desha të të pyes në përgjithësi çfarë mendojnë njerëzit, e pyeti Flamuri.
-Njerëzit mendojnë se ai do iki të bëjë parti të re, i tha Enno.
Flamurit po i ikte truri me gomarllëqet e Ennos.
-Mirë, mirë, u sqaruam, tha. Do bësh ndonjë intervistë ti apo jo për këtë punë?
-Patjetër, i tha Enno. Po qe se më pyesin, unë do them të vërtetën. Unë nuk toleroj në këto raste. Unë do ta them copë që Gazmend Oketa kërkon të dëmtojë PD-në. Kjo duhet thënë. Nuk mund ta fshehim këtë.
-OK, në rregull, i tha Flamuri. Eh, ku ta gjesh Mondën, tha me vete. Ky është krejt gomar. Pastaj filloi të sjellë në mendje kush tjetër nga PD-ja mund të fliste. Ju kujtua M.M. Ai llafos gjithnjë në ekrane. I bëri dhe atij një telefon.
-Hë, si tu duk ky Oketa dje, i tha…
-Si gjithmonë, i tha M.M., këtë parti s’e mora vesh kurrë. Tjetër kush punon, tjetër kush shkon në qeveri. Ne që punojmë na përdorni vetëm për punë, të tjerët vetëm për të bërë pallë. Ja vjen tjetri, merr poste dhe ikën, ne ngelemi rrugëve.
-Të drejtë ke, i tha Flamuri. Do ta korrigjojmë. Qenka mërzitur dhe ky, tha me vete, dhe në fund ju kujtua Mesila. Ta testoj dhe këtë njëherë, tha.
-Alo, si tu duk Oketa dje, i tha Mesilës.
-Oketa… skandal. Po mirë të na e bëjnë. Se kur vjen puna për tu përleshur me burra më nxjerrin mua, kurse për të bërë si gra të turpshme keni Oketën dhe të tjerë. Dhe kam dyshim që nuk po tradhton ai, po të gjithë. Dhe këta të Klanit po afrohen me Ramën. Ja, Sandri e zëvendësoi Kelin me Ezelin, ndërsa mua s’më ftojnë më në debate. Po ikin të gjithë. Ke për ta parë. Sandri ka bërë pazare me Ramën. Ka folur një orë në telefon, e uronte për vajzën. S’e ke idenë ç’po ndodh… dhe vazhdonte me fakte pa fund.
Flamuri i mbylli telefonin se iu prish gjaku.
-Dhe këtë tradhtinë e Klanit kishim mangët, tha me vete.
Mos e tradhtoni Salen se ju var tek palma!!!!
“Antena” mos ju ndani ketij Ennos (me dy n)se ky eshte gajasje shkuar “Portokallise”.Jeni perfekt me kete ritem.
Plotesisht dakord!!!
M.M.= Mark Marku= Mu. Mu.i , Besoj se e kuptuat…
Nice fare
Sandri eshte mirditor more burra bashke me Frrok Qupin dhe ia dine mire vlerat karrikeve te pushtetit.
Barka e “Nue Berishes” po fut uje… Te shpetoje kush te mundet… S’ka nevoje per tjeter gje… No Coment!
MERO PO MOS KUJTOJME NE SE ME MBYTJEN E ANIES SE MBYTUR PD DO TE RINE EDHE KETA QE I BEJNE TEMENA SALES TE GJITHE DO IKIN NGA SYTE KEMBET Po une kam halle e Mersiles, Mondes e donje tjeter qe i ka ngritur k..engen ne kupe te qellit si do beje apo do te vene ne parti te tjera pa ato se ja kane mare doren .
Ashtu i perhumbur sic ishte degjoi sinjalin e celularit:Ishte nje mesazh…
E hapi shpejt e shpejt dhe filloi te lexoje:”Sic qihet qarte, ne PD-ne tone te dashur do mbetemi vetem ne…”
“Ta haje dreci…S`mesoi e s`mesoi as te flase,e as te shkruaje kjo Erla”,mendoi Flamuri dhe u ndje akoma me i deshperuar…
O Mero, po Bumci mor aman, ca i tha Flamurit, se per te jemi shume kurioz?!
hahahah Mero please mos e hic kete personazh injorant nga Antena te lutem se me shkaterron fare me kete Flamurin…ku byreke blinte per te gjithe ne pd, dhe thoshte nje dite do te kem byrektoren time…ahahaha megjithese ai i ka per zemer patatet…..hahahaha