“Po, jam martuar me të dhe nuk ndjej keqardhje” (FOTO)

28 Shkurt 2012, 14:16Lifestyle TEMA
“Po, jam martuar me të dhe nuk ndjej keqardhje” (FOTO)

Një 62 vjeçar, i quajtur edhe ‘njeriu flluskë’ për shkak se trupin e ka të mbuluar nga tumore, tha se njerëzit e trajtojnë atë më keq se një kafshë.

Indiani Muhamed Umar tha se kur ishte 14 vjeç nisën t’i dalin lythët në dorë dhe që prej atëherë trupi i është mbuluar me tumore beninjë.

“Jam njeri i mirë. Punoj fort, por pamja ime është problem për njerëzit e tjerë. Askush nuk më sheh apo më afrohet. Kjo më ka shkatërruar jetën”, thotë ai.

“Kur linda e kisha lëkurën shumë të butë. Por pas moshës 14 vjeç gjithçka ndryshoi. Mjekët më kanë thënë se mund t’ua transmetoj problemin edhe fëmijëve. U shqetësova për këtë dhe mendova se nuk do martohesha kurrë”.

Por më pas Umar takoi Farhat-Un-Nisa, 45 vjeç dhe ranë në dashuri. Ata u martuan kur ai ishte 28 vjeç. Farhatit nuk i bëhej vonë për lythët e Umarit. “E ndjeja se ishte njeri i mirë. Ishte i sjellshëm dhe bujar. Familja më paralajmëroi, por e mora përsipër rrezikun,” thotë ajo.

Së bashku kanë tre djem dhe një vajzë. Ata janë rritur pa probleme në lëkurë. Jeta për ta është shumë e vështirë. Mjekët thonë se nuk ka asnjë kurë për Umarin. Me kalimin e kohës, tumoret shtohen më shumë. “Nuk e di çfarë do kisha bërë po të mos kisha gruan e familjen,” thotë ai. Dhe Farhat e pranon se nuk ka asnjë keqardhje që është martuar me të. “Jam e lumtur, nuk kam keqardhje. Ndonjëherë e harroj se si dukej dikur im shoq, por ai tani është këtu me mua dhe kjo ka rëndësi.

15 komente në ““Po, jam martuar me të dhe nuk ndjej keqardhje” (FOTO)”

  1. mister x says:

    sepse kjo fotoja e trete me duket si e pare shpesh edhe ketej nga anet tona…

    1. vetetima says:

      Mungon saci i tv…..

      1. mister x says:

        uuu po se ne jemi shqiperi dixhitale dhe kemi edhe sac edhe hd ne kasolle.

        1. ester says:

          hahahahaha… me shkrit hahahaha

  2. tani says:

    Po ate “mikun” me gunga e ka ky , qe e ka pelqyer ajo humbamenoja qe ka ne krah ??

  3. Shqipetari,Copenhagen says:

    TANI,spo te drejtohem si emer por ne kohen e tashme \tani\,po te them me plot gojen dhe jam i sigurte qe shume ketu ne forum do me mbeshtesin,sinqerisht qenke nje krijese e ndyre,te pakten thuaj ose shkruaj me mire dy fjale te ngrohta per keta njerez te thjeshte.Uroje jo \tani\ por NESER te te rente ne koke e me keq ose ashtu sic e paske shpirtin te zi te ta dhente Perendia!!!!!!

  4. Zana e Maleve says:

    ç’na e shpifni me këtë lloj fotosh, pash zotin, na e pështirosët, disgustose (gjë e pështirë), nuk jemi në fakultetin e mjekësisë, gazeta është publike dhe nuk bëni mirë të botoni gjithçka që gjeni në kazanët e plehrave.

    1. anja says:

      Sa injorante moj “Zana e Maleve”, bashke me “tani”, gazetat publikojne edhe shkrime qe kane te bejne me shendetin, semundjet e zemres, tumoret, et etj. Pse te duket sikur e kane marre nga kazani, apo ste ka rene ndonje hall ty ne kurriz. Ti ke te drejte te mos e lexosh, po na hiqni pordhe verr verr verr. Ju dukeni me disgustose se ai personi ne foto.

      1. luani says:

        anja respekte!nuk i shtoj asnje presje komentit tend.je nje person me zemer te madhe

        1. Luani, ke shume te drejte prandaj mos u fshi me gjethe fiku se te dalin fiqte

  5. Gingi says:

    Une shoh vetem poezine ne keto foto.Nje grua qe do burrin e saj.Koka e saj ne shpatullen e tij eshte sublime.Qe pavaresisht mjerimit,veshtiresive per tu pranuar nga te ashtuquajturit normale mbajne ne kembe nje familje.Nje lidhje shpirterore qe nuk keputet edhe po te bjere ajo cati e mjere.Po ju, qe jeni imun ndaj …le te themi nje djegieje ose aksidenti , mbi c’vlera i keni krijuar lidhjet tuaja?

    1. coronation says:

      loved your comment

  6. denkoka says:

    hallall jua boft zotiii….sidomos asaj gruas…

    nuk esht habi qe te jene te lumtur…..
    sot kto ciftet e “yjeve” jane nder me te palumturit nbot…

  7. genc says:

    Gjynaf i paska dale edhe cunit te vogel nje tumor ne krah.

  8. Shqip says:

    C’do njeri e tregon se c’nivel e horizont ka. Te me falni por ky eshte niveli i disa “shqiptareve” , mos te them per shumicen.Ka te tjere,shqiptare,por me pakice, qe duhen respektuar e admiruar.Ketyre i uroj suksese…. Qeverisja e AL ka bere pune me shume qe keta “shqiptare” ne vend qe te ecin para kane ngele prapa 100 vjet. U pelqen te rrine e te jetojne ne injorancen qe kane. Personi ne foto te pakten me fatkeqesine qe i ka rene eshte perpjekur te jetoje e te krijoj familje te shendoshe.Uroj qe e ardhmja e familjes se tij te jete me e shendetshme se e disa injorantve te mesiperm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje