Gjenden dy Bibla në shtëpinë e shkatërruar të Bin Laden

29 Shkurt 2012, 12:22Lifestyle TEMA

Zyrtarët e sigurisë në Pakistan kanë gjetur dy Bibla në shtëpinë ku u vra shefi i Al Kaedas, Osama Bin Laden. Librat e shenjtë u gjetën javën e shkuar, kur shtëpia ku qëndronte Bin Laden u shemb nga autoritetet.

Librat ishin fshehur aq mirë, sa nuk u gjetën dot më parë nga personeli i sigurisë.

Biblat në anglisht mendohet se përmbajnë kode për sulme të tjera terroriste, raporton The Sun.

Gjithashtu në godinën që është shembur janë gjetur edhe dy radio.

Në Biblat e gjetura kishte faqe të palosura dhe tekste të nënvizuara.

Shtëpia ku qëndronte i fshehur Bin Laden u prish javën e shkuar. Banorët e qytetit të Abotabadit kishin mendime të ndryshme nëse shtëpia duhej prishur apo jo. Disa mendonin se ajo nuk duhej shkatërruar pasi mund të kthehej në tërheqje për turistët. Por gjithmonë ishte rreziku se mund të tërhiqte vëmendjen e përkrahësve të Al Kaedas.

12 komente në “Gjenden dy Bibla në shtëpinë e shkatërruar të Bin Laden”

  1. Faik-Konica says:

    Mos me keto lajme se do me hidherohet “net-i” do i shkaterroni imazhin e idhullit te tij, ngaqe ky i paudhi paska lexuar librin e te pafeve.

  2. Jo bre, Izraeli perdor shkrimet e bibles per te realizuar keshtu atentate duke na bindur qe gjithshka eshte e shkruar ne bibel dhe eshte i vetmi liber i vertete. Keshtu B Ladeni lexonte biblen per te kuptuar ku do sulmonte Izraeli.

    Apo jo Net– ?

  3. erjoni says:

    mos ia thoni net-it se po na hedh ndonje boomb,

  4. niku says:

    keni inat qe (net) ua arhumenton te gjitha
    normat
    kembana bie per ato qe kane vesh
    djema

    1. Faik-Konica says:

      Po ca argumenton mor i zi, ato shkrimet delirante te konspiracionit e NWO etj, mos le name me gjera qe lexohen ne internet, edhe une ti mund te shkruajme aty.

    2. erjoni says:

      o niku je komplet jashte kursi.te kesh inat net-in eshte te mos kesh respekt per veten,me argumetetat e tij ai rreh uje ne hava

    3. dritani says:

      “Do not ask for whom the bell tolls, it tolls for thee”

      Ernest Hemingway

      Do perkthim?

  5. kola says:

    kur ju ti kuptoni komentet e NET do jete shume vone , dhe duhet te keni shum tru ti kuptoni , por ska problem se aq kapacitet keni , NET po u thot ja ujku , ju thoni shko eshte gjurma , jo vetem bin laden , apo net , lexojn biblen por te gjithe myslimanet e lexojn dhe ju shpjegojn te tjereve se ku jane gabimet ,

    1. shqipetari says:

      Iraniani i vogel Net…profeti Net eshte dhjere ne breke!

  6. shabani says:

    ka dashur te behet katolik para se te vdiste si Rugova….te gjithe para se te vdesin duan te lajne gjynahet me pagezime etj etj….harrojne qe para perendise nuk lahesh kollaj nqs gjithe jeten ke bere keq

  7. gerti says:

    o vellezer mos u beni kaq te ceket se ju kam pare shume here te komentoni jo islami,jo filani jo ky jo ai,kapini gjerat ne themel jo ne siperfaqe,njeriu nga feja eshte shume larg,feja eshte krijuar nga zoti per ti sjell njerzimit moral,dituri dhe dashuri,sahere qe te komentoni flisni rreth temes dhe jo jashte saj si kalamanjt e kopeshtit e lagu se lagu,profeti i fundit muhamed s.a ka thene nje fjale te mencur qe kur merr pjese ne dicka nqs ke dije rreth asaj teme fol dhe jep mendimin por nqs ske dije hesht se heshtja eshte me e mire se injoranca,pra vellezer flisni qarte e bukur jo te shani njeri tjetrin se keshtu as merremi vesh por as ju kupton njeri se cfare po flisni ,respekte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje