Vdes duke thyer rekordin e qëndrimit si i varrosur për së gjalli

5 Mars 2012, 22:14Lifestyle TEMA

Një person në Sri Lanka ka vdekur duke u përpjekur të thyejë një rekord informal vendas për periudhën më të gjatë i varrosur nën tokë.

24 vjeçari Janaka Basnayake u varros me ndihmën e familjes dhe të miqve në qytetin Kantale.

Sipas BBC, qeveria i ka bërë thirrje njerëzve të mos tentojnë të tilla gjëra.

Basnayake u varros të shtunën në mëngjes dhe u shpall i vdekur po atë ditë pasdite. Ai ishte varrosur në një thellësi 3 metra. Familja tha se e kishte varrosur dhe më parë në dy raste- në të parin kishte qëndruar 2.5 orë, kurse në të dytin gjashtë orë.

7 komente në “Vdes duke thyer rekordin e qëndrimit si i varrosur për së gjalli”

  1. 'kodoshi' says:

    ee po per ca i thon atij llafit e treta e verteta kot eee…le ta mbaj rekordin tani ky basnayake…po filloj te kem me shume respekt per te…

  2. martin says:

    Cfare ka kerkuar ate ka gjetur!

  3. lindi says:

    Si e kishte emrin ay rekordmeni i notit ne shqiperi, ishalla e provon ay te thyeje kete rekordin

  4. art says:

    Tashti i ka ngelur radha sales te thyeje kete record,pas gjithe atyre qe ka thyer

  5. eric d says:

    Titulli ska llogjike.Po te kishte thyer rekordin do kishte dal i gjalle.Fakti qe ka vdekur dmth qe nuk e kthehu rekordin…

  6. gjimi says:

    ja dine bytha ketij rekordmeni te notit ne shqiperi,per te tilla rekorde a ka pak tre milion shqiptare.

  7. ILIA NGA ATHINA says:

    SIKUR TA PROVOJ NJEHER SALIU ME XHOZIN MBASE DALIN ME MENDJE TJETER.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje